Shiko Postimin Tek
Vjetėr 16-03-07, 08:57   #21
valiii
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 3,777
valiii e ka pezulluar reputacionin
Gabim Komentimi i kaptinės – “En-Naziat”-vazhdim

أَأَنْتُمْ أَشَدُّ خَلْقًا أَمْ السَّمَاءُ بَنَاهَا. رَفَعَ سَمْكَهَا فَسَوَّاهَا. وَأَغْطَشَ لَيْلَهَا وَأَخْرَجَ ضُحَاهَا. وَالْأَرْضَ بَعْدَ ذَلِكَ دَحَاهَا. أَخْرَجَ مِنْهَا مَاءَهَا وَمَرْعَاهَا. وَالْجِبَالَ أَرْسَاهَا. مَتَاعًا لَكُمْ وَلِأَنْعَامِكُمْ



27. A mė i vėshtirė ėshtė krijimi juaj apo ai i qiellit, (tė cilin) Ai e ndėrtoi?

28. E ngriti kupėn e tij dhe e pėrsosi atė.

29. Natėn e tij e errėsoi, kurse ditėn e ndriēoi.

30. E tokėn pastaj e shtriu.

31. Nga ajo (toka) nxori ujėt dhe kullotat e saj.

32. Kurse kodrat i nguliti.

33. Furnizim (kėnaqėsi) pėr ju dhe pėr bagėtinė tuaj.



(En-Naziat, 27-33)



Fundi tragjik i faraonit do tė duhej tė ishte njė mėsim dhe pėrvojė e mirė pėr tė gjithė ata qė mohojnė Zotin dhe jetėn pas vdekjes-Ringjalljen. Sa keq pėr ata qė e mashtruan vetveten, tė cytur nga shejtani, se kjo jetė e kėsaj bote ėshtė e tėra, dhe se me tė, ēdo gjė merr fund. Por, megjithatė, Allahu i Gjithėmėshirshėm qė Veten e ka cilėsuar me emrat e mėshirės “Rrahman” dhe “Rrahim”, dėshiron qė kėtyre mohuesve tė Madhėrisė sė Tij, t’u japė edhe njė rast tjetėr pėr pėrmirėsim, po tash duke sjellė argumente qė vėshtirė se mund t’i mohonte dikush, qoftė ai edhe mohuesi mė i madh:



أَأَنْتُمْ أَشَدُّ خَلْقًا أَمْ السَّمَاءُ بَنَاهَا
27. A mė i vėshtirė ėshtė krijimi juaj apo ai i qiellit, (tė cilin) Ai e ndėrtoi?

Ai me kėtė ajet i vė nė sprovė njerėzit qė tė mendohen mirė dhe tė vėnė nė funksion logjikėn: A mė i vėshtirė ėshtė krijimi i tyre apo i qiellit dhe i kėsaj gjithėsie?! Nė kėtė rast, ēdo pėrgjigje tjetėr pos asaj qė krijimi i qiellit ėshtė mė i rėndė e mė i vėshtirė se i njeriut, ėshtė pa vend. Andaj ėshtė pėr t’u ēuditur me njė kategori njerėzish sesi marrin guxim tė mohojnė kėto argumente kaq bindėse pėr ekzistimin e Allahut dhe pėr Ringjalljen pas vdekjes.

A nuk thotė Allahu xh.sh. nė Kur’an: “S’ka dyshim qė krijimi i qiejve dhe i tokės ėshtė mė i madh (mė i vėshtirė) se krijimi i njerėzve, por shumica e njerėzve nuk e dinė”. (Gafir, 57)

Edhe pse mė herėt kemi cekur se kur ėshtė fjala pėr Allahun xh.sh., nuk ekzistojnė nocionet “lehtė” a “vėshtirė”, megjithatė pyetja vjen nė kėtė formė, qė neve njė gjė e tillė tė na pėrfytyrohet nė vizionin sa mė real.

S’ka dyshim se krijimi i qiellit ėshtė njė mrekulli nė vete. Ėshtė vepėr e pėrsosur dhe e pėrkryer e Krijuesit, vepėr e Allahut , i cili Veten e cilėsoi si : “Allahu ėshtė dritė e qiejve dhe e tokės…” (En-Nur, 35) .

Shkenca botėrore nė kėtė shekull nė tė cilin tashmė kemi shkelur, ka shkuar larg nė fushėn e astronomisė dhe tė zbulimit tė shumė trupave qiellorė. Dijetarėt mė eminentė botėrorė, mbesin tė mahnitur pėr ēdo ditė e mė shumė nga bukuria magjepsėse e qiellit-gjithėsisė, sepse nė kėtė hapėsirė kozmike, ēdo trup qiellor e ka orbitėn e vet tė pėrcaktuar : “Dhe secili (planet-trup qiellor) noton nėpėr orbitėn e tij” (Jasin, 40).



رَفَعَ سَمْكَهَا فَسَوَّاهَا
28. E ngriti kupėn e tij dhe e pėrsosi atė.

Allahu i Plotfuqishėm, qiellin e ndėrtoi nė formė tė pėrkryer, ngriti kupėn e tij dhe atė e zbukuroi me yje dhe planete: “Vėrtet, Ne e kemi stolisur qiellin mė tė afėrt (tė dynjasė) me bukurinė e yjeve”, (Es-Safat, 6)

Nė kėtė qiell dhe nė kėtė hapėsirė tė pafund pėr pėrfytyrimet dhe imagjinatėn tonė njerėzore, nuk la ndonjė zbrazėtirė, por pėrsosi ēdo gjė:

“A nuk shikojnė qiellin mbi ta sesi e kemi ndėrtuar dhe zbukuruar, nė tė nuk ka ndonjė zbrazėti” (Kaf, 6),

pastaj ajeti tjetėr:

“Ne, nė qiell kemi krijuar galaktika dhe atė e kemi zbukuruar pėr shikuesit” (El Hixhr, 16)

Por, edhe megjithė kėtė fakt, ende ka njerėz qė nuk besojnė se tėrė kjo gjithėsi ka Krijuesin e saj !!!

Janė kėto ajete vijimėsi qė nė radhė tė parė u drejtoheshin parisė mekase, meqė ende nuk po bindeshin se ekziston Allahu, i vetmi Zot, Krijues i ēdo gjėje, qė nė ajetet mė pėrpara na tregoi pėr ndėshkimin e tmerrshėm tė faraonit, vetėm pėr shkak tė kryeneēėsisė sė tij nė mosbesim.

Paria mekase ende po vazhdonte tė njėjtin qėndrim mosmirėnjohės dhe mohues, pavarėsisht nga tė gjitha kėto argumente, me tė cilat ishin nė kontakt tė pėrditshėm - e shihnin qiellin, bukurinė e tij, dhe pėr ēdo ditė shihnin argumentet e Krijuesit:



وَأَغْطَشَ لَيْلَهَا وَأَخْرَجَ ضُحَاهَا
29. Natėn e tij e errėsoi, kurse ditėn e ndriēoi.

S’ka dyshim se dita dhe nata janė prej shenjave tė Allahut. Bėri qė nata tė jetė e errėt. E bėri atė pushim, ēlodhje e qetėsim, kurse ditėn e ndriēoi me dritėn e diellit, pėr gjallėrim dhe pėr tė fituar. Dhe kėtu qėndron urtėsia e Allahut. Ai nuk e la kėtė tokė gjithmonė errėsirė, po as gjithmonė dritė. Zgjodhi atė qė do t’i pėrshtatej krijesės sė cilės do t’ia besonte mėkėmbėsinė nė tokė-njeriut, po edhe gjallesave tė tjera.

Por megjithatė pabesimtarėt ecin mbi kėtė tokė me mendjemadhėsi, mbi kėtė tokė pėr tė cilėn Allahu nė vazhdim thotė:



وَالْأَرْضَ بَعْدَ ذَلِكَ دَحَاهَا
30. E tokėn pastaj e shtriu.

Nėse vetėm pak ndalemi dhe mendojmė kuptimet shumėdimensionale tė kėtij ajeti, vėrtet do tė mbesim tė mahnitur e tė impresionuar.

Pėr njerėzit nė kohėn e zbritjes sė Kur’anit, ky ajet nuk kishte ndonjė peshė tė veēantė shkencore, por sot, ky ajet dėshmon pėr mrekulli tė madhe nė shprehjet hyjnore. Ky ajet tregon saktėsisht pėr formėn eliptike tė tokės. Mė kot u munduan pseudoshkencėtarėt dhe armiqtė e Islamit ta akuzonin kėtė fe se ishte kundėr shkencės, se kjo fe ėshtė fe mitologjike, se pjesėtarėt e saj besojnė se Toka ėshtė njė pllakė e rrafshtė dhe se atė e mbajnė mbi shpinė gjallesa tė ndryshme gjigante, etj… Por jo. Islami, qė ėshtė e vetmja fe qė e pėrcolli njerėzimin gjatė tėrė shtegtimit tė tij nė kėtė botė, nuk ėshtė fe mitologjike, nuk ėshtė fe qė parimet themelore i mbėshtet nė legjenda a rrėfime tė tilla fantastike, por ėshtė fe realiste, vizionare, sepse mu ky ajet, sikur edhe shumė e shumė tė tjera qė gjenden nė Kur’an, vėrteton se shkenca moderne e bashkėkohore, vetėm mund t’i provojė tė vėrtetat kuranore.

Ajeti: “E pastaj tokėn e sheshoi”, qartė tė jep tė kuptosh se, po tė mos ishte Toka nė formė eliptike, do tė ishte e pamundur ta shihje atė gjithnjė tė shtrirė para vetes. Por, ja qė pabesimtarėt as atėherė e as tash, nuk dėshirojnė tė binden me tė vėrtetat e kėsaj feje. Dhe kėtė tokė e bėri tė pėrshtatshme pėr jetėn e njerzve. E zbukuroi me florėn dhe faunėn, me lumenj dhe me bukuri tė tjera tė rralla:





أَخْرَجَ مِنْهَا مَاءَهَا وَمَرْعَاهَا
31. Nga ajo(toka) nxori ujėt dhe kullotat e saj.

Meqenėse jeta njerėzore nė bazė tė shkaqeve tė krijuara paraprakisht nga Allahu, varet nga tė mirat natyrore tė kėsaj toke, prej elementeve tė sė cilės edhe u krijuam, Allahu xh.sh. na bėri me dije se prej kėsaj toke bėri qė tė gufojnė e tė rrjedhin lumenj tė tėrė, ujėt e tė cilėve ujit tokėn, e bėn atė tė plleshme pėr jetesė, po edhe pėr kullosa, nė tė cilat kullosin kafshėt, tė cilat poashtu janė krijuar pėr t’i shėrbyer njeriut dhe pėr tė mirėn e tij.



وَالْجِبَالَ أَرْسَاهَا
32. Kurse kodrat i nguliti.

Por qė kjo tokė tė jetė stabile, i Plotfuqishmi e pėrforcoi atė me kodrat, qė i bėri sikur shtylla, e nė tė njėjtėn kohė edhe si burim i stabilitetit tė kores sė tokės nga dridhjet e ndryshme tė mundshme. Nė lidhje me kodrat kemi folur mė gjerėsisht nė kaptinėn “En-Nebe’ė”, andaj nuk e shoh tė arsyeshme tė pėrsėrisim thėniet e mėparshme, por do tė kishim theksuar vetėm njė tė dhėnė, se sot gjeologjia botėrore, mbetet pa tekst kur sheh pėrshkrimin aq tė pėrpiktė tė konstruktit tė kodrave nė Kur’anin fisnik.



مَتَاعًا لَكُمْ وَلِأَنْعَامِكُمْ
33. Furnizim (kėnaqėsi) pėr ju dhe pėr bagėtinė tuaj.

Dhe, qė tė gjitha kėto mirėsi, Allahu xh.sh. i bėri pėr njerėzit dhe pėr kafshėt, nga tė cilat njeriu merr prodhime tė shumta, dhe jetėn e tij e ka tė ndėrlidhur me tė mirat qė vijnė nga ato. Megjithatė, njeriu ende ėshtė mosmirėnjohės ndaj tė gjitha kėtyre tė mirave. Madje shpeshherė e ngatėrron vetveten nė labirinte qė nuk kanė rrugėdalje, duke u mburrur kot se kėto tė mira janė vetėm fryt i punės sė tij, dhe se ai vetė ėshtė “zot” i fatit dhe i jetės sė vet !!!…etj.

Mjerisht, tė gjitha kėto janė iluzione boshe qė do tė treten shumė shpejt, sikur qė treten flluskat e shkumės para njė rrebeshi a stuhie kur tė vijė dita e tmerrshme e Kiametit, llahtaria e sė cilės ėshtė vėshtirė tė imagjinohet. Vetėm atėherė njeriu do ta shohė dhe do ta kuptojė realitetin e dobėsisė dhe pafuqisė sė tij pėr tė ndėrruar diēka…
valiii Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė