Tema: Migjeni
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 06-12-07, 14:29   #18
Ma-Origano
Anetar i Rrespektuar
 
Avatari i Ma-Origano
 
Anėtarėsuar: 02-12-07
Vendndodhja: aty ku me con Zoti
Postime: 1,189
Ma-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithė
Dėrgo mesazh me anė tė ICQ tek Ma-Origano Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Ma-Origano Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Ma-Origano Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek Ma-Origano
Gabim Titulli: Migjeni (Millosh Gjergj Nikolla)

Poezia e Migjenit
Poezia e Migjenit, njė poezi novatore, u bė shprehėse e fuqishme e pakėnaqėsisė ndaj realitetit, e urrejtjes ndaj dhunės dhe shfrytėzimit, ndaj mashtrimit politik, shoqėror dhe hipokrizisė. Duke shpėrthyer drejtpėrdrejt nga jeta e gjallė ajo pasqyroi botėn shqiptare nė vitet '30 me protestat, dhembjet, ėndėrrat dhe shpresat pėr tė ardhmen.
Vėllimin e tij "Vargjet e lira" (1936) Migjeni e hapte me vjershėn "Parathėnia e parathėnieve" ku shpėrthente gėzimi i tij se shekulli ka nisur tė ēlirohet prej skllavėrisė shpirtėrore. Lajtmotivi i kėsaj vjershe e cila ėshtė njė sintezė e mendimit revolucionar tė Migjenit, ėshtė vargu: "Pėrditė prendojnė Zotat", Njeriu po hipėn nė majėn e fronit, po bėhet zot i jetės, i tokės sė tij, i vetvetes dhe nuk do t'u pėrulet mė "idhujve".
Pas kėsaj vjershat e veta Migjeni i ka ndarė nė gjashtė cikle: "Kangėt e ringjalljes", "Kangėt e mjerimit", "Kangėt e perėndimit", "Kangėt mė vete", "Kangėt e rinisė" dhe "Kangėt e fundit".
Nė ciklin e parė bėjnė pjesė pesė nga vjershat mė tė mira tė Migjenit. Filli qė i bashkon kėto vepra, ėshtė gėzimi pėr lindjen e "Njeriut tė Ri", prej atyre tė varfėrve tė rritur nė mjerim, tė cilėt janė ngritur nė luftėra tė reja, qė tė mos humbin mė nė lojėn e pėrgjaktė tė historisė, tė mos jenė mė skllevėr tė titajve tė tėrbuar, por zot tė vetes e tė njė bote tė re, ku njeriu tė jetė i lirė dhe askush tė mos e shkelė personalitetin e tij. Kėto luftėra nuk janė grabitqare e as pėr tė siguruar privilegje tė reja, si ato tė hershmet, por janė luftėra tė reja, siē i quan poeti kryengritės. Nė kėtė cikėl kemi edhe protestėn ndaj gjendjes sė rėndė tė shoqėrisė shqiptare, ndaj gjithė forcave konservatore, qė e mbajnė nė vend atė, dhe shpėrthimin e entuziazmit pėr lindjen e "Njeriut", i cili do ta drejtojė kombin drejt njė agimi tė ri. Nė kėtė cikėl jeton edhe ideja se vetėm nė liri mund tė shpėrthejnė energjitė dhe aftėsitė njerėzore. Nė gjithė ndryshimet, pėrmbysjen e botės sė vjetėr dhe krijimin e botės sė re, poeti njeh si protagoniste rininė. Ajo ėshtė mė e pastra, mė e bukura pjesė e shoqėrisė, ku ai var shpresat, besimin pėr fitoret e ardhme, pėr triumfin e idealit pėr njė jetė tė re:

Rini, thueja kangės ma tė bukur qė di!
Thueja kangės sate, qė tė vlon nė gji.
Nxirre gėzimin tand, tė shpėrthejė me vrull.
Mos e freno kangėn! Le tė marri udhė.
(Kanga e rinisė)

poeti ėshtė i bindur se asgjė s'mund ta pengojė mė lulėzimin e lirisė, ku do tė shpėrthejė hovshėm gjithė ato kėngė, qė ende i flenė nė shpirt. Kjo ėshtė intuita e poetit, i cili ka aftėsinė ta ndjejė i pari rrezen e ngrohtė tė Diellit tė jetės sė re:

Por a do tė vijė dita kangėt me u zgjue
Apo ndoshta shekujt me ne prapė po tallen
Jo, Jo! Se liria filloi me lulzue
Dhe e ndjej nga Dielli (alegorik) valėn
__________________
Jetoje jeten tende sepse jeta eshte e shkurter! Mesazhet privat nuk i pranoj neoqftse nuuk eshte posti serioz!
Ma-Origano Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė