Shiko Postimin Tek
Vjetėr 17-03-07, 16:59   #24
valiii
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 3,777
valiii e ka pezulluar reputacionin
Gabim Komentimi i kaptinės “Ed-Duha”

Komentimi i kaptinės “Ed-Duha”


1. Pasha paraditėn!

2. dhe natėn qė shtrin errėsirėn!

3. Zoti yt as nuk tė ka lėnė, e as nuk tė ka pėrbuzur.

4. Dhe (dije) se jeta e ardhshme ėshtė shumė mė e mirė pėr ty se e para.

5. e Zoti yt do tė tė japė ty, e ti do tė kėnaqesh.

6. A nuk tė gjeti jetim, e tė dhuroi strehim (kujdesje).

7. tė gjeti tė paudhėzuar, e tė udhėzoi.

8. tė gjeti tė varfėr, e tė begatoi (pasuroi).

9. Pra, mos e pėrēmo (poshtėro) jetimin!

10. as lypėsin mos e pėrzėr!

11. e pėr tė mirat qė t’i dha Zoti yt, trego!



Kaptina “Ed-Duha” ėshtė kaptinė mekase, e zbritur pas kaptinės “El-Fexhr”. Ka gjithsej 11 ajete.

Kaptinėn tė tėrėn e pėrshkon njė frymė ledhatuese, e mėshirėshme, e afėrt dhe e ngrohtė ndaj Pejgamberit a.s.. Ėshtė njė zgjatje e dorės sė mėshirės e cila qetėson dhembjen dhe dėshpėrimin. Ėshtė njė prehje dhe shpresė qė qetėson shpirtin e trazuar tė Pejgamberit a.s.[1]



Emėrtimi i kėsaj kaptine

Kjo kaptinė e ka marrė emrin nga ajeti hyrės i saj: “Ved-Duha - Pasha paraditėn!”, nė tė cilin Allahu xh.sh. betohet, sepse kjo ėshtė ndėr kohėt mė tė rėndėsishme pėr jetėn dhe gjallėrinė e njeriut.



Lidhmėria e kėsaj kaptine me atė paraprake “El-Lejl”
Kaptina “El-Lejl” pėrfundoi me premtimin e Allahut se nė Ahiret do tė derdhte begatitė e Tij mbi tė devotshmit, ndėrsa nė kaptinėn “Ed-Duha”, ky premtim pėrsėritet rishtazi, tash pėr vetė Pejgamberin a.s.: “Ve lesevfe ju’tike rabbuke feterda” – “E Zoti yt do tė tė japė ty, e ti do tė kėnaqesh”

Pastaj nė kaptinėn “El-Lejl” ajeti 13 ku Allahu xh.sh. thotė: “Ve inne lena el ahiretu vel ula”- “Dhe vetėm Jona ėshtė bota tjetėr si dhe kjo” ėshtė njė ngjashmėri me ajetin 4 tė kaptinės “Ed-Duha”: “Ve lel ahiretu hajrun leke minel ula”- “Dhe (dije) se jeta e ardhshme ėshtė shumė mė e mirė pėr ty se e para”.



Shkaku i zbritjes sė kėsaj kaptine

Nė lidhje me shkakun e zbritjes sė kėsaj kaptine, kemi disa transmetime autentike, por kėtu do t’i paraqesim vetėm ato mė kryesoret:

1. Transmetohet nga Seid bin Mensuri dhe El-Ferjaniu nga Xhundubi: Xhibrili disa ditė nuk i erdhi me shpallje Muhammedit a.s., gjė qė i shtyri idhujtarėt mekas ta tallnin me fjalėt se Zoti i tij e kishte harruar, e kishte lėnė dhe e kishte pėrbuzur.[2]

2. Transmetojnė Buhariu e Muslimi dhe tė tjerėt nga Xhundubi, se Muhammedi a.s. u ankua nga shėndeti pėr dy-tri ditė dhe nuk mundi tė ngrihej natėn tė falte namaz. Kjo e shtyri Umi Xhemilin, gruan e Ebu Lehebit qė t’i thoshte me ironi: “O Muhamed! Kam shpresė se tė la shejtani yt se po shoh qė s’po tė vjen-s’po tė afrohet ka disa ditė…” Prandaj Allahu zbriti kėtė kaptinė. [3]

3. Transmeton Ibn Xherir et Taberiu nga Abdullah bin Shedadi: Hatixheja r.a. iu drejtua tė Dėrguarit tė Allahut me fjalėt: “Ka disa ditė qė Zoti yt sikur tė ka lėnė pas dore…”, prandaj zbriti kjo sure si pėrgjigje. Kėto fjalė tė pėrcjella nga Hatixheja r.a. janė tė kategorisė “mursel”. Transmetuesit e kėtij Isnadi janė tė besueshėm.

Hafidh ibn Haxheri thotė: “Siē duket edhe Umi Xhemil edhe Hatixheja ia kishin thėnė Resulullahut pėrafėrsisht tė njėjtat fjalė, por Umi Xhemil i kishte thėnė ato si nėnēmim e pėrbuzje, kurse Hatixheja r.a. nga dhemshuria, tek shihte tė Dėrguarin a.s. qė vuante, pėr shkak se Shpallja i qe vonuar pėr disa ditė”.[4]

Nė lidhje me shkakun e shpalljes sė kėsaj sureje ekzistojnė edhe disa transmetime tė tjera, tė cilat do t’i pėrmendim me rastin e komentimit tė ajeteve tė saj.



Koment:



وَالضُّحَى. وَاللَّيْلِ إِذَا سَجَى. مَا وَدَّعَكَ رَبُّكَ وَمَا قَلَى
1. Pasha paraditėn!

2. dhe natėn qė shtrin errėsirėn!

3. Zoti yt as nuk tė ka lėnė, e as nuk tė ka pėrbuzur.

Allahu xh.sh. betohet nė paraditėn -“Duhanė”, koha qė simbolizon pjesėn e parė tė ditės, pasi qė dielli dukshėm tė jetė ngritur nė qiell. Qėllimi kėtu mund tė jetė pėr ditėn, sepse nė ajetin qė pason, Allahu xh.sh. betohet edhe nė natėn, qė ėshtė pjesė e kohės kur njeriu pushon me tė gjitha gjymtyrėt e tij, pėr tė marrė forca dhe energji tė mjaftueshme qė prapė tė nesėrmen nė mėngjes tė gjallėrojė, tė punojė, tė fitojė dhe tė falėnderojė Krijuesin e tij, pėr tė gjitha mirėsitė qė i ka dhuruar.

Nė Sheriatin islam, nga tradita e Pejgamberit a.s. ekziston falja e njė namazi qė ėshtė synet, e qė quhet “Namazi i Duhasė”, tė cilin Pejgamberi a.s. nuk e ka lėnė kurrė pa e falur, ashtu siē nuk linte pa falur as namazin e natės “Salatul-Lejli” (Salatu-t- Tehexh-xhud)”. Namazin e “Duhasė” Pejgamberi a.s. e falte pasi kalonte njė kohė e konsiderueshme prej lindjes sė diellit.

Pastaj, nė vazhdim vjen ajeti i tretė nė tė cilin hidhen poshtė fuqishėm talljet e idhujtarėve se kinse Zoti e kishte braktisur Muhammedin a.s.. Jo, kurrsesi, por dije, o Muhammed, se Zoti yt nuk tė lė kurrė, nuk ėshtė hidhėruar nė ty dhe as nuk tė ka pėrbuzur, madje Allahu xh.sh. e vė nė dijeni tė Dėrguarin e Vet se ėshtė dhe do tė jetė nė mbrojtje tė tij sikur ēdo herė qė ishte nė mbrojtje tė tė dėrguarve tė tjerė. Ai tė ka nė mbikėqyrje tė vazhdueshme pėr tė tė mbrojtur nga ēdo rrezik. E si tė tė mos mbrojė kur Ai ty ta besoi transmetimin e Mesazhit tė Vet tė fundit hyjnor drejtuar njerėzimit!

Ėshtė fakt se Allahu xh.sh. i pati pėrherė nė mbikėqyrje tė dėrguarit e Vet, si p.sh. Musanė a.s. kur nė shenjė tė tij thotė: “E nga ana Ime mbolla (nė zemra tė njerėzve) dashuri ndaj teje, e qė tė edukoheshe nėn mbikėqyrjen Time” (Ta-Ha, 39).

Pastaj i drejtohet edhe Muhammedit a.s. “Ti bėj durim pėr vendimin e Zotit tėnd, se ti je nėn mbikėqyrjen Tonė dhe, kur tė ngrihesh, madhėroje me falėnderim Zotin tėnd!” (Et-Tur, 48) [5]



وَلَلآخِرَةُ خَيْرٌ لَكَ مِنْ الأُولَى
4. Dhe (dije) se jeta e ardhshme ėshtė shumė mė e mirė pėr ty se e para.

Me kėtė ajet, Muhammedit a.s. i bėhet e ditur se jetė e vėrtetė ėshtė vetėm jeta e Ahiretit dhe se kjo botė kalimtare ėshtė shumė e shkurtėr. Kjo botė do tė shkatėrrohet, meqenėse ėshtė vetėm njė vendsprovim pėr njeriun. Nė lidhje me kėtė flasin shumė ajete kuranore, si:

“Kjo jetė e kėsaj bote nuk ėshtė tjetėr veēse dėfrim e lojė, e jetė e vėrtetė, pa dyshim ėshtė ajo e botės sė ardhshme (Ahireti), sikur ta dinin”. (El-Ankebut, 64) ,

pastaj:

”Ju njerėz, dijeni se jeta e kėsaj botė nuk ėshtė tjetėr veēse njė lojė, kalim kohe nė argėtim, stoli, mburrje mes jush dhe pėrpjekje pėr shtimin e pasurisė dhe tė fėmijėve…… pra, jeta e kėsaj bote nuk ėshtė tjetėr veēse pėrjetim mashtrues”. (El-Hadid, 20)

Transmetojnė imam Ahmedi, Tirmidhiu dhe Ibni Maxhe nga Abdullah ibn Mes’udi tė ketė thėnė: “Njė ditė Resulullahu s.a.v.s ishte shtrirė pėr tė fjetur mbi njė hasėr, dhe shihej qartė se hasra kishte lėnė gjurmė nė trupin e tij. Kur u zgjua, fillova t’ia fėrkoja krahun e tij e i thashė: O i Dėrguar i Allahut, pse nuk na lejove tė paktėn tė tė kishim shtruar diēka tė butė mbi hasėr? E ai m’u pėrgjigj:”Ēfarė kam unė me kėtė botė, shembulli im dhe shembulli i kėsaj bote ėshtė sikur njė udhėtar, i cili ėshtė ndalur tė pushojė nėn hijen e njė peme, pastaj ngrihet dhe vazhdon udhėn e tij”.[6]

Gjithashtu ky ajet jep shenjė tė qartė se gjėrat qė do tė pasonin, pėr Muhammedin a.s., do tė ishin mė tė mira se ato tė kaluarat, do tė thotė, do tė vinin ditė mė tė mira pėr tė gjithė muslimanėt. Ata, nė njė tė ardhme tė afėrt do tė bėheshin njė bashkėsi e fuqishme nė Medinė, dhe pas 8 vjetėsh do tė hynin triumfalisht nė Mekė, pa ndonjė rezistencė, me se do tė vendoseshin drejtėsia dhe pushteti i Allahut fillimisht nė Hixhaz, e pastaj nė tėrė Gadishullin Arabik, njėherė e pėrgjithmonė. Madje pėr njė kohė shumė tė shkurtėr, muslimanėt do tė kishin nė zotėrim mbi gjysmėn e botės, ku njerėzit nuk do tė ishin mė robėr tė njerėzve dhe as tė besėtytnive tė kota, por njerėz tė cilėt me plot dinjitet do tė pėrkuleshin vetėm para Krijuesit tė tyre tė vėrtetė-Allahut xh.sh..

Dijetari bashkėkohor M.M. Sha’raviu, nė lidhje me kėtė ajet thotė se kėtu ėshtė fjala pėr Vahjin, do tė thotė ajetet qė do tė pasonin mė tutje, do ta qetėsonin Muhammedin a.s. dhe do t’i jepnin kurajo e guxim qė tė bėhej i pathyeshėm nė misionin e tij, shumė mė tepėr se ajetet qė i kishin zbritur deri atėherė.[7]

Nė lidhje me kėtė ajet kemi edhe shkakun e zbritjes, pėrse Taberaniu nė “El Evsat” transmeton nga Ibni Abbasi tė ketė thėnė: Ka thėnė i Dėrguari i Allahut s.a.v.s.: “M’u paraqit gjendja e Ymetit tim pas meje dhe vendet qė ata do t’i ēlirojnė (nga kufri), dhe u kėnaqa…” prandaj edhe zbriti ky ajet, i cili i bėn me dije se ajo qė po vinte, ishte mė e shndritshme se ajo qė kishte kaluar



وَلَسَوْفَ يُعْطِيكَ رَبُّكَ فَتَرْضَى
5. E Zoti yt do tė tė japė ty, e ti do tė kėnaqesh.

Mirėsitė e Allahut ndaj Muhammedit a.s. ishin tė panumėrta, e zgjodhi atė pėr Pejgamber dhe e gradoi me gradėn mė tė lartė “Vulė e Pejgamberisė”. I dhuroi atij Librin mė tė madh-Kur’anin famėlartė, udhėzim i qartė dhe dritė, e cila do t’i ndriēojė udhėt e njerėzimit.

Mirėsia mė e madhe e dhuruar nga Allahu xh.sh. nė kėtė botė, ėshtė shpallja e fesė islame, e cila pėr njė kohė tė shkurtėr do tė pushtonte zemrat e njerėzve anekėnd botės, jo me forcėn e shpatės, por me forcėn e argumentit e tė bindjes shpirtėrore. Kurse, mirėsitė ndaj Muhammedit a.s. nė Ahiret do tė jenė: Shefati (ndėrmjetėsimi), kroi i Kevtherit, pozita e tij e lartė nė krahasim me tė dėrguarit e tjerė (Mekami mahmud), etj. Prandaj, tė gjitha kėto mirėsi tė panumėrta ndaj Muhammedit a.s. ishin argumente tė pakontestueshme qė tė demantonin shpifjet e idhujtarėve se Zoti i tij e kishte lėnė, braktisur apo ishte i hidhėruar ndaj tij. Jo, pėrkundrazi, kjo sure dhe kėto ajete ishin njė fuqizim shpirtėror dhe fizik pėr tė, qė ai tė mos humbte kurrė shpresėn nė mėshirėn e Allahut xh.sh..

Edhe me kėtė ajet ndėrlidhet njė shkak i zbritjes, i ngjashėm me atė tė mėparshmin, tė cilin e transmetojnė Hakimi, Bejhekiu nė “Ed-Delail”, si dhe Taberaniu e tė tjerėt nga Ibni Abbasi, i cili ka thėnė: “Iu paraqit (ekspozua) tė Dėrguarit tė Allahut se cilat vende do tė ishin nė duart e muslimanėve, fshat mė fshat dhe iu kėnaq zemra”, prandaj edhe zbriti ky ajet: “E Zoti yt do tė tė japė ty, e ti do tė kėnaqesh”.

Ibni Abbasi, nė lidhje me kėtė ajet, thotė: “Allahu i ka premtuar Muhammedit a.s. shumė mirėsi nė Ahiret, por padyshim ajo qė synohet nė kėtė ajet dhe qė do ta bėjė tė kėnaqur e tė lumtur Pejgamberin a.s., ėshtė Shefati (ndėrmjetėsimi). Transmetohet nė Sahihun e Muslimit nga Abdullah ibn Amr ibn Asi, se i Dėrguari a.s. i lexoi fjalėt e Allahut nė lidhje me Ibrahimin a.s. kur ai i qe drejtuar Atij:

“Zoti im! Ata vėrtet i shmangin (nga rruga e drejtė) shumė njerėz. E kush mė respekton mua, ai ėshtė imi (nė fe), e kush mė kundėrshton mua, atėherė Ti je qė fal dhe qė mėshiron” (Ibrahim, 36)

dhe fjalėt e Isait a.s.:

“Nėse i dėnon ata, nė tė vėrtetė ata janė robėr tė Tu, e nėse ua fal atyre, Ti je i Gjithėfuqishmi, i Urti” . (El- Maide, 118),

pastaj i ngriti duart dhe u lut: “O Zot, ma fal dhe ma shpėto Ymetin tim”, dhe filloi tė qante. Atėherė Allahu xh. sh. urdhėroi Xhibrilin tė shkonte e ta pyeste Muhammedin a.s. pėrse po qante, dhe thuaj atij: “Ne do tė tė kėnaqim ty me Ymetin tėnd dhe nuk do tė tė dėshpėrojmė”.[8]

Pastaj, ėshtė edhe njė transmetim tjetėr sipas tė cilit Muhammedi a.s. ka thėnė: “Ēdo pejgamber e ka pasur nga njė lutje tė cilėn Allahu ia ka pranuar, dhe ēdo pejgamber para meje ėshtė ngutur nė lutjen e tij (nė kėtė botė), kurse Lutja ime ishte qė tė jem ndėrmjetės (shpėtues) pėr Ymetin tim nė ditėn e Kiametit”.[9]

Ndėrsa nė “Tefsirul Xhelalejn” ėshtė shėnuar edhe njė hadith i ngjashėm me kėtė qė e transmeton Hatibi, se Pejgamberi a.s., pasi i pati zbritur ky ajet, ka thėnė: “Nuk do tė jem i kėnaqur pėrderisa edhe njė pjesėtar i vetėm i Ymetit tim tė jetė nė zjarr”.[10]
valiii Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė