.:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:.
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
|
Duhani - HELMUES I HESHTUR DHE VRASĖS I ZGJEDHUR I NJERIUT
Ekskluzivisht per blogun virtual floart-press akademik Prof. Dr. Namik Shehu sjelle kete studim shkencor per duhanin
Duhani - HELMUES I HESHTUR DHE VRASĖS I ZGJEDHUR I NJERIUT
Doktor i Shkencave Mjeksore NAMIK M. SHEHU Duhani, kjo bimė ēudibėrėse e ardhur nga Amerika, nėpėrmjet fisit Indian Majo, pesė shekuj mė parė, ( 10 ) u soll si dhuratė , nga lundertarėt europian dhe u bė mysafir i preferuar i mbretėrve, princėrve dhe aristokracisė ; pėr tė tymos mė pas dhe tė pushtojė shumė shpejtė popujt e botės; tė cilėt filluan ta pėrdorin me pasion , si njė pije mė se tė zakonshme, ta adhurojnė mbi ēdo gjė, ta ēmojnė si njė lluks tė zgjedhur, ta admirojnė pėr kėnaqėsinė qė ju jepte;duke e respektuar edhe si njė symbol nderi dhe krenarie dhe i fuste mes tyre nė garim, pėr ta perdor sa mė shumė dhe sa mė me qejfė.
Tobaco dijti tė prezantohej shumė mirė, tė ndillte hijeshi,tė joshte bindshėm, tė pėrkėdhelte embėlsisht, duke e berė gradualisht pėr vete njerezimin, me mjeshtėri tė stėrholluar dhe i lezetoste njerzit me vetdashje; tė cilėt ja shpėrblyen mirėsinė, e pėrqafuan ngrohtėsisht , e thithėn me endje dhe tė ulur kėmbėkryq sėbashku; krijuan mes tyre njė simbiozė bashkėjetese, tė pėlqyer dhe tė kendėshme dhe u benė shokė tė ngushtė dhe tė pandarė nė punė, nė ngrenie, nė lojė, nė fjetje dhe kudo, tė kthyer nė njė sėmundje ngjitėse, pa e kuptuar se do ti dėmtonte mė vonė rrezikshėm shėndetin.
Kėto ndodhi, konstatime dhe fakte, paraqesin nė vetvete njė realitet mė se tė vėrtetė;qė vihen nė dukje mė se qartė, nė jetėn e pėrditshme tek duhanpirėsit; duke krijuar njė gjendje preokupante, mjaft tronditėse dhe njė plage tepėr tė mprehtė, shqetėsuese dhe tė rrezikshme pėr popujtė, qė kėrkohet detyrimisht tė merren masa sa mė urgjente, serioze, masive propagandistike, shoqėrore dhe ligjore; pėr tė ruajtur dhe mbrojtur nė radhė tė parė brezin e ri dhe tė shpetoj duhanxhinjtė nga rreziqet e mėtejshme.
Me kohė, shekuj mė parė, nga pėrdorimi masiv i kėsaj bime dehėse dhe tėrheqėse e njohur me emrin tobako , u vunė nė dukje dėmet dhe pasojat e rrezikshme tė saj. Nė shekullin XVI nė Europė dhe me gjerė, filluan tė merren masa tė rrepta ndaj pirėsve tė duhanit, tė mbėshtetur edhe nė ligje dhe tė zbatuar me masa drastike, tė ndėshkuar fizikisht edhe me perje tė dorės. Kurse Papa Urbani ,duhanpirėsit i shkishėronte. Ndėrsa nė Persi i shponin hundėn dhe nė Anadoll sulltan Murati, nė 1633 i ndėshkonte rrept, me vdejkje.( 10 ). Pėr habi, duhani vet e dėnonte akoma mė rreptė ortakun e jetės . Ai ja priste tė katėr gjymtyrat, duke ja gangrenizuar (tharė ) dhe prap viktima nuk i ndahesh pirjes sė duhanit , por vazhdote ta pinte , tė lidhur me gjalm nė cungun e dorės. Fig. Nr. 1. ( 12).
Pyesim ndėrgjegjen tonė ! A ka akt dhe veprim mė tė shėmtuar, mė tė neveritshshėm dhe mė tė tmershėm se kjo ngjarje makabėr ? Dhe megjithatė , pė ēudi, duhani, nuk i ėshtė shqitur njeriut. Ai po vazhdon tė pihet pa fre ,pa masė dhe pa hesap nga njerėzit e kesaj bote. Dhe pse ?
Si shpjegohet kjo marrėzi,? Kjo injorancė misterioze ?, qė po ndodh edhe nė shekullin tone, tė dijes dhe tė hapsirės kozmike edhe pse tashme ėshtė mė se e njohur, historia e saj e hidhur dhe e demshme shekullore!.
Pėr tė evidentuar nė mėnyrė simbolike ,mė qartė dhe pėr ti kuptuar me drejtė, hilet , kontributet, mirėsitė dhe rreziqet e pirjes sė duhanit; ndaj njerėzimit, sugjerojmė ta karakterizojmė dhe ta pėrfaqėsojmė me kode pėrkatėse tė veēanta. Vleresimi i kodit shoqėror e emėrton duhanin si ves tė keq dhe me rrezikshmėri maksimale. kodi religjioz e njeh dhe e pagėzon si bishė tė mallkuar. Kodi njerėzor e konsideron si pjellė tė fatalitetit njerėzor. Kodi mjeksor e diagnostikon si sėmundje ngjitėse, kronike vdekjeprurėse. Ndėrsa kodi djallėzor e pėrkėdhel dhe e dorovitė me shprehjen: pijeni sa mė shumė se ju bėnė mirė. Kurse vet populli del me njė thirrje poetike-profetike : O njeri me mend, mos kėrko ti besh vend dhe kuvend pirjes sė duhanit dhe porosisė sė shejtanit. Veten do tė dėmtosh, jetėn do tė shkurtosh. Pėr ligėsitė qė sjell duhani e kanė ironizuar, duke e portretizuar me imazhe pikante: errėson dhe neveritė pamjen; irriton nuhatjen dhe e kundron me urrejtje. Helmon gojėn. Dėmton dhe than trurin. Ēthur humorin. Prish gjakun.Merzit, nxinė dhe djeg mushkėrite. Pėrvėlon zemrėn.Nxjerr tym katrani tė zi , shtėllungash tmerri prej krateri pafund, duke ndotur keq mjedisin.( 2. 7.10. ).
[[[...vazhdon...]]]
|