Shiko Postimin Tek
Vjetėr 16-03-07, 08:46   #17
valiii
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 3,777
valiii e ka pezulluar reputacionin
Gabim Komentimi i kaptinės – “En-Naziat”-vazhdim

وَالنَّازِعَاتِ غَرْقًا وَالنَّاشِطَاتِ نَشْطًا وَالسَّابِحَاتِ سَبْحًا فَالسَّابِقَاتِ سَبْقًا فَالْمُدَبِّرَاتِ أَمْرًا

1 .“Pasha ata (engjėjt) qė marrin shpirtrat me rrėmbim

2. Dhe ata qė marrin shpirtrat me lehtėsi

3 .Dhe ata qė notojnė (realizojnė gjithēka lehtė) me shpejtėsi

4. Dhe ata qė nxitojnė (pėr tė shpėnė ēdo gjė) nė vendin e vet

5. Dhe pasha ata qė ēdo ēėshtje rregullojnė”

(En-Naziat, 1-5)





Koment:



وَالنَّازِعَاتِ غَرْقًا
1. “Pasha ata (engjėjt) qė marrin shpirtrat me rrėmbim . “

Si nė shumė vende tė tjera nė Kur’anin famėlartė, Allahu xh.sh. edhe nė fillim tė kėsaj kaptine betohet nė disa prej krijesave tė Tij–melaiket, tė cilat, siē thuhet nė disa ajete kuranore, e madhėrojnė tė Plotfuqishmin dhe me pėrpikėrinė mė tė madhe zbatojnė ēdo urdhėr tė Tij.

Betimi i parė i Tij nė kėtė kaptinė ka tė bėjė me melaiket tė cilat me vrazhdėsi dhe nė mėnyrė agresive ua nxjerrin shpirtrat pabesimtarėve, si ndėshkim pėr mohimin, ligėsitė dhe paudhėsitė e tyre nė kėtė botė.

Kėto momente janė tepėr trishtuese pėr ta, sepse atėherė ata i shohin melaiket e ndėshkimit tek afrohen, pėr t’ua nxjerrė shpirtrat nė mėnyrėn mė tė vrazhdė.

Pėr llahtarinė e kėtij momenti, d.t.th., pėr momentin e nxjerrjes sė shpirtrave tė pabesimtarėve, na flasin edhe kėto dy ajete:

“ Sikur t’i shihje engjėjt kur ua marrin shpirtin atyre qė mohuan (do tė shihje tmerr), u binin fytyrave dhe shpinave tė tyre (para dhe prapa): Shijoni dėnimin e djegies” (El-Enfal, 50), dhe

“ … E sikur t’i shihje mizorėt kur janė nė agoni tė vdekjes, e engjėjt kanė shtrirė duart e veta (me ndėshkim) e (u thonė): shpėtojeni pra vetveten (nėse mundeni). Tash pėrjetoni dėnimin e turpshėm pėr shkak se thoshit tė pavėrtetėn pėr Allahun, dhe ndaj argumenteve tė Tij ishit kryeneēė” (El-En’am, 93)

Kėto ajete tregojnė qartė pėr mundimet qė do t’i pėrjetojnė pabesimtarėt dhe pėr pafuqinė e tyre nė ato ēaste, sepse nuk janė nė gjendje tė bėjnė asgjė pėr ta shpėtuar vetveten. Ata do tė tranden e do tė tmerrohen kur pranė vetes, para dorėzimit tė shpirtit, shohin melaiket e ndėshkimit tek kanė shtrirė duart e veta pėr t’ua nxjerrė shpirtin me mundime.



وَالنَّاشِطَاتِ نَشْطًا
2. “Dhe ata qė marrin shpirtrat me lehtėsi”

Betimi i dytė i Allahut nė kėtė sure ka tė bėjė me melaiket e mėshirės, tė cilat butėsisht e me lehtėsi ua marrin besimtarėve shpirtrat duke i pėrshėndetur me Selam dhe duke i pėrgėzuar me Xhennet:

Kėtė pamje na e pėrshkruan edhe Kur’ani famėlartė nė ajetet:

“S'ka dyshim se ata qė thanė: “Zoti ynė ėshtė All-llahu”, pastaj nuk u luhatėn, atyre u zbresin melaiket (nė prag tė vdekjes dhe u thonė): “Mos u frikėsoni dhe mos u pikėlloni, keni myzhde Xhennetin qė ju premtohej!” (Fussilet, 30)

dhe:

“Tė cilėve, duke qenė tė pastėr, engjėjt ua marrin shpirtin, duke u thėnė: “Selamun alejkum”-gjetėt shpėtimin, hyni nė Xhennet, pėr hir tė asaj qė keni vepruar” (En-Nahl, 32)

Ja pra sa i madh ėshtė dallimi midis kėtyre dy gjendjeve tė marrjes sė shpirtrave,- tė besimtarėve dhe pabesimtarėve.

Nė lidhje me kėtė, kemi edhe disa hadithe tė Pejgamberit a.s., por ne kėtu, pėr shkaqe objektive, do tė pėrmendim pjesėrisht vetėm njė.

Transmeton Ahmed ibn Hanbeli nga Ebu Muavije, i cili ka thėnė: Na ka rrėfyer A’ėmeshi e ky nga Minhali, ky nga Ibni Amri, ky nga Zudhani e ky nga Berra’ė bin Azibi tė ketė thėnė: “Dolėm njė ditė me tė Dėrguarin e Allahut pėr ta pėrcjellė xhenazen e njė ensariu, dhe ne tė gjithė ishim ulur rreth varrit tė tė ndjerit. Derisa ishim nė pėrfundim tė varrimit tė tij, i Dėrguari a.s., me njė shkop nė dorė po prekte tokėn, e pastaj e ngriti shikimin nga ne dhe na u drejtua me fjalėt: “Kėrkoni mbrojtje nga Allahu prej ndėshkimit tė varrit”. Kėtė e pėrsėriti dy a tri herė, dhe vazhdoi: “Kur besimtarit t’i jetė afruar fundi i jetės nė kėtė botė, pėr tė kaluar nė Ahiret, nga qielli zbresin melaiket me fytyra tė ndritshme sikur dielli. Me vete sjellin qefinin dhe parfumet mė aromatike tė Xhennetit dhe ulen pėrballė besimtarit. Nė ato momente nė njė formė tė bukur vjen meleku i vdekjes, i cili ulet te koka e tij dhe thotė: “O shpirt i mirė, urdhėro e dil (eja) nė mėshirėn dhe kėnaqėsinė e Allahut”, dhe shpirti i besimtarit del nga trupi sikur qė bie pika e ujit nga gota. Pastaj meleku i vdekjes e merr atė shpirt, tė cilin melaiket e tjera pėr asnjė ēast nuk e lėnė mė nė dorėn e tij, derisa tė mos e mbėshtjellin me atė qefin (tė Xhennetit) dhe ta parfumosin me parfum tė Xhennetit. Era e shpirtit tė tij e ka aromėn mė tė kėndshme se ēdo lloj i miskut-parfumit nė tokė. Ai shpirt ngrihet lart nė qiell nga melaiket e mėshirės dhe nė ēdo grup tė melaikeve qė hasin gjatė ngjitjes, pyesin: Cili ėshtė ky shpirt i mirė? Ata thonė: filan filani duke e thirrur me emrat mė tė bukur me tė cilėt e kanė thirrur njerėzit nė kėtė botė, derisa tė mos arrijnė nė qiellin e kėsaj bote dhe tė kėrkojnė leje qė ai tė hapet pėr tė, dhe qielli hapet e vazhdon udhėtimi me tė nėpėr sferat e larta qiellore derisa tė arrijnė nė qiellin e shtatė, dhe Allahu thotė: “Shkruani librin (emrin) e robit Tim nė regjistrin e tė lartėsuarve dhe kthejeni nė tokė, sepse prej saj i kam krijuar, nė tė i rikthej dhe prej saj prapė do t’i ringjall herėn tjetėr…

… Ndėrsa, kur t’i jetė afruar fundi i jetės nė kėtė botė pabesimtarit, pėr tė kaluar nė Ahiret, nga qielli zbresin melaiket e tmerrshme tė ndėshkimit, me fytyra tė zeza e tė vrenjtura, dhe me vete sjellin rroba tė vrazhdta (ferra-ferra) tė Xhehennemit dhe ulen para tij; pastaj vjen meleku i vdekjes dhe i ulet te koka duke i thėnė me vrazhdėsi: “O shpirt i keq (i ndyrė). Dil (shko) nė hidhėrimin dhe dėnimin e Allahut. Nė ato ēaste shpirti i pabesimtarit nxirret me vėshtirėsi, sikurse gėrhanėt (ferrat) qė me vėshtirėsi nxirren nga leshi i lagur, dhe menjėherė e mbėshtjellin me ato rroba tė vrazhda tė Xhehennemit, duke kundėrmuar erė mė tė rėndė e mė tė keqe se tė ēfarėdo coftine nė fytyrė tė tokės. Pastaj ky shpirt i keq ngrihet nė hapėsirat qiellore dhe nė ēdo grup tė melaikeve qė hasin, ato pyesin: Cili ėshtė ky shpirt i keq e i ndyrė? U thuhet: filan filani, duke e thirrur me emrat mė tė kėqij me tė cilėt e kanė thirrur nė kėtė botė, derisa tė mos arrijė te qielli i kėsaj bote, kur kėrkohet leje pėr tė vazhduar mė tutje (mė lart) me tė, por kėtij shpirti tė keq nuk i lejohet tė shkojė mė tutje nė sferat e larta qiellore, dhe pastaj i Dėrguari a.s. e lexoi kėtė ajet kuranor:

“… Tė tillėve nuk u hapen dyert e qiellit dhe ata nuk do tė hyjnė nė Xhennet derisa tė pėrbirojė deveja nėpėr vrimėn e gjilpėrės. Ja, kėshtu i shpėrblejmė kriminelėt” (El-A’ėraf, 40)

… dhe pastaj i Dėrguari i Allahut vazhdoi: “Allahu i urdhėron melaiket: Shkruani librin (emrin) e tij nė regjistrin Sixh-xhin (libri i xhehennemlinjve),nė fund tė tokės.

Pastaj melaiket shpirtin e tij e hedhin me rrėmbim e forcė poshtė nė tokė… Mė pastaj i Dėrguari a.s. lexoi kėtė ajet kuranor: “ … E kush i bėn shok Allahut, ai ėshtė sikur tė bjerė nga qielli e ta rrėmbejė shpendi, ose si ai tė cilin e gjuan era e stuhishme nė ndonjė vend tė humbur” (El-Haxh-xh, 31).

Edhe tri betimet e tjera tė Allahut nė vazhdim tė kėsaj kaptine, kanė tė bėjnė me grupe tė veēanta tė melaikeve, tė cilat i kryejnė urdhrat e Allahut nė mėnyrė tė pėrpiktė:



وَالسَّابِحَاتِ سَبْحًا

3. Dhe ata qė notojnė (realizojnė gjithēka lehtė) me shpejtėsi

Sipas shumicės dėrrmuese tė dijetarėve, ky betim i Allahut ka tė bėjė me engjėjt (melaiket), tė cilėt me shpejtėsi notojnė (fluturojnė) nėpėr hapėsirat qiellore duke kryer urdhrat e Allahut xh.sh.,do tė thotė, ata me shpejtėsi tė pabesueshme zbresin nga qielli nė tokė dhe kthehen, pėr ta ēuar nė vend urdhrin e parashtruar.

Disa dijetarė kanė dhėnė mendimet e tyre se kėtu ėshtė fjala pėr kuajt e kalorėsve muslimanė, qė ngarendin si vetėtima nė mejdanin e luftės. Disa tė tjerė, si Katadeja, Hasan el Basriu dhe Muhamed el Gazaliu, kanė thėnė se fjala ėshtė pėr yjet qė lėvizin (notojnė) nėpėr galaktikat e tyre.

Mirėpo disa tė tjerė shfaqin tjetėr mendim, duke theksuar se fjala ėshtė pėr shpirtrat e besimtarėve, qė me mall tė zhuritur e me dashuri tė flaktė, shpejtojnė nė takim me Krijuesin e tyre-Allahun xh.sh.

Megjithatė, mendimi i parė ėshtė mė i pranueshmi dhe mė i besueshmi nė mesin e dijetarėve.



فَالسَّابِقَاتِ سَبْقًا

4. Dhe ata qė nxitojnė (pėr tė shpėnė ēdo gjė) nė vendin e vet

Shumica e dijetarėve (xhumhuri) janė tė mendimit se kėtu bėhet fjalė pėr engjėjt qė i paraprijnė dėrgimit tė shpirtrave tė besimtarėve nė Xhennet, do tė thotė se kėta engjėj i bartin shpirtrat e atyre pėr nė Xhennet, ashtu siē e pamė mė lart edhe nga hadithi i Pejgamberit a.s.

Ka edhe mendime tė tjera, tė cilat natyrisht e kanė peshėn e vet dhe kanė mbėshtetje, sepse domethėniet e Kur’anit famėlartė i gjasojnė njė oqeani tė pafund. Kėshtu, shohim qė Muxhahidi thotė se ky ajet bėn fjalė pėr melaiket, tė cilat i tejkalojnė pengesat e djajve gjatė dėrgimit tė shpalljes tek tė dėrguarit e Allahut. Se djajtė mund tė paraqesin ndonjė pengesė tė tillė, na flasin edhe ajetet:

“Dhe atė (qiellin) e kemi ruajtur prej ēdo djalli tė mallkuar, pėrveē atij qė vjedh (pėrgjon) ē’dėgjohet, po edhe atė e kap ylli i zjarrtė (dhe e djeg)”. (El-Hixhr, 17-18)

Tregohet se dikur djajt kishin mundėsinė tė pėrgjonin diēka nga lajmet e qiellit, por me shpalljen e revelatės sė fundit hyjnore - Kur’anit, atyre u ėshtė pamundėsuar njė gjė e tillė, dhe pėr t’iu shmangur kėtyre pėrgjimeve, tash kujdesen melaiket e pėrmendura nė kėtė ajet, tė cilat nxitojnė pėr ta shpėnė ēdo gjė nė vendin e vet. Ky ishte mendimi i Muxhahidit, ndėrsa Katadeja, Hasan el Basriu dhe Muhamed el Gazaliu thonė se kėto janė yje apo planetė, tė cilėt kapėrcejnė njėri-tjetrin gjatė udhėtimit tė tyre nėpėr orbitat e pėrcaktuara nė Gjithėsi.

Ca tė tjerė mendojnė se fjala kėtu ėshtė, si nė ajetin e mėparshėm, pėr kuajt e luftėtarėve muslimanė, tė cilėt ngarendin para njėri-tjetrit nė Xhihad (luftė), e disa tė tjerė thonė se fjala ėshtė pėr shpirtrat e besimtarėve qė u paraprijnė trupave tė tyre pėr nė kėnaqėsitė e Allahut, tė cilat do t’i pėrjetojnė nė jetėn e Berzahut (varrezave). Megjithatė, mendimi i parė, se bėhet fjalė pėr melaiket qė nxitojnė pėr tė shpėnė ēdo gjė nė vendin e vet, ėshtė mė i pranueshmi.



فَالْمُدَبِّرَاتِ أَمْرًا

5. Dhe pasha ata qė ēdo ēėshtje rregullojnė”

Gjithashtu edhe betimi i pestė me radhė i Allahut xh.sh., nė kėtė kaptinė, sipas shumicės dėrrmuese tė dijetarėve, ka tė bėjė me melaiket tė cilat, me lejen dhe autorizimin e Allahut, i rregullojnė ēėshtjet nė tokė.

Dijetarėt kanė pėrmendur nė kėtė kontekst katėr engjėjt mė tė mėdhenj, tė cilėve u janė ndarė detyra tė caktuara nga Allahu pėr rregullimin e ēėshtjeve tė jetesės nė kėtė botė.

Hasan el Basriu dhe Muhamed el Gazaliu, janė kategorikė se edhe ky ajet (ky betim), ka tė bėjė ekskluzivisht me yjet, lėvizjen e planetėve dhe galaktikave.

Marrė nė tėrėsi, pavarėsisht nga kėto mendime tė nduarduarta, mund tė themi se kuptimin e vėrtetė tė kėtyre betimeve hyjnore e di vetėm Allahu i Gjithėdijshėm. Megjithatė, ajo qė del nė pah dhe pėr se dijetarėt janė tė bashkuar, ėshtė fakti se prapa kėtyre betimeve ekziston njė dėshmi e pakontestueshme kundėr pabesimtarėve, se ato qė ata i mohojnė nė lidhje me Ringjalljen dhe Llogarinė e Ahiretit, janė njė e vėrtetė e pamohueshme, tė cilėn edhe do ta pėrjetojnė.

Dijetari i madh bashkėkohor, Sejjid Kutbi, nė lidhje me kėtė, nė tefsirin e tij “Fi Dhilalil Kur’an” thotė: “Ēfarėdo qė tė shtrohet rreth kuptimeve tė kėtyre betimeve tė Allahut; engjėjt apo yjet, njė ėshtė mė se e sigurt,- kėtu kemi tė bėjmė me pėrjetimin shqisor tė njė gjallėrie kuptimore tė ambientit dhe tė frymės kuranore”. Pra, s’ka dyshim se kėto shprehje kuranore lėkundin ndjenjat, dridhin zemrat dhe shkaktojnė rrėqethje e mornica nė trup, pėr njė gjė tė tmerrshme, njė kėrcėnim tė vazhdueshėm qė ėshtė momenti i kataklizmės dhe Ringjallja, ndodhia e tė cilave do t’i tmerrojė pabesimtarėt.

* * *

Kur ėshtė fjala tek betimet e Allahut, nė pėrgjithėsi, mund tė themi se i Lartmadhėrishmi ėshtė betuar edhe nė krijesa tė tjera tė Tij, madje Ai ėshtė betuar edhe nė vetė Qenien e Tij hyjnore. Me anėn e betimeve tė Tij nė Kur’an, Allahu xh.sh. argumenton Njėshmėrinė e Tij, vėrtetėsinė e Kur’anit si fjalė hyjnore, vėrtetėsinė e pejgamberisė sė Muhammedit a.s. vėrtetėsinė e ndodhisė sė Kiametit dhe tė Ringjalljes.

Nė vazhdim po paraqesim shkurtimisht disa nga kėto betime hyjnore:

- “Pasha tė radhiturit (melaiket), qė nė rreshta (safa) qėndrojnė, dhe nxituesit, qė me nxitim shtyjnė, dhe pasha lexuesit, qė lexojnė pėrkujtimin, ėshtė e vėrtetė se Zoti juaj ėshtė vetėm Njė, Zot i qiejve e i Tokės dhe ē’ka nė mes tyre, dhe Zoti i lindjeve (tė yjeve)” (Es-Safat, 1-5)

- “Kaf, pasha Kur’anin e lavdishėm (do tė ringjalleni)” (Kaf,1)

- “Ha, Mim, Pasha librin (Kur’anin) sqarues” (Ez-Zuhruf, 1-2)

- “Ja, Sin, Pasha Kur’anin e pacenueshėm nė urtėsinė e tij tė lartė, s’ka dyshim se ti (Muhamed) je prej tė dėrguarve” (Jasin, 1-3)

- “Betohem nė Ditėn e Kiametit” (El-Kiame, 1)

- “Ata qė nuk besuan, menduan se kurrsesi nuk do tė ringjallen. Thuaj: Po, pasha Zotin tim, patjetėr do tė ringjalleni dhe do tė njoftoheni pėr ato qė keni punuar, dhe kjo pėr Allahun ėshtė e lehtė” (Et-Tegabun, 7)

Nė pėrmbyllje mund tė themi se dijetarėt islamė pėrcaktuan dispozita tė veēanta nė lidhje me betimet nė Allahun dhe ndalimin e betimit tė njerėzve nė jetėn e pėrditshme tė tyre nė diēka tjetėr, pėrveē nė Allahun xh.sh. Njė gjė e tillė rrjedh edhe nga vetė porosia e Pejgamberit a.s., kur thotė: “Kush betohet, ose le tė betohet nė Allahun, ose le tė heshtė!”

Nga kjo mund tė kuptohet se Allahu xh.sh. betohet nė shumė vende nė Kur’an, nė gjėra qė janė me rėndėsi tė veēantė pėr njerėzimin, ndėrsa njerėzit, nėse shtrėngohen pėr betim, atėherė kėtė duhet ta bėjnė vetėm nė Krijuesin e tyre, sepse asgjė nuk mund tė krahasohet me Tė.
valiii Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė