Shiko Postimin Tek
Vjetėr 16-03-07, 08:43   #16
valiii
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 3,777
valiii e ka pezulluar reputacionin
Gabim Komentimi i kaptinės – “En-Naziat”

Komentimi i kaptinės – “En-Naziat”


Kaptina “En-Naziat” ėshtė kaptinė mekase, e zbritur pas kaptinės “En-Nebe’ė” dhe ka gjithsej 46 ajete. Nė radhitjen e Mus’hafit mban numrin 79.

Ibn Durejsi, Nuhasi, Ibn Merdevije dhe Bejhekiu transmetojnė nga Ibn Abbasi tė ketė thėnė: “Kaptina “En-Naziat” ka zbritur nė Mekė”

Ibn Merdevije transmeton tė njėjtin transmetim edhe nga Ibn Zubejri.



Emėrtimi i kėsaj kaptine
Kjo kaptinė ėshtė emėrtuar “En-Naziat” pėr shkak se ajeti i parė i saj fillon me betimin e Allahut nė melaiket qė i marrin shpirtrat e pabesimtarėve me vrazhdėsi.

Kjo kaptinė ka edhe njė emėr tjetėr -“Es-Sahireh” – qė nėnkupton momentin kur do tė dalim nė njė tokė tė sheshuar para Allahut xh.sh. pėr tė dhėnė llogarinė, gjė qė pėrmendet edhe nė ajetin 14 tė kėsaj kaptine.



Lidhmėria kuptimore e kėsaj kaptine me atė paraprake – “En-Nebe’ė”
Kjo kaptinė ka njė ndėrlidhje tė fuqishme kuptimore me kaptinėn paraprake – “En-Nebe’ė” nė dy aspekte:

1. Pėrgjasimi tematik, sepse qė tė dy kaptinat bėjnė fjalė pėr ditėn e kataklizmės dhe rrethanat e ndodhjes sė saj; pastaj flasin pėr shpėrblimet e tė devotshmėve si dhe pėr fundin tragjik tė pabesimtarėve, dhe

2. Pėrgjasimi nė pjesėn e hyrjes dhe nė tė pėrfundimit nė tė dy kaptinat. Pėrderisa nė kaptinėn “En-Nebe’ė” vėrtetohet e argumentohet ringjallja dhe tė gjitha ato pėrjetime qė do tė pasojnė pas saj prej shpėrblimeve e ndėshkimeve, kaptina “En-Naziat” fillon me betimet e Allahut nė krijesat e tij-melaiket se Kiameti dhe Ringjallja janė njė realitet qė do tė ndodhin patjetėr, sipas pėrcaktimit paraprak tė Allahut xh.sh., dhe mund tė themi se kjo ėshtė njė vazhdimėsi kuptimore e ajeteve tė fundit tė kaptinės “En-Nebe’ė”, ku Allahu i Plotfuqishėm ia bėn me dije njerėzimit se ia ka tėrhequr me kohė vėrejtjen pėr njė dėnim tė afėrt pas ringjalljes.

Pra, fundi i kaptinės “En-Nebe’ė” tregon pėr dėnimin e afėrt, kurse fundi i kaptinės “En-Naziat” argumenton bindshėm pėr ndodhinė e Ditės sė Ringjalljes (Kiametit) dhe llahtarisė sė saj.



Pėrmbajtje e shkurtėr e kėsaj kaptine
- Edhe kjo kaptinė, sikur pothuaj tė gjitha kaptinat e tjera mekase, nė radhė tė parė ėshtė pėrqendruar nė shtjellimin e bazave tė besimit tė mirėfilltė monoteist, nė vėrtetimin e pejgamberisė sė Muhammedit a.s., dhe nė Ringjalljen pas vdekjes.

- Allahu xh.sh. e fillon kėtė kaptinė me betimin nė melaiket (krijesat e Tij tė padukshme) qė marrin shpirtrat e pabesimtarėve me vrazhdėsi, pastaj tė melaikeve qė marrin shpirtrat e besimtarėve me butėsi, dhe tri betime tė tjera radhazi nė melaiket qė kryejnė urdhra tė ndryshėm. Kuptimi i kėtyre pesė betimeve do tė thotė: Ju, o pabesimtarė, vėrtet tė gjithė do tė vdisni pas atij momentit kur do tė vijė dridhja (fryrja e parė nė Sur), dhe pas saj do tė pasojė tjetra (fryrja e dytė) pėr t’u ringjallur ēdo qenie e gjallė qė mė parė kishte shijuar vdekjen.

- Nė vazhdim tė kaptinės shtjellohet gjendja e idhujtarėve qė assesi tė bindeshin se njė gjė e tillė vėrtet do tė ndodhė. Ata madje vazhdimisht talleshin edhe me idenė se mund tė riktheheshin edhe njė herė si qenie njerėzore me trup e me shpirt, pas vdekjes sė tyre fizike, pasi t’u ishin bėrė eshtrat hi e pluhur. Pėr ta kjo ishte njė iluzion dhe mu pėr kėtė arsye ata me ironi thumbuese e tallėse thoshin: Nėse ringjallemi atėherė vėrtet do tė jetė ky njė kthim humbės pėr ne!!!

- Mė pastaj nė kėtė sure vazhdon tė prezantohet gjendja e kėtyre kriminelėve pas ringjalljes dhe frika e tmerrshme qė do t’i kaplojė ata.

- Tregimi mbi Musanė dhe Faraonin, qė shtjellohet nė vazhdim, ėshtė njė tregim shumė domethėnės pėr Muhammedin a.s. dhe pėr tė gjithė besimtarėt, se nė fund, fitorja, triumfi dhe ndihma e Allahut do tė jetė nė anėn e tyre, andaj tė mos humbin shpresėn nė misionin e tyre tė shenjtė nė pėrhapjen e fjalės sė drejtė tė Allahut, sepse kriminelėt si faraoni, tė gjithė, pa dallim, i pret fundi i njėjtė tragjik.

- Pas kėsaj kemi njė tėrheqje tė vėrejtjes nga Allahu xh.sh. nė adresė tė pabesimtarėve, ku Ai sikur u thotė: Ēfarė mendoni ju qė me kaq arrogancė e kryeneēėsi mohoni argumentet Tona: a mė i rėndė ėshtė krijimi juaj apo i qiellit dhe i tėrė kėsaj hapėsire qė ju rrethon?!, pėr ta pėrfunduar me faktin se Kiameti do tė vijė e njerėzit atė ditė do tė jenė tė ndarė nė dy grupe: tė lumtur dhe tė mjerė .

- Momentin e asaj Dite nuk e di askush pėrveē Allahut tė Gjithėdijshėm, madje nuk e kanė ditur as mė tė dashurit e Tij, pejgamberėt a.s. e as melaiket e Tij, por njė gjė dihet e sigurt, se nga tmerri i atij momenti qė vjen aq befas, kur askush nuk e pret, pabesimtarėve do t’u duket se nė kėtė botė dhe nė varr, nuk kanė qėndruar mė shumė se njė mbrėmje a mėngjes tė njė dite tė kėsaj bote.




valiii Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante