Shiko Postimin Tek
Vjetėr 23-06-07, 15:04   #19
rilinda
 
Avatari i rilinda
 
Anėtarėsuar: 29-06-04
Postime: 15,640
rilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Vaksinė kundėr varėsisė nga droga

Kura mrekullibėrėse po testohet nė Spanjė, njė ndėr vendet mė tė prekura nga kjo plagė dhe pėrbėn njė rreze shprese pėr miliona njerėz


Pėr herė tė parė duket se ėshtė gjetur njė kurė efikase kundėr njė ndėr plagėve mė tė rėnda tė kohėve moderne. Tė paktėn kėshtu shpresojnė tė gjithė ata qė nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė, apo jo tė drejtpėrdrejtė, janė tė prekur nga varėsia ndaj kokainės. Bėhet fjalė pėr njė vaksinė kundėr pluhurit tė bardhė. Nė fund tė kėtij viti, ose nė fillim tė 2008-ės, do tė testohet nė Spanjė vendi ku kjo substancė gjen pėrdorim mė tė gjerė se kudo tjetėr; konsumohet vegullish nga 2% e popullsisė sė moshės nga 15 nė 64 vjeē, kundrejt 1,1% tė mesatares sė popullatės sė pjesės tjetėr tė Kontinentit tė Vjetėr. Medikamenti, i cili do tė testohet mbi 150 kokainomanė nė tri spitale tė Madridit, Barcelonės e Valencias, ėshtė rezultat i njė kėrkimi ende nė fazė eksperimentale, i realizuar nga universiteti amerikan "Yale". Duke u mbėshtetur nė ato qė thuhen mbi kėtė medikament inovativ, krijohet pėrshtypja se ėshtė mjaft efikas. "Ėshtė si t‘i qepėsh gojėn njė njeriu me oreks tė pakontrollueshėm", siguronin dje shkencėtarėt nė tė pėrditshmen madrilene, ABC.


Ēelėsi i funksionimit tė vaksinės bazohet te terapia imunologjike, ose e thėnė mė thjesht ėshtė e aftė tė gjenerojė apo tė administrojė antitrupa qė e "kapin" drogėn e fuqishme me tė hyrė nė gjakun e pėrdoruesit, pa i dhėnė mundėsi tė kalojė nė tru. Kokaina, si nė rastin e duhanit, nuk provokon reagime imunologjike nė organizmin njerėzor, siē ndodh nė rastin e viruseve dhe baktereve qė shkaktojnė sėmundje. Nė kėtė rast, reagimi imunologjik, apo antitrupat, gjenerohen nga vaksina e cila ėshtė e ndjeshme dhe vepron nė praninė e drogės nė gjak. Ndėrveprimi mes tyre do tė gjenerojė njė pėrbėrės kimik mjaft tė fuqishėm pėr tė arritur tė anashkalojė barrierėn hematocefalike, pengesėn qė prodhon gjaku ynė pėr tė mbrojtur trurin. Rezultati i kėsaj gjetjeje mjaft tė thjeshtė ėshtė se kokaina nuk do tė arrijė tė prodhojė mė kėnaqėsi.

Pacientėt qė kanė pranuar t‘i nėnshtrohen kurės inovative, do tė marrin katėr doza nga ky medikament, njė nė fillim tė testit dhe tri tė tjera nė intervale tė rregullta. Pacientėt e zgjedhur duhet tė ishin kokainomanė, me ose pa probleme alkoolizmi. Kushti i vetėm ėshtė se nuk duhet tė pėrdorin asnjė lloj droge tjetėr pėrveē kokainės, siē mund tė jetė heroina apo opiakė tė tjerė. Nga ana tjetėr, medikamenti nuk do tė pėrdoret me funksionin e parandalimit, por do t‘u jepet ekskluzivisht atyre qė tashmė janė pre e varėsisė sė tmerrshme tė drogės. "Kokaina vazhdon tė gėzojė famėn e substancės jo tė dėmshme, madje tė dobishme", thotė Carmen Moya, pėrgjegjėse e departamentit tė Antidrogės nė krahinėn katalanase. "Janė tė shumtė ata tė rinj qė e lidhin konsumin e saj me suksesin nė shoqėri, pa pėrmendur kėnaqėsitė qė dhuron", shprehet ajo.

"Nuk bėhet aspak fjalė pėr njė formulė ēudibėrėse, por pėr njė substancė qė do tė ndihmojė miliona njerėz pėr t‘u dizintoksikuar, shpjegonte para pak kohėsh profesori Thomas Kosten i universitetit "Yale" nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Vaksina ėshtė projektuar pėr tė gjeneruar antitrupa specifikė, tė cilėt arrijnė ta "burgosin" kokainėn nė gjak pa lejuar tė arrijė trurin e tė bėjė efektin e saj. E parė nė kėndvėshtrimin praktik, mund tė konsiderohet si njė lloj filtri mes enėve tė gjakut e trurit, duke bėrė tė mundur qė droga mos tė arrijė te ky i fundit. Kėshtu qė nuk prodhohen efektet psikoaktivė, apo tė shprehemi nė gjuhėn e pėrditshme nuk arrihet gjendja euforike". E megjithatė nuk pėrbėn njė zgjidhje pėrfundimtare pėr vetė problemin e varėsisė: "Ėshtė e sigurt se medikamenti nuk krijon efekte anėsore. Por nuk arrin tė shkulė nga njerėzit dėshirėn pėr tė konsumuar kokainė".

Me fjalė tė tjera, nuk jemi pėrpara njė gjetjeje qė mund tė zgjidhė pėrfundimisht problemin e varėsisė nga droga. Siē vėren edhe Jose Perez Cobos, koordinator i testit nė Spanjė dhe psikolog nė klinikėn "Ramon y Cajal", njė prej tė trejave ku do tė kryhet eksperimenti: "Asnjė trajtim kundėr varėsisė ndaj drogės nuk ka sukses pa mbėshtetjen psikologjike. Efekti i vaksinės arrin deri nė kėtė pikė dhe kaq". Pėr sa i pėrket veprimit, saktėson: "Pavarėsisht nga mėnyra si konsumohet, qoftė pėrmes injektimit me shiringė, tymosjes apo thithjes me hundė, kokaina prodhon molekula mikroskopike, tė cilat vaksina i thith si tė ishte sfungjer, gjė qė ndalon kontaktin e tyre me sistemin nervor".

Nė eksperimentet e bėra nė Amerikė ėshtė konstatuar se pėrgjigjja e pacientėve ndaj kėtij trajtimi mund tė jetė e ndryshme te secili prej tyre. "Efektet te disa kokainomanė zhduken krejtėsisht, por efikasiteti ėshtė mė i vogėl te disa tė tjerė", vazhdon psikiatri, i cili prej vitesh lufton kundėr fenomenit tė drogės. "Duket se ekzistojnė ndryshime nė varėsi tė individėve, tė cilat kemi ndėr mend t‘i zbulojmė gjatė testimeve. Te disa njerėz nevojiten mė shumė doza, deri sa sistemi imunitar tė nisė tė prodhojė antitrupa nė masė tė mjaftueshme, qė kokaina tė mos arrijė trurin".

Profili i njerėzve te tė cilėt do tė testohet medikamenti i ri, ėshtė ai i tė rriturit mes moshave 25-45 vjeē, i integruar mė sė miri nė shoqėri, por krejtėsisht i varur edhe nė rastet kur konsumohet kokainė kryesisht gjatė ditėve tė fundjavės. "Vaksina e re u ka dhėnė shumė shpresa ekspertėve tė fushės sė dizintoksikimit, edhe pse eksperimente tė ngjashme me heroinomanėt nuk kanė arritur rezultatet e shpresuara", pėrfundon e pėrditshmja spanjolle "Abc".
__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.
rilinda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė