Shiko Postimin Tek
Vjetėr 05-12-05, 17:04   #9
amari
 
Anėtarėsuar: 17-06-05
Vendndodhja: Prishtine
Postime: 146
amari e ka pezulluar reputacionin
Gabim Re: A ESHTE BIBLA LIBRI I PARE FETAR?

Njė nga bazat e besimit (imanit) ne islam ėshtė tė besohen te gjitha Librat e All-llahut xh.sh., tė cilat ua ka shpallur Pejgamberėve tė vet.

Ashtu siē All-llahu xh.sh. ia ka shpallur Kur’anin Muhammedit a.s., ashtu edhe Pejgamberėve tė tjerė ua ka shpallur Librat e Veta.
Disa prej kėtyre Librave All-llahu xh.sh. i ka pėrmendur nė Kur’an:

1 - Tevratin, tė cilin ia ka shpallur Musait a.s. All-llahu xh.sh. thotė:
“Ne kemi dėrguar Tevratin, nė tė cilin ėshtė udhėzimi dhe drita. Sipas tij - Pejgamberėt, tė cilit ishin tė bindur e tė ndershėm ndaj All-llahut i gjykonin hebrenjtė, por edhe tė diturit dhe juristėt, gjykonin sipas asaj qė ėshtė ruajtur nga Libri i All-llahut, e pėr tė cilin ata dėshmonin (se ėshtė i vėrtetė).” (El-Maide: 44).

2 - Inxhili, i cili i ėshtė shpallur Isait a.s. All-llahu xh.sh. thotė:
“Na dėrguam nė gjurmėt e Pejgamberėve, Isain - tė birin e Merjemės, vėrtetues tė Tevratit qė e kanė para tyre. Dhe na ia dhamė atij Inxhilin, nė tė cilin ka udhėzim dhe dritė, vėrtetues i Tevratit tė shpallur para tij - udhėrrėfim dhe kėshillim pėr ata qė i druajnė All-llahut.” (El-Maide: 46).

3 - Zeburi, i cili i ėshtė shpallur Davudit a.s. All-llahu xh.sh. thotė:
“... dhe Davudit i kemi dhėnė Zeburin.” (El-Is’ra: 55).

4 - Suhufet (fletushkat), tė cilat All-llahu xh.sh. ia ka shpallur Ibrahimit a.s. dhe Musait a.s. Pėr to All-llahu xh.sh. na informon nė kėto ajete:
“Vallė, a nuk ėshtė i lajmėruar ai - pėr atė qė gjendet nė fletėt e Musait (nė Tevrat) dhe tė Ibrahimit: - i cili i plotėsoi (obligimet) - qė askush nuk do t’i bartė mėkatet e personit tjetėr, dhe qė njeriu do tė ketė vetėm atė qė ėshtė marrė me te (punuar atė) dhe qė pėrpjekjet e tij pa dyshim do tė shihen sė shpejti, (dhe se) do tė shpėrblehet me shpėrblim tė plotė, dhe se te Zoti yt do tė jetė kthimi.” (En-Nexhm: 36-42).

“Shpėtimin do ta arrijė ai qė pastrohet (nga tė kėqijat) dhe qė e pėrmend emrin e Zotit tė vet dhe bėnė namaz! Por ju, pėrkundrazi, mė shumė po e parapėlqeni jetėn e kėsaj bote, por, jeta tjetėr ėshtė mė e mirė dhe e pėrhershme (e amshuar). Kjo, me tė vėrtetė, ka qenė shėnuar nė faqet e broshurave tė lashta, nė fletėt e Ibrahimit dhe Musait.” (El-A’la: 14-19)
E, pėr sa i pėrket Librave tė tjera, qė u janė shpallur Pejgamberėve tė tjerė, All-llahu xh.sh. nuk na informon pėr emrat e tyre, porse na lajmėron se ēdo Pejgamber i Tij. ka pasur shpalljen tė cilėn ia ka kumtuar popullit tė vet. All-llahu xh.sh. thotė:

“(Dikur) tė gjithė njerėzit i kanė takuar njė bashkėsie (pastaj lindi mospajtimi ndėr ta), dhe All-llahu u ka dėrguar Pejgamberė si sihariques dhe si qortues, dhe me ta dėrgoi Libėr nė tė cilin gjendej e vėrteta, qė me tė, tė gjykoheshin njerėzit pėr ato gjėra qė nuk janė pajtuar...” (El-Bekare: 213).

Ne jemi tė obliguar t’u besojmė kėtyre Librave edhe pse nuk janė pėrmendur me emra. Por nuk e kemi tė lejuar qė All-llahut xh.sh. t’ia pėrshkruajmė ēfarėdo libri qoftė tė cilėn Ai Vet nuk ia ka pėrshkruar Vetes nė Kur’an.

Jemi tė obliguar edhe tė besojmė se tė gjitha kėto Libra kanė ardhur me tė vėrtetėn, dritėn, udhėzimin dhe tevhidin (veēimin, njėsimin) e All-llahut xh.sh., nė rububijjetin e Tij, uluhijjetin e Tij me emrat e bukur dhe mee cilėsitė hyjnore tė Tij. E ēdo gjė qė ėshtė shkruar mė vonė nė to dhe kundėrshtohen me kėto baza, ky ėshtė falsifikim qė e kanė bėrė njerėzit. All-llahu xh.sh. pėr Tevrat thotė:

“Na kemi dėrguar Tevratin, nė tė cilin ėshtė udhėzimi dhe drita.” (El-Maide: 44).

Pėr Inxhilin thotė:

“Na dėrguam nė gjurmėt e Pejgamberėve, Isain - tė birin e Merjemės, vėrtetues tė Tevratit qė e kanė para tyre. Dhe na ia dhamė atij Inxhilin, nė tė cilin ka udhėzim dhe dritė, vėrtetues i Tevratit tė shpallur para tij - udhėrrėfim dhe kėshillim pėr ata qė i druajnė All-llahut.” (El-Maide: 46).
Jemi tė obliguar tė besojmė se Kur’ani ėshtė Libri i fundit qė ėshtė shpallur nga All-llahu xh.sh. dhe se All-llahu xh.sh. e ka dekoruar atė me dekoratė tė posaēme mbi tė gjitha librat tjera tė shpallura mė herėt. Dekoratat mė tė rėndėsishme janė:

1 –] Se ai pėrmbanė porosinė e Zotit dhe se ka ardhė si vėrtetim i vėrtetėsisė tė asaj se ēka kishte ardhur nė Librat e mėparshme mbi tevhidin (njėsimin) e All-llahut xh.sh., adhurimit kushtuar vetėm Atij dhe obligueshmėrinė e tė nėnshtruarit vetėm Atij. Se Kur’ani ka pėrmbledhur tėrė atė qė ka qenė e shpėrndar nėpėr ato Libra mbi tė mirėn dhe mbi virtytet. Se Kur’ani ka ardhur si fjalė e fundit me tė cilin kontrollohet korrektėsia e tė gjitha librave tė tjera, sepse ky verifikon tė vėrtetėn qė gjendet nė to, ndėrsa i flakė ato qė njerėzit kanė futur nė to duke u pėrpjekur t’i shtrembėrojnė ato. All-llahu xh.sh. thotė:
“Na ty (o Muhammed!) ta kemi dėrguar Librin (Kur’anin), tė vėrtetėn e kulluar, qė t’i vėrteton Librat e shpallura mė parė dhe tė vigjilon mbi to.” (El-Maide: 48).
Tė besuarit se ai ka ardhur me Sheriatin (Ligjin) pėr tėrė njerėzimin gjithashtu e kemi obligim. Sheriati pėrmbanė tėrė atė qė i nevojitet njerėzve pėr lumturinė e tyre nė tė dy botėt dhe me kėtė janė anuluar tė gjitha ligjet e mėparshme qė u kanė ardhur popujve tė mėparshėm. Nė Sheriat janė caktuar ligjet e fundit e tė pėrjetshme (amshueshme), tė cilat vlejnė pėr tė gjitha kohėt dhe pėr tė gjitha vendet.

2-] Se Kur’ani ėshtė i vetmi Libėr mbrojtjen e tė cilit e garanton All-llahu xh.sh.:
“Na, me tė vėrtetė, kemi shpallė Kur’anin dhe, Na, me tė vėrtetė, do ta ruajmė atė (origjinalitetin e tij).” (El-Hixhėr: 9).


Pėr falsifikimet dhe ndėrrimet qė kanė bėrė hebrenjtė nė Tevrat, All-llahu xh.sh. thotė:
“A shpresoni ju se pėr hir tuajin hebrenjtė do tė bėhen besimtarė, kur disa prej tyre i dėgjonin fjalėt e Zotit, e pasi i kuptonin, me vetėdije i pėshtjellonin (ato fjalė).” (El-Bekare: 75).
“Nė mesin e hebrenjve ka tė tillė qė shtrembėrojnė kuptimin e fjalėve...” (En-Nisa’: 46).

Ndėrsa pėr ndėrrimet qė i kanė bėrė tė krishterėt ne Inxhil, All-llahu xh.sh. thotė:
“Dhe prej atyre qė thanė: “Jemi tė krishterė”, kemi marrė zotimin e tyre, por edhe kėta kanė harruar njė pjesė nga ato qė janė kėshilluar, prandaj ua shtiem armiqėsinė dhe urrejtjen nė mes tyre deri nė Ditėn e Kiametit. Se, All-llahu, me tė vėrtetė, do t’i lajmėrojė ata pėr ato qė kanė punuar. O ithtarėt e Librit! Ju erdhi juve Pejgamberi Ynė i cili u shpjegon gjėra nga ato qė i keni fshehur ju prej Librit (Tevratit dhe Inxhilit) dhe ju falė shumė (kalon nė heshtje). E, prej All-llahut ju erdhi juve dritė (Pejgamberi) dhe Libri i qartė (Kur’ani).” (El-Maide: 14-15).
Nga gjėrat e shtrembėruara qė i kanė futur hebrenjtė dhe tė krishterėt nė fenė e tyre ėshtė edhe ajo se hebrenjtė pohojnė se Uzejri ėshtė i biri i All-llahut, e tė krishterėt pohojnė se Mesihu ėshtė i biri i All-llahut.







Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga doGzona
Pershendetje te gjithe.

Deshirova vetem te dij , se a eshte Bibla nje nder librat te vjetra fetare dhe se ne cilen kohe u lexua ose u shkrua Bibla e pare dhe se ne perkujdesje te kuj ishte botimi i ketij libri fetar?

Ju mirepres.

doGzona
amari Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė