Shiko Postimin Tek
Vjetėr 26-06-09, 08:28   #50
Dani11
Banned
 
Avatari i Dani11
 
Anėtarėsuar: 21-12-05
Postime: 2,149
Dani11 Dani11 Dani11 Dani11 Dani11 Dani11 Dani11 Dani11
Gabim Titulli: Lulishta e dritave

HYDBEJA E FUNDIT E MUHAMEDIT A.S.

Nga Profeti Muhamed (alejhi selam)
Arafat, Meke


Shėnim: Kjo ligjerate (hutbe) e Muhamedit as. eshte mbajtur ne vitin e 10 te Hixhres, pas kryerjes se Haxhit te fundit te Profetit


"O Njerėz! Dėgjoni ēka do t'ju them, sepse nuk e di nese do t'ju takoj nė kėtė vend pas kėtij viti.
O njerėz! Kini frikė Zotin dhe respektojeni Atė. Bėhuni tė njerėzishėm dhe tė drejtė ndaj vetes dhe ndaj tė tjerėve. Kjo ėshtė dita e flijimeve nė emėr tė Allahut. Mė tė vėrtetė gjaku dhe pasuria juaj janė tė shėnjta pėr ju, derisa tė takoheni me Krijuesin tuaj, ashtu siē ėshtė e shėnjtė kjo ditė nė kėtė muaj dhe nė kėtė vend.


Ruajeni, respektoni dhe nderojeni vlerėn e personalitetit dhe dinjitetit njerėzor. Njeriu ėshtė vepėr madhėshtore e Allahut dhe mjere ai qė e nėnēmon nderin dhe dinjitetin e veprės sė Allahut. Ju, o njerėz, pashmangshėm dhe pakthyeshėm do t'i ktheheni Allahut tė Amshueshėm dhe Ai do t'ju marrė nė pėrgjegjėsi pėr veprat dhe punėn tuaj.


O besimdrejtė! Ta dini, ta mbani mend dhe tė jeni tė bindur se pėrfundoi koha e mosdijes dhe traditave tė kėqija, qė i sollėn fatkeqėsi tė shumta gjinisė njerėzore. Unė jua kam treguar rrugėn e shpėtimit, nėpėr tė cilėn duhet tė shkoni. Gjakmarrja ėshtė e ndaluar. Tė gjitha akuzat e kėtilla qė rrjedhin nga koha para Islamit, anulohen. Akuza e parė e kėtillė qė anulohet ėshtė gjakmarja e xhaxhait tim, Amir b. Rebi`b. Harith b. Abdulmuttalibit, tė cilin pa kurrfarė faji e mbytėn njerėzit nga fisi Hudhejl. Kjo gjakmarrje le tė harrohet dhe tė gjitha tė tjerat nė tė ardhmen le tė falen.


Fajdeja dhe kamata janė tė ndaluara. Huadhėnėsi nga huamarėsi duhet ta marrė vetėm atė qė vėrtet ia ka huazuar. Huatė e para qė i nėnshtrohen kėtij vendimi janė huatė e xhaxhait tim Abbasit, i cili ka pasur mjaft borxhlinj. O besimdrejtė! Duhet t`ua falni kamatat borxhlinjve. Dėgjoni kėshillėn time dhe pasuria juaj do tė shtohet, sepse juve ju mbetet kryegjėja pėr tregti dhe punė tė ndershme. Nėse nuk e bėni kėtė, duhet ta dini se do t`i zemėroni thellė Allahun dhe tė Dėrguarin e Tij. Nėse borxhliu juaj ėshtė nė vėshtirėsi, duhet t`ia vazhdoni afatin e pagimit, ndėrsa nėse jeni nė gjendje qė t`ia falni borxhin, kjo do tė ishte edhe mė mirė pėr ju.


O besimdrejtė! O njerėz! Frikėsojuni asaj dite qė me siguri do tė vijė, kur tė gjithė do tė paraqiteni para Allahut, Gjykatėsit tė Vetėm Suprem. Kur ju pret drejtėsia absolute. Kur tė zotoheni se njė borxh do ta paguani me kohė dhe kur ta lidhni marrėveshjen, tė gjitha kėto bėni me shkrim, dhe me besnikėri theksoni afatin e pagimit. O tė vdekshėm! Duajeni dhe dėgjojeni Zotin, Krijuesin e tėrė materiales dhe jomateriales, i cili krijoi meshkuj dhe femra, prej tė cilėve u zhvillua gjinia njerėzore. Kini frikė nga Allahu, nė ndihmėn, prehjen dhe mėshirėn e tė Cilit tė gjithė jemi tė udhėzuar. Ne jemi tė vdekshėm dhe nė ēdo ēast jem gjithnjė e mė afėr vdekjes dhe takimit me Tė, me Allahun e Amshueshėm, me Gjykuesin e Drejtė.


Shprehni repektin e duhur ndaj farefisit. Me pėrgjegjėsi tė thellė pėrmbushni detyrat dhe obligimet qė egzistojnė ndėrmjet burrit dhe gruas, ndėrmjet prindėrve dhe fėmijėve. Fėmija e fiton xhenetin nėn kėmbėt e nėnės sė tij. Ruajuni nga prostitucioni, tradhėtia bashkėshortore dhe xhelozia. Prostitucioni dhe tradhėtia bashkėshortore janė mėkate tė rėnda, ndėrkaq xhelozia mund tė shkaktoj prishjen e bashkėshortėsisė. Martohuni me ato qė i doni. E kur vullneti i Zotit t'ju bashkojė, atėherė respektojeni dhe duajeni njėri-tjetrin dhe jetoni nė dashuri dhe harmoni tė vėrtetė.


O bashkėshortė! Silluni ndaj grave tuaja me shumė mirėsi dhe dashuri. O besimdrejtė! Largohuni nga ngatėresat dhe pėrgojimet! Ata qė shpifin pėr grate e ndershme, le tė jenė tė mallkuar nė tė dy botėt. Ata qė i akuzojne gratė e ndershme pėr tradhti nė martese ose pėr amoralitet, ndėrkaq qė nuk mund pėr kėtė t'i sjellin katėr dėshmitarė tė besueshėm, dėnoni me tetėdhjetė goditje, dhe asnjėherė nė tė ardhmen nė asgjė mos u besoni, sepse ata janė njerėz tė kėqij.


Nėse mendoni se ndaj grave tuaja mė nuk e ndjeni dashurinė e dikurshme, mos nxitoni, por mendoni mirė. Ndoshta Allahu nėpėrmjet kėtij sprovimi ju udhėzon nė rrugėn e fatit tė ri tė madh, me tė cilėn dėshiron t'ju pėrgėzojė. Mos kėrkoni shkurorėzim pa shkaqe tė arsyeshme, meqė prej tė gjitha gjėrave qė Allahu i ka lejuar, mė sė tepėrmi e urren shkurorėzimin. Gratė tuaja u janė dorėzuar nė besė tė Zotit. Respektojeni, o besimdrejtė, atė amanet tė Zotit.


O njerėz! Sot djalli i mallkuar ėshtė i dėshpėruar, sepse ka pėsuar humbje dhe mė nuk mund tė ndikojė nė ju. Por ju megjithatė gjithnjė bėhuni tė kujdesshėm, qė ai i mallkuar tė mos ju vė nė lajthitje as pėr gjėrat mė tė vogla. O besimdrejtė! Kur e caktoni dhe e ndani ndėrmjet veti trashėgiminė, bėhuni te drejtė dhe pėrmbajuni librit tė Zotit. Ruajeni pasurinė e bonjakėve, tė paaftėve dhe te sėmurėve mendore. Zoti ēdonjėrit ia ka dhėnė te drejtėn e vet, andaj nuk ka nevojė qė trashėgimtarėve t'u lihet testament; ndėrsa si testament nuk mund tė lihet mė tepėr se njė e treta(1/3) e pasurisė. Fėmija i takon atij, ne shtratin e tė cilit ėshtė i lindur. Kush pohon se i takon tjetėrkujt pėrveē prindit, atė do ta arrijė mallkimi i Zotit. Nuk i lejohet gruas qė tė japė diē nga pasuria e burrit tė saj pa lejen e tij. Borxhi duhet paguar ndėrsa sendi i huazuar duhet kthyer. Dhurata duhet tė kthehet me dhuratė. Kush hynė dorėzanė pėr dikėnd, obligohet edhe me pėrgjegjėsi pėr dorėzani. Me robėrit dhe shėrbėtorėt silluni nė mėnyrė njerėzore. Ushqeni ata sikur qė ushqeheni vetė, dhe vishni ata sikur qė visheni vetė. Nuk guxoni t'u bėni keq, as t'i keqpėrdorni. Edhe ata janė njerėz, edhe ata janė shėrbėtore tė Zotit.


O besimdrejtė! Ta dini dhe tė mos harroni se tė gjithė muslimanėt janė vėllezėr. Ju tė gjithė jeni pIotėsisht tė barabartė nė tė drejta dhe detyra. Nuk ka kurrfarė pėrparėsie arabi ndaj jo-arabit, e as jo-arabi ndaj arabit, as i ziu ndaj tė kuqit, e as i kuqi ndaj tė ziut pėrveē me devotshmėri. Tė gjithė jeni pasardhėsit e Ademit, ndėrsa Ademi ėshtė prej dheut.


O muslimanė! Duhet tė kujdeseni, tė duheni dhe tė ndihmoheni ndėrmjet vete. Nuk guxoni ta ofendoni njėri-tjetrin, e as t'i merrni me dhunė njėri-tjetrit diēka. Kėto janė mėkate tė rėnda. Merreni vetėm ate qė me vetėdėshirė ju jepet. Respektoni pacenueshmėrinė e pasurive tuaja derisa janė nė frymėn e ligjeve tė Zotit. Nė punėn tuaj Islami dhe interesi i pėrgjithshėm le tė jenė mbi ju dhe interesin tuaj personal. Pėrkushtojani Islamit jetėn tuaj dhe nė punėn pėr Islamin jepni prej vetes githēka qė mundeni. Kurrė mos e shkelni tė drejtėn dhe nderin e askujt. Vetvetes mos i bėni dhunė. Mos harroni se mėshira ėshtė njė ndėr bazat kryesore tė Islamit.



0 njerėz! Dėgjoni ēka po ju them dhe mbajeni mend mirė. Unė po jua lė librin e Zotit - Kur'anin - te cilit nėse i pėrmbaheni gjithnjė do t'ju ruajė qė tė mos e humbni rrugėn e drejtė, rrugėn e drejtėsise dhe sė vėrtetės. Kur'ani ėshtė libėr i qartė dhe i shenjtė, vepėr e vėrtetė e Allahut, fjalė e Tij, nė vėrtetėsinė e sė cilės nuk ka kurrfarė dyshimi.


Para vetes e keni tėrė jetėi time, fjalėt dhe veprat e mia. Gjithēka qė kam folur dhe punuar, jam pėrpjekur qė tė jetė nė pajtim tė plotė me urdhrat e Allahut. Ju vėrtet nuk do tė gjendeni nė lajthitje pėrderisa t'i pėrmbaheni Kur'anit dhe sunnetit tim.


O besimdrejtė! Thuajeni gjithnjė tė vėrtetėn e pastėr. Urrejtja asnjėherė le tė mos ju largojė nga rruga e tė drejtave dhe drejtėsisė. Drejtėsia ėshtė motra e devotshmėrisė. Frikėsohuni nga Allahu! Ai e sheh punėn tuaj.


O njerėz! I dėgjuat porositė e mia, futini nė zemrat tuaja e nė jetėn tuaj. Tė gjithė ata qė i kanė dėgjuar kėto fjalė tė mia, le t'ua pėrcjellin atyre qė nuk i kanė dėgjuar, sepse prej tyre mund tė ketė mė mbamendės se vetė dėgjuesit.



(Pas njė pauze tė shkurtėr, i Dėrguari i Zotit me njė zė mė tė butė ka thėnė):

"A e percolla mesazhin e Allahut tek ju, o njerez?"

"O i Dėrguari i Zotit! Ti besnikėrisht e ke pėrmbushur misionin tėnd dhe neve na ke komunikuar ēka tė ka urdhėruar Zoti", u pėrgjigjėn mė se 100 000 haxhinjte e pranishėm.

(Atėherė Muhammedi a.s. me zė solemn tha) :

"O Zoti im, dėshmo (nė kėtė)!

(Tė njėjtėn ditė, Zoti i Lavdishėm e shpalli edhe ajetin e fundit tė Kur'anit):

"Sot persosa per ju fenė tuaj, plotėsova ndaj jush dhuntine time, dhe zgjodha per ju Islamin fe". (Sure Maide, 3).

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Dani11 : 26-06-09 nė 08:30
Dani11 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė