Shiko Postimin Tek
Vjetėr 21-03-07, 00:12   #29
valiii
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 3,777
valiii e ka pezulluar reputacionin
Gabim Komentimi i kaptinės – “El-Maun”-vazhdim

وَلَا يَحُضُّ عَلَى طَعَامِ الْمِسْكِين

3. dhe nuk nxit (tė tjerėt) pėr ta ushqyer tė varfrin.

Ajeti i tretė i kėsaj kaptine fillon me fjalėt pėr trajtimin e keq edhe tė tė mjerit-tė ngratit nga ana e idhujtarėve.

Me termin “miskin” nė gjuhėn arabe nėnkuptohet njeriu i cili nuk posedon as mė tė voglėn gjė, madje konsiderohet njė gradė mė i ulėt se “fekiri”-“i varfri”.

Porosia kuranore nė kėtė ajet ėshtė nxitja pėr t’i dalė nė ndihmė atij qė nuk ka, atij qė ka nevojė pėr ta ngjallur shpirtin me njė kafshatė buke, sepse ai qė refuzon tė bėjė njė gjė tė tillė, ai vėrtet sė pari nuk ka iman mė zemėr. I tilli ėshtė mohues, nė kėtė rast jo vetėm i Zotit, por mohues dhe mosmirėnjohės ndaj tė mirave tė shumta qė Allahu ia dha nė posedim atij.

Mu duke u nisur nga kėto parime tė larta e fisnike Allahu xh.sh. e porosit dhe e urdhėron tė Dėrguarin e Tij: “As lypėsin mos e pėrzėr!”, (Ed-Duha, 10), sepse kujdesi ndaj tė varfėrve simbolizon tėrėsinė e moralit njerėzor, moral me tė cilin Allahu xh.sh. e pajisi Muhammedin a.s., qė tė ishte shembull dhe ideal pėr mbarė njerėzimin.

Pasuria qė posedon njeriu nė kėtė botė, ėshtė thjesht njė mundėsi qė Allahu ia ka dhėnė atij dhe njė amanet afatshkurtėr. Madje i Lartmadhėrishmi e ka mėsuar njeriun-besimtarin se si dhe ku duhet ta shpenzojė kėtė pasuri. A nuk thotė Allahu xh.sh. “Dhe jepnu (atyre qė kanė nevojė) nga pasuria qė ju ka dhėnė Allahu juve” (En-Nur, 33).

Mu pėr kėtė arsye Allahu xh.sh. e ka bėrė obligim zekatin, i cili ėshtė detyrim bazė nė Islam, madje edhe prej vetė kushteve tė Islamit, sepse nga pėrqindja e zekatit, pėrfitojnė tė gjithė; tė varfrit, tė mjerėt, udhėtarėt, tė zėnėt rob, dhe shteti islam pėr tė mirėn e pėrgjithshme.

Ja se si i pėrshkruan Allahu xh.sh. besimtarėt e devotshėm me fjalėt: “Tė cilėt janė tė rregullt nė faljen e namazit tė tyre, dhe ata qė nga pasuria e vet kanė ndarė njė pjesė tė caktuar pėr lypėsin dhe pėr nevojtarin qė nuk lyp” (El-Mearixh, 23-25)

Besimtari i vėrtetė duhet tė dijė tė ēmojė vlerėn e dhuntive tė Allahut, dhe ta falėnderojė Atė pa ndėrprerė, sepse nėse jemi mirėnjohės, Allahu edhe mė do tė na i shtojė tė mirat e Tij. A nuk thotė i Lartmadhėrishmi: “Nėse jeni falėnderues, do t’jua shtoj edhe mė tė mirat” (Ibrahim; 7) Por, qė tė arrihet nė kėtė shkallė tė devotshmėrisė, na mėson mė sė miri ky ajet kuranor: “Kurrė nuk do ta arrini sinqeritetin e plotė me besim (as kėnaqėsinė e lumtur nė Xhennet), derisa tė mos jepni mė tė dashurėn e pasurisė suaj”. (Ali Imran, 92)

Pėrkundrazi, nėse ne bėhemi dorėshtrėnguar, tė ashpėr dhe dėbojmė ēdo nevojtar, qė vėrtet e ka gjendjen tė vėshtirė, atėherė kemi merituar ndėshkimin e Allahut nė botėn tjetėr.

Ja se ēfarė dėnimi i pret njerėzit e tillė nė Ahiret, do tė thotė ata qė nuk ushqejnė tė varfrit:

“(U thuhet kujdestarėve tė Xhehennemit): Kapeni atė, vėrini prangat!, pastaj atė futeni nė Xhehennem, mandej lidheni me njė zinxhir tė gjatė shtatėdhjetė kutė, sepse ai nuk ishte prej atyre qė besuan Allahun e Madhėruar, dhe nuk nxiste pėr t’i ushqyer tė varfrit”. (El Hakkah, 30-34)



فَوَيْلٌ لِلْمُصَلِّين َ(4) الَّذِينَ هُمْ عَنْ صَلَاتِهِمْ سَاهُونَ (5) الَّذِينَ هُمْ يُرَاءُونَ

4. Pra, mjerė pėr ata falės,

5. tė cilėt janė tė shkujdesur (tė harrueshėm), pėr namazin e tyre,

6. e qė shtiren (sa pėr sy e faqe para botės),

Tash jemi nė pjesėn e dytė tė kaptinės “El-Maun”, e cila ėshtė zbritje medinase, ashtu siē theksuam nė fillim, sepse nė kėto ajete shtrohet ēėshtja e munafikėve, dyfytyrėshve, tė cilėt nuk ishin tė njohur dhe as qė ekzistonin nė periudhėn mekase.

Pas shpėrnguljes sė Muhammedit a.s., nuk ishin tė gjithė nga medinasit qė e mirėpritėn ardhjen e tij nė Medinė, por, meqenėse shumica ishin qė vėrtet e dėshiruan ardhjen e Resulullahut, edhe kjo pakicė u detyrua, tė paktėn formalisht, sa pėr sy e faqe, t’i bashkohej shumicės. Kėta nė tė vėrtetė ishin pabesimtarė, tė cilėt nė zemrat e tyre fshihnin kufrin, kurse me gojėt e tyre shprehnin Imanin. Kjo punė e tyre natyrisht qė nuk mund tė kalonte pa u vėrejtur nga Resulullahu, tė cilin e lajmėronte Allahu xh.sh. pėr lėvizjet dhe fjalėt e tyre. Madje, pėr ta ka zbritur edhe njė kaptinė e tėrė, e quajtur “El Munafikun”, nė tė cilėn janė denoncuar tė gjitha veprimet e tyre tė shėmtuara. Nė krye tė tyre ishte kush tjetėr pos munafikut Abdullah ibn Selul, i cili pėr asnjė moment nuk pushoi sė agjituari fshehtas kundėr Resulullahut s.a.v.s.. Ai me disa nga bashkėmendimtarėt e tij u tėrhoq nga lufta e Uhudit, pastaj nga lufta e Tebukut dhe gjithnjė bėnte intriga e komplote nė bashkėpunim me hebrenjtė e Medinės.

Sipas dijetarėve mendjendritur islamė, munafikėt janė shumė mė tė rrezikshėm e mė tė dėmshėm se pabesimtarėt, sepse me pabesimtarėt tė paktėn e di se me kė ke punė, kurse munafikėt mund tė jenė pjesėtarė tė Islamit formalisht e fshehurazi tė bėjnė intriga e komplote kundėr interesave tė shoqėrisė islame. Dhe mu pėr kėtė arsye, Allahu xh. sh. tė tillėt i ka kėrcėnuar me ndėshkim tė pėrhershėnm nė zjarrin e Xhehennemit, kur thotė: “S’ka dyshim, munafikėt (hipokritėt) do tė jenė nė shtresėn mė tė ulėt (nė fund) tė zjarrit”. (En-Nisaė, 145). Do tė thotė, hipokritėt do tė jenė nė shkallė mė tė ulėt se pabesimtarėt nė skėterrat e Xhehennemit, pėr shkak tė hipokrizisė sė tyre.

Ajeti nė fjalė : “Pra, mjerė pėr ata falės”, nė dėfton pėr gjendjen e munafikėve, tė cilėt kur falen, shtiren dhe falen vetėm formalisht. Kėtė e bėjnė vetėm pėr tė mos u dalluar dhe diktuar nga tė tjerėt. Kėta janė tė pavėmendshėm dhe tė shkujdesur pėr namazet e tyre; kur janė vetėm nuk e falin atė, ndėrsa, kur janė nė shoqėri tė muslimanėve, u bashkohen atyre, ani pse pa dėshirė dhe duke u tėrhequr zvarrė nga pėrtesa.
valiii Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė