Shiko Postimin Tek
Vjetėr 16-05-13, 15:53   #57
natyra
 
Anėtarėsuar: 19-01-08
Postime: 2,067
natyra e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Mos harro historinė

Kujtime nga Fėmijėria e Rinia e Ibrahim Rugovės
29
09, 2008


Tmerret e brigadave partizane nė Istog
Pas Luftės sė Dytė Botėrore familja jonė e madhe doli me katėr burra tė vrarė e tė zhdukur: Ibish Sadri Elezi, i vrarė mė 1941 nė Dobrushė, Xhemė Sadria i vrarė nė luftėrat e rugovasve me malazezė te Livadhet e Gjakut, nė kufi me Malin e Zi, e Rrustė Sadria me tė birin Ukėn ( babai i presidentit Rugova) ishin arrestuar nė janar tė vitit 1945 dhe ishin zhdukur pa gjurmė.
Nga Rrustem Rugova

Atmosfera nė familje nė ato kohė tė rėnda, si na e kanė kujtuar shpeshherė nėnat tona, ishte tejet e zymtė kur kishin depėrtuar kėndej brigadat partizane dhe komunistėt serbė, malazezė e shqiptar e kishin vendosur pushtetin edhe nė Komunėn e Istogut, qė atėherė administrativisht ishte nė rangun e njė rrethi. Tė themi se Kosova atėherė ishte e organizuar nė shtatė rrethe me mė shumė komuna brenda tyre. Ishte Rrethi i Prishtinės, Drenicės, Llapit, Anamoravės, Gjakovės, Prizrenit dhe ai i Istogut. Qendra e Rrethit tė Istogut atėherė ishte vendosur nė Gurrakoc, ndėrkaq, burgjet e OZN-ės ishin nė Istog, Dubravė dhe nė Gurrakoc.

Arrestimet e para tė shqiptarėve mė tė njohur tė Komunės sė Istogut

Si nė gjithė Kosovėn, edhe nė Istog nė fund tė vjeshtės sė vitit 1944 kishin filluar tė depėrtonin brigadat partizane, sė pari kėndej kanė depėrtuar partizanėt e Shqipėrisė. Axha Ali mė ka treguar se ato ditė dhjetori nė odėn tone qenka vendosur shtabi I njė brigade tė tillė partizanėsh nga Shqipėria, nė krye tė tė cilitpaska qenė njė far Skėnder Kosova. Aliu atėherė ka qenė 16-17 vjeēar, por si i kujtohet, mbrėmjeve ai paska biseduar gjerė e gjatė mė Rrustė Rugovėn, qė ka qenė njeri i lėvizjeve tė shqiptarėve tė armatosur, njė nėn udhėheqės i vullnetarėve shqiptar qė kanė mbrojtur kufijtė veriperėndimor tė Kosovės me malin e Zi e Serbinė. Aliu thotė se Skėnderi vazhdimisht kishte bėrė pėrpjekje pėr ta bindur Rrustėn dhe gjithė popullatėn shqiptare pėr t’ ju bashkuar brigadave partizane, sepse partizanėt, sipas tij, kishin bėrė luftė tė drejtė kundėr fashizmit, se kishin lidhur besė pėr bashkim – vėllazėrim me serbėt dhe malazeztė, se po vinte kohė e re, se partizanėt me ndihmėn e anglo-amerikanėve e kanė fituar luftėn, etj. Rrusta vazhdimisht i paska thėnė Skėnderit, se herė do kurdo, serbėt do t’ ju tradhtojnė dhe shqiptarėt e Kosovės nuk ua kanė besėn atyre.Mė nė fund Rrusta me Skėnderin kishin bėrė njė marrėveshje, qė t’ ia japė njė mashkull nė brigadėn e tij. Skėnderi qenka ngritur dhe i ka shikuar radhazi meshkujt e familjes Rugova dhe syri iu paska ndalė te Aliu i ri. Rrusta e paska lutur qė t’ia ruaj djalin. Axha Ali mė ka thėnė se Skėnderi vazhdimisht e kishte mbajtur pranė vetes, nė shtab tė brigadės, gjithnjė nga ka marshuar kjo brigade shqiptare, prej Istogut e deri nė Vishegrad tė lumi drina qė ndaj tash Serbinė nga Bosnja e Hercegovina. Edhe djali i madh i Rrustės, Shabani ( babai im) qė e ka shoqėruar dhe pėrcjellė babin e vet gjatė luftėrave mbrojtėse nė Rugovė e nė kufi me malin e Zi, si thuhet, pėr tė shpėtuar, me sugjerimet e atij komandanti partizanėsh shqiptarė, si edhe shumė djem tė tjerė shqiptar , ishte angazhuar nė Brigadėn e njohur partizane tė Malė Sadikut. Nė familje tani kishin mbetur tre vėllezėr, Rrusta, Beka e Azemi. Kur janė tėrhequr brigadat partizane tė Shqipėrisė, dhe kėndej kanė depėrtuar brigadat partizane tė Malit tė Zi ( Brigada e Bokės) dhe ato tė Serbisė, tė cilat nė fshatin Cerrcė, nė Istog dhe nė vende tjera kishin vu njė pushtet tė ri, rrethi i zi ndaj familjeve tė mėdha shqiptare, me traditė e tradicionalisht luftarake kundėr pushtuesve, sa vinte e ngushtohej. Arrestimet e para, si kudo tjetėr nė Kosovė, edhe Rrethin e Istogut komunistėt i filluan nė janar tė vitit 1945. Diku rreth datės 6 janar tė atij viti, nė shtėpinė tone nė Cerrcė njė Brigadė partizane-malazeze, me njė komandant hipur nė kalė, si kujtojnė familjarėt, e ka arrestuar kreun e familjes, Rrustė Rugovėn. Rrusta atėherė ka qenė 67 vjeēar.

Flijimi i Rrustė Rugovės nė mbrojtje tė familjes

Ka qenė njė burrė i gjatė me njė veshje tradicionale rugovase. Tė thuash se ėshtė vetė dorėzuar, si ka thėnė, pėr ta shpėtuar familjen e vet tė madhe. Ėshtė vetė dorėzuar pėr faktin se burrat e tjerė tė fshatit, si ishte Halil Hasani, e ndonjė tjetėr, ia kishin bėrė me dije se do tė arrestohet, se qenka bėrė nė atė kohė njė regjistėr prej nja 70 emrash shqiptarėsh qė do tė eliminoheshin, nė mesin e tyre ishin bajraktari i Gashit, nga Uēa, Col Bajraktari, ish prefekti i Pejės, Bajram Gashi, poashtu me prejardhje nga Uēa, trimi Ramė Alia, Uēė, Ramė Ali Bajramaj, etj. Po atė ditė kur ėshtė arrestuar gjyshi jonė, Rrusta, djali i tij i vogėl, Uka, 27 vjeēar, nuk paska qėlluar aty, por nė ndėrkohė ėshtė kthyer nė shtėpi dhe kur paska marrė vesh arrestimin e babait, paska shkuar pas tij nė Istog, me qėllim pėr ta ndihmuar. Nuk dihet se ēka ka pas ndėrmjet tij dhe krerėve tė OZN-ės atje. Por, mė nuk dihet asgjė pėr fatin e tyre. Babė e birė janė zhdukur pa gjurmė deri mė sot. Njė dėshmitar qė tashmė as ai nuk ėshtė ndėr tė gjallėt, qė po ashtu ka qenė i burgosur nė Kullėn e Popit nė Istog, njė improvizim i burgut, mė ka deklaruar nė vitin 1996 se Rrustėn e Ukėn i kanė nxjerrė nga kjo shtėpi, bashkė me shumė burra tė tjerė, njė natė janari, aty rreth datės 10 janar ( kėtė datė nė deklarimet e veta e ka fiksuar edhe i ndjeri Ibrahim Rugova). Rrustės i ėshtė gjetur njė gjurmė, njė shenjė e veshjes sė tij ėshtė gjetur ditė mė vonė nė grykėn e pėrroit tė Bollovanit, afėrsisht te Zabeli i Sadik Rexhės. Dėshmitarėt kanė treguar se aty, ushtria italiane paska pas hapur do istikame dhe nė to pastaj OZN-a dhe grupet e pushkatimeve, kanė pushkatuar aty shqiptarėt nga Rrethi i Istogut dhe disa sish edhe nga Rrethi i Drenicės. Por pėr Ukėn sot e kėsaj dite nuk ėshtė gjetur asnjė gjurmė. Malet ishin mbushur me grupe tė armatosura shqiptarėsh kryengritės Ekzistojnė disa variante pėr vendin e vrasjes dhe zhdukjes sė tij. Tė gjitha kėto variante pėrmblidhen nė faktin se atė e kanė dėrguar andej kah Burgu i tashėm i Dubravės, nė drejtim tė Mitrovicės dhe ose e kanė zhdukur nė pyjet e atėhershme tė Dubravės, ose dikund kah Pėrroi i Keq, nė vend i izoluar nė rrugėn magjistrale Pejė-Mitrovicė tash nė Komunėn e Skenderajt.

Malet e mbushura me kryengritės shqiptarė

Ai dimėr thuhet se kishte qenė me shumė borė e acar, dimėr i rėndė. Brigadat partizane kishin lėvizur gjithkah. Ndėrkohė kishte plasur edhe kryengritj shqiptare e Shaban Polluzhės nė Drenicė. Nė malet e Istogut kishin vepruar grupe shqiptarėsh tė armatosur, si ishte grupi i Bajram Gashit e Ramė Alisė, nga Uēa, ai i Bardh Isufit nga Orroberda, Nue Pėrlleshit nga Lugu i Drinit Tal Kurteshit nga Isogu, Feriz Bojės nga Kėrnica e Klinės, etj. Po ashtu nė kėto male ishin arratisur edhe disa familje tė mėdha shqiptare, si ishte aje Sadik Rexhės sė Istogut.Pra, gjendja ishte e rėndė. Ibrahim Rugova atėherė s’kishte mė shumė sedy-tre muaj ( Rugova u lind mė 2 dhjetor tė vitit 1944). Lajmet pėr kėto tmerre atėherė sigurisht se kanė ardhur tėrthorazi, nga goja nė gojė, nga veshi nė vesh. Si mė kanė thėnė dėshmitarėt, lajmet vinin edhe ashtu si nuk ishin, zi e mė zi, me qėllim qė tė pėrhapej kjo propagandė, pėr ta tmerruar popullin e pambrojtur. Tmerret mė tė mėdha kanė ndodhur nė Llugė tė Xhamisė sė Istogut, afėr truallit tė tashėm tė motelit “ Trofta “ nė Istog. Aty janė vrarė dhjetėra burra shqiptarė dhe janė varrosur nė dy varre tė pėrbashkėta, qė nuk janė hapur kurrė deri mė sot. Ibrahim Rugova atėherė kishte mbetur foshnje jetimė, vetėm me nėnėn, me bashkė familjarė dhe sidomos e kishte njė pėrkujdesje tė madhe nga dajat e tij, tė familjes sė Qerim Rugovės, nga Llukafci i Begut. Unė u linda mė 3 shtator tė vitit 1946, por mė vonė kam mėsuar se Ibra ishte rritur nė gjirin e ngrohtė tė nėnės sė tij, nėnės Sofė ( ka vdekur dhe ėshtė varrosur nė Prishtinė, mė 1996), nėn pėrkujdesjen e bashkė familjarėve dhe tė dajave, sidomos tė dajės Rrustem Qerim Rugova. Por, mbaj mend vitet e para tė 50-ta, kur ishim nė njė bashkėsi familjare, siē ishim bashkė nė atė bashkėsi deri nė vitin 1967.

Nė emėr tė tepricave bujqėsore, sakatoheshin ekonomikisht familjet e mėdha shqiptare

Nė ato vite familjes sonė i kishte ndodhur edhe diēka e keqe. Duke e trajtuar familje ballistėsh e kullake, ia kishin konfiskuar drithin dhe gjedhėt. Familja jonė e madhe kishte pasur shumė gjedhe, lopė e dele, shumė tokė nė fshatin Cerrcė dhe nė Rugovė, nė fshatin Malaj, nga e kemi prejardhjen, fisi Kelmend, nėn fisi Lajēi. Si mė kanė treguar mė vonė, nė fshat atėherė ishin formuar komisionet e ashtuquajtura pėr grumbullimin e tepricave bujqėsore. Ai komision caktonte se kush ēka ka pėr tė dorėzuar si tepricė ushqimore. Duhej tė dorėzohej sasi e caktuar drithi, gjedhėsh dhe bulmeti. Ai komision, thonė dėshmitarėt thonė se, punonte edhe me hile, dikujt mė shumė i merrte, e dikujt mė pak. Familjes sonė ia kanė gėrryer koshat e drithit, ia kanė marrė lopėt dhe delet dhe e kanė lėnė tė thuash me gishta nė gojė. Por, nė ditėt e vėshtira dallohet miku, thotė njė fjalė e urtė popullore. Familjen tonė, pėr ta pėrballuar kėtė mjerim, e kanė ndihmuar shokėt tanė nga Rugova e Pejės dhe miqtė e tjerė, ndėr ta edhe familja e madhe Boja e Kėrnicės sė Klinės. Kėto familje na kanė ndihmuar me bukė dhe gjedhe dhe kėshtu, mund tė thuhet se, nuk kemi pasur zi buke nė ato vite tė rėnda.

Si u vonua Ibra dy vjet pėr tė nisur klasėn e parė tė fillores nė Istog?

Duke mos dashur tė keqkuptohem para lexuesve, qėllimi i kėtij shkrimi ėshtė qė tė them diēka mė shumė, ashtu si mė kujtohet fėmijėria dhe rinia e hershme e Ibrahim Rugovės, me tė cilin, si thashė, ishim njė gjeneratė nė shkollėn fillore e tė mesme dhe nė njė bashkėsi familjare deri nė vitin 1967. I rritur nė ato kohė tė rėnda, nė kohėn kur familjarėt ende kėrkonin eshtrat dhe varret e tė zhdukurve, kur pėr bacėn Ukė gjithnjė flitej se ėshtė gjallė, se do tė kthehet, ashtu si ishin ligjet atėherė, Rugova nuk e nisi klasėn e parė tė fillores nė moshėn e caktuar, shtatėvjeēare, por afėrsisht nė moshėn nėntėvjeēare. Kėshtu mė ra hise qė tė jem njė gjeneratė me tė, edhe pse isha afro dy vjet mė i ri. Mėsuesja e parė e tij ishte Mynavere Gucia, njė mėsuese e mirė dhe e urtė, e dashur pėr fėmijėt, motra e Ismet Gucisė, njė ekonomisti tė njohur, profesor i Universitetit nė Prishtinė, qė vdiq i ri nė fillim tė viteve ’80-ta.

Hasmėritė e rugovasve me malazeztė

Kur e filluam klasėn e parė tė shkollės fillore “ 17 Nėntori” nė Istog, nė vitin shkollor ‘53-‘54, ne ende nuk dinim gjė pėr tmerret qė u kishin ndodhur burrave shqiptarė pas hyrjes sė partizanėve komunistė nė Istog. Si copėza dinim vetėm atė qė na flitnin nėnat tona, se baca Ukė mund tė jetė gjallė dhe se do tė kthehej, burrat nuk flisnin gjė me ne. Unė, as nė moshėn tjetėr, kurrė me Ibrėn nuk e kam hapur ēėshtjen e zhdukjes sė babait tė tij. Kurrė, asnjėherė, pėr atė ēėshtje nuk kemi bėrė fjalė. Mė vinte keq, mė vinte rėndė qė ta hapnim atė temė. Por, ashtu si copėza kujtimesh, me kanė mbetur fjalėt qė na i pėshpėritnin nė vesh, sa herė qė kalonim rrugės pėr nė shkollė, afėr Llugės sė Xhamisė, njė vend ky tash nė jug tė oborrit tė motelit “Trofta”. Pėshpėritej, me zė tė vogėl, se – shumė njeriut ia ka hėngėr kokėn ajo llugė… Ne dėgjonim, por ishim shumė tė rinj qė tė dinim diēka mė shumė. Besa, njerėzia heshtnin dhe nuk flitnin gjė. Ishte kohė e heshtjes, heshtje varri, se ishin ato kohėt e rėnda tė fillimviteve ’50, kur pėr njė fjalė goje njerėzve u shkonte koka, ose merrnin dėnime tė rėnda burgu. Dua tė them se nė ato vite tė para shumė pak ėshtė folur pėr masakrat qė kishin bėrė partizanėt komunistė nė Istog dhe gjetiu anembanė Kosovės. Them edhe njė herė, nė familjen tonė vetėm dėgjonim fjalė se baca Ukė do tė kthehet njė ditė dhe me atė shpresė kemi jetuar deri vonė. Mė duket sikur sot kur shumė nėna, baballarė, vėllezėr e motra, ende i mban shpresa se tė zhdukurit e tyre gjatė luftės sė fundit, 1998-1999, do tė kthehen njė ditė...

Si u hasmėrua familja jonė me malazeztė

Nė shkollė shkonim nė atė objektin e vjetėr qė ėshtė pikėrisht afėr Kullės sė Popit, ku ka qenė burgu i OZN-ės. Nė oborrin e shkollės ka qenė njė bunar, atėherė pak i mbyllur, pak i hapur, si njė gropė. Por, mė vonė, kur nė vitet ’90 bėja hulumtime pėr librin tim “ Varret e pėrbashkėta - mizoritė serbe dhe qėndresa shqiptare nė Rrethin e Istogut”, nga dėshmitarėt pata mėsuar se edhe nė atė bunar xhelatėt kishin hedhur kufoma shqiptarėsh. Saktėsisht nuk dihet se sa kufoma janė hedhur aty, sepse ajo gropė, varrezė e pėrbashkėt, nuk ėshtė hapur kurrė. Pra, ne si fėmijė qė ishim, mė vonė mėsova, se paskemi lozur, tė gėzuar e ndonjėherė edhe tė hidhėruar, pikėrisht afėr burgut tė OZN-ės dhe pikėrisht afėr atij bunari, gropė, varrezė e pėrbashkėt, ku sigurisht ke mbetje mortore tė shqiptarėve tė vrarė e tė masakruar gjatė atij dimri tė rėndė e tė vėshtirė tė vitit 1945.

Pse nuk hapen varrezat e pėrbashkėta tė shqiptarėve tė vrarė mė 1945?

...vzhdon
natyra Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė