Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-01-06, 19:34   #183
Urata
Jeta vazhdon...!
 
Avatari i Urata
 
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
Urata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Personalitete tė letrave shqipe vlerėsojnė rolin e Dr. Ibrahim Rugovės

Tiranė, 24 Janar - Personalitete tė artit dhe tė kulturės shqiptare kanė vlerėsuar pėr agjencitė e lajmeve tė Shqipėrisė - ATSH-nė kontributin shumėplanėsh tė Presidentit tė Kosovės, Dr. Ibrahim Rugova.
Kryetari i Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė, Prof.Dr. Ylli Popa, u shpreh se "Presidenti Rugova, pėrveēse ishte njė politikan vizionar, ishte dhe njė letrar i talentuar. Kjo ka bėrė qė pėr veprat e tij letrare, Ai tė marrė titullin 'Doctor Honoris Causa', jo vetėm nė Shqipėri, por edhe nė vende tė tjera tė Europės".
"Vitin e kaluar nė krye tė njė delegacioni tė Akademisė sonė kam patur njė takim tė pėrzemėrt me tė, ku diskutuam pėr marrėdhėniet shkencore tė ndėrsjellta me Akademinė e Shkencės dhe Arteve tė Kosovės, nė fushat e shkencave tė albanologjisė, gjuhėsisė, historisė, etnokulturės, tė ekspeditave tė pėrbashkėta arkeologjike, si dhe pėr botimet e dypalėshe nė kujtim tė emrave tė njohura si, Lasgush Poradeci, Dhimitėr Pasko. Presidenti Rugova mė krijoi pėrshtypjen e njė njeriu shumė tė komunikueshėm", vlerėsoi akademiku Ylli Popa.
Shkrimtari dhe publicisti, Fatos Lubonja, u shpreh se "Rugova do tė kujtohet, si intelektuali, profesori i letėrsisė, i cili guxoi tė vihet nė krye tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės, tė sapokrijuar nė njė kohė tė vėshtirė pėr shqiptarėt e Kosovės. Padyshim mund tė quhet 'Gandi i Kosovės', simbol i rrugės paqėsore drejt fitores sė Pavarėsisė".
Duke e veēuar figurėn e Rugovės, Lubonja tha se "Presidenti Rugova do tė kujtohet si politikani qė krijoi flamurin e Kosovės tė ndryshėm nga ai i Shqipėrisė, duke lėshuar me kėtė mesazhin se ai kėrkonte njė shtet tė ri kosovar dhe jo bashkimin e Kosovės me Shqipėrinė, pa e qartėsuar kurrė nėse kjo ishte njė strategji e tij apo qėllimi i tij final i vėrtetė".
Drejtori i Teatrit Kombėtar tė Operės dhe Baletit, Zhani Ciko, vlerėsoi ndihmesėn e Dr. Ibrahim Rugovės nė fushėn e kulturės dhe arteve nė Kosovė, si pjesė e domosdoshme pėr konfirmimin e identitetit kombėtar.
"Veprimtaria e tij ėshtė e prekshme dhe e ndjeshme nė Kosovė, ku nė sajė tė kontributit tė Tij, gjen njėherėsh vlerat identifikuese tė etnisė dhe trashėgimisė ndėrkulturore", vlerėsoi z.Zhani Ciko.
Shkrimtarja dhe pėrkthyesja Mira Meksi vlerėsoi kontributin e tij nė jetėn shoqėrore e politike. Sipas saj, "ideologjia politike e Rugovės nė pacifizmin dhe pragmatizmin e saj ėshtė ndikuar thellėsisht nga letėrsia".
"Qėndrimet e tij politike, por sidomos deduksionet mbartin frymėn e tolerancės, gjė qė e frymėzon vetė Letėrsia. Pasardhės tė Presidentit Rugova do tė ketė, por dishepuj qė t'i tejēojnė idetė e tij politike si ai, mendoj se nuk ka", theksoi Mira Meksi.
Shezahi Rrokaj, rektor i Universitetit tė Tiranės, e cilėsoi figurėn e Rugovės, si njė nga figurat qė radhitet nė plejadėn e kritikėve letrarė. "Me studimet e Tij, sidomos pėr autorėt e vjetėr, por edhe bashkėkohorė, ai u bė njė nga lėvruesit mė tė mirė nė fushėn e tekstologjisė. Dr. Rugova dha nė kėtė fushė njė ndihmesė tė vyer jo vetėm pėr brezin e ri por dhe pėr kritikėn letrare. Rugova ishte njė kritik vizionar, gjė pėr tė cilėn kombi dhe ne duhet tė jemi shumė mirėnjohės", u shpreh z.Rrokaj.
Jorgo Bulo, gjuhėtar, cilėsoi se "Ibrahim Rugova ėshtė protagonisti i historisė moderne tė Kosovės. Dr. Rugova la njė trashėgimi tė ēmuar shkencore sepse me studimet e Tij ndriēoi aspekte tė zhvillimit kulturor tė shqiptarėve. Z. Bulo veēoi nė studimet e Dr. Rugovės, studimin fondamental pėr mendjen universale tė Mesjetės Shqiptare, Pjetėr Bogdani si dhe Doktoraturėn pėr historinė e zhvillimit tė kritikės shqiptare. "Kjo trashėgimi ėshtė njė pasuri pėr brezat e rinj tė studiuesve dhe nė mėnyrė tė veēantė pėr metodėn bashkėkohore qė ka pėrdorur Dr. Rugova nė studimet e Tij", u shpreh z. Bulo.
Seit Mancaku, gjuhėtar, u shpreh se Dr. Rugova ishte njė studiues i rrallė i letėrsisė dhe i kulturės shqiptare nė pėrgjithėsi. Ai ka botuar disa vepra me vlerė tė veēantė, pėr kritikėn letrare, historinė e letėrsinė, filologjinė dhe kulturėn shqiptare. Sipas z.Mancaku. kjo e bėn Dr. Rugovėn, njė nga studiuesit e mirėfilltė shqiptarė nė fushėn e kritikės dhe kulturės shqiptare nė pėrgjithėsi. "Dr.Rugova do tė mbetet njė figurė akademike e shquar e letrave shqipe" cilėsoi Mancaku.
Aktori Ndriēim Xhepa tha se "imazhi emocinal, profesional dhe shpirtėror qė kam pėr kėtė figurė ėshtė qetėsia dhe qytetaria qė duhet ta karakterizojė njė udhėheqės. Mė ka bėrė pėrshtypje se nė Kosovė, Dr. Rugovėn e duan shumica e popullsisė pėr atė kompleksitet vlerash qė ky njeri mbarti. Sipas Xhepės, "janė pikėrisht kėto vlera qė do ta bėjnė atė tė paharrueshėm".
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė