Shiko Postimin Tek
Vjetėr 29-12-04, 15:47   #2
ARVANITI
meditues...
 
Avatari i ARVANITI
 
Anėtarėsuar: 25-12-04
Vendndodhja: **Tiranė**
Postime: 1,149
ARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Arvanitėt janė njė realitet nė shtetin e ri Grek. Ata kanė luftuar nė revolucionin e 1821 bashkė me grekėt kundra osmanėve turq, pėr formimin e shtetit tė ri grek, arvanitėt e quajnė veten e tyre zotėr tė Greqisė. Hartuesit e shoqėrisė greke qenė tre shqiptarė nga fshati Arvanitohori,- Pano Joani, Nikol Kristianika, Janaq Adhami.
Dhjetra vjeēarė mė parė mbizotronte pikpamja se arvanitasit nė Greqi janė njė racė e ulėt. Kėtė gjė e besonin dhe vetė arvanitėt, pasi nuk njihnin historinė e tė parėve tė tyre qė kanė kontribuar pėr krijimin e shtetit tė ri Grek.
Pėr mohimin e kontributit arvanitas nė krijimin e shtetit tė ri Grek, fillimisht u mohua raca, gjuha shqipe dhe u hodhė baltė mbi disa figura tė shquara heroike tė Revolucionit Grek tė 1821, qė ishin arvanitas pra shqiptar, duke i quajtuar tradhėtar, burgosur dhe shumė prej tyre u vranė nė pabesi.
Kėshtu ata politikanė dhe historianė grekė qė hodhėn baltė mbi disa figura tė shquara arvanitase tė 1821, kėrkonin qė tė pritnin rrėnjėt arvanitase tė ekzistencės nė Greqi. Por nuk ia arritėn kėtij qėllimi dashakeqės, sepse jeta historike, politike dhe kulturore greke nuk ka kuptim pa ekzistencėn e racės arvanitase nė Greqi.

ARVANITET HERONJ DHE KRYEMINISTRA TE GREQISE SE RE

Arvanitėt janė njė realitet nė shtetin e ri Grek. Ata kanė luftuar nė revolucionin e 1821 bashkė me grekėt kundra osmanėve turq, pėr formimin e shtetit tė ri grek, arvanitėt e quajnė veten e tyre zotėr tė Greqisė. Hartuesit e shoqėrisė greke qenė tre shqiptarė nga fshati Arvanitohori,- Pano Joani, Nikol Kristianika, Janaq Adhami.
Dhjetra vjeēarė mė parė mbizotronte pikpamja se arvanitasit nė Greqi janė njė racė e ulėt. Kėtė gjė e besonin dhe vetė arvanitėt, pasi nuk njihnin historinė e tė parėve tė tyre qė kanė kontribuar pėr krijimin e shtetit tė ri Grek.
Pėr mohimin e kontributit arvanitas nė krijimin e shtetit tė ri Grek, fillimisht u mohua raca, gjuha shqipe dhe u hodhė baltė mbi disa figura tė shquara heroike tė Revolucionit Grek tė 1821, qė ishin arvanitas pra shqiptar, duke i quajtuar tradhėtar, burgosur dhe shumė prej tyre u vranė nė pabesi.
Kėshtu ata politikanė dhe historianė grekė qė hodhėn baltė mbi disa figura tė shquara arvanitase tė 1821, kėrkonin qė tė pritnin rrėnjėt arvanitase tė ekzistencės nė Greqi. Por nuk ia arritėn kėtij qėllimi dashakeqės, sepse jeta historike, politike dhe kulturore greke nuk ka kuptim pa ekzistencėn e racės arvanitase nė Greqi.

Arvanitasit heronjė dhe kryeministra tė Greqisė sė Re
Ėshtė fakt qė tashmė nuk mund tė diskutohet edhe pse deri tani pjesėrisht ishte fshehur qė 90 ndėr 100 heroit e Revolucionit tė 1821, ishin arvanitė ose shqiptar.
Qė arvanitasit mbajtėn peshėn kryesore tė luftės Nacionalēlirimtare tė 1821, pėrveē qė ishin pjesa dėrrmuese e popullit grek nė perjudhat e kryengritjes, mund tė shpjegohet edhe nga fakti qė arvanitėt ishin njė popull luftarak, krenaria e tė cilit nuk mund tė toleronte poshtrimet e skllavėrisė.
Revolucioni i 1821, ishte kryesisht nė themel vepėr e arvanitasve tė Epirit, Rumelisė, Moresė dhe e arvanitasve tė ishujve tė Hidrės, Specas, dhe Psaron.
Populli arban ose shqipėtar nė ēdo vend tė Ballkanit qė u ndodh, gjithnjė luftoi pėr tė dėbuar ēdo pushtues dhe pėrdhosės i tokės sė tij tė shenjtė.
Arbanėt janė krijuesit e ēetave tė komitėve nėn pushtimin turk, qė rruajtėn jo vetėm vėrtetin e mosnėnshtrimit dhe liridashjes, por edhe traditat dhe konceptet e lashta, muzikėn, vallet dhe kėngėn popullore tė tyre.
Mė 1647, konsulli i Francės nė Athinė, Zhan Kird, vėrtetoi se ‘’Komitat e periferisė tė Athinės, Atiki aq edhe nė More, janė tė gjithė arvanitė’’.
Arbani ose shqiptari kudo ku luftoi nė Ballkan u nderua pėr heroizmin e tij nė Revolucionin e Aleksandėr Ipsilantit nė Moldavo-Vllahi.
Arbanėt luftuan tre shekuj mė parė pėr lirinė e Qipros me nė krye arvanitin poet Manoli Blesi, qė ky poet pėrmendė nė poezitė e tij tė gjithė arvanitėt e tjerė qė luftuan nė rrethimin e Lefkosisė.
Arbanėt kudo qė u ndodhėn, largė zemrės sė atdheut amė Shqipni, nuk e harruan atė.
Mė 1854 e Teodor Griva me njė bashkim tė madh arvanitas dhe djalin e tij Dhimitrin marshuan nė drejtim pėr ēlirimin e Shqipnis, por qė ky marshim dėshtoi me ndėrhyrjen dashakeqe tė fuqive perėndimore dhe nė veēanti tė Francės.
Mė 1901-1907, gjeneral Riccioti Garibaldi, djali i heroit kombėtar tė Italisė, Xhuzepe Garibaldi. Me rreth 1000 arbėreshė, dėshironte tė zbarkonte nė brigjet e Shqipnis pėr ēlirimin e saj nga pushtuesit turq, por kėto pėrpjekje dėshtuan si pasojė e ndėrhyrjes sė shteteve perėndimore.

Kjo gjuha arbėrishte
ėshtė gjuhė trimėrie
e fliti Admiral Miauli
Boēari dhe gjith Suli

Disa nga shqiptarėt ose arvanitė heronjė tė revolucionit tė 1821 ishin, Gjeorgjio Kundurioti, Kiēo Xhavella, Andoni Kryezi, Teodor (Bythgura)Kollokotroni, Marko Boēari, Noti Boēari, Kiēo Boēari, Laskarina Bubulina, Anastas Gjirokastriti, Dhimitėr Vulgari, Kostandin Kanari, Gjeorgjio (Llalla)Karaiskaqi, Odise Andruēo, Andrea Miauli, Teodor Griva, Dhimitėr Plaputa, Nikolao Kryezoti, Athanasio Shkurtanioti, Hasan Bellushi, Tahir Abazi, Ago Myhyrdani, Sulejman Meto, Gjeko Bei, Myrto Ēali, Ago Vasiari, shumė e shumė shqiptarė tė tjerė. Me tė drejtė poeti ynė kombėtar Naim Frashėri do tu kėndonte shqiptarve heronjė tė revolucionit grek tė 1821.

E kush e bėri Morenė, ( Greqinė )
Gjith shqiptarė qenė,
S’ishin shqiptar Marko Suli? ( Marko Boēari )
Xhavela e Mjauli?
Shiptar, bir shqiptari,
Me armėt e Shqipnis.
I u hodhėn themeli Greqis.

Shqiptarve u takoi nderi mė i lartė qė ti sjellin kurorėn e Greqisė mbretit tė saj Othon, sepse tė tre antarėt e komisjonit qė u dėrguan ishin shqiptar, Andrea Miauli, Marko Boēari dhe Dhimitėr Plaputa.
Revolucioni grek i 1821 ėshtė vepėr nė tė vėrtetė e arvanitėve. Bile shteti qė u krijua mbas vitit 1821 podhuajse shumica e banorve flisnin nė Greqi gjuhėn shqipe.
Ka qenė fama shqiptare qė i ka detyruar grekėt e sotėm tė pranojnė fustanellėn shqiptare si kostumin e tyre kombėtar. Pėr nder tė trimėris tė heronjėve shqiptarė, grekėrit morrėn kostumin kombėtar shqiptar qė vishej nga Kosova e deri nė Poleponezi dhe e bėnė tė tyrin.
Mirėpo, grekėrit e deformuan kėtė veshje tė bukur qė vishej nga kombi i Arbėrit duke shtuar palėt e fustanit nga 60 nė 200 palė. Nė xhaketė, nė mengėt e lira, shqiptarėt nuk i fusin krahėt, ndėrsa grekėt i fusin ato. Fustanella shqiptare ėshtė e gjatė deri 10 cm poshtė gjurit, ndėrsa grekėrit e shkurtojnė sa mė shumė, sa mbulon vetėm prapanicėn.
Arvanitėt, kėta luftėtar trima, heronjė tė Revolucionit tė 1821, jo vetėm me armėt e tyre luftuan pėr panvarėsinė e Greqisė, por ishin kryetarėt e parė tė shtetit tė ri grek, qė drejtuan Greqinė drejtė ndėrtimit tė jetės europjane.
Nė vitin 1850, arvanitasi Andoni Kryeziu kur ishte kryeministėr, shpalli Kishėn Autoqefale Greke, duke e shkėputur pėrgjithmon nga vartėsia e Fanarit tė Stanbollit.
Kur arvaniti Dhimitėr Vulgari ishte kryeministėr i Greqisė, u bė e mundur bashkimi i Shtat ishujve me Greqinė. Kryeministri Dhimitėr Vulgari mbėshteti fuqishėm kryengritjen e ishullit tė Kretės pėr tu bashkuar me Greqin.
Gjenerali Teodor Pangallo kur ishte president i Greqis (1925-1926) u arritėn shumė marrveshje tė rėndėsisshme nė fushėn e politikės dhe kulturės me Shqipėrin.
Mė 1926 arvaniti Teodor Pangallo gjyshi i ish-ministėr i jashtėm dhe i kulturės greke mė 1997-2000, me tė njėjtin emėr Teodor Pangallos. Kur ishte president i Greqisė mė 1925-1926, bėri njė deklaratė zyrtare para Lidhjes sė Kombeve nė Gjenevė se: ‘’Republika Greke njihte minoritetin shqiptarė qė jetonte nė Greqi, dhe nuk i konsideronte mė shqiptarėt muhamedanė popullsi turke. Dhe se teza qė ortodoksit shqiptarė janė grekė, qė ėshtė pėrkrahur deri mė sot nga ne, ėshtė e gabuar dhe ėshtė hedhur poshtė nga tė gjithė ne. Pasi ajo mori tė tatėpjetėndhe arriti pikėn qė s,mbante mė, morra masat e duhura dhe shpėrndava tė gjitha shoqėritė ‘’vorioepiriote,, qė mėshironin skaje me ekstreme tė kėtij mentaliteti tė sėmurė’’.
Kjo pjesė e deklaratės sė ish-presidentit grek me gjak shqiptari 1925-1926 Teodor Pangallo nė Lidhjen e Kombeve, ėshtė botuar nė periudhėn e provokimeve tė gushtit 1949, nė gazetėn ‘’Akropolis’’ dhe ėshtė ribotuar nė vitin 1974, nė librin ‘’Pėrmbledhje e Teodor Pagallo’’ vėllimi i dytė 1925-1952, faqe 111-115.
Kur ishte president Teodor Pangallos marrėdhėnit midis dy shteteve 1925-1926, ishin mė tė mirat e deri tanishme. U hoq kufiri midis dy fqinjėve, shumė djem shqiptarė studiuan falas nė shkollat e Athinės, bashkėpunimi tregėtar ishte i suksesshėm etj.
Arvanitas tė tjerė qė u bėnė kryeministra tė Greqisė kemi; Gjeorgjio Kundurioti, Andoni Kryeziu, Athanasio Miauli, Dhimitėr Qiriako, Emanuil Repili, Pavlo Kundurioti, Aleksandėr Koriziu, Petro Vulgari, Aleksandėr Diomidi, Kiēo Xhavella etj

ARVANITET NDERTUESIT DHE THEMELUESIT E AKADEMISE SE ATHINES

Pėr krijimin e shtetit tė ri grek, shqiptarėt ose arvanitėt kanė kontribuar nė tė gjitha drejtimet pėr ecurinė pėrpara tė Greqisė. Arvanitėt ishin profesorėt e parė qė themeluan Akademinė e Athinės. Dhe investuesi i ndėrtesės sė Akademisė sė Athinės ishte shqiptar.
Qė nė vitet e para tė Revolucionit tė 1821, luftėtarėt e lirisė kishin dėshirė tė themelonin Akademinė, sepse besonin se arma mė e fuqishme ndėr tė gjitha ishte ndriēimi i trurit, pra Universiteti, Akademia, me pak fjalė arsimimi.
U bėnė shumė pėrpjekje pėr tė hapur Akademinė, por dėshtuan. Vetėm nė vitin 1926 ministri i atėhershėm i arsimit Dhimitėr Egjiniti, arvanitas nga Egjina, raportoi dhe u botua Urdhėresat Kryesore mė 18 mars 1925 dhe bėhej realitet Akademia e Athinės me pamjen e brendėshme dhe misionin e sotėm.
Ndėrtesa ku strehohet Akademia ka njė histori interesante sepse ndėrtesa u financua nga njė shqiptar prej Voskopoje.
Mė 1856 tregėtari tepėr i pasur nga Voskopoja e Korēės nė Vjenė tė Austrisė, Simon Sina, dėshironte ti bėnte njė dhuratė tė madh Greqis, brenda nė Athinė. Simon Sina ishte djali i Gjergj Sinės ish-Konsull i Pėrgjithshėm nė vitin 1834 i qeverisė greke nė Austri. Familja Sina ishin me origjinė nga Bithkuqi (sot Vithkuq) i Korēės, por qė andej ishin ngulur nė Voskopojė dhe mė vonė u vendosėn nė Vjenė. Sinajt u morrėn nė fillim me zhvillimin e tregėtisė midis Austrisė dhe Perandorisė Otomane. Mė vonė themeluan fabrika tė penjėve dhe tė stofave tė pambukta. Themeluan Bankėn Kombėtare tė Austrisė. Familja Sina bėnė shumė dhurata bamirėse, midis sė cilat urėn e varur tė Budapestit e cila kushtoi atėhere 500 mijė stėrlina angleze nė atė kohė. Gjergj Sina ishte nėnpresident i Bankės Austriake, president i shoqėrisė sė hekurudhave nė Austri, pronar tokash nė Austri, Bohem, Moldavi, Rumani, Serbi etj. Sinajt janė dekoruar nga qeveritė Ruse, Turke, Greke pėr bamirėsitė e tyre nė kėto vende. Gjergj Sina vdiq mė 18 maj 1856. Kėshtu qė djali tij Simon Sina ndoqi gjurmėt e tė atit duke bėrė edhe ky dhurata tė mėdha bamirėse. Sinajt nuk harruan kurrė atdheun e tyre Shqipėrinė. Ata dėrguan shumė bij shqiptarėsh me bursa nė Universitetet e Europės.
Mė 1859 filluan punimet e para, mė 15 prill 1876, Simon Sina vdes duke lėnė trashėgimtar vetėm dy vajza dhe, nė bazė tė testamentit tė tij, e vazhdoi dhe e mbaroi veprėn gruaja e tij Ifigjenia Sina mė 1885.
Kėshtu hapja e Akademisė sė Athinės u dedikohet, pra, dy arvanitasve tė vėrtetė, Teodor Pangallo, qė ishte atėhere nė brendėsi tė punimeve, dhe arvaniti tjetėr Dhimitri Egjiniti, qė ishte atėherė ministėr i Arsimit.
Disa nga akademikėt qė ishin arvanitas janė; Dhimitėr Egjiniti, Angjelo Gjini, Sotiri Shqipi, Spiridon Doda, Vasil Egjiniti, Gjergj Sotiriu, Kostandin Horemi, Aleksandėr Diomidhi, Maksim Miēopulos, Vasil Malamo, Dhimitri Kaburoglu, Teofil Vorea etj.
__________________
Krejt miqėsisht....nga Arvaniti
ARVANITI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė