Shiko Postimin Tek
Vjetėr 20-12-08, 11:35   #19
~AnnA~
The End !
 
Avatari i ~AnnA~
 
Anėtarėsuar: 11-11-08
Vendndodhja: atje ku ndjehem e huaj...
Postime: 7,509
~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Imuniteti aktiv dhe ai pasiv

V. Renditja e ekspresionit gjenetik nė familjen e gjeneve tė Ig

Njė B qelizė e vetme prodhon vetėm njė tip tė vargut tė lehtė dhe njė klasė te vargut tė rėndė. (Njė pėrjashtim ėshtė qeliza B e pjekur, qė mund tė prodhojė vargje μ dhe δ tė rėnda, por specificiteti i antitrupit ėshtė i njėjte, pasiqė VDJ regjioni ėshtė prezent nė vargjet μ dhe δ vargjet ).Pasiqė cilado qelizė B ka kromozome nga dy prindėrit - maternale dhe paternale te cilėt kodojnė pėr gjenet e imunoglobulinave , duhet te ketė njė rend nė tė cilėn qeliza e ekpreson gjenin e imunoglobulines, ashtu qė tė sigurohet se vetėm njė tip i vargut tė lehtė dhe njė klasė e vargut tė rėndė ėshtė prodhuar.

Renditja me te cilėn gjenet e imunoglobulinave janė te ekspresuara ne B qelizė janė paraqitur ne figurėn 7 dhe 8.

Figura 7 Radha e ekspresionit tė gjeneve Ig- vargu i rėndė




Figura 8
Radha e ekspresionit tė gjeneve Ig- vargu i rėndė





Qeliza pėrpiqet te rikomponojė njė nga gjenet e vargjeve tė rėnda tė saj, me ē’rast nė disa qeliza kromozomi maternal ėshtė zgjedhur, kurse nė tjerat ai paternal. Nėse rikomponimi ėshtė i suksesshėm ashtuqe ndėrtohet njė varg i rėndė, nuk paraqitet rikomponimi i mėtejmė. Nėse pėrpjekja e parė pėr rikomponimin e gjeneve te vargut tė rėndė ėshtė e pasuksesshme ( asnjė varg i rėndė nuk ėshtė krijuar ), atėherė qeliza tenton ta rikomponojė gjenin e vargut tė rėndė nė kromozomin tjetėr.Nėse qeliza nuk ėshtė e suksesshme nė rikomponimin e gjeneve tė vargjeve tė rėnda pėr tė dytėn herė, ajo ėshtė e destinuar tė eliminohet.

VI. Origjina e shumėllojshmėrisė sė antitrupit

1. Prapavija - Shumėllojshmėria e antitrupave i referohet shumės totale tė gjithė antitrupave specifik qė njė organizėm mund tė prodhojė. Vlerėsohet se ne mund te prodhojmė 107 - 108 molekula tė antitrupave. Njė nga pyetjet kryesore nė imunologji ėshtė se si mund tė prodhojmė aq numėr tė ndryshėm tė molekulave tė imunoglobulinave. Teoritė qe tentojnė tė shpjegojnė origjinėn e shumėllojshmėrise sė antitrupave ndahen ne 2 grupe.

a. Teoria e qelizave embrionale

Kjo teori thotė se ne kemi njė regjion tė ndryshėm tė gjeneve V pėr secilin antitrup qė mund tė prodhojmė.

b.Teoria e mutacionit somatik
Kjo teoria thotė se ne mund te kemi vetėm njė ose disa regjione V tė gjeneve dhe shumėllojshmėria eshte produkt i mutacioneve qė shfaqen ne kėto gjene.

2. Konceptet e tanishme

Konceptet e tashme janė se edhe teoria e qelizave embrionale edhe ajo e mutacioneve somatike janė tė drejta. Mendohet se shumėllojshmėria e antitrupave ėshtė krijuar nga kėto mekanizma.

a. Njė numėr i madh i gjeneve V

i) 30 lambda V gjene

ii) 300 kappa V gjene
iii) 1000 V gjene tė vargjeve tė lehta

b. V-J dhe V-D-J lidhja
Regjioni ku gjenet V tė vargjeve tė lehta dhe regjioni J, ose gjenet V tė vargjeve tė rėnda, regjionet D dhe J bėhen se bashku nė regjionin e tretė hipervariabil. Pasi qė ėshtė e rastėsishme se cili V dhe J ose D regjion do tė behet bashkė, janė shume diversitete qė mund tė prodhohen nga V-J dhe V-D-J lidhja.

c. Diversiteti i lidhjeve (pasaktėsitė nė rekombinimet V-J dhe V-D dhe D-J) - (Figura 9)

Figura 9
Origjina e diversitetit tė antitrupave sipas parimeve moderne



Rekombinimi mes V-J dhe V-D-J nuk eshte ēdo herė i pėrkryer dhe diversiteti shtesė mund tė paraqitet si rezultat i gabimeve gjatė rekombinimeve qė e sjellin regjionin V afėr regjioneve J dhe D ose regjionin D afėr atij J. Vlerėsohet se kėto pasaktėsi mund ta trefishojnė shumėllojshmėrine e lidhjeve V-J dhe V-D-J. Diversiteti i krijuar me ketė mekanizėm shfaqet nė regjion e tretė hipervariabil dhe kėshtu direkt e pėrfshin pjesėn kombinuese tė antitrupit.

d .Futja e regjionit N
Ne lidhjen mes segmenteve D dhe J zakonisht eshte njė insertim i njė serie te nukleotideve tė cilat janė te kanalizuara nga enzima terminal transferaze. Terminal transferaza katalizon polimerizimin e nukleotideve nė ADN pa prezencėn e kallėpit. Kjo shpie te diversiteti i mėtejme ne regjionin hipervariabil.

e.Mutacioni somatik
Ka fakte se mutacionet somatike shfaqen nė gjenet V , posaēėrisht nė vendin ku kodohen pėr regjionin e dytė hipervariabil. Kėshtu, mutacionet somatike me siguri i kontribuojnė diversitetit tė antitrupave nė njė masė.

f.Kombinimi asociues
Ēdo qelizė B ka potencial te prodhojė cilėndo nga vargjet e rėnda dhe tė lehta te mundshme. Kėshtu, kombinimet e ndryshme tė vargjeve tė rėnda dhe tė lehta nė njė qelize tė vetme B i kontribuojnė diversitetit tė mėtejme.

g. Multispecificiteti
Si rezultat i reaksionit tė kryqėzuar mes determinantave antigjenike me strukturė tė ngjashme, njė antitrup shpesh mund tė reagoje me mė shumė se njė determinantė antigjenike. Kjo dukuri quhet multispecificitet dhe i kontribuon diversitetit tė antitrupit.

Procesi i rikomponomit tė gjeneve tė vargjeve tė rėnda dhe te lehta si dhe asocimi kombinues i kėtyre vargjeve shfaqet gjatė zhvillimit tė qelizave B dhe eshte i pavarur nga antigjeni. Klonet e qelizave B qė i ekspresojne tė gjitha veēoritė e mundshme tė antitrupave janė prodhuar gjatė zhvillimit dhe antigjeni thjesht i zgjedh ato klone qė janė tė pėrshtatshme pėr receptor. Klonet e zgjedhura aktivizohen, proliferojne dhe diferencohen nė plazma qeliza qė sekretojnė antitrupa.


VII. Receptorėt antigjenik tė qelizave T

T qelizat, poashtu kanė njė receptor pėr antigjen nė sipėrfaqe. Ky receptor nuk ėshtė molekulė e imunoglobulinės por ėshtė e ndėrtuar nga 2 vargje polipeptidike qe kanė regjionet analoge konstante dhe variabile nė imunoglobulina. Diversiteti ne reptorė tė qelizave T ėshtė poashtu i gjeneruar ne mėnyre te njėjte tė pėrshkruar pėr diveristetin e antitrupave (p.sh. VJ dhe VDJ i bashkohen segmenteve te gjeneve dhe asocimit kombinues). Sidoqoftė, asnjė mutacion somatik nuk ėshtė vėrejtur nė qelizat T.
__________________
Ø°ŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ °ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ°ŗ©©ŗ
Kush me lendon me ben te forte...Kush me kritikon me ben te rendsishme...Kush me ka inat me ben te ēmuar..........
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …~ A n n A ~…
ؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜ØØؘ"ŗ••ŗ°"˜ØØؘ"°
~AnnA~ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė