Shiko Postimin Tek
Vjetėr 20-03-08, 21:13   #19
Mendjen
Poeti i Vuajtjeve
 
Avatari i Mendjen
 
Anėtarėsuar: 17-03-08
Postime: 57
Mendjen i vlerėsuar jo keq
Gabim Titulli: Gazeta elektronike sportive: "FUTBOLLI

Tottenham vs. Chelsea – dramė me tetė gola

Tottenham ka frenuar ca shpresat e Chelseat pėr tė fituar titullin e Premierligės, duke barazuar si vendas nė njė ndeshje e cila solli plot tetė gola.
Nė pėrballjen, e cila pa dyshim do tė mbahet mend si njė prej ndeshjeve mė tė mira nė Premierligė, Tottenham ishte nė disavatazh 1-0, pastaj 3-1 dhe 4-3, por nė fund gjeti mėnyrėn pėr tė nxjerrė njė pikė nga kjo ndeshje.

Chelsea kaloi nė epėrsi pas vetėm 3 minutash lojė, pėrmes sulmuesit Didier Drobga, por 9 minuta mė pas vendasit barazuan me anė tė Jonathan Woodgate (12’). Vetėm pas 7 minutash tjera, Joe Cole asistoi pėr Michael Essien, i cili risolli avantazhin pėr blutė.

Joe Cole, qė ishte lojtari i ndeshjes, po ashtu shėnoi golin e parė tė pjesės sė dytė (51’), duke ēuar Chelsean nė avantazh 3-1, por qė shpejt u ngushtua nga goli i bullgarit Dimitar Berbatov (61’). Tom Huddlestone arriti tė barazojė pėr vendasit (75’), para se sėrish Cole tė sjellė avantazhin pėr Chelsean (79’).

Kur u mendua se Chelsea do tė siguronte njė fitore tė rėndėsishme, qė do ta barazonte nė pikė me Arsenalin, Tottenham shėnoi edhe njė gol tjetėr pėr tė barazuar me anė tė Robbie Keane, dy minuta para fundit tė kohės sė rregullt tė ndeshjes.

Chelsea mbetet nė vendin e tretė mė 65 pikė, dy mė pak se Arsenali qė gjendet nė vendin e dytė. Manchester United pas fitores prej 2-0 ndaj Boltonit, mban vendin e parė me 70 pikė.
__________________
K-A-A-K "Kushtrimi Admirues i Artit Kreativ "
Mendjen Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė