Titulli: Bulevardi i muzave
Heshtja qė flet
Ne heshtnim po a s`di loti tė flasė
dhe s`ka nė tė njė pafundėsi me fjalė
denesat mundoheshim t`i mbytnim
e na ngjante sikur dėgjonim tinguj ledhatarė
Drapėri i art i hėnės valėvitej sipėr nesh
e njė valomė qiellit ndizej
nuk dinim natė a ditė qe
apo nė ndonjė botė tjetėr ylli ynė ngjizej
Heshtte edhe pranvera e jetės sonė
e dinim qė pėr tė do ndjenim shumė mall
por dikush si ėngjėll foli mes heshtimit:
Tė dashuruarve s`u duhen fjalė
(disparus)
__________________
Koha mė bėn tė harroj disa njerėz, disa njerėz mė bėjnė tė harroj kohėn, ndėrsa disa tė tjerė janė koha ime! http://dai.ly/x1971hq
|