Tema: 1912-1915
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 20-10-11, 09:35   #5
sherri
J.H.N.K.SH
 
Avatari i sherri
 
Anėtarėsuar: 13-06-05
Vendndodhja: Rruga e qumshtit Nr- 3
Postime: 4,740
sherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: 1912-1915

Ushtria serbe e qėlluar (sulmuar) nga tė gjitha anėt, nė panik braktisi fushėbetejėn, duke lėnė edhe shumė tė vrarė e tė mbytur nė Dri dhe nė pėrroin e Shejės. Pėr tė pėrfituar nga situata e krijuar, Kėshilli i luftės tashmė nga Kolesjani ishte zhvendosur nė fushėn e Zborit - Nangė, dhe aty pėrcaktoi dy drejtime sulmuese (me 3 grupe) pėr ndjekjen e mėtejshme tė pushtuesve serbė:
- Grupi i parė: u drejtua, nė krahun e majtė nėpėr rrugėn kėmbėsore qė tė shpiente nga Nanga nė Gostilė - pėr nė Kullė tė Lumės;
- Grupi i dytė: nė rrugėn kėmbėsore qė tė ēonte nga Nanga nė Shtiqėn, Pėrbreg e deri nė Morinė,
- Grupi i tretė: (nė rolin e rezervės) u pėrdorė si mbėshtetje pėr tė dy krahėt (grupet) e sulmit. 9
Ndėrkaq forca tjetėr goditėse qė kishte tė bėnte me fatin e Betejės sė Lumės, ishte organizimi i qendresės nė tė dy krahėt e Drinit tė Bardhė:
a. Nė tėrthoren Pėrbreg - Gjegjėn - Bardhoc - Morinė - Qafa e Zhurit - Vėrri (Billushė) - Guri i Zi (Opojė) - Sharr dhe
b. nė krahun tjetėr Has (Pashtrik) - Malėsi e Gjakovės.
Pėr tė penguar shkuarjen e forcave tė reja serbe nga Prizreni nė drejtim tė Lumės, luftime tė ashpra u zhvilluan edhe nė trevėn e Vėrrinit. Nė vijėn Dobrusht - Qafa e Zhurit - Billushė - Lez - Leskovec, pati luftime ballore dhe anėsore. Repartet serbe nė kėto luftime pėrpiqeshin qė tė shpėrthejn vijėn frontale nė Vėrri, me qėllim tė depėrtimit nė Opojė e Gorė prej nga mendohej tė sulmoheshin nga prapa lumjanėt, mirėpo nuk patėn sukses.
Vendimi i Kėshillit Komandues pėr tė goditur
armikun nė tė gjitha frontet e luftės
Nė kulmin e qėndresės pėr vdekje a liri, Kėshilli Komandues i Luftės qė pėrbėhej nga Ramadan Zaskoci, Islam Spahia, Hoxhė Mehmeti, Elez Isufi, Ramadan Ēejku, Ramadan Kovaēi, Kadri Shahini, Jemin Gjana etj, sipas vendimeve tė marra nė njė mbledhje, mė 17 nėntor 1912 nisėn operacionet goditėse nė tė gjitha frontet e luftės. Malėsorėt lumjanė, tė ngujuar nėpėr kullat e fshatrave: Nangė, Gostil, Shtiqėn, Pėrbreg dhe nė shpatet lindore tė Gjallicės e Koretnikut (Pikllimės) si dhe nė brigjet e tė dy Drinave (tė Ziut e tė Bardhit), e tė ngazllyer nga fitorja e bujshme e Qafės sė Kolesjanit, forcat e armikut u sulmuan nga tė dy krahėt (lindje-perėndim) dhe u ndoqėn kėmba kėmbės.
Repartet ushtarake serbe u pėrpoqėn tė rigrupohen e tė pozicionohen sėrish nė Kodrėn e Galipės e nė Zbor tė Nangėve, por kėto pėrpjekje gjithashtu dėshtuan keq. Repartet shpartalluese serbe pasi humbėn edhe nė kėtė fushėbetejė qindra ushtarė tė tjerė, braktisėn edhe vijėn mbrojtėse Shtiqėn - Drini i Zi. Nė kėto sulme lumjanėt trima veprojnė rrufeshėm, dhe gjatė luftimeve bien dėshmorė: Abaz Zezi, Baftjar Tahiraj, Baki Maliq Domi, Bektash Gjoka, Dervish Trota, Dullė Dema, Halil Dema, Halil Himaj, Hasan Shabani, Ismail Neziri, Jashar Shehu, Mehmet Allaraj, Mehmet Limani, Muharrem Mema, Mustafė Dogjani, Ramadan Koldashi, Rrustem Shehu, Shaqir Basha, Shaqir Dauti, Tahir Smajli, Zenel Mema, Haziz Xhaferi, e shumė tė tjerė.10 Luftimet pėrfundimtare u zhvilluan nė brigjet e lumenjve Drini i Bardhė - Drini i Zi, ndėrsa ato me tė pėrgjakshmet nė Kullė Lumė.
Mbeturinat e reparteve serbe qė i shpėtuan asgjėsimit nė rajonin e Bicajt, sė bashku me repartet e rajonit tė Kullės sė Lumės, kishin arritur tė dilnin nė bregun e kundėrt tė lumit Luma, poshtė Pėrbregut, dhe tė pozicionohen nė vijėn: Pėrbreg - Kulla e Lumės. Pėr kėto ngjarje, burimet serbe thonė se “gjatė tėrė ditės sė 17 nėntorit 1912 u zhvilluan luftime tė rėnda midis aradhave serbe e shqiptarėve, qė sulmonin nga tė gjitha anėt, veēanėrisht nga bregu i majtė i lumit Luma, duke rrezikuar forcat serbe qė tė hidhen nė Dri e tė shkėputeshin nga Prizreni. Mė i forti qe zjarri i shqiptarėve nga bregu i djathtė i Drinit tė Bardhė. Edhe togjet gjuajtėse qė u dėrguan nė atė krah nuk mundėn t“i largojnė prej andej lumjanėt e hasjanėt, tė cilėt me njė zjarrė anėsor tė fuqishėm, u shkaktuan humbje tė rėnda forcave serbe. Nė kėto rrethana, bateria e gjymtuar e topave malorė nuk mundi tė zinte pozicione e tė aktivizohej nė luftime”.11
Fitorja e kryengritėsve shqiptarė nė Lumė

Kapja e Kullės sė Lumės me luftime tė pėrgjakshme shėnonte pragun e fitores sė betejės. Forcat shqiptare, nė mbrėmjen e ditės sė 17 nėntorit, pasi arritėn tė pozicionohen nė vijėn: Drini i Bardhė - Uki i Vjerrė - Gjegjėn - Shpati perėndimor i Koretnikut - Bardhoc, sulmuan karvanin me qerre, me kafsh tėrheqėse tė mbeturinave serbe qė tentonin tė tėrhiqeshin nė drejtim tė Prizrenit. Nė kėto luftime tė pėrgjakshme kur hordhitė barbare serbe vėrtet patėn humbje tė mėdha nė ushtarė e nė materiale lufte, u martirizuan edhe shumė lumjanė, si: Halil Taci (Gjegjėn), Hamza Dema (Morinė), Hazir Mhola (Bicaj), Isuf Ramadani (Morin), Jemin Dema (Bardhoc), Jakup Tota (Barruē), Liman Ēejku (Lusėn), Ramadan Nerguti (Gjegjė), Rrahman Duraku (Morin), Selim Gėrmizi (Bardhoc), Sinan Ēejku (Lusėn), Shaban Coka (Ujmisht), Shaqir Nerguti (Gjegjėn), Zenel Nerguti (Gjegjėn), Bajram Ramadani (Pėrbreg) e shumė tė tjerė. Nė Betejėn te vendi i quajtur “Uki i Vjerrė” u plagos edhe udhėheqėsi i moshuar lumjan Islam Spahia, i cili nuk iu nda luftės qė nga Qafa e Kolesjanit e deri nė Bardhoc.12
Me luftėn te „Uki i vjerrė“ mbaron seria e betejave tė pėrgjakshme nė Lumė, ku rezultoi me shkatėrrimin e forcave serbe dhe dėbimin e atyre pak mbeturinave ( njėsive serbe) deri afėr Prizrenit. Humbjen e madhe tė ushtrisė serbe, nė Lumė mė qartė e ka shprehur nė kujtimet e veta Kosta Novakoviq, pjesėmarrės nė ato luftime.

Novakoviq ka shkruar: ”Unė nuk do tė zė nė gojė detyrėn e parė tė repartit tonė tė Lumės - ēarmatimin e Lumės, qė ai nuk arriti ta kryejė, kėshtu qė nė rastin tjetėr do tė kthehem nė punėn e tij dhe tė komandantėve, punė tė cilėn e paguam me jetėn e njerėzve, duke humbur shumė municione, ushqim dhe kafsh... pas disfatės sė plotė nė Lumė, pas katėr netėve tė pandėrprera pa gjumė, pas tėrheqjes nga pozita afėr fshatit Bicaj, pas kalimit nė ujė deri nė brez, reparti i Lumės, i cili u pėrforcua edhe me njė batalion, mė 18 nėntor u detyrua tė tėrhiqet i shpartalluar e rraskapitur deri nė pikėn e fundit dhe mbėrriti nė fshatin Zhur, 8 km larg Prizrenit...” 13
12 mijė ushtarė serbė kockat e tyre i lanė nė Lumė!

Sukseset e arritura nė kėto ditė luftimesh nxorėn nė pah aftėsitė dhe taktikėn e zgjuar tė luftėtarėve shqiptarė, tė cilėt duke u mbėshtetur nė kushtet konkrete tė vendit dhe nė traditat e tė parėve tanė, shpartalluan pushtuesit serbė, tė shumtė nė numėr dhe tė armatosur me armė mė moderne tė kohės. Po kėshtu studimet e bėra, tradita gojore, por edhe folklori ynė popullor (kėngėt historike), japin disa tė dhėna pėr numrin e ushtarėve serbė tė vrarė nė Lumė.
- Sipas opinionit tė lumjanėve numri i serbėve tė humbur ka qenė 16 mijė.
- Sipas tė dhėnave nga historia ushtarake serbe, ky numėr shkon deri nė 18 mijė.
- Sipas studiuesit Essat Bilali, nė revistėn ”Shqiptari i Lirė” dhe shumė studiuesve tjerė shqiptarė, shifra sillet nė 12 mijė ushtarė serbė qė i lanė kockat e tyre nė Kullė Lumė .14
Pėrjetėsimi i Betejės sė Lumės nga rapsodi popullor

Rapsodi popullor kėtė ngjarje historike e pėrjetėsojė edhe pėrmes vargjeve si:


”Ka hi serbi n“at“Prizren,
po i thot`Lumės: ”Lirom ven!”
Nuk jam mbreti, po jam Luma,
t“mushi gjiksin plot me plumba!”

Kur vikati Islam spahija:
”Bini djem, se shkoi Shipnija!”
“Bini djem-thrret Ramadani
-bini djem se shkoi vatani!”

Gryka e Shejės po rredh gjak,
po i thot Drinit: ”Ndihmom pak
Ndihmom pak, n“dash me m“ndihmue,
kllade t“mdhaja jam tuj ēue”.

Krajli i serbit ban: ”Medet,
m“faroi Luma askerin krejt!
ma faroi askerin e ngrat
burrat me pushk`e grat me spatė”.

“Kadal, krajl u mlofsh me morre,
dymdhetmi t`metėn pa vorre!”
Djemt“e Lumės hiq s“kan dert,
ka ni luftė bajn“vjet pėr vjet,
luft“ me krajl e luft“ me mbret...”

(...)

Hasi shpat e gur e kep
vend pėr vend pushka kėrset
shkoj kukuja shpi pėr shpi
I preu Hasi 3 mijė shkijė...”

(...)

Krejt Opoja u mlu n`zi
Prej Prizrenit ter n“Dri
Tre ditė luftė e tre ditė zi
u vranė shkije pėrmi tre mijė...” 15

Pėrfundim

Ndonėse nė mėngjesin e 18 nėntorit 1912, mori fund beteja e Lumės, ku forcat shqiptare triumfuan kundėr armatės III serbe, nė Manastir zhvillohej njė betejė tjetėr ndėrmjet forcave shqiptare dhe reparteve tė armatės I-rė serbe, qė nė histori njihet si Beteja e Manastirit. Nė kėtė kuadėr vlerėsojmė se Beteja e Lumės, Beteja e Manastirit si dhe rezistenca shqiptare nė veri (Shkodėr) dhe nė jug (Janin) kanė rėndėsi tė madhe historike, pėr faktin sepse nė njė mėnyrė a tjetėr, krijuan rrethana tė favorshme pėr mbajtjen e Kuvendit Kombėtar nė Vlorė, mė 28 nėntor 1912, ku u shpallė Pavarėsia e Shqipėrisė.
__________________
Thuaje tė pa shkruarėn,shkruaj tė pa thėnėn!

Toleranca, ka kuptimin e pėrafėrt me durimin. (Dilaver Kosova)
sherri Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė