Shiko Postimin Tek
Vjetėr 04-09-09, 12:15   #1
Jana
Full LoVe...
 
Avatari i Jana
 
Anėtarėsuar: 23-04-08
Vendndodhja: ...n'LOQK t'LOQK-ės...
Postime: 31,045
Jana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėm
Gabim Kanceri i gjirit

Pėr fillim, ēka janė gjinjtė, si zhvillohen dhe karakteristikat e tyre anatomike?

Gjinjtė janė gjėndrra qumshti, ēifte, tė vendosura nė muskujt e krahėrorit nė mes tė brinjės sė tretė dhe tė gjashtė. Deri nė moshėn 8-10 vjeēare zhvillimi i tyre ėshtė i njejtė si te djemt ashtu edhe te vajzat. Pas kėsaj kohe, pėr shkak tė veprimit tė hormoneve, tė cilat prodhohen nė vezore, te femrat vazhdojnė dhe zhvillohen ndėrsa te meshkujt pushojnė sė zhvilluari. Zhvillimi i tyre ėshtė nėn veprimin e hormoneve seksuale (estrogjeneve dhe progesteronit). Nė gjinj vazhdimisht kanė veprim hormonet seksuale pėr ēka edhe madhėsia, fryerja dhe konzistenca e tyre ndryshon gjatė fazave tė ciklit menstrual.
Madhėsia, forma dhe pozita e tyre varet nga raca, konstitucioni, veprimi hormonal dhe faktorėt trashėgues. Gjinjtė tepėr tė mėdhenj, hipertrofik (macromasthia) mund tė arrijnė peshė nga 5-10 kg e mė shumė. Mund tė jetė i rritur vetėm njėri gji, por zakonisht janė tė dyja. Te disa gra kjo ndodh pas dhėnies gji pėr njė periudhė tė gjatė dhe shumė lindjeve tė cilat qojnė nė lėshimin-ptozėn e tyre.

Ēfarė funksioni kanė gjinjtė a ka sėmundje tė gjinjve, nese po atėhere cilat janė sėmundjet mė tė shpeshta?

Gjinjtė, janė gjėndrra qumshti dhe ky ėshtė funksioni fiziologjik dhe kryesor i tyre. Mirėpo, pos ketij funksioni, ato paraqesin njė ndryshim anatomik qė e karakterizon bukurinė e femrės.
Si ēdo organ i organizmit tė njeriut qė mund t'i nėnshtrohet proceseve patologjike, edhe gjinjtė e kanė kėtė mundėsi. Sėmundjet e gjinjve ndahen nė: sėmundje inflamatore (pezmatime) dhe procese tumoroze.

Ēka janė sėmundjet inflamatore ose pezmatimet dhe cilat janė shenjat e pezmatimit tė gjinjve?

Procesi i inflamacionit (pezmatimit) mund ta pėrfshijė tėrė indin e gjiut (mastitis) ose thelbin e gjiut (thelitis). Nė mbi 90% tė rasteve shkaktarėt e infeksionit vijnė nga jashtė, sidomos gjatė periudhės sė lehonisė (llahusnisė). Shkaktar mė tė shpeshtė janė: stafilokoket dhe streptokoket. Kėto pezmatime paraqiten nė fund tė javes sė parė tė lehonisė. Shkaktaret e infeksioneve futen nga jashtė nėpėrmes ragadeve (qarjeve) pėr shkak tė higjienės jo tė duhur tė gjinjve.
Shenj i parė ėshtė dhėmbja e lokalizuar nė gjirin tė cilin e ka kapluar inlamacioni dhe atė nė vendin ku ndodhet ky pezmatim. Mė vonė pos dhimbjeve, fillojnė tė paraqiten edhe shenjat tjera lokale tė inflamacionit si: skuqja e gjiut, tėrhjekje e lėkurės sė vendit tė inflamuar dhe ėnjtje. Nėse nuk fillohet mjekimi menjėhere, pezmatimi avanson dhe kalon nė proces qelbėzues ose apsces. Nga shenjat e pėrgjithshme lehona ka ethe-temperaturė tė lartė dhe gjėndje tė pėrgjithshme tė rėndė.

Ēka duhet tė bėjė lehona e cila ka pezmatim dhe a duhet t'i jipet fėmiut gji gjatė kėsaj gjendjeje?

Qė nė fillim duhet t'i paraqitet mjekut mė tė afėrt, i cili do t'i pėrshkruajė barėrat pėrkatėse. Derisa tė mos ėshtė paraqitur te mjeku, ajo mund tė pėrdorė fasha tė ftofta dhe ndonjė bar simptopatik (pėr temperaturė dhe dhimbje), pastaj mjeku i pėrshkruan terapinė pėrkatėse me antibiotikė. Nėse ka ardhur deri te formimi i qelbit (apsces) atėherė duhet tė bėhet njė prerje dhe tė largohet qelbi, por pėr kėtė vendos mjeku pėrkatės.
Jo, por laktacioni (moshumbja e qumshtit) mbahet duke e mjelur gjiun deri sa ai tė mjekohet e pastaj mund tė vazhdohet me dhėnien gji edhe me gjiun qė ka qenė i sėmurė.

Si tė parandalohen proceset pezmatuese?

Duhet t'i kushtohet rėndėsi higjienės sė gjinjve nė pėrgjithėsi dhe nė periudhėn e laktacionit (dhėnies gji) nė veēanti, tė mos futen mjete tė ndryshme nė gji ose para tė pastrohen duart para dhėnies gji fėmijės. Mundėsisht, thithat tė pastrohen para dhe pas dhėnies gji femijės. Nė rastet me ragade (ēarje) mirė ėshtė qė pas dhėnies gji thithat tė lyhen me njė yndyrė me antibiotikė psh. hidrokortizon. Nėse lehona ka shumė qumėsht dhe fėmiju nuk mund ta thithė gjithė sasinė atėhere duhet qė pjesa e mbetur tė mjelet dhe tė largohet.

Ēka ėshtė Mastopatia dhe me ēka manifestohet kjo sėmundje?

Kjo ėshtė njė sėmundje e gjinjve e cila ka shumė emra si: fibrosa cystica, masthopathia chronica, adenosis, fibroadenomatosis etj. Manifestohet me njė hiperplazion (rritje) tė gjinjėve, e cila mund tė pėrcillet me forminin ose jo tė cistave nė parenkimin e gjinjve. Nuk ėshtė sėmundje me zė tė keq (malinje). Kjo ėshtė sėmundje kronike dhe gati 50% e femrave vuajnė nga kjo patologji. Paraqitet te femrat e martuara dhe tė pamartuara prej fėmijrisė e deri nė pleqėri. Mė e shpesht ėshtė nga mosha 20 deri nė fillim tė viteve 60-ta tė jetės sė femrės.
Sėmundja manifestohet me dhėmbje dhe fryerje nė njėrėn ose nė tė dy gjinjtė. Ankesat janė tė lidhura me ciklin menstrual dhe zakonisht paraqiten disa ditė para menstruacioneve ose gjatė gjakderdhjeve menstruale. Nė disa raste edhe gjatė ovulacionit. Kur fillojnė menstruacionet, pengesat shpejt pushojnė e ndodh tė vazhdojnė deri tė kryhen menstruacionet. Gratė vet palpojnė (prekin) formacione-nyje tė forta sidomos nė 1/4 e jashtme tė gjinjve. Mendohet se shkaktohet nėn veprimin e estrogjeneve (hormone seksuale femrore).

Si mjekohet kjo sėmundje dhe a mund tė kalon nė sėmundje serioze me zė tė keq ose malinje siē i thoni ju nė mjekėsi?

Mjekim specifik nuk ka. Jipet terapi simptomatike. Mendohet se dhėnia e preparateve me progesteron (me yndyrė progestagel lyej e gjinjtė) ka veprim tė mirė. Kohet e fundit nga studimet qė janė bėrė ėshtė ardhur nė pėrfundim se disa lloje ushqimesh si pėrdorimi i tepėrt i kafesė, ēajit tė rusit ose indisė, ēokollates si dhe streset, lujanė rrol me rėndėsi nė paraqitjen gjegjėsisht mosparaqitjen e kėsaj sėmundje.
Duhet pasur kujdes nga se afėr 6% tė kėtyre grave me kėtė patologji mund tė kalojė nė sėmundje tė keqe ose karcinom si dhe kujdesi i kėsaj moshe (40-60 vj) nga se nė kėtė moshė paraqitet mė sė shpeshti karcinomi i gjinjve.

Ky ėshtė tumor?

Po, ky ėshtė tumor.

A janė tė shpeshtė tumorėt e gjinjve te femrat dhe a duhet tė mjekohen tumorėt benjinjė ose me zė tė mirė dhe si?

Njė femėr, ndėr 5 gra preket nga njė tumor i gjinjve, prej tė cilėve 2/3 e rasteve janė beninje (me zė tė mirė).
Duhet tė mjekohen patjetėr nėse diagnostifikohet ndonjė formė e tyre si formacionet cistike, ato duhet tė operohen nga se nė tė kundertėn mund tė kalojnė nė tumorė malinjė-me zė tė keq.

Po tumorėt ose malinjė a janė tė shpesht te femrat?

Nga tė gjitha sėmundjet malinje (ose me zė tė keq) te femrat, sė bashku me karcinomin e qafės sė mitrės karcinomi i gjinjve ėshtė ndėr mė tė shpeshtit. Statistikat ndryshojnė nga vendi nė vend, kėshtu nė Japoni vdekshmėria nga karcinomi i gjirit ėshtė 4 nė 100.000, nė SHBA 26. Nė Evropė vdekshmėri mė tė lartė ka Britania e Madhe, Danimarka 32-40 nė 100.000 gra.
Gjatė jetės 2-3% tė grave sėmuren nga karcinomi i gjirit. Nga tė gjitha sėmundjet malinje 20-25% tė tyre i takon karcinomes sė gjirit, ndėrsa nga numri i vdekjeve nga sėmundjet malinje deri nė 20% tė grave vdesin nga karcinomi i gjirit.
Sipas tė dhėnave mė tė reja afėr 6% e popullatės sė femrave, janė tė pėrfshira nga kjo sėmundje si dhe me njė tendencė rritjeje edhe nė 1% brėnda vitit. Mirėpo kjo sėmundje sot fal mundėsive diagnostikuese, disciplines dhe edukatės shėndetėsore tė vet grave mund te zbulohet shume heret

Nė cilėn moshė mund tė sėmuret femra nga karcinomi i gjirit si dhe a mund tė sėmuren edhe meshkujt nga kjo sėmundje?

Nga karcinomi i gjirit femra mund tė sėmuret nga rinia e hershme e deri nė fund tė jetės sė saj. Mosha mė e shpeshtė kur sėmuren femrat ėshtė nga mosha 40 deri nė moshėn 75 vjeēare
Sėmurėn edhe mashkujt, por sėmundja te burrat ėshtė mjaft e rrallė. Mardhėniet e paraqitjes sė karcinomit tė gjirit tė burrat dhe grat ėshtė 99:1 nė favor tė grave.


__________________
LOQK- Nė fund tė ēdo dite sido qė tė jetė dita unė do tė them TE DUA...

Ėshtė e pamundur tė mos dashuroj kur egziston ti ...

http://www.youtube.com/watch?v=LGrr_5boZlA
Jana Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante