Shiko Postimin Tek
Vjetėr 21-03-07, 00:16   #30
valiii
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 3,777
valiii e ka pezulluar reputacionin
Gabim Komentimi i kaptinės – “El-Maun”-perfundim

الَّذِينَ هُمْ عَنْ صَلَاتِهِمْ سَاهُونَ
5. tė cilėt janė tė shkujdesur (tė harrueshėm), pėr namazin e tyre”

Pėr kėtė ajet, Ibn Abbasi kanė thėnė: Falėnderimi i qoftė Allahut i Cili ka thėnė “janė tė shkujdesur (tė harrueshėm), pėr namazin e tyre” e nuk ka thėnė “…nė namazin e tyre”, sepse habitja, apo tretja nė mendime gjatė namazit ėshtė diēka e pashmangshme pėr ēdo njeri, por kėtu fjala ėshtė pėr namazin e munafikut, tė cilin ai nuk e fal me kohė, dhe madje e lė krejt nėse nuk e ka dikė pranė qė ta shohė, e kjo shfaqet sheshazi nė ajetin vijues:



الَّذِينَ هُمْ يُرَاءُونَ
6. e qė shtiren (sa pėr sy e faqe para botės),”

Kėtu Allahu xh.sh. na bėn me dije se tė tillėt, edhe kur falen, kėtė e bėjnė vetėm nė sytė e botės, ndėrsa nė brendi nuk e pėrjetojnė njė gjė tė tillė.

Ibn Abbasi citohet tė ketė thėnė: “Kėta falės qė nuk u kushtojnė kujdes namazeve tė tyre qė t’i falin me kohė, duke harruar, janė munafikėt qė e lėnė namazin kur janė vetėm, ndėrsa e falin kur janė nė shoqėri tė ndonjė muslimani. Ata, edhe nėse e falin atė namaz, nuk shpresojnė ndonjė shpėrblim pėr atė namaz, kurse nėse e lėnė, nuk mėrziten aspak nėse do tė dėnohen”.

Kėta pėrpiqen tė mashtrojnė me kėtė veprim Allahun xh.sh. dhe njerėzit pėrreth, por Allahu ua zbulon dredhitė dhe qėllimet e tyre tė vėrteta, kur pėr ta thotė:

“Munafikėt pėrpiqen tė mashtrojnė Allahun (duke u paraqitur rrejshėm si besimtarė), por Allahu mbizotėron dinakėritė e tyre. Ata edhe kur falen, falen me pėrtaci dhe vetėm shtiren para syve tė njerėzve dhe fare pak e pėrmendin Allahun” (En-Nisa’ė, 142)

Shtirja – “Rri’aja”, ėshtė tė vepruarit e njė veprimi sa pėr sy e faqe para njerėzve, kurse Allahu e don vetėm atė veprim me tė cilin synohet kėnaqėsia e Tij nė atė qė ka urdhėruar e jo nė atė qė ka ndaluar.[13]

S’ka dyshim qė njė prej rrugėve tė pėrfitimit tė kėnaqėsisė sė Krijuesit ėshtė tė dalurit nė ndihmė jetimėve, tė varfėrve dhe pėrmbushja e ndonjė prej nevojave tė tyre elementare. Pėr kėtė arsye ai qė urren dhe pėrēmon jetimin e tė varfrin dhe ėshtė dorėshtrėnguar, Allahu xh.sh. atė e ka radhitur nė radhėt e pėrgėnjeshtruesve tė llogarisė sė Ahiretit. Ata me kėtė gjest tė tyre tė ulėt, vėrtet merituan hidhėrimin e Krijuesit. Tė tillėt u falėn apo nuk u falėn, namazi i tyre nuk u bėn kurrfarė dobie, dhe pėrfundimisht nuk i nxjerr dot nga radhėt e mohuesve tė llogarisė sė Ahiretit. Kėta njerėz dyfytyrėsh, po tė besonin sinqerisht llogarinė, do ta kuptonin se namazi i tyre ėshtė pėrulje ndaj Atij qė i krijoi, tė Cilit nuk lejohet t’i pėrshkruhet shok-rival nė madhėrinė e Tij, dhe i Cili pėrcaktoi qė tė pasurit dhe tė fuqishmit duhet tė jenė tė mėshirshėm dhe tė drejtė ndaj tė dobtėve e tė pafuqishmėve. Pra, ai, qė namazi i tij nuk ia pėrkujton kėto parime sublime tė kodeksit njerėzor, konsiderohet gėnjeshtar, mohues dhe munafik, prandaj edhe pason kėrcėnimi hyjnor ndaj kėtyre hipokritėve tė shėmtuar: “Pra, mjerė pėr ata falės, tė cilėt janė tė shkujdesur (tė harrueshėm), pėr namazin e tyre, e qė shtiren (sa pėr sy e faqe para botės)”. [14]

Dhe nė fund, Allahu xh.sh. nė Kur’an i krahason pėr nga ndėshkimi munafikėt me pabesimtarėt, kur thotė: “Allahu do t’i tubojė hipokritėt dhe pabesimtarėt qė tė gjithė nė Xhehennem” (En-Nisa’ė, 140).



وَيَمْنَعُونَ الْمَاعُون
7. dhe nuk japin ndihmė rasti (apo hua, as gjėrat mė tė nevojshme jetėsore)!”

Cilėsitė e ndyta tė hipokritėve, qė janė padyshim kategoria mė e ndyrė dhe mė e urrejtur e njerėzve, Allahu xh.sh. nė kėtė kaptinė i pėrmbledh me fjalėt: “dhe nuk japin ndihmė rasti (apo hua, as gjėrat mė tė nevojshme jetėsore)!”

Kjo do tė thotė se nė zemrat e tyre nuk zė vend Imani, se nė zemrat e tyre nuk ka vend as pėr mėshirė, as ndihmė pėr tė varfrin e as pėr jetimin, madje as pėr fqinjin mė tė afėrt, i cili mbase ndonjėherė mund tė ketė nevojė pėr tė huazuar ndonjė prej gjėrave elementare.

Fjala “El Maun” nė fund tė kėsaj kaptine, sipas Ebu Bekrit, Aliut, Ibn Abbasit, Ibn Umerit, Hasanit, Seid bin Xhubejrit, Ikrimes, Dahhakut dhe Katades, nėnkupton zekatin, sepse Allahu xh.sh. e ka pėrmendur atė pas pėrmendjes sė namazit tė munafikėve.[15]

Kurse sipas shumicės dėrrmuese tė komentatorėve, kjo fjalė ka pėr qėllim ndihmesėn, ēdo zgjatje dore sė ndihmės pėr atė qė kėrkon diēka nga ti. Kėto gjėra elementare mund tė jenė siē kemi theksuar: sita pėr miell, gjilpėra, penjtė, mjete tė lėvrimit, sėpata, shati apo dhėnia e ujit, kripa ose zjarri. Pėr kėto tri elemente tė fundit kemi edhe njė hadith nga Resulullahu s.a.v.s, tė cilin e transmeton Aisheja r.a., e cila thotė: “E pyeta tė Dėrguarin e Allahut: Ēka nuk bėn tė mos japim nėse dikush prej fqinjėve kėrkon ndihmė? Ai m’u pėrgjigj: Oj Aishe. Ai qė i jep dikujt zjarrin, ėshtė sikur tė kishte dhėnė sadaka tėrė atė qė ėshtė zier (pjekur) me atė zjarr, kush i jep kripėn, ėshtė njėsoj sikur tė kishte dhėnė sadaka tėrė atė qė ėshtė kriposur me tė, dhe kush i jep ujin nėse ndihet mungesa e tij, ėshtė sikur tė kishte ngjallur (shpėtuar) njė njeri e kush ngjall (shpėton) njė njeri, ėshtė sikur tė kishte ngjallur (shpėtuar) tėrė njerėzimin”

Ja pra se ēfarė ka porositur i Dėrguari i Allahut nė lidhje me ndihmėn reciproke, nė mėnyrė qė zemrat e njerėzve tė mos vdesin nga koprracia, sepse ēdo kujt, nė ndonjė moment tė caktuar gjatė jetės, do t’i nevojitet ndihma e tjetrit, pa marrė parasysh dallimet dhe divergjencat klasore.

Transmeton Nesaiu dhe tė tjerė nga Abdullah ibn Mes’udi tė ketė thėnė: “Ēdo mirėsi e bėrė konsiderohet sadaka, kurse nė kohėn e Resulullahut s.a.v.s. me “fjalėn “el-maun” nėnkuptonim huazimin e kovės pėr nxjerrien e ujit.”[16]

Ajeti: “dhe nuk japin ndihmė rasti (apo hua as gjėrat mė tė nevojshme jetėsore)!”

flet qartė pėr koprracinė e munafikėve, tė cilėt nuk janė nė gjendje t’u ofrojnė njerėzve as shėrbimet mė tė vogla. Kėtė e bėjnė, sepse nė zemrat e tyre ka humbur arsyeja dhe ata nuk dinė se ē’ėshtė kėnaqėsia e besimit, i cili i afron njerėzit dhe zemrat e tyre. Nė lidhje me kėtė Muhammedi a.s. thotė: “Asnjėherė nuk mund tė bashkohen nė trupin e njeriut pluhuri i ngritur nga luftimi nė rrugėn e Allahut me tymin e zjarrit tė Xhehennemit, ashtu siē nuk mund tė bashkohen kurrė nė njė zemėr koprracia dhe Imani”.

Sidoqoftė, Allahu xh.sh. mė sė miri e di qėllimin e kėtij ajeti



Porosia e kėsaj sureje:

- Dita e Gjykimit dhe e Llogarisė ėshtė e pashmangshme, dhe njė realitet qė do tė ndodhė, sepse ėshtė njė prej kushteve bazė tė Imanit-besimit.

- Ai qė nuk beson nė ndodhinė e kėsaj dite, ėshtė pabesimtar - i dalė nga feja islame

- Kėrcėnim i hapur hyjnor ndaj atyre qė pėrbuzin jetimin dhe tė varfrin, sepse Islami shumė qartė pėrcaktoi tė drejtat e tyre nė Sheriatin e pastėr . Duke u nisur nga kėto premisa mund tė konkludojmė se: Islami ishte dhe mbeti sistem i pėrkryer i jetės praktike tė njeriut nė tė gjitha aspektet, sistem i cili ofron bindshėm koncept tė pazėvendėsueshėm mbarėnjerėzor.

- Islami nė qenėsinė e tij ėshtė aq autentik dhe aq thellė i rrėnjosur nė shpirtin njerėzor, saqė tė gjitha tentimet pėr zhvleftėsimin e tij janė tė gjykuara tė dėshtojnė. I vetmi Islami ėshtė nė gjendje qė njerėzimit t’i ofrojė sistemin e pėrkryer qė tė harmonizojė dhe tė rregullojė veprimet e tij drejt progresit material dhe pretendimeve tė tij shpirtėrore.

- Njėra ndėr porositė mė domethėnėse tė kėsaj sureje ėshtė se nėpėrmjet ajeteve tė saj thirren tė gjithė njerėzit pėr mirėsi, pėr vlera tė pėrgjithshme tė moralit dhe pėr luftė kundėr ēdo tė keqeje e deviijimi. Qėllimi final i kėsaj porosie ėshtė ērrėnjosja e veseve tė kėqija nga njė shoqėri dhe edukimi i shpirtit me vlera tė larta tė moralit. Ata qė i pėrgjigjen kėsaj thirrjeje, janė tė shpėtuar, kurse ata qė refuzojnė, do tė jenė tė mjerė dhe tė larguar nga mėshira e Allahut xh.sh..

- Kėrcėnim i hapėt pėr dyfytyrėshit, tė cilėt nuk u kushtojnė vėmendje namazeve tė tyre pėr t’i falur nė kohėn e caktuar, tė cilėt edhe nėse falen, ata vetėm shtiren se janė duke u falur,

- Mosdhėnia qoftė edhe si hua apo ndihmė rasti e disa gjėrave mė tė nevojshme kur dikush i kėrkon prej dikujt, ėshtė cilėsi e hipokritit. Ne kur analizojmė fjalėt e Resulullahut s.a.v.s. se: “Ai qė nuk interesohet pėr ēėshtjet e muslimanėve (por qėndron indiferent), nuk ėshtė nga radhėt e muslimanėve”, shohim se mosdalja nė ndihmė dikujt qė tė kėrkon diēka, ėshtė edhe mė e rėndė se mosinteresimi pėr ēėshtjet e muslimanėve, kudo qofshin ata.

- Feja Islame nuk njeh as nuk pranon besim formal, i cili nuk shoqėrohet edhe me vepra konkrete e tė sinqerta[17], dhe mu pėr kėtė arsye, munafikėt do tė jenė pėrgjithmonė nė zjarr tė Xhehennemit.

- Pabesimtarėt janė cilėsuar nė kėtė sure me kėto cilėsi:

1. Nuk besojnė nė ringjalljen dhe nė shpėrblimin a ndėshkimin e botės tjetėr

2. Janė tė vrazhdė nė sjellje ndaj jetimit

3. Janė koprracė dhe tė pamėshirshėm ndaj lypėsit-tė varfrit,

kurse munafikėt janė cilėsuar me kėto cilėsi:

1. E lėnė namazin dhe janė tė pavėmendshėm qė atė ta falin nė kohėn e caktuar

2. Kur falen, vetėm shtiren dhe me namazin e tyre nuk synojnė kėnaqėsinė e Allahut

3. Nuk japin zekatin e as qė ofrojnė ndonjė ndihmė, qoftė edhe si hua, kur dikush kėrkon diēka prej tyre.

Qė tė dy grupet e lartpėrmendura, janė kėrcėnuar nga Allahu me dėnim tė ashpėr dhe shkatėrrim nė botėn tjetėr.[18]





--------------------------------------------------------------------------------

[1] Muhammed Esh-Shevkani “Fet’hul Kadir”, vėl V, fq. 505

[2] Po aty, fq. 505

[3] Shih: Dr. Vehbete ez-Zuhajli, “Et-Tefsirul Munir” vėll.30, fq. 419

[4] Shih: Sejjid Kutb “Fi Dhilali-l-Kur’an” , vėll VI, fq. 3984

[5] Ebu Bekr el Xhezairi “Ejseru-t-Tefasir”, vėll. V, fq, 620

[6] Dr. Vehbete ez-Zuhajli, “Et-Tefsirul Munir” vėll.30, fq. 419

[7] El Vahidi en-Nisaburi “Esbabu-n-Nuzul”, fq. 260

[8] Dr. Vehbete ez-Zuhajli, “Et-Tefsirul Munir” vėll.30, fq. 419

[9] Xhelaluddin es Sujuti “Tertib suveril Kur’an”, fq. 168, Bejrut 1986

[10] Dr. Shevki Dajf, “Suretu-rr-Rrahman ve suver kisar”, fq. 362, Kajro 1995, botimi i II-tė

[11] Hfz. Ali Korēa “Tefsiri i Surei Maunit (e mirėsise)” – revista “Zani i Naltė”, Nr. 5, viti 1924

[12] Dr. Shevki Dajf, “Suretu-rr-Rrahman ve suver kisar”, fq. 357-358, Kajro 1995, botimi i II-tė

[13] Muhammed Mutevel-li Sha’ravi “Tefsir Suretul Maun, El-Kevther dhe El-Kafirun”, fq. 8-9, Kajro 1980.

[14] Muhammed Abduhu, “Tefsir Kur’anil Kerim-xhuz’u Amme”, fq. 187-188, Bejrut-Kajro, 1989

[15] Fahrudin Rraziu “Et-Tefsirul Kebir”, vėll.32, fq. 115, Bejrut 1985

[16] Dr. Vehbete ez-Zuhajli, “Et-Tefsirul Munir” vėll.30, fq. 424

[17] Muhammed el Gazali “Nahve tefsirin mevduijjin li suveril Kur’anil Kerim”, fq. 543, Kajro-Bejrut, 2000

[18] Muhammed Ali Sabuni “Safvetu-t-tefasir”: vėll. 20, fq. 608
valiii Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė