Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-10-11, 14:45   #6
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: GJUHA SHQIPE NE RUMANI

Gjergj Gjika, themeluesi i dinastisė Gjika nė Rumani





Gjergj Gjika lindi nė vitin 1598. I ati quhej Mate Gjika, i lindur nė Zagori tė Shqipėrisė dhe vdiq nė Konstandinopojė nė vitin 1620. Kur Gjergji ishte i vogėl, Mateu la vendlindjen dhe shkoi nė Konstandinopojė, ku u muar me tregėti duke arritur tė hyjė nė rrethet e larta tė aristokracisė sė krishterė tė Kryeqytetit perandorak. Gjergji, i kėshilluar nga pėrfaqėsuesi moldav pranė Portės sė Lartė shkoi nė Moldavi disa herė. Ne tetor tė vitit 1624, nė saj tė pasurisė qė kishte grumbulluar i ati arriti tė hyjė nė radhėt e dinjitarėve. Ai u lidh me kryevezirin shqiptar, Mehmet Pashė Qypriliu, i cili e ndihmon qė tė ngjitet nė rangun shoqėror. Ka tė dhėna se gjatė kėsaj kohe merret me tregėti nė Principatat Rumune, ku njihet me princin me origjinė shqiptare, Vasil Lupin, i cili e futi nė radhėn e fisnikėrisė sė atjeshme. Dokumentohet se ishte nė Moldavi pėrpara vitit 1624, pasi nė kėtė vit hyri nė radhėn e dinjitarėve. Nė fillim ishte zyrtar i lartė nė Hotin dhe pastaj nė Tara de Jos tė Moldavisė. Me ndėrhyrjen e Kryevezirit Qyprili, princi moldav Stefan Georgiu e emėroi Gjergj Gjikėn Kapua Kehaia (pėrfaqėsues i Princit tė Moldavisė pranė Portės sė Lartė).
Gjergji martohet me Smaragda Lānă-n, tė bijėn e Stamate Lānă, princ i Broshtenit.Kjo martesė e lidhi edhe mė shumė me rrethet aristokratike rumune. Pas vakumit tė pushtetit qė u krijua kur dėshtoi kryengritja antiosmane, Gjergj Gjika mundi tė bėhet Princ sundues, fillimisht princ i Moldavisė nė vitet 1658-1659 dhe pastaj i Vllahisė nė vitet 1659-1660 dhe 1673-1678.
Fėmijėt e Gjergjit lindėn nga martesa e tij e dytė me njė katolike nga Pera. Djali i tij, Grigori e trashėgoi nė fronin princėror, ndėrsa vajza Anastasia u martua me Constantin Kantemir, qė nė vitin 1685 u bė princ i Moldavisė. Edhe kjo lidhje martesore ndikoi pė rritjen e fuqisė sė familjes.
Historianėt e kanė parė Gjergjin si princ tė tranzicionit, pasi qėndroi nė fronin e Moldavisė dhe tė Vllahisė nė periudhėn e pas kryengritjeve antiosmane tė tre principatave rumune, nė njė koalicion tė kryesuar prej princit Gheorghe Rakóczi II. Nė kėtė periudhė trazirash, meqenėse Gjergji nuk pagoi detyrimin financiar qė kishte principata e tij ndaj Portės sė Lartė, pas ndėrhyrjes sė Constantin Contacuzino-s, Sulltani e largoi nga froni. Nė vend tė tij erdhi i biri, Grigori I.
Pavarėsisht nga koha e shkurtėr e sundimit, Gjergj Gjika la gjurmė tė pashlyera nė historinė rumune.Ai e transferoi kryeqytetin prej Tirgovishte nė Bukuresht, ku ndodhet edhe sot. Princi Gjergj Gjika pėrmendet edhe si ndėrtues. Me emrin e tij lidhet ndėrtimi i kuvendit Schitul nė Iasib tė Moldavisė dhe kishės Domneasca nė Vllahi. Por merita kryesore e tij ishte themelimi i njė dinastie princėrore qė shkėlqeu pėr rreth dy shekuj e gjysėm, duke dhėnė sundimtarė dhe qeveritarė tė shkėlqyer, politikanė dhe diplomatė, njerėz tė artit, kulturės dhe tė fesė qė kanė dhėnė ndihmesėn e tyre tė madhe nė zhvillimin dhe modernizimin e shoqėrisė rumune.

Literatura
1. Paul Cernovodeanu, La Famille Ghika - court historique. Online at Ghika.net
2. Elena Ghica, Gli Albanesi in Rumenia. Storia dei principi Ghika, Florence 1873
3.Mărculeţ Vasile Ion Stănel, George Mark, etc., and the Dictionary of Romanian prince of Moldavia, Ed Meron, Bucharest, 2009
4.www. Ghika.net
5.Berindei, Dan, L'Union des principautés roumaines - Bucarest 1965
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė