Tema: Histori
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 13-05-09, 08:26   #6
AbdylHabib
 
Anėtarėsuar: 19-02-09
Postime: 80
AbdylHabib me shokė shumeAbdylHabib me shokė shume
Gabim Titulli: Histori

Njė pjesė shkrimi nga , Sabri Selmani
Kiel-Gjermani

Perandoria Osmane dhe nacionalizmi shqiptarė

Nė studimet e deritanishme shkencore tė mendimit politik shqiptar ka pasė mosdije, paqartėsi e anarki vlersimesh, por ka pasė edhe forcė tė detyrueshme , argumentum baculinum (dėshmia me dajak). Asnjėherė mė parė nuk ka ngjarė e kundėrta. Dhe, pėrderisa politika dhe pushteti nuk do tė jenė nėn mbikqyrjen dhe kontrollin e rreptė tė vlerėsimit rigoroz tė shkencės dhe tė kulturės, mund tė thuhet se edhe mendimi politik nuk do tė jetė i lirė, e as studimi i kėtij mendimi, sikur qė nuk do tė jenė krejtėsisht tė lirė as Shqipėria dhe as shqiptarėt.“Nacionalizmi ėshtė parim politik sipas tė cilit njėsia politike duhet tė jetė kongruente me njėsinė ndėrkombėtare”.
Perandoria bizantine krahas konvertimit tė dhunshėm nė besimin nė kishė tė lindjes, sllavizonte dhe greqizonte brutalisht shqiptarėt dhe kėshtu kėrcėnonte vet ekzistencėn e shqiptarėve. Ndėrkaq Perandoria Osmane sillte Islamizmin, por nuk asimilonte shqiptarėt. Pėrpos kėtyre dy dallimeve nė sferėn shpirtėrore e ekzistenciale dallim i madh i okupuesve ishte edhe nė sferėn e ndėrrimeve demografike.
Perandoria Romake dhe Perandoria Osmane ishin tranzite, ndėrsa sllavizimi ndėrronte strukturėn kombėtare dhe vendosej pėrgjithmonė nė trevat ballkanike. Nė kėtė situatė, shtrirja e Perandorisė Osmane nė Ballkan e ka ruajtur substancėn etnike shqiptare, pėrkundėr tė kėqijave tė tjera qė i ka shkaktuar.
Kjo situatė e pėrhershme e shqiptarėve nė mes tė rrezikut nga zhdukja masive qė nga koha e bizantit, tė cilės sė pari ortodoksonin dhe mė pastaj sllavizonin dhe greqizonin, dhe Perandorisė Osmane, si mė pak e rrezikshme, prandaj edhe mė e pranueshme, ėshtė njėherit edhe “metafizika” politike e shqiptarėve. Sepse, shqiptarėt asnjėherė nė histori nuk janė ndodhur nė situatė pėr tė zgjedhur nė mes tė mirės dhe tė keqes, nė mes lirisė dhe pushtimit , por vetėm nė mes tė keqes dhe tė keqes mė tė vogėl.
Se tė gjithė shqiptarėt nacionalizmi nuk ka lindur nga lufta e shqiptarėve kundėr pushtuesit, veēse ka lindur nga bashkėpunimi me pushtuesit, por me atė mė pak tė rrezikshėm, pra me armiqtė dhe pushtuesit jashtėballkanikė kundėr armiqve dhe pushtuesve asimilues ballkanas sllavė e grekė, me synimin qė nė fund tė lirohemi nga tė gjithė pushtuesit.

Edhe pse idetė e para pėr nacionalizmin dhe pėr kombin shqiptar hasėn nė shumė dokumente e shkrime publicistike te Rilindasit, sipas mendimit tim themelues qė paraqitėn nė mėnyrė sistematike dhe programatike e metodologjike idenė e kombit dhe vetėdijen nacionaliste shqiptare janė Pashko Vasa (ish-guvernator i pėrgjithshėm i Libanit) nė dy essetė e tij “Shqypnia dhe shqyptarėt” (1879) dhe “E vėrteta pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt” (1879) si dhe Sami Frashėri nė essenė “Shqipėria ē’ka qenė, ē’ėshtė dhe ē’do tė jetė?” njėzetė vjet mė vonė.

Pas pavarėsisė sipas nacionalizmit shqiptar, shteti shqiptar kondicionohet dhe nuk do tė mundet tė forcohet politikisht e as tė zhvillohet ekonomikisht pa u bashkuar edhe me pjesėt e tjera tė kombit edhe tė territorit shqiptar. Prandaj nacionalizmi shqiptar ka pėr parim kryesor politik veprimtarinė politike, duke pėrfshirė edhe luftėn e armatosur, pėr tė realizuar pėrputhjen e kufijve tė njesisė politike me njėsinė kombėtare.
AbdylHabib Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė