Shiko Postimin Tek
Vjetėr 16-03-07, 08:55   #20
valiii
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 3,777
valiii e ka pezulluar reputacionin
Gabim Komentimi i kaptinės – “En-Naziat”-vazhdim

فَأَخَذَهُ اللَّهُ نَكَالَ الْآخِرَةِ وَالْأُولَى

25. “Atėherė Allahu e rrėmbeu me ndėshkim tė tmerrshėm, pėr kėtė (thėnie) tė fundit dhe pėr atė tė parėn”.

Nė lidhje me kėtė ajet “Fe ehadhehu Allahu nekalel ahireti vel ula” – i cili flet pėr ndėshkimin e faraonit, mufesirėt kanė dhėnė disa mendime. Shumica e tyre, si Ibn Abbasi, Ikreme, Muxhahidi, Taberiu, Sha’biu, Dah-haku, Sujutiu, Kurtubiu e tė tjerė, e shkoqisin kėtė ajet duke e detajizuar nė hollėsi se pėr ēfarė u ndėshkua faraoni, dhe thonė se ndėshkimi me fundosje nė kėtė botė dhe ndėshkimi me zjarr nė Ahiret, ishte pėr shkak tė fjalėve tė tij tė fundit drejtuar magjistarėve dhe popullit: “E u tha: “Unė jam zoti juaj mė i larti” (En-Naziat, 24), dhe pėr fjalėt e tij tė para (tė mėhershme): “E faraoni tha: O ju pari, unė nuk njoh ndonjė zot tjetėr pėr ju pos meje !” (El-Kasas, 38).

Megjithatė, ka shumė nga komentatorėt e Kur’anit si, Katadeja, Hasan el Basriu, Vahidiu, Ibn Kethiri, Ebu Suudi, Nesefiu, Shevkaniu etj, tė cilėt e komentojnė ajetin nė vijė tė pėrgjithshme dhe mendojnė se ndėshkimi kėtu nėnkupton dėnimin nė kėtė botė, me fundosje, dhe dėnimin me djegie nė zjarrin e Xhehennemit nė Ahiret.

Nėse anojmė nga mendimi i tyre, atėherė kuptimi dhe pėrkthimi i kėtij ajeti do tė ishte kėshtu: “Atėherė Allahu e rrėmbeu me ndėshkim tė tmerrshėm (me zjarr) nė Ahiret dhe (me fundosje) nė kėtė botė”

Nė anėn tjetėr, dijetari mė i madh i shekullit XX, Muhammed Mutevel-li Sha’ravi, nė lidhje me kuptimin e kėtij ajeti, jep edhe njė mendim tjetėr dhe thotė: “Faraoni gjatė dialogut me Musain a.s. bėri dy gabime (krime) tė rėnda. Krimi i tij i parė ishte kur e pėrgėnjeshtroi Musain a.s. e me kėtė edhe udhėzimin hyjnor “Fe kedh-dhebe ve asa” - “Por ai e pėrgėnjeshtroi (Musain) dhe e kundėrshtoi (udhėzimin hyjnor)”. Kurse krimi i tij i dytė ishte kur proklamoi se ishte zot! - “Fe kale ene rabbukumul a’ėla” - “E u tha: “Unė jam zoti juaj mė i larti”. Pra krimi i parė ka tė bėjė me tė Dėrguarin e Allahut, kurse krimi i dytė ka tė bėjė me Allahun xh.sh..

Nėse shtrohet pyetja: A thua Allahu ndėshkon mė parė pėr krimin ndaj pėrgėnjeshtrimit tė pejgamberit apo pėr krimin ndaj proklamimit-pretendimit tė faraonit se ėshtė zot, themi se Allahu sė pari ndėshkon pėr krimin e fundit, qė janė fjalėt e faraonit: “E u tha: “Unė jam zoti juaj mė i larti” , sepse kėtu shfaqet kulmi i kufrit, e pastaj pason edhe ndėshkimi pėr krimin e parė–pėrgėnjeshtrimin e Musait: “Fe kedh-dhebe ve asa” - “Por ai e pėrgėnjeshtroi (Musain) dhe e kundėrshtoi (udhėzimin hyjnor).”

Pra, sipas komentimit tė Sha’raviut, pėrkthimi i kėtij ajeti do tė dukej kėshtu: “Atėherė Allahu e rrėmbeu me ndėshkim tė tmerrshėm, pėr kėtė (thėnie) tė fundit (se unė jam zoti juaj mė i larti) dhe pėr atė tė parėn (pėrgėnjeshtrimin e Musait)”

Sha’raviu vazhdon e thotė: “Vėrtet fundi i faraonit ishte tragjik. Ai u ndėshkua nė kėtė botė me fundosje: “…ndėrsa ithtarėt e faraonit (dhe vetė faraonin) i fundosėm, e ju i shihnit (me sytė tuaj)” (El-Bekare, 50), kurse nė Ahiret e pret dėnimi tjetėr qė fillon qysh nė jetėn e Berzahut-varrezave, pėr tė vazhduar me dėnim edhe mė tė tmerrshėm nė zjarrin e Xhehennemit, pėr se jep shenjė edhe ajeti kuranor: “Ata i nėnshtrohen zjarrit mėngjes e mbrėmje (nė jetėn e varrezave), e ditėn e Kiametit (u thuhet engjėjve): ithtarėt e faraonit futni nė ndėshkimin mė tė tmerrshėm”. (Gafir, 46)

Sidoqoftė, qė tė tri mendimet kanė bazė tė fortė dhe secili prej tyre mund tė merret si i saktė, kurse madhėshtia e kėtyre fjalėve kuranore qėndron nė faktin se nga tė gjitha kėto mendime asnjėri nuk vjen nė kundėrshtim me tjetrin, por vetėmsa plotėsojnė njėri-tjetrin. Megjithatė, Allahu i Plotfuqishėm di mė sė miri pėr saktėsinė e tyre.



إِنَّ فِي ذَلِكَ لَعِبْرَةً لِمَنْ يَخْشَى

26. “Vėrtet nė kėtė (ndėshkim) ka mėsim pėr atė qė frikėsohet.”

Nė kėtė ajet, Allahu xh.sh. ka pėr qėllim parinė e Mekės, tė cilėve edhe u dedikohet nė radhė tė parė ky rrėfim, qė ata tė mos e pėrsėritnin veprimin e faraonit, por t’iu bindeshin urdhrave tė Allahut dhe tė pasonin udhėzimin e mėsimeve tė Kuranit, me tė cilat u kishte ardhur njeriu mė besnik nga mesi i tyre - Muhammedi a.s.. Ky ishte njė parajmėrim se fundi tragjik i ngjashėm me atė tė faraonit dhe tė ithtarėve tė tij, do t’i priste edhe ata, nėse nuk do tė pėrudheshin nė rrugėn e drejtė. Edhe pse mėsimi nga pėsimi i faraonit ishte vėrtet njė shembull se si nuk do tė duhej tė vepronin, megjithatė shumica e parisė mekase, njėsoj tė verbuar nga lakmia e sundimit, e pozitės dhe e pasurisė, as qė donin t’ia dinin pėr Islamin.

* * *

Ngjarja e Musait a.s. dhe dialogu i tij me faraonin, ishte shtytje dhe nxitje qė Muhammedi a.s. tė mos ligėshtohej gjatė misionit tė tij, andaj pas mėsimit tė kėtyre ngjarjeve nga rrėfimet kuranore, ai u bė edhe mė i fortė, dhe mė i gatshėm qė misionin e tij fisnik ta vazhdonte deri nė fund, i paepur dhe i pluhatshėm.

Kėtu qėndron madhėshtia e qėllimit tė kėtyre ajeteve, tė cilat nė tė njėjtėn kohė shėrbejnė si kėrcėnim i hapur, pėr fundin tragjik tė pabesimtarėve, fund ky, tė cilin herėt a vonė do ta presė ēdo mohues tė rrugės sė drejtė.
valiii Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė