Nga kafeina rritet sheqeri
Pa marrė parasysh sa ėshtė e ithėt kafja juaj, nėse vuani nga diabeti i tipit 2, kafeina mund tė rris nivelin e sheqerit nė gjak. Po aq e papėrshtatshme ėshtė edhe ajo nga ēaji, pijet joalkoolike, dhe disa tableta pėr dhimbje tė kokės.
Konsumimi i pėrditshėm i kafeinės nė kafe, ēaj apo pije joalkoolike tek disa persona qė vuajnė nga diabeti i tipit 2, mund tė rris nivelin e sheqerit nė gjak, kanė vėrtetuar rishtazi shkencėtarėt britanikė.
Tabletat kundėr dhimbjes sė kokės, tė cilat shpesh pėrmbajnė kafeinė, gjithashtu paraqesin rrezik pėr ngritjen e nivelit tė sheqerit nė gjak tek diabetikėt.
Shkencėtarėt supozojnė se kafeina pengon procesin me anė tė sė cilit, glukoza nga gjaku vendoset nė muskuj dhe nė qeliza tjera nė trup. Kafeina mund tė rris edhe prodhimin e adrenalinės qė gjithashtu ėshtė nxitėse pėr ngritjen e nivelit tė sheqerit nė gjak.
"Pacientėve tė cilėt vuajnė nga diabeti i tipit 2 dhe kanė problem me kontrollimin e nivelit tė glukozės nė gjak, e tė cilėt njėkohėsisht adhurojnė tė pinė kafe, kėtu e kam fjalėn pėr ata qė brenda ditės pinė mė shumė se katėr filxhanė kafe, u kėshilloj tė zvogėlojnė dozėn dhe tė pėrcaktojnė vet nėse e kanė hetuar dallimin", kėshillon James Lane nga Duke University Medical School dhe shton se tek disa do tė pasojnė ndryshime tė mėdha.
Cathy Moulton, kėshilltare nė Qendrėn britanike pėr diabet tėrheq vėmendjen se hulumtimi ėshtė shumė interesant, mirėpo qė mostra e atyre qė kanė marr pjesė nė tė ėshtė shumė e vogėl vetėm dhjetė persona brenda 72 orėsh, qė nuk ėshtė e mjaftueshme pėr ndonjė pėrfundim serioz. Ajo gjithsesi rekomandon hulumtime tė mėtutjeshme.