Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-09-09, 23:01   #11
Urata
Jeta vazhdon...!
 
Avatari i Urata
 
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
Urata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Filozofia politike dhe nacionale e Ibrahim Rugoves

2. "Ne jemi kėtu..."



Thelbin e kėsaj filozofie do ta zbulonte diplomati i shquar austriak, Albert Rohan, kur pati zbuluar pas vdekjes sė Rugovės njė dialog midis tij dhe liderit shqiptar: "Ēfarė keni fituar ju zoti Rugova me kėtė lloj politike tė rezistencės paqėsore"? - e kishte pyetur Rohan mė 1994-tėn, disi i zhgėnjyer prej tij. Por pėrgjigja e kishte kthjelluar diplomatin e shqur: "Ne jemi kėtu" - ishte pėrgjigjur Presidenti historik i Kosovės. E pėrkthyer nė shqipen e zakonshme, kjo do tė thoshte se "Nėse shqiptarėt do ti ishin pėrmbajtur dhunės dhe kryengritjes sė armatosur, Serbia me potencialin e saj ushtarak do ta kishte zhbėrė kombin shqiptar nė Kosovė".

Eshtė bėrė dhe vazhdon tė bėhet njė diskutim i gjerė rreth kėsaj mendėsie e mundėsie. Kundėrshtarėt e Rugovės janė pėrpjekur tė "provojnė" se politika e Tij e rezistencės paqėsore ka qenė "njė gabim", madje njė "faj" i liderit shqiptar. Sipas tyre nuk mund tė justifikohej doktrina e Presidentit historik me "frikėn" se "Serbia do ta zhbėnte kombin shqiptar nė Kosovė, nėse shqiptarėt do tė kishin reaguar me dhunė". Por shumica e analistėve dhe studiuesve tė ēeshtrjes shqiptare si dhe tė zhvillimeve nė Kosovė, ai ata brenda dhe ata jashtė vendit, kanė argumentuar se ajo politikė ishte e vetmja mundėsi e mbijetesės dhe e fitores sė shqiptarėve nė Kosovė.....



3. Filozofia e refuzimit



Nėse refuzimi ishte tipari kryesor i qėndresės antikolonialiste angleze tė Gandhit tė Indisė, e njėjta filozofi shėrbente si mjet i susesshėm pėr lėvizjen antikolonialiste serbe tė shqiptarėve nė Kosovė. Lideri i tyre, Rugova, kishte vėnė re

se kjo metodė e bojkotit dhe e refuzimit tė institucioneve dhe tė sovranitetit tė Serbisė nė Kosovė do tė jepte efektet e veta pėr disa arėsye: Mbi tė gjitha Rugova ve vetė nė dukje se bota nė atė kohė ishte bėrė mė demokratike, se liria ishte njė koncept i pranuar gjerėsisht, se vetėvendosja kishte marrė formė mė tė plotė si nocion. Edhe pse shteti i Serbisė ishte shumėfish mė i egėr kundėr shqiptarėve sesa mbretėria e Britanisė sė Madhe si kolonizatore e Indisė, pėrsėri besohej se nė kushtet e rrethanat ndėrkombėtare tė fundit tė shekullit tė XX, suksesi i lėvizjes pėrmes refuzimit e bojkotit tė shqiptarėve do tė sillte tė paktėn njė reagim tė fuqishėm tė botės demokratike. Faktet e dėshmuan kėtė arėsyetim.

Pėrmes refuzimit tė sovranitetit serb nė Kosovė Ibrahim Rugova pėrkufizoi njė strategji radikale tė rezistėncės sė shqiptarėve. Dhe tė pėrcaktohej qė nė fillimin e lėvizjes pėr kėtė strategji e ti rezistoje deri nė fund kėsaj ideje solide mbetet njė shembull unik nė lėvizjet ēlirimtare tė popujve, ndėrkohėqė do tė duhej tė kishe ato cilėsi tė formuara tė liderit shqiptar. Nė historinė e lėvizjeve nacionale e shoqėrore nė botė kanė ndodhur shumė luftėra, shumė beteja, midis palėve tė armiqėsuara pėr jetė a vdekje midis tyre. Ndėrkaq kėto palė nė mė tė shumtėn e rasteve kanė pėrfunduar nė marrėveshje, nė kompromise shumė herė mė tė pafvorshme sesa kompromiset qė ka pranuar Ibrahim Rugova. Ndėrsa sot shohim nė jetėn politike shqiptare se udhėheqės e liderė qė kanė luftuar e drejtuar luftrat ēlirimtare tė kombit, kanė mbėrritur nė kompromise, tė cilat Ibrahim Rugova nė asnjė rrethanė nuk do ti pranonte.

Rugova aq sa ishte shembulli i kompromisit pėr tė ndjekur rrugėn paqėsore tė rezistencės, aq ishte shembull i jokompromisit nė principet e Tij pėr lirinė dhe pavarėsinė e Kosovės. Ky tipar i Tij nuk kishte tė bėnte me formėn e kontributit tė dhėnė pėr pėrparimin e kombit. Kompromisi nė taktikė dhe jokompromisi nė strategji i Rugovės buronte pėrgjithėsisht nga karakteri i Tij moral i formuar nė etapa tė rėndėsishme tė vetė formimit tė lėvizjes shqiptare pėr lirinė Kosovė.

Refuzimi i institucioneve dhe ndėrkohė i sovranitetit serb nė Kosovė nga ana e Tij ishte njė vėrtet njė refuzim paqėsor nė formė, por radikal nė pėrmbajtje, i qartė nė detaje, i pakompromis nė linjėn e refuzimit ė Serbisė. Me pacifizmin e tij refuzues Ai ishte i vendosur ta sillte vendin e tij nė ditėt e lirisė e tė pavarėsisė. Por qė tė arrihej kjo Ai kishte kuptuar se "kompromsi" i tij qėndronte thjesht te metoda e luftės e jo edhe te qėllimet e kėsaj lufte. Ndryshe nuk do tė mund tė arrihej qė nė mbi 10 vite rezistencė pacifiste tė ruante tė njėjtėn linjė tė refuzimit stoik e tė pandėrprerė tė Serbisė nė Kosovė. Carsten Giersch shkruan se "Udhėheqėsi politik i shqiptarėve dhe presidenti i Kosovės, Ibrahim Rugova, deri nė vitin 1997 synonte nė ēdo rast dhe dhe me ēdo mėnyrė pavarėsinė. Kėshtu ai ishte pėrpjekur qė me strategjinė e rezistencės pa dhunė dhe me ndėrtimin e funksionimin e strukturave paralele shtetėrore nė Kosovė ta trondiste regjimin e dhunshėm tė Beogradit. Kjo politikė ishte pėrshėndetur nga Perendimi...". ( ) Carsten Giersch: "NATO und militerische Diplomatie im Kosovo- Nė librin "Der Kosovo Konflikt...., faqe 548.....



......Kjo filozofi e paqes dhe njėkohėsisht e qėndresės e kishte vetėdijėsuar Rugovėn nė atė masė sa tė kundėrshtonte me vendosmėri kėshillat e Tiranės zyrtare pėr tiu pėrgjigjur pozitivisht reagimit tė opozitės serbe kundėr Milosheviēit nė vjeshtėn e vitit 1996. Pėr ta karakterizuar opozitėn serbe nė raport me Kosovėn, gazeta e njohur gjermane "Frankfurter Rundschau", shkruante nė pranverėn e vitit 1999 se "Opozita e bashkuar kundėr regjimit tė Miloshevēit ishte me fjalė tė tjera mė energjike. Nė maj tė vitit 1995 ishin bashkuar Vojisllav Shejshel, Vuk Drashkoviē, Zoran Xinxhiē dhe Vojisllav Koshtunica nė emėr tė partive (qė pėrfaqėsonin) nė njė program, i cili pėrmblidhej kėsisoj: - mėnjanimi i ēdolloj autonomie tė veēantė pėr Kosovėn; ndryshimin e strukturės sė popullsisė nėpėrmjet ndėrtimit e zgjerimit tė vendbanimeve serbe; lėnien e shtetėsisė nga sa mė shumė shqiptarė dhe kontroll pėr kufizimin e lindjeve nė grup popullsie shqiptare; forcimin politik tė popullsisė serbe (nė Kosovė) nėpėrmjet masave administrative dhe nė tė njėjtėn kohė heqjen e statusit tė shtetėsisė pėr pakicat etnike". ( ) Karl Grobe (Frankfurt a.M), Die "schwarze Hand" schrieb, Frankfurter Rundschau, 23 Prill 1999. "Die vereinigte Opposition gegen Milosevics Parteiregime war sozusagen energischer. Im Mai 1995 einigten sich Vojislav Seselj, Vuk Draskovic, Zoran Djindjic und Vojislav Kostunica namens ihrer Parteien auf ein Programm, das zusammengefast lautet: Beseitigung jeder autonomen Sonderstellung Kosovos; Änderung der Bevölkerungsstruktur durch Ansiedlung von Serben; Ausbürgerung möglichst vieler Albaner und Geburtskontrolle der albanischen Voklsgruppe; politische Stärkung der serbischen Bevölkerung durch administrativen Maßnahmen und gegebenfalls Aberkennung des Status einer nationalen Minderheit".....
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė