Shiko Postimin Tek
Vjetėr 23-01-08, 21:37   #9
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: SHqipėria GJatė SHekujve Tė Mesjetės (SHEK :V - XIV

RURALIZIMI I JETĖS NĖ MESJETĖN E HERSHMEKushtet natyrore
Tabloja mjaft e larmishme e kushteve natyrore pėrcaktoi nė njė shkallė tė madhe ndarjen e trevave shqiptare nė disa rajone bujqėsore me drejtime e karakteristika tė ndryshme tė prodhimit.
Dallohej pa dyshim nė kėtė drejtim ajo qė historiania bizantine e shek. XI-XII, Ana Komnena, e quan "fusha ilirike" dhe qė njėsohej me ultėsirėn perėndimore shqiptare, ku ndodheshin rajonet bujqėsore dhe qytetet ndėr mė tė begatat e Shqipėrisė mesjetare. Kėto vise ofronin kushte tė pėrshtatshme pėr zhvillimin e njė bujqėsie intensive dhe pėr zbatimin e njė agroteknike tė pėrparuar. I tillė ishte rajoni i Shkodrės, ai i Durrėsit (fusha e Skurrisė etj.), zona e Karavastasė si pjesė e fushės sė Myzeqesė (Myzakia=vendi i Muzakėve) dhe treva tejet e begatė e Vagenetisė (Ēamėrisė) nė skajin jugor. I gjithė ky rajon karakterizohej nga njė pjellori relativisht e lartė e tokės dhe qė deri nė shek. XIV nuk ishte prekur ende nga dukuria e moēalizimit, qė erdhi si rezultat i shpyllėzimeve masive dhe i braktisjes sė tokave nė prag tė pushtimit osman. Drithėrat (gruri, elbi, meli) pėrbėnin produktin kryesor tė kėtyre zonave. Por po aq tė dėgjuara ishin prodhimet e kopshtarisė, vreshtarisė e tė blegtorisė. Kultura e ullirit kishte pėrhapje mjaft tė gjerė, duke u shtrirė nė veri deri nė rrethinat e Ulqinit, tė Shkodrės e tė Drishtit, ndėrsa kultura e mėndafshit (serikultura) qe e pėrqendruar nė zonėn e Shkodrės, Vlorės, Beratit e tė Kėlcyrės.
Nė tė gjithė ultėsirėn perėndimore shqiptare, ku dikur kishin lulėzuar latifondet e mėdha, edhe nė kushtet e reja prona e madhe tokėsore vazhdoi tė ekzistonte nė zotėrim tė personave laikė apo tė institucioneve fetare. Kėto tė fundit dalin qė herėt si grumbulluese fondesh tė mėdha tokėsore. Qė nė shek. VI bėhet fjalė pėr prona tė mėdha tė kishės (patrimonia) nė zonėn e Shkodrės (tė Prevalitanisė). Njė pjesė e mirė e kėtyre, bashkė me toka tė tjera, figurojnė mė vonė si pronė e manastireve tė mėdha, katolike e ortodokse, tė atij rajoni. Njėlloj tė pasura me toka ishin edhe manastiret dhe peshkopatat e zonės sė Durrėsit, ato tė Beratit apo tė Vagenetisė nė jug.
Njėkohėsisht me institucionet fetare, fonde tė mėdha tokash figurojnė nė pronėsi tė personave laikė, qė i pėrkisnin aristokracisė vendase por qė, nė ndonjė rast, ishin edhe fisnikė tė huaj. Prania e kėtyre tė fundit, dhe nė pėrgjithėsi kontaktet qė bregdeti i Adriatikut dhe ai i Jonit patėn me Italinė, bėnė qė marrėdhėniet agrare tė ndikoheshin aty nga modeli perėndimor i feudalizmit. Nė dokumentet e shek. XIII-XV, qė kanė tė bėjnė me kėto treva, ndeshet vazhdimisht njė terminologji qė flet pėr praninė aty tė institucioneve feudale, tipike perėndimore, siē qe feudi (feudum), vasaliteti (vassallagium), betimi (juramentum), mbrojtja feudale (protectio), imuniteti (immunitas) etj.
Rajone tė zhvilluara dhe dendėsisht tė banuara qenė edhe ato tė rrafshnaltave ose luginave tė brendshme tė Kosovės, Dibrės, Ohrit, Korēės, Devollit, Matit, Kėlcyrės, Drinit etj. Kėto pėrshkoheshin nga njė rrjetė e dendur rrugėsh komunikimi dhe nuk pėrbėnin kurrsesi enklava tė izoluara. Edhe kėtu, ashtu si nė ultėsirėn bregdetare perėndimore, procesi i pėrqendrimit tė tokave nė pak duar ndodhi shpejt dhe pjesa mė e madhe e fondit tokėsor ndahej mes njė grupi pronarėsh tė mėdhenj ose institucioneve fetare. Kėto treva qenė nė Shqipėri trevat ku gjeti pėrhapjen klasike feudalizmi i tipit bizantin, i mishėruar nė institucionin e pronies.
Sė fundi, rajoni i tretė ishte ai i malėsive dhe i zonave tė thella, qė zinte njė pjesė tė mirė tė territorit. Kėtu peshėn kryesore nė veprimtarinė ekonomike e zinte blegtoria, kurse kultivimi i arave kufizohej nė lugina e nė ngastra tė ngushta tė hapura me mund nė sipėrfaqet e pjerrėta apo nė pyjet. Karakteristikė e kėtyre zonave ishte mobiliteti (lėvizshmėria) periodike e njė pjese tė popullsisė tė lidhur kryekėput me ekonominė blegtorale dhe qė pėrcaktohej nga ndėrrimi i kullotave, nga mali nė verė, nė fushat bregdetare gjatė stinės sė dimrit (tranzumanca). Ndonėse banesa e qėndrueshme e blegtorėve ndodhej nė katundin malor, ndodhte shpesh qė, gjatė shtegtimit me bagėtitė e tyre drejt fushave bregdetare, nė dimėr, ata tė merrnin me vete edhe familjet, me tė cilat sistemoheshin pėrkohėsisht nė kasolle tė ngritura kryesisht me dru e kashtė. Jo rrallė kjo popullsi blegtorale, e vendosur pėrkohėsisht gjatė muajve tė dimrit nė zonat fushore bregdetare, ngulej aty nė mėnyrė tė qėndrueshme, duke sjellė ndryshime tė rėndėsishme nė strukturėn dhe shpėrndarjen e popullsisė. Nga ana tjetėr, me zhvendosjet e saj tė pandėrprera nga fusha nė mal e anasjelltas, kjo popullsi blegtore bėhej njė faktor ndėrlidhės midis sektorėve tė ndryshėm tė popullsisė shqiptare duke kontribuar nė homogjenizimin e saj. Kėshtu, norma, doke dhe institucione tė kahershme shqiptare, tė ruajtura nė malėsi nė format e tyre tė pastra, me kohė zbritėn dhe depėrtuan edhe nė shoqėrinė shqiptare tė zonave fushore bregdetare dhe tė qyteteve, ndėrkohė qė praktika dhe institucione tė shoqėrisė "sė qytetėruar" arritėn deri nė viset mė tė largėta malore, duke ndikuar nė zhvillimet ekonomike, shoqėrore, politike e kulturore tė tyre.
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė