Shiko Postimin Tek
Vjetėr 25-03-10, 17:22   #2
panta_rhei
 
Avatari i panta_rhei
 
Anėtarėsuar: 16-03-06
Postime: 3,153
panta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Nuse nė Gjermani

...Nė dalje i lėshoi njėzet euro nė dorė zonjės sė shtėpisė dhe i premtoi se sapo tė arrijė nė Gjermani, do tua dėrgonte pesėqind tjera. Edhe Ramės i dhuroi njėzet dhe tė tjerat i premtoi se do t“ia dėrgonte me postė, sepse nė Austri kishte pasur njė defekt nė makinė, ku ishte dashur tė paguajė shumė. Ata u shikuan nė mes vete, por arsyetimin e tij e pranuan nė heshtje.
"Nuk ėshtė me rėndėsi"!, tha nėna e Fjollės duke fėrkuar duart para vete.
Prindėrit e saj u gėzuan se e bija nga Gjermania sadopak do t“u ndihmonte nė zbutjen e gjendjes ekonomike, tė paktėn pėr blerjen e medikamenteve.
Dy javė pas martesės kryen formalitetet e udhėtimit nė ambasadėn gjermane nė Prishtinė. Dani u premtoi atyre se edhe Fjolla do tė punėsohet, se mund tė fitojė shumė dhe mund ta ndihmojė familjen, si donė ajo dhe sa donė ajo. Nė pyetjet e tė atit tė Fjollės, pse nuk ishte martuar deri tani, ai tha se tėrė kohė kishte kėrkuar njė shqiptare, nga njė familje e mirė, e fisme dhe se gjermanet nuk i pėlqejnė!
"Janė tė pėrdala!", tha ai duke e parė nė sy vejhrrin e tij. Rama tundi kokė nė shenjė pajtimi. Prindėrit e Fjollės u shikuan nė mes vete dhe nuk thanė asnjė fjalė.

Sapo lanė pas vete kufirin austriak, u ndalėn nė njė restorant.
Fjolla shikonte kurreshtare njerzit pėr rreth, kur ua afrua njė kamerier i shtyrė nė moshė, ajo e shikoi hareshėm. Dani u mėrdhez, e vėshtroi kėrcnueshėm dhe ajo uli shikimin mbi tryezė. Mori njė lėng tė mollave, Dani njė ujė mineral.
" Mė don vėrtetė apo u martove me mua me mua pėr leje qėndrimi", i tha asaj derisa po mbushte gotėn me ujė.
Fjolla ngriti kokėn dhe e uli shpejt e hutuar. Bėri disa grimasa, largoi flokėt nga fytyra dhe u lėvizė e trazuar. Pėr njė ēast harroi lodhjen, rrugėn e gjatė dhe prindėrit e sėmurė. Harroi ēdo gjė!
"Si tha tė lutem?",
"Ti je shumė e bukur, 11 vite mė e re se unė, prandaj thash...mos je martuar me mua pėr leje qėndrimi...Unė kam shtetėsinė gjermane, kjo vlen mė shumė se njė titull profesori te ne!"
" Jo, jo", pėrsėriti ajo. " Nuk mė duhen letrat, unė kam ardhė pėr ty", dhe uli shikimin.
"E kam njė fėmijė....!"
"Si e ke njė fėmijė?, pyeti ajo e shqetėsuar, sikur ngritej befasisht e trishtuar nga gjumi. " Mos u tall tė lutem! Po tallesh, ti tha se nuk ke qenė i martuar kurrė!" dhe iu mbushėn sytė me lot.
" Marta quhet, i martuar jo, mirėpo kam njė vajzė, dhjetė apo njėmbėdhejtė vjeēare, por mos u brengos, nuk kam kontakt me atė grua. Ishte njė kurvė polake!" Kurvė i tha sa pėr ta qetėsuar dhe pėr tė krijuar binjden se nuk ka mė respekt ndaj saj.
" Unė dua njė djalė me njė shqiptare, kjo ėshtė arsyeja pse desha tė martohem me ty. Dua njė shqiptar origjinal, komplet shqiptar! Kupton? Edhe pėr prindėrit e mi...!"'
Kamerieri lėshoi dy pjata nė tryezė. Fjolla u ngrit dhe doli te shkallėt.
Ai u mundua ta qetėsojė duke u betuar se disa vite nuk e kishte parė, se nuk paguante alimente pėr vajzėn dhe se kishte qenė i ri kur kishte rėnė nė dashuri.
"Mirėpo, nėse kjo ėshtė problem pėr ty, atėherė ta paguajė biletėn e trenit dhe mund tė kthehesh nė shtėpi!", i tha gjersa thithte tymin e cigares duke ia hedhur asaj nė fytyrė.
Fjolla ofshani thellė, largoi kokėn dhe iu dridhėn buzėt. Dėshironte tė kthehej nė shtėpi, por do t“i dėshpronte edhe prindėrit dhe do tė llogaritej si grua e lėshuar, kjo do ta dėmtonte dinjitetin e saj, tėrėsinė morale dhe do ta pėrcaktonte nė tė keq fatin e saj.
Dy orė i shtroi asaj aq shumė pyetje rreth tė kaluarės, sa Fjollės i shpėtoi njė fjalė duke pranuar se edhe ajo nė moshėn 14 vjeēare, kishte dashuruar dhe simpatizuar fshehtas njė shok tė shkollės, por pa u takuar kurrė me tė.
" E sheh, qė tė dy kemi gabuar? Jemi njerėz," i tha asaj tani me zė mė tė butė duke qenė i bindur se "mėkatet" kishin peshėn e njėjtė.

Dihet se disa dėshirojnė t“i ndėrrojnė dashnoret ēdo ditė, krenohen se janė imperialist seksual, por kur martohen vet, duan ta marrin njė grua, qė nuk e kanė prekur as rrezet e diellit! Ata nuk duan ta kontrollojnė vetėm tė tashmen e grave, por duan ta zhbėjnė edhe tė kaluarėn e tyre. Ata dėnojnė gratė e tyre, shkatėrrojnė cilėsinė e jetės duke konsideruar "vepre penale" tė kaluarėn, kur ia nuk ishte i pranishėn nė jetėn e saj. Sipas tyre, kur ata kontrollojnė tė menduarit, posedojnė njeriun, mund ta nėnshtrojnė deri nė depersonalizim dhe ta drejtojnė me telekomandė! Dhe, ta shumojnė vetveten!
Fjolla u nis shkallėve te poshtė. Vėshtroi drejt qiellit dhe eci para gjersa era shpupurishte flokėt e saja tė gjata dhe ajo herė pas here i rregullonte. Dielli po perėndonte dhe terri po mbulonte ditėn ngadalė. Fustani i saj i hollė nga mėndafshi, qė ia fali Dani, valvitje dhe ajo me duart skofiare mbronte zbulimin e kėmbėve tė saja tė bardha si dėbora! I ati e quante princeshė dhe krenohej me Fjollėn. Ai ishte arsimtar i pensionuar heret pėr shkak tė sėmundjes. Edhe pse Fjolla qe e shkėlqyeshme nė shkollė, nuk mundi t“i vijojė studimet pėr shkaqe financiare. Dani e shihte nga shkallėt e restorantit dhe kur pa se dy austriak po afroheshin, ai u nis nė drejtimin e Fjollės. Si gjeli qė pezmatohet, kur sheh gjelin tjetėr.
Konkurenca! Konkurenca! Disa burra mendojnė se nuk janė burra tė mjaftueshėm. Kanė komplekse vogėlsie dhe kėta burra, pėr ta gjetur njė ekuilibėr shpirtėror, mungesėn e sedrės e plotėsojnė duke nėnshtruar bashkėshorten. Keqtrajtimin qė i bėjnė gruas u shėrben atyre si erzac i potencės. Burrat e tillė rėndom shėrohen nga kėto komplekse kur t“ia humbin gruas tėrė atraktivitetin femėror, kur vėrejnė se askush nuk e shikon mė. Ose, kur mplaken humbin krenarinė e dikurshme, sepse nuk janė mė xheloz dhe gruaja ėshtė shkatėrruar fizikisht dhe shpirtėrisht. Disa gra dobėsohen shumė nga problemet dhe mosrespektimi. Disa gra trashen nga stresi i pėrditshėm, mirėpo gratė me burra tė tillė, gjėja e parė qė humbin ėshtė: liria! Deri nė mbyllje dhe izolim! Kjo racė e burrave vetėm duke dominuar ndjehen vėrtetė burra. Madje, kėta janė burra tė fuqishėm vetėm nė shtėpinė e tyre, vetėm kundėr gruas dhe fėmijėve! Jashtė janė ose njerėz anonim ose shumė tė shoqėrueshėm. Kėshtu mundohen ta fshehin impotencėn kronike apo komplekset e tyre, qė fshihen nė mbathje! Disa Burra kanė frikė nga konkurenca dhe kjo racė ka paragjykime: "ēdo burr tjetėr e ka mė tė madh se unė! Ēdo burrė tjetėr ėshtė mė i fortė se unė! Kėshtu paragjykojnė ata! Kėshtu gjykojnė ata dhe pason izolimi dhe mbikqyrja!"
Austriakėt hynė nė restorant duke folur e qeshur me zė tė lartė.
" Kosovė apo Gjermani? Zgjidh! Tren apo autobus?!" Fjolla nuk tha asnjė fjalė, ashtu duke dėnesur dhe duke fshirė lotėt, u fut nė makinė.
"Unė desha tė jem i sinqertė me ty, nuk ta thashė kėtė pėr krenari!" Fjolla e falenderoi dhe mbėshteti kokėn duke mbyllur sytė. U dėgjua njė fishkėllim e rrotave, ashtu si dinė t“i bėjnė vetėm shqiptarėt krenarė dhe u tretėn. Dy austriakėt, qė po dilnin me nga njė bagetė nė dorė, shikuan duke zgurdulluar sytė!

Fjolla e veshur me njė fustan tė bardhė dhe njė kurorė, qėndronte ulur nė njė karrige pranė derės dhe sa herė hynte apo dilte dikush, ngritej nė kėmbė. Kur ajo varte kokėn nga lodhja, vjehėrra kollitej dy herė dhe Fjolla kėrcente nė kėmbė. Pas ankesave tė njėpasnjėshme tė fqinjėve, u deshė ta zvogėlojnė zėrin e muzikės. "Laje ti moj gooooce, laje ti, shaminė e beqarit...!"
Aty para mesnatės tė ftuarit dolėn njėri pas tjetrit dhe Dani e mori pėr dore nusen nė dhomėn e fjetjes.

Nė disa dasma shihen fytyra tė zymta, tė ngrysura tė nuseve. Ato nė vend se tė gėzohen qė martohen, ulur nė njė karrige rrezatojnė njė trishtim makabėr, njė mospajtim, njė revoltė tė pashpjegueshme dhe frikė e tmerr nga ēastet qė vijnė. Ato ulen dhe ngriten, pėrkulen e drejtohen pėr tė dėshmuar me fakte, jo se ka ardhur si nuse nė shtėpi, por si shėrbėtore pa personalitet dhe pa dinjitet tė vetin! Ato shėrbejnė tė ftuarit, ua marrin dorėn duke u pėrkulur si skllave dhe tėrhiqen prapa si robotė tė programuar! Pėrkulaj e tyre, nėshtrimi i tyre, ėshtė letėrnjoftim i mizoginėve. Ato nuk flasin, nuk qeshen, por shėrbejnė, si shėrbenin skllevėrit Qesarin:. Julius Gaius Qesarin. Perandorin e fashmėm romak!
"Me dėgjo", i tha duke ia pėrkdhelur flokėt: " Ti je tani nė Gjermani dhe duhet t“i kuptosh disa rregulla kėtu. Nė qytet apo shitore nuk mund tė shkosh vet." Fjolla ngirti kokėn. " Nėse shkon, atėherė vetėm me nėnėn ose me motrat e mia. Miqėsi me gjermane janė tė ndaluara, edhe me shqiptaret, qė nuk i njoh unė! Nėse rrugės takohemi me shokė, mos i pėrshėndet pėr dore, por vetėm nga larg, me fjalė, e qartė? Dhe, njė gjė mos harro kurrė, kur ecim rrugės, ec kokulur duke i parė vetėm kėpucėt apo pak para kėpucėve, njė metėr, mė shumė jo...!"
Fjolla pohoi duke tundur kokėn dhe kafshoi buzėt.

Gjyqi Pėr Ēėshtje Familjare, janar 2010, tė pranishėm: gjyqtari dhe zonja Mayer para kompjuterit; nė sallė dy avokatė, psikologia znj. Dr. Müller, qė merret me studimin e sjelljeve, Fjolla dhe Dani.
"Po ju lexoj shkurtimisht arsyen e shkurorzimit, tha gjyqtari dhe hapi dosjen. "Dan Pusi dhe zonja Fjolla Destini-Pusi me shtetėsi kosovare, janė martuar nė janar tė vitit 2008 nė Kosovė. Pas gati njė viti bashkėjetese, Fjolla ka braktisur djalin dhe ėshtė kthyer nė shtėpi. Atje ka qėndruar tre ditė dhe ėshtė kthyer pėrsėri nė RFGJ, por jo nė shtėpinė e saj, por gati 900 km larg, nė shtėpinė e grave...! "...
__________________
O shpirti im, mos ėndėrro pėr jetėn e pavdekshme, por shterro fushėn e sė mundshmes.
panta_rhei Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė