Shiko Postimin Tek
Vjetėr 10-01-08, 00:19   #6
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Raca Shqiptare

RACA DHE KOMBI


Ē' ĖSHT ANTHROPOLOGJIJA - PĖRKUFIZIMI I RACĖS - LIGJĖT E MENDEL-it - SHĖNIME ANTHROPOMETRIKE - KLASIFIKIMI I RACAVET DHE RACA ARJANE - METIĒJATI - RACA, KOMBI, GJUHA


Ndryshimet e fytyrės e tė mėnyrės sė jetesės i u kanė rėnė nė sy vėzhgonjėsve qė nė kohėt mė tė lashta. Ndėr dokumentat e hieroglifuar t'Egjyptjanvet gjėnden pėrshkrime tė shumta popujsh qė kishin marėdhėnje me nėnshtetasit e Faraonvet. Bibla, nė kaptinėn e dhjetė tė Gjenezės (tė bėrėt) pėrmban njė dokument tė famshėm ethnologjik tė kohės. Ndėr Grekė e Latinė, pastaj, kemi shėnime tė shumta e vepra tė tėra ku fise e raca tė ndryshme tė dheut pėrshkruhen pėr bukuri duke u ndjekur njė farė sistemi shkencor. Mjafton tė pėrmėnden emrat e Herodotit, Aristotelit, Tacitit e Plinit tė Vjetėr pėr tė kuptuar se shumė ndėr eksponentėt e mendimit helenik e italik i kanė kushtuar me zell studime tė vlefshme atyre shkencave qė sot thirren ethnografi, ethnologji e anthropologji.

Studimet shumzohen gjatė Mesjetės dhe zėnė vėnt kryesor hė numrin e diturive tė kohės, atėherė kur Evropjanėt mundėn tė zbulojnė kontinente tė reja dhe tė hyjnė thellė nėpėr ato qė njiheshin edhe ndėr kohėt e moēme. Mė nė funt, nė shekullin e nėntmėdhjetė, njoftimet e mbledhura mbi dukjen e mbi zakonet e njerėzve disiplinohen, caktohen vijat qė duhen ndjekur pėr kėrkimet e reja dhe arrihet, nė kėtė mėnyrė, nė shkencat e vėrteta qė pėrbėjnė historin natyrore tė njeriut.

Emri i anthropologjis ėsht.i vjetėr: e pėrdor Aristoteli nė kuptimin e fjalimit mbi njerin e do t'a pėrdorin gjer nė ditėt t'ona filozofėt me domethėnjen e njė doktrine tė natyrės njerzore. Nga mezi i shekullit tė shkuar ky skaj pėrhapet si sinonim i “historis natyrore tė njeriut” (Broca) dhe pėrhapja e tij bėn qė tė lihet pas dore kuptimi filozofik.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė