Shiko Postimin Tek
Vjetėr 16-03-07, 08:48   #18
valiii
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 3,777
valiii e ka pezulluar reputacionin
Gabim Komentimi i kaptinės – “En-Naziat”-vazhdim

6. Ditėn kur vrullshėm bėhet dridhja

7. dhe pas saj pason tjetra

8. Atė ditė zemrat janė tė tronditura

9. e shikimet e tyre janė tė trishtuara (frikėsuara)

10. Ata (idhujtarėt) thonė (pyesin nė kėtė botė): A thua vėrtet do tė kthehemi (edhe njė herė) nė kėtė jetė?

11. edhe pasi tė jemi bėrė eshtra tė kalbur?

12. Thanė: (nėse do tė ringjallemi), atėherė ai kthim do tė jetė dėshpėrues pėr ne!

13. Po, ajo (ringjallja) nuk do tė jetė tjetėr veēse njė thirrje (britmė e vetme)

14. dhe ja, ata (do tė gjenden) mbi sipėrfaqen e tokės.

(En-Naziat, 6-14)



يَوْمَ تَرْجُفُ الرَّاجِفَةُ. تَتْبَعُهَا الرَّادِفَةُ.

6. Ditėn kur vrullshėm bėhet dridhja.

7. dhe pas saj pason tjetra

Pas 5 betimeve tė Allahut tė Plotėfuqishėm nė krijesat e Tij, betime qė dėshmojnė bindshėm se ringjallja ėshtė e vėrtetė, tash i Madhėrishmi na bėn me dije se kjo botė (gjithėsi) do tė shkatėrrohet e tėra me ushtimėn, britmėn ose dridhjen pas fryrjes sė parė nė sur (Er-Rraxhifetu). Menjėherė pas saj do tė pasojė tjetra (Er-Rradifetu), d.t.th. fryrja e dytė e cila do tė sinjalizojė ringjalljen.

Gjatė komentimit tė kaptinės “En-Nebe’ė”, ajeti 18: “Ėshtė dita kur i fryhet Surit (borisė) dhe ju vini grupe-grupe”, ndėr tė tjera, kemi cekur mendimet e shumicės sė dijetarėve se fryrja e parė dhe e dytė janė cekur me emra tė veēantė (Er-Rraxhifetu dhe Er-Rradifetu) nė kaptinėn En-Naziat nė ajetet 6-7, tė cilat mu tash jemi duke i komentuar.

Megjithatė, njė pjesė e madhe e dijetarėve mendojnė se ky ajet ndėrlidhet fuqishėm me momentet e para tė kataklizmės, d.t.th., kur pas fryerjes sė parė, ēdo gjė nė kėtė gjithėsi nis tė shkatėrrohet, fillimisht kjo tokė, tė cilėn disa dijetarė e kanė quajtur “Er-Rraxhifetu”, duke u mbėshtetur mė shumė nė njė ajet tjetėr kuranor:

“Atė ditė kur toka e kodrat tė dridhen…” (El-Muzemmil, 14)

Pas tokės, fillon shkatėrrimi i qiellit, dhe pėr kėtė arsye disa dijetarė mendojnė se fjala “Er-Rradifetu”, ka tė bėjė me shkatėrrimin e qiellit.

Sidoqoftė mendimi i parė ėshtė mė i sakti, d.t.th. se kėtu bėhet fjalė pėr dy fryrjet nė Sur; e para, pas sė cilės me dridhje, ushtima e klithma tė njerėzve qė do ta pėrjetojnė kėtė tmerr, ēdo gjė nė kėtė ekzistencė zhduket, e me tė edhe toka e qielli, dhe pas saj do tė pasojė fryrja e dytė, pas sė cilės fillon njė proces tjetėr i jetės, llogaria e njerėzve pėr veprat e bėra gjatė jetės nė kėtė botė.

Transmetojnė Imam Ahmedi, Tirmidhiu, Haseni dhe tė tjerėt nga Ubejje bin Ka’bi, ndėrsa fjalėt janė radhitur nga Tirmidhiu, i cili thotė: Kur kalonte 1/3 e natės ai (i Dėrguari i Allahut) ngrihej e thoshte: ”O ju njerėz, pėrmendni Zotin, sepse erdhi (u afrua) dridhja (Er-Raxhifetu), tė cilėn do ta pasojė menjėherė tjetra (Er-Rradifetu). Erdhi (ėshtė afruar) vdekja dhe ajo qė pason pas saj (ringjallja dhe llogaria)”

Pėr kėto dy fryrje nė Sur, dėshmon edhe ajeti tjetėr kuranor :”Dhe i fryhet Surit dhe bien tė vdekur ē’ka nė qiej dhe ēka ka nė tokė, pėrveē atyre qė do Allahu (tė mos vdesin), pastaj i fryhet atij herėn e dytė, kur, qe, tė gjithė ata tė ngritur duke pritur (urdhrin e Zotit-llogarinė).” (Ez-Zumer, 68)

Se momenti i kataklizmės ėshtė i tmerrshėm pėr pabesimtarėt, tė cilėt nė momentet e fryrjes sė parė nė Sur shohin se si shkatėrrohen toka e qielli, na dėftojnė dy ajetet nė vazhdim tė kėsaj kaptine:



قُلُوبٌ يَوْمَئِذٍ وَاجِفَةٌ. أَبْصَارُهَا خَاشِعَة.

8. Atė ditė zemrat janė tė tronditura

9. e shikimet e tyre janė tė trishtuara (frikėsuara)

Ata qė me ngulm mohuan ringjalljen dhe jetėn pas vdekjes, do ta pėrjetojnė shumė rėndė kėtė tė papritur pėr ta. Zemrat e tyre do tė dridhen nga llahtaria dhe tronditja, kurse shikimet do t’i kenė tė trishtuara, tė poshtėruara e tė pėrbuzura. Cili prej tyre do tė mund tė paramendonte njė pėrfundim tė tillė poshtėrues?! A nuk ishin kėta kriminelė me zemra tė ngurta dhe tė vulosura me kufėr, tė cilėt talleshin me ringjalljen?! Por ja se si i ka regjistruar Allahu xh.sh. fjalėt e tyre ironike e pėrqeshėse, kur thotė:



يَقُولُونَ أَئِنَّا لَمَرْدُودُونَ فِي الْحَافِرَة ِ. أَئِذَا كُنَّا عِظَامًا نَخِرَة .قَالُوا تِلْكَ إِذًا كَرَّةٌ خَاسِرَةٌ .

10. Ata (idhujtarėt) thonė (pyesin nė kėtė botė): A thua vėrtet do tė kthehemi (edhe njė herė) nė kėtė jetė?

11. edhe pasi tė jemi bėrė eshtra tė kalbur?

12. Thanė: (nėse do tė ringjallemi), atėherė ai kthim do tė jetė dėshpėrues pėr ne!

Kjo do tė thotė se pėr ta ishte e paimagjinueshme se trupat e tyre do tė riktheheshin edhe njėherė nė tė njėjtėn formė, nė tė njėjtėn materie, pasi qė eshtrat e tyre tė ishin kalbur nėn dhe e tė ishin bėrė hi e pluhur

Kėto shpoti e tallje tė tyre Allahu xh.sh. i ka regjistruar edhe nė disa ajete tė tjera kuranore si:

“…Thanė: vallė pasi tė bėhemi eshtra e pluhur do tė ringjallemi si krijesė e re” (El Isra’ė, 98)

dhe :

“Ai (njeriu) na solli Neve shembull, e harroi krijimin e vet e tha: kush i ngjall eshtrat duke qenė ata tė kalbur” (Jasin, 78)

Ironia dhe sarkazmi i tyre nuk kishte tė sosur. Ata madje i pėrqeshnin muslimanėt pėr kėto kėrcėnime tė Allahut pėr ringjalljen. Por tė tillėve Allahu i Plotfuqishėm u thotė:

“Thuaj i ringjall Ai qė i krijoi pėr herė tė parė, e Ai ėshtė i Gjithėdijshėm pėr ēdo krijim” (Jasin, 79)

Ai me kėtė ua bėri me dije se llogaritė e tyre i kanė tė gabuara, sepse pėr tė Plotėfuqishmin, i Cili na ka krijuar nga mosqenia, nuk ėshtė vėshtirė tė na ringjallė rishtazi. Ja se ē’pėrgjigje u jep Allahu xh.sh. nė vazhdim tė kėsaj kaptine:



فَإِنَّمَا هِيَ زَجْرَةٌ وَاحِدَةٌ . فَإِذَا هُمْ بِالسَّاهِرَةِ .

13. Po, ajo (ringjallja) nuk do tė jetė tjetėr veēse njė thirrje (britmė e vetme)

14. dhe ja, ata (do tė gjenden) mbi sipėrfaqen e tokės.

Kjo do tė thotė se pėr Allahun qė na krijoi dhe na dhuroi jetėn, nuk paraqet kurrfarė vėshtirėsie qė tė na vdesė tė gjithė dhe tė na ringjallė, sepse pėr Krijuesin e gjithfuqishėm nuk ekzistojnė nocionet: “vėshtirė” apo “lehtė”, veēse urdhri i Tij: “Bėhu!” zbatohet aty pėr aty:

“Kur Ai dėshiron ndonjė send, urdhri i Tij ėshtė vetėm t’i thotė “Bėhu!” dhe ai bėhet menjėherė.” (Jasin, 82)

Do tė thotė ėshtė vetėm njė urdhėr hyjnor: Ringjalluni!, dhe pėr njė moment, tė gjithė njerėzit do tė ringjallen, tė trishtuar, tė frikėsuar nga fakti se po dalin para Krijuesit tė tyre pėr tė dhėnė llogari.

Kurse atyre qė mendonin se eshtrat e tyre tė kalbur nuk do t’u bashkohen kurrė mė e tė ringjallen, vetėm nė ato momente do t’ju kujtohen fjalėt e Allahut:

“E thonė: Tė mjerėt ne! Po kush na ngriti prej ku ishim tė shtrirė nė varre? Pra kjo qenka ajo qė premtoi Zoti dhe vėrtetuan tė dėrguarit” (Jasin, 52)

Vetėm atėherė kėta do tė binden se janė nė humbje tė vėrtetė, por ēdo gjė do tė jetė vonė. Mė nuk ka kthim prapa, edhe pse njė gjė tė tillė pabesimtarėt e dėshirojnė. Ja se si i pėrshkruan Kur’ani kėto dėshira tė tyre: “E kur ndonjėrit prej tyre (pabesimtarėve) i vjen vdekja, ai thotė: O Zoti im, mė kthe (prapė nė jetėn e kėsaj botė) qė tė bėj vepra tė mira e tė kompensoj atė qė lėshova. Kurrsesi, (kthim mbrapa nuk ka)” (El-Mu’minun, 99-100).

Pra, mė nuk ka rast pėr pendim as pėr pėrmirėsim, por do tė ketė vetėm ballafaqim me veprat e tyre tė shėmtuara dhe me dėnimin e dhembshėm qė i pret!

Ringjallja e njerėzve do tė bėhet nė njė tokė tė re, nė njė tokė tė bardhė e tė shndritshme, nė njė tokė tė rrafshtė, e cila quhet tokė e Ahiretit, tokė nė tė cilėn kurrė nuk ėshtė bėrė mėkat e as nuk ėshtė derdhur gjak i shkaktuar nga krimi.

Se para Allahut xh.sh., nė Ditėn e Gjykimit do tė dalim nė njė tokė tjetėr, jep shenjė ajeti kuranor:

“Ditėn kur toka ndryshohet nė tjetėr tokė, e edhe qiejt (nė tjerė qiej), dhe ata (njerėzit) tė gjithė dalin sheshazi para Allahut, Njė, Mbizotėrues” (Ibrahim, 48)

Nė lidhje me kėtė Buhariu dhe Muslimi nė Sahihėt e tyre transmetojnė nga Sehl ibn Sa’di, se i Dėrguari s.a.v.s. ka thėnė: “Njerėzit nė Ditėn e Kiametit do tė ringjallen nė njė tokė tė bardhė, tė shkėlqyer si argjendi, tokė nė tė cilėn nuk ėshtė bėrė mėkat e as ėshtė derdhur gjak…”
valiii Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė