Shiko Postimin Tek
Vjetėr 30-04-13, 12:14   #21
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Titulli: Mitologjia shqiptare

Kulti i Diellit dhe Hėnės


Besime popullore


Tė dy, Dielli dhe Hėna, janė simbole dhe motive tė zakonshme nė artin popullor shqiptar, si dhe nė tatuazhet. Dihet se ilirėt, banorėt e lashtė tė Ballkanit perėndimor, i pėrdornin simbolet e Diellit nė ornamentet e tyre, megjithėse nuk mund tė thuhet me siguri nėse kanė qenė pikėrisht kėto simbole qė kanė trashėguar shqiptarėt e sotėm. Edhe peonėt, tė cilėt jetonin diku ndėrmjet maqedonasve tė lashtė dhe dardanėve, e kishin njė kult tė diellit, tė cilin shkrimtari i shekullit II tė e. r. Maximus nga Tiri (Philosophoumena, 2.8, 6) e ka pėrshkruar si diell nė qendėr tė njė disku, majė njė shtize tė gjatė.
Kulti i Diellit tek shqiptarėt pasqyrohet edhe nė betė e tyre, dmth. kur bėjnė be e betohen pėr diellin. Madje, betė me diell e rreze dielli, si 'pėr atė diell' e 'pėr kėtė rreze dielli,' haseshin dikur mė shpesh se betė pėr Zotin dhe dėgjohen edhe sot e kėsaj dite.

Edhe nė letėrsinė gojore shqiptare bie nė sy pėrmendja e rrezeve tė diellit, qė u japin dritė guvave tė thella malore, etj. Festa e Shėn Gjergjit, gjithashtu, mund tė lidhet me njė festė tė lashtė tė diellit. Baroni Franc Nopēa (1877-1933) thotė se banorėt e Shalės dhe Planės (SH) bėnin kryq kur u binin rrezet e para tė diellit nė agim. Dielli,Hėna,Yjet

Nga mbijetojat e kulteve tė lashtėsisė ėshtė ruajtur kulti i Diellit. Mbeturinat e tij na shfaqen, qoftė edhe nė mėnyrė tė zbehtė, nė shumė fusha tė jetės e tė veprimtarisė sė banorėve tė vendit tonė: nė kulte bujqėsore e blegtorale, nė kulte tė mjeshtėrive, nė ritet kalendarike, nė krijimtarinė gojore tė popullit, nė artin popullor tė aplikuar, nė ciklin e jetės familjare, nė kultin e zjarrit e tė vatrės, tė ujit, tė maleve e kėshtu me radhė.

Nga autortė ndryshėm pėr kėtė kult janė nxjerrė nė dritė dėshmi jo tė pakta e janė dhėnė mendime tė rėndėsishme. Pashko Vasa qė mė 1879 vė nė dukje se Shqiptarėt betoheshin pėr Diell, pėr hėnė, pėr qiell, pėr dhe, nė gur e pėr elementė tė tjerė tė natyrės e jo pėr perėndi e shenjtorė tė krishtėrimit e tė islamizmit. Ai kėto betime i shpjegon si tė lashtėsisė shqiptare e me burim vendės. (Vaso Pasha Effendi, "E vėrteta mbi Shqipėrinė dhe Shqiptarėt", Tiranė, 1935, f. 42-43)

F. Nopēa qė nga fillimi i kėtij shekulli ka vėnė re se Shqiptarėt i faleshin Diellit sipas besimit pagan dhe se nderimi i majave tė maleve, i disa vendeve tė larta nė Shqipėri ka tė bėjė me kultin e diellit. (F. Nopēe, "Shqipėria. Pikėpamjet fetare", Arkivi i Institutittė Historisė, f. 46). Nė zbukurimet e xhubletės sė Malėsisė sė Madhe, nė shtroje e gjėra tė tjera tė qėndisura nė Malėsi tė Gjakovės, ėshtė i pranishėm motivi i diellit nė formė kryqi grepē (svastika), dhe kjo duhet konsideruar si trashėgimi e lashtė e popullit tonė.

Sh. Gjeēovi konstaton mbeturina tė forta tė besimit nė diellin tė shprehura nė tė falurit e diellit e nė tė dhėna tė tjera religjioze, duke i lidhur kėto me kultin e diellit e elementė tė tjerė tė mitologjisė nė llirė e Trakė. Mbi tė gjitha ėshtė me vlerė shqyrtimi qė M. E. Durhami i bėn kultit tė diellit tė shfaqur nė tatuazh nė Bosnjė, nė Hercegovinė dhe diēka nė Shqipėrinė Veriore, duke u pėrpjekur tė shpjegojė origjinėn ilire e trake tė kėsaj dukurie.

Nga tė dhėna tė ndryshme na del se dielli, deri kėto kohėt e vona ka qenė objekt adhurimi; atij i faleshin nė mėngjes nė tė lindur, nė disa raste dhe nė perėndim tė tij. Dielli adhurohej si burim jetese, burim shėndeti, burim pjellorie dhe si objekt mbrojtės dobiprurės.

Shumė veprime me karakter bujqėsor e blegtoral duhej tė fillonin me tė lindur tė diellit e jo mė parė, madje veprime bujqėsore e blegtorale qė fillonin pėr herė tė parė nė njė ditė tė caktuar tė pranverės; ajo ditė duhej tė ishte me diell( e jo e vrenjtur) se kėshtu sjell mbarėsi e prodhimtari tė bollshme. Nė Malėsi tė Gjakovės (Tropojės) kemi hetuar njė zakon tė lashtė sipas tė cilit vajza duhej fejuar nė mėngjes nė tė rėnė tė diellit e jo nė mbrėmje. Dielli i mėngjesit, sipas besimit popullor, ėshtė fat pėr vajzėn nė lumturinė e ardhshme bashkėshortore, nė trashėgimi, nė lindje tė djemėve.

Njė element me shumė rėndėsi pėr kultin e Diellit janė zjarret e vitit qė bėheshin nė krahina tė ndryshme tė Shqipėrisė nė Ditėn e Verės (fillimi i marsit), mė 22 qershor, diku nė korrik apo nė gusht nė maja malesh, kodrash dhe pranė shtėpive mė 24 dhjetor. Kėto zjarre rituale nė shekullin XX kanė karakter besimi por dhe argėtimi, por dihet se nė mitologjinė indoeuropiane kėto bėheshin pėr tė ndihmuar diellin, pėr t'i dhėnė fuqi atij, se edhe ai pastaj kishte pėr t'u dhėnė prodhimtari tė mbarė e begati nė jetėn familjare. Pra, besohej dikur se tė tilla zjarre rituale e fuqizonin diellin pėr tė prurė mė shpejt verėn, bimėsinė nė natyrė e bollėk nė prodhimtari.

Nė gunėn shqiptare, nė variantet e saj si veshje gruaje nė trevėn e Mirditės, Pukė, Malėsi e Lezhės, Mat e Krujė, ndeshim dendur simbole tė diellit nė formė kryqi, nė ngjashmėri tė svastikės, nė rrathė koncentrikė, spirale dyfishe etj. Nė xhubletėn e Malėsisė sė Madhe, tė Dukagjinit dhe tė Malėsisė sė Gjakovės (Nikaj - Mertur) ndeshim zbukurime me simbole tė diellit, tė hėnės, tė gjarpėrit, nga mė tė ndryshmet. Meqėnėse kėtė petk e kemi me origjinė tė lashtė ballkanase e mesdhetare, gjė qė na dėshmohet edhe nga zbulimet arkeologjike tė trevės ilire e mė tej, mendojmė se edhe zbukurimet me karakter mitologjik nė tė, pa mohuar shtresa tė ndryshme e ndikime tė mėvonėshme, si origjinė duhet t'i kėrkojmė te koha, te njė kohė e lashtė ballkanike.

Ėshtė kuptimplotė fakti qė nė ciklin e kreshnikėve dielli e hėna marrin pjesė aktive nė drejtimin e ngjarjeve. Nė kėtė cikėl flitet pėr Bjeshkėt e Diellit, si vende ku veprojnė kreshnikėt. Nė "Martesėn e Halilit" (Q. Haxhihasani. vep. cit. f. 75) Dielli e Hėna bashkė me Orė e Zana e zogj tė malit ndihmojnė kreshnikun pėr tė realizuar synimet e tij.

Po thot dielli: "A ndorja e eme!" Ka than hana: "A ndorja e eme!" Kanė thanė orėt: "A ndorja e jonė!" Zotafletdhijanėmal! Ēa ka qitun e ka thanė? - Sa tė bajė dritė ka ndoren dielli, T'errmen natė, ka ndoren hana, Armėt e brezit ja rue Zana!</i>

Betimet, mallkimet, urimet e shumta pėr diellin, qė pėrdoreshin nė jetėn e pėrditėshme si "Pėr atė diell qė shndrit token!", "Pėr atė diell qė vete lodhurl", "Tė thertė rrezja e diellit!", "Mos pafsh diell me sy!", "Qofsh i bardhė si drita e diellit!", "Pėr atė fytyrė tė Diellit", "Pėr atė sy diell", "Pėr atė diell qė vran e kthjell!" e kėshtu me radhė, konsideroheshin shumė tė forta e mendohej se bėnin efekt pėr mirė a tė keq nė jetėn e njerėzve.

Nė besimet popullore gjejmė pėrfytyrimin e Hėnės si grua dhe tė Diellit si burrė e ku flitet dhe pėrfėmijėt e tyre. Nė njė kėngė legjendare nga Arbėreshėt e Italisė vajza takohet me Kuēedrėn nė Malin e Kuēedrės dhe i thotė se "ėshtė e bija e diellit dhe e hėnės" (se ka pėr nėnė hėnėn dhe pėr babė diellin). Kuēedra donte ta hajė, por kur mori vesh kėtė e pėrshėndeti dhe e la tė lirė. (Q. Haxhihasani. "Kėngė popullore legjendare", f. 91). Megjithatė tek ne ka dhe njė variant qė e gjejmė te popujt e tjerė: Nė legjendėn popullore tregohet se hėna me diellin kanė qenė motėr e vėlla e nė ndonjė yariant tjetėr: burrė e grua. Hėna dikur paska pasur dritė tė madhe porsi dielli. Kallzohet se ndėr kohė tė vjetra hėna u grind njė herė me diellin e ky i ra me njė shplakė aq tė fortė sa i plasi njėrin sy e prandaj tani hėna nuk e ka mė dritėn e gjallė si dielli. Kėtė legjendė e gjejmė nė gjithė Labėrinė. ( K. Kamsi, "Besime tė popullit nė Labėri", "Dituria", Tiranė, 1928, Nr. 8, f. 309-310). Nė Smokthinė besohej dikur, se kurzihej hėna (kur ndodhte eklipsi i hėnės) e kishin zėnė shkėmbinjtė, lubia ose kauri. Nė Kurvelesh tregohej se atė e zinte Kuēedra, qentė e tėrbuar ose lugati e nuk e lenin tė lėshonte dritė mbi tokė. (K. Kamsi. Art. cit. "Dituria", 1928, f. 311).

Nė Veri, nė zbukurime tė ndryshme, na paraqitet hėna me rreze ashtu si edhe dielli; kjo tė kujton legjendėn nė fjalė. Nė popullin tonė tė zėnėt e hėnės a tė diellit mbahej si njė shenjė shumė e keqe. Deri nga fillimi i shekullit XX, kur zihej hėna ose dielli, qisnin me pushkė ose hidhnin pėrpjetė urė zjarri, pėr tė frikėsuar Kuēedrėn a Lubinė, pėr ta bėrėqėtėlargohen.

Nė Smokthinė ndėr pleq e plaka tregohej se hėna na qenka njė grua e shenjtė. Prandaj ditėn e hėnė nuk preknin punė me dorė, ose po tė punonin, besonin se nė jetė do t'u ndodhnin fatkeqėsira dhe se natėn u shfaqej hėna si grua dhe u tregonte tė gjitha tė kėqiat qė do t'u ēonte atyre qė nuk nderuan ditėn e saj. Nė legjendėn popullore me natyrė mitike ndonjėherė dielli e hėna paraqiten si vėlla e motėr e njėkohėsisht si burrė e grua ashtu si edhe nė popujt e tjerė indoeuropianė.

Nė popullin tonė me fazat e ndryshme tė hėnės lidhej ēdo veprimtari bujqėsore, blegtorale dhe nga ato qė kishin tė bėnin me zeje e mjeshtri tė ndryshme.

Kudo ndėr Shqiptarė, nė malsi mė tepėr, kur nė tė marrė tė diellit del hėna e re, fėmijtė dhe vajzat e rritura i drejtoheshin hėnės me lutje e formula tė veēanta magjike, pėr fat« mbarėsi nė jetė. Ja njėra nga kėto formula magjike, me tė cilėn vajzat i drejtoheshin hėnės: "Hėnė e re, / vashė e re! / Unė nė punė, ti nė gjumė, / Unė shėndet e ti gėrshet". (J. Nushi. Mitologji e besime nė Myzeqe, "Etnografia Shqiptare", V. 1974, f. 336).

Mendojmė se hyjnizimi i hėnės nė popullin tonė nė njė masė kaq tė madhe ka tė bėjė me ndonjė hyjni tė lashtė ktonike vendėse me atribute tė bujqėsisė dhe tė jetės familjare. Po Hėna na del edhe si e lidhur me Zanėn, me natyrėn e virgjėr, pra si hyjni e natyrės. ėshtė ndėrkohė edhe mbrojtėse e grave. Kuptohet qartė se kėto mbeturina besimesh nė hėnėn, nė diellin e nė elementė tė tjerė tė natyrės ishin shprehje e atij kompleksi tė besimeve pagane qė lidhej me natyrėn.

Me interes ėshtė kulti i diellit nė lidhje me tė vdekurit. Kur vdiste njeriu, kudo nė Malėsitė shqiptare ai do tė vendosej me fytyrė nga lindja e diellit: nė shtėpi, nė oborr, kur pushonin rrugės pėr te varrezat dhe nė varr; ky ishte njė rregull i prerė dhe i lidhur me besime tė lashta. Vlen tė theksohet kėtu se arkeologėt tanė nė varret e Mesjetės sė Hershme tė varrosurit i kanė gjetur me fytyrė nga lindja. (H. Spahiu. - Gėrmimet e vitit 1961 nė varrezėn e hershme Mesjetare tė kalasė sė Dalmacies, "Studime historike" 3.1964, f. 77). Kėtė pozicion varrimi e gjemė dhe nė disa varre tė lashta ilire, ashtu si dhe nė popuj tė tjerė tė Lashtėsisė.

Deri nė kohė tė vona ėshtė ruajtur tradita qė pėrjashta varrit tė bėhej njė rreth gurėsh tė vegjėl tė bardhė, p.sh., nė Labėri, nė Mirditė, nė Malėsi tė Madhe etj. Mendojmė se kjo ka tė bėjė me kultin e diellit. dhe kjo ėshtė po ajo unaza apo rrethi i gjerė me gurė qė gjendet nė tumat ilire dhe qė ka tė bėjė me kultin e diellit. Pra edhe kėtu ekziston lidhja logjike nga Lashtėsia e deri nė Kohėn tonė. Kėtė dukuri nė varrime e ndeshim dhe nė popuj tė tjerė tė Europės. ndoshta kjo ka tė bėj me kultin e diellit, por mund tė jetė dhe njė kontaminim me kujtimin legjendar tė tė ardhurit tė europianėve nga Vendet e Lindjes, pra nga lindja e diellit. Ky kujtim i mjegulluar i prejardhjes, ky skenar mitiko-ritual i drejtimit nga vendi i imigrimit ndeshet dhe nė popuj tė Oqeanisė e gjetiu. Pra ėshtė njė kujtim i migrimeve tė lashta nga Azia, migrime indoeuropiane e tė tjera si kėto.

Nė kryqet e varreve nė Malėsi tė Madhe, nė Nikaj-Mertur, nė gjithė Dukagjinin (S. Anamali - Njė varrezė e Mesjetės sė Hershme nė Bukėl tė Mirditės, "lliria", 1972, f. 213) dhe nė disa vise tė tjera malore tė Shqipėrisė janė tė rėndomta motivet e diellit e tė hėnės tė paraqitura bashkarisht nė tė njėjtat vende. (Nė lidhje me motivet pagane: dielli, zogj, hėna e tė tjera, nė kryqet e varrezave tė Malėsisė sė Madhe, tė Dukagjinit e Nikaj-Merturit, material me rėndėsi mė kanė dhėnė gojarisht, A. Gjergji dhe K. Ulqini). Ekziston dhe mundėsia e ndikimit islam, qė doemos diku - diku ėshtė e dukshme, por pėr kultin e hėnės kemi dhe njė traditė tė fortė vendėse. Ka tė drejtė E. Durham qė kėto motive tė diellit e tė hėnės nė varre i lidh me besimet e lashta nė kėta trupa qiellorė.

Nė lidhje me kultin e Diellit do te pėrmendim se ka ekzistuar ndėr Shqiptarė nė malėsitė e Jugut e tė Veriut, kulti i disa vendeve tė larta ose maja malesh qė adhuroheshin; njerėzit u faleshin nė mėngjes me tė lindur dielli. Nė shumė raste kėto ishin vende ku nė data tė caktuara tė vitit zhvilloheshin ceremoni qė kishin tė bėnin me diellin, po dhe me elementė tė tjerė tė natyrės. Kėshtu vendėsit ngjiteshin nė majėn e malit Rumia (Rumia: mal nė 1 perėndim tė liqenit tė Shkodrės, nė trevėn e Malit tė Zi), me nga njė gur nė dorė qė e hidhnin nė vendin e shejtė nė majė, ditėn e Rushajave pa rėnė dielli dhe me tė lindur i faleshin atij. Kėshtu veprohej edhe nė Gjallicė tė Lumės nė njė ditė tė caktuar tė gushtit. Veprime tė tilla rituale bėnin nė Majė tė Pashtrikut banorėt e Malėsisė sė Gjakovės e tė Rafshit tė Dukagjinit. Tė tilla rite bėheshin edhe nė maja tė tjera malesh nė Shqipėh. (Majat mė tė njohura ku bėheshin pelegriazhet e zhvilloheshin ceremoni kushtuar diellit nė ditė tė caktuara tė vitit, nė disa vende Ditėn e Verės, diku pėr Shėn Gjergj, diku mė 20 korrik, diku nė gusht a data tė tjera tė vitit, ishin kėto: Mali i Kėndravicės nė Labėri, Ēuka e Tomorrit nė Berat, Sarisalltiku tė Krujė, Gjallica e Lumės, Rumia afėr liqenit tė Shkodrės, Pashtriku nė Malėsi tė Gjakovės. Maja tė nderimit pagan kemi shumė nė Shqipėri. Maja e Shėlbuemit afėr Lezhės; nė Alpe: Maja e Shkėlzenit, Maja e Hekurave, Maja e Koritnikut. Tė tilla ishin edhe Maja e Sukaj nė Grudė, Maja e Runės, maja e Dervishės nė Macukull (Mat). Nė pelegrinazhe rituale nė majat e maleve nuk mungonin asnjėherė: tė falurit diellit, ndezje zjarresh tė mėdhenj (e kjo bėhej mė tepėr pėr Shėn Gjergj dhe nė Shėn Mėri tė gushtit), kurbane, pėrveē ceremonish e veprimesh tė tjera.

Duhet tė shėnojmė kėtu se kulti i Diellit, duke qenė njė fenomen universal, na shfaqet nė popuj tė ndryshėm tė botės dhe mad nganjėherė dhe me tė njėjtat tipare si edhe nė Shqiptarė. Kėshtu, p shembull, Persianėt e vjetėr (para 2000 e ca vjetėsh) tempujt e ty kushtuar diellit, hėnės, ujit e tokės, i kishin nė maja tė maleve dhe at bėnin flijime kushtuar diellit. (Gerodot, Istorija, Leingrad, 1972, f. 54, 131).

vijon
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė