Shiko Postimin Tek
Vjetër 11-06-11, 20:07   #54
valiii
 
Anëtarësuar: 24-12-06
Postime: 3,777
valiii e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Illuminati! Kulti i syrit që sheh çdo gjë

Ish Sekretari i Shtetit Jimmy Byrnes ne librin e tij "Te flasesh qarte" ka shkruar: Kur ndodhesha ne Potsdam ne Konferencen e Kater Fuqive te Medhaja, Stalini la vendin e tij, me afrohet dhe troket goten e pijes me timen ne menyre shume miqesore. Perfitoj nga rasti dhe i drejtohem: "Marshall Stalin, kush eshte teoria juaj per vdekjen e Hitlerit? Stalini me pergjigjet pa u menduar fare: "Ai nuk ka vdekur. Eshte arratisur ne Spanje ose Argjentine."

Ende kam ne duar nje numer te revistes E Verteta e Plote e shtatorit te vitit 1948 qe hapet me titullin e madh HITLERI KA VDEKUR APO ESHTE GJALLE? dhe nentitulli vazhdon 'Ketu jane konkluzionet e permbledhura te nje hetimi 3 vjecar se bashku me arsyet pse mendohet qe Hitleri mund te jete i gjalle dhe ne menyre sekrete ka pergatitur mashtrimin me te madh te te gjithe historise.'
Nje tjeter artikull i Nendorit 1949 hapet me kete titull duke ju referuar nje fakti historik: "Nazistet u futen nendhe, 6 Maj 1943 !" dhe detaje te nje mbledhje te bere ne rezidencen e Krupp von Bohlen-Halbach, kreu i I.G. Farben etj ku ata planifikuan detajet per "Luften e Trete Boterore."

Nje tjeter artikull i gushtit 1952, i titulluar HITLERI NUK VDIQ kishte kete nentitull: "Vevrasja e sajuar e Adolf Hitkerit ne bunkerin e Berlinit tani eshte zbuluar dhe paraqet mashtrimin me te madh ne histori! Evidenca qe mbeshtesin kete fakt kane dale ne drite dhe tregojne qe Hitleri nuk ka vdekur---ketu eshte nje evidence e re qe tregon se Hitleri eshte akoma i gjalle dhe drejton Nazistet ne bazat e tyre nentokesore !"

Ne numrin e qershorit 1952, E Verteta e Plote ka perseri nje kryetitull: HITLERI MUND TE JETE ENDE I GJALLE ! Artikulli thote: Disa fakte te reja kane dale ne drite kohet e fundit. Eshte raportuar se ne vitin 1940 Nazistet filluan te transportojne nje sasi shume te madhe makinerish si traktora, avione, makina transporti, makina germuese dhe shume e shume lloje te tjera, ne RAJONET E POLIT TE JUGUT dhe qe per kater vitet qe vijuan tekniket Naziste ndertuan ne nje kontinet pothuajse te panjohur fare, Antarkita, SHANGRILEN e Fuhrerit, nje Berchtesgaden te ri."

Raporti flet per punen e bere, sesi u germua faqa e tere e nje mali ku u ndertua nje vendstrehim komplet i kamufluar. Kontinenti i zbuluar kohet e fundit eshte me i madh se Europa ne nje distance prej 5600 miljesh nga Afrika, 1900 milje nga pika me jugore e Amerikes se Jugut dhe 4800 milje nga Australia.
Nuk eshte thjeshte nje siperfaqe e mbuluar nga akulli por nje kontinet i vertete me rrafshnalta, lugina, maja malesh qe arrijne deri ne 15 mije kembe. Temperaturat e brendeshme jane rreth zeros ne vere ndersa ne dimer asnjehere nuk zbresin me shume se -20 apo -30 grdae celcius. Me pak fjale nuk eshte dhe aq ftohte, madje me pak sesa ne disa zona te North Dakotas apo Kanadase dhe sidomos nentoke ku temperatura natyrale duhet te jete 10-12 grade celcius, ndonese ne siperfaqe mund te kete akull dhe debore."

Disa gazeta dhe revista pariziane, ne te njejten kohe botuan disa artikuj me tema te perbashketa qe lidheshin me vendstrehimin e fshehte te Hitlerit ne Polin e Jugut. Admirali Doenitz deklaroi ne vitin 1943 se flota e nendetesve gjermane ka arritur te ndertoje nje parajse tokesore, nje fortese te pathyeshme per Fuhrerin e saj, ne ndonje pjese te botes. Shkrimet nuk specifikonin vendndodhjen e sakte.

Njera nga keto gazeta shton dhe informacionin tjeter qe inxhinjeret Naziste ne vitin 1940 kishin filluar ndertimin e ndertesave te cilat mund te duronin temperatura edhe -60 grade celcius. Ka patur te dhena shume te forta ne perfundim te luftes qe Hitleri arriti te ikte ne Polin e Jugut. Edhe sot e kesaj dite shume njerez e kane te pamundur te pranojne dhe besojne evidencat apo vete idene qe Hitleri i ka mbijetuar luftes. Per shume prej tyre kjo ide eshte shume shqetesuese!

Ka shume prova qe amerikanet dhe ruset genjyen per ate qe i ndodhi Hitlerit dhe ka po ashtu shume te dhena qe ai iku ne Antarktite. Ka shume provaqe tregojne per nje grup te madh nazistesh qe u larguan per ne Argjentine. Si mendoni ju? Pse Admirali Byrd drejtoi *pushtimin e Antarktites* dhe pse cdo gje u ruajt dhe mbulua nga nje sekret ekstrem?

Ne vitin 1981 Donald McKale shkruan: "Hitleri: Miti i Mbijeteses." duke dhene te qarte se cfare pyetjesh do permbante libri i tij ku si hyrje thuhet: "Ne kete liber nje historian shume i spikatur, ekzaminon misterin me te madh dhe absorbues te mbasluftes duke dhene detaje se cfare mund tekete ndodhur dhe se ku te con misteri. Bindja absoulte per ate qe mund te kete ndodhur me te vertete, vazhdon te na mundoje sot e kesaj dite."

Edhe kohet e fundit ka patur disa emisione te ndryshme televizive te cilat pretendojne se do shpalosin variantin perfundimtar se cfare ka ndodhur me Hitlerin dhe si perfundim perseri nuk i japin dot pergjigje te plote pyetjes se cfare ndodhi me Fuhrerin. Nje program i tille i titulluar Cfare Ndodhi me te Vertete me Adolf Hitler mbas nje numri te madh historishe hetuese perfundoi duke thene se ne vazhdim te ekzistences se Glasnost dhe aksesit te mundshem neper dosjet e Rusise, dokumentat qe lidhen me Hitlerin vazhdojne te mbeten nga dokumentat me sekrete te arkivit rus.

Gazeta "Ditari i Illustruar" i Santiagos, Kili ne 18 janar te vitit 1948 ne nje numer te saj shkruante: "Ne 30 prill 1945 Berlini ishte duke u shperbere por pak nga kjo shperberje ishte evidente ne aeroportin Templehof. Ne oren 4.15 pm nje avion JU52 ulet ne piste dhe nga ai dalin trupa SS te ardhura direkt nga Rechlin per te mbrojtur Berlinin. Ata nuk ishin me shume se 18 vjec ne moshe. Mitraljeri i ketij avioni ishte nje inxhinjer i quajtur B... te cilin e kisha njohur prej disa vitesh dhe nga i cili mu keshillua qe te evitoja sherbimin ushtarak. Ai insistonte te largohej nga Berlini sa me shpejte te ishte e mundur. Gjate kohes qe furnizohej me karburant, radio operatori i avionit i ben shenje me berryl ne ije dhe i thote te shikoje drejt nje vendi te caktuar. Ne nje distance prej 100-120 metrash ai pa nje avion Messerschmitt Jet Model 332 dhe ajo qe pa tjeter sebashku me mikun e tij slinte asnje vend per te dyshuar, duke qendruar perpara avionit ishte udheheqesi i tyre Adolf Hitler, i veshur me rroba ushtarake kamuflazhi dhe jepte e merrte me shenja me disa funksionare te larte te partise. Per me shume se dhjete minuta ata vezhguan ate skene dhe me pas, rreth ores 4.30 u larguan ne fluturim perseri. Te njejten mbremje rreth 7 ore me pas ata u shtangen kur degjuan lajmet ushtarake per vetvrasjen e Hitlerit.

Ne nje trasmetim te nje korporate media kanadeze te titulluar "Ashtu sic ndodh" qe daton 17 shtatorin e vitit 1974, profesori Ryder Saguenay, nje kirurg dentist i Fakultetit te Stomatologjise ne Universitetin e Californise tha se Hitleri kishte urdheruar largimin nga Berlini te nje avioni special ne nje drejtim te pacaktuar, ku ishin ngarkuar te gjitha rekordet mjekesore dhe ato dentare, sidomos radiografite dhe radioskopite e Hitlerit dhe te Nazisteve me te larte. Ai shton se rekordi dentar qe u perdor per te identifikuar trupin e Hitlerit, ishte vizatuar nga kujtesa prej nje asistenti dentist i cili u zhduk menjehere dhe nuk u gjet me kurre.

Nje editorial i gazetes Zig-Zag, Santiago, Kili e 16 janarit te vitit 1948 thote se ne 30 prill 1495, kapiteni i forcave ajrore Peter Baumgart mori ne avionin e tij, Hitlerin bashke me gruan Eva Braun si dhe disa nga miqte e tyre me besnike dhe u nisen nga aeroporti i Tempelhof dhe zbriten ne aeroportin Tondern, Danimarke e cila vazhdonte te ishte e kontrolluar nga nazistet. nga Tondern ata moren nje tjeter avion dhe shkuan ne Kristiansund ne Norvegji (edhe kjo e kontrolluar nga gjermanet). Qe prej aty ata u transportuan ne nje nendetese te shoqeruar nga nje numer i madh te tillash.

Shkrimtari gjerman Mattern ne referim te temes sone ka thene se admirali Doenitz i eshte drejtuar nje klase marinaresh te sapo diplomuar ne Kiel, 1944 me keto fjale: Marina Gjermane ka ende nje rrol te madh per te luajtur ne te ardhmen. Marina Gjermane njeh cdo vend te fshehte ku mund te coje dhe ruaje Fuhrerin e saj nese do linde nevoja...

Vetem disa jave me pare, nje grup studiuesish francez qe arriten te aksesojne disa nga raportet e mjekeve ligjore rus mbi vdekjen e Hitlerit, konfirmojne te pergjitshmen qe trupi ska qene i tij. Jo vetem qe rekordet dentare nuk perputheshin aspak me ato te Hitlerit por edhe nje fakt tjeter. Trupi i gjetur ne Bunkerin e Berlinit kishte vetem nje testikul. Askush nga mjeket personal apo rekordet mjekesore te Hitlerit nuk e permend kete fakt.
valiii Nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë