Tema: Reflektime
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 15-11-10, 09:07   #12
sherri
J.H.N.K.SH
 
Avatari i sherri
 
Anėtarėsuar: 13-06-05
Vendndodhja: Rruga e qumshtit Nr- 3
Postime: 4,740
sherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Reflektime

Lutjet e mėdha
Miliona hebrenj, tė tharė krejt, mbėshtetur pėr muri u pushkatuan vetėm pse ishin hebrenj.
Ata, disa ditė, disa orė, disa minuta dhe disa sekonda para vdekjes, nė fakt edhe gjersa plumbat shtegtonin nga tytat nė koka e tyre, tė mekur iu lutėn Zotit me zė tė shterur: “Ooo Zot, na ndihmoooo...!” Sapo pushuan lutjet, ata u dogjėn nėpėr furra tė ndryshme dhe u zhdukėn nga faqja e dheut. Tashmė si hi, edhe pse disa ēaste mė parė, qenė njerėz...
...
Mijėra boshnjakė u vranė vetėm pse ishin boshnjak. Edhe derisa plumbat ēanin me vrull drejt tyre, drejt parakufomave, ata luteshin. Ata luteshin edhe tė mbuluar me gjak. Gjersa gjaku u ngjizej nė gojė mezi pėshpėritnin: “Ooo Zot, na ndihmoooo...!” Kur pushuan lutjet, ata u hodhėn nė njė gropė shumė tė madhe njėri mbi tjetrin dhe u mbuluan me disa eskvatorė, kurse shoferėt tymosnin cigare “Drina” ...
...
Mijėra shqiptarė u vranė. U vranė vetėm pse ishin shqiptarė. Edhe kėta, si hebrenjtė dhe boshnjakėt, iu lutėn Zotit para dhe gjatė vdekjes. Por, u rrėzuan njėri mbi tjetrin. Njėri pranė tjetrit apo duke i shtrėnguar dorėn njėri tjetrit. Dhe, ashtu, nė rėnie e sipėr, apo gjatė plandosjes, u dėgjuan fjalėt e fundit: “Ooo Zot, na ndihmoooo...!” Kur pushuan lutjet, trupat u shpėrndanė me kamion nėpėr tokėn e huaj, gjersa shoferėt pinin raki tė kumbullave..
...
Oh, sa lutja tė thella e tė shpeshta ishin ato! Sa lutje nga shpirti e nga zemra iu drejtuan Zotit...Por, pa avionėt e Burrit tė Dheut, vdekja nuk do tė kishte pushuar deri tek i fundit: hebre, boshnjak e shqiptar...Lutje tė mėdha, nuk ishin vetėm ato qė i bėheshin Zotit nė qiell, por lutjet prindit, qė bėnin fėmijėt nė tokė, tė kapur pėr kėmbėn e babit, tė mėmės dhe ēirrma e tyre me buzė tė varura: shikim i pėrlotur, duar pėrpjetė, flokė tė shpupurishura dhe lot teposhtė faqeve tė skuqura! Mirėpo, u pushkatuan edhe fėmijėt. Kaq. Kėshtu urdhėronte ligji i urrejtjes, sepse ata ishin fėmijė shumė tė mirė dhe tė pėrshtatshėm pėr shfarosje. Ata qenė vogėlush hebrenj, boshnjakė e shqiptarė. Faj i madh ky, nė epokėn e bishave dhe derrave tė egėr. Kėshtu u jetua bukur gjatė, nė kohėn e lutjeve tė mėdha drejtuar Zotit nė Qiell dhe Burrit tė Dheut nė Tokė, por, zakonisht, lutjet drejtuar Zotit, nuk dėgjohen as aq lart, sa mund tė fluturojė trumcaku...
__________________
Thuaje tė pa shkruarėn,shkruaj tė pa thėnėn!

Toleranca, ka kuptimin e pėrafėrt me durimin. (Dilaver Kosova)
sherri Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė