Shiko Postimin Tek
Vjetėr 05-09-12, 21:02   #34
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ēfarė thonė tė huajt pėr Shqiptarėt?

vijimi


Vendasit e Shqipėrisė

Nuk janė turq sikurse e mendojnė; pėrpara kanė qenė tė gjithė Kristianė, por gjatė shekujsh pjesa mė e madhe ėshtė kthyer nė besimin Mohamedan. Shumė prej malėsorėve janė katolikė, kurse nė Shqipėrinė e Jugut pothuaj kisha greke ėshtė krejtėsisht e pranueshme pėrveē Mohamedanėve. Gjuha shqipe ėshtė aq e dallueshme nga gjuhėt e tjera tė Europės sikurse ėshtė Keltizma (Keltic) ose Basque.
Ata nuk kanė literaturė veē librave tė priftėrinjve katolikė, as alfabet tė stabilizuar nuk kanė akoma. Nė shkollat e pakta turqit nuk kanė lejuar tė mėsohet gjuha e tyre. Nuk janė shumė ata qė dinė tė shkruajnė dhe tė lexojnė.

Historia e Shqipėrisė ėshtė njė shėnim i gjatė shkeljesh, plaēkitjesh e gjakderdhjesh. Kėngėt e tyre tregojnė-theksojnė vetėm luftra dhe trimėrira. Tė gjitha shkeljet e Europės mizore e kanė pėrzhitur kėtė vend me zjarr e me shpatė.

Mbasi vdiq heroi, Gjergj Kastrioti, qė mbajti larg nga Shqipėria 24 vjet ushtritė e Sulltanit duke i zhdukur nga faqja e dheut njėra mbas tjetrės. Otomanėt mundėn ta zaptojnė Shqipėrinė dhe e mbajtėn nė njė zgjedhė pėr mėse 450 vjet. Pėrveē popullit tė fushave, tė cilin e ka vrarė mė shumė zgjedha e robėrisė, pėrgjithėsisht shqiptarėt janė trima e luftėtarė tė fortė. Malsori nuk del kurrė prej shtėpisė sė tij i paarmatosur deri nė dhėmbė; lufta ka qenė i vetmi besim i tyre; ata thonė "Aty ku asht shpata, asht besimi".

Djali rritet pa farė edukate ose disipline pėrveē pėrdorimit tė armėve. Nė ushtrinė turke ai mėsoi si tė vjedhė e tė grabisė, nė shtėpinė dhe vendin e tij zyrtarėt dhe tagrambledhėsit e pengonin nė kursimet, punimet dhe nė industritė. I rritur nė njė atmosferė violence dhe vjedhjeje, dhe uria shpeshherė e ka shtrėnguar tė sigurojė jetėn e tij si tė mundet, qoftė edhe prej armikut qė i ka shkelur nė vatėr. Nuk duhet shikuar pėr ēudi pse vjedhja qė i bėnin turqve quhej patriotizėm i lartė. Padyshim kėta malėsorė janė tė egėr dhe tė pamėshirshėm nė mėsymje ose nė mbrojtje. Qė kėta kanė dhe zakone tė kėqia s'ka nevojė pėr vėrtetim, por janė rritur nė njė atmosferė pesimiste.


Njė popull fisnik

Ky popull ėshtė shembull mė i madh pėr tė mbajturit e moralit dhe tė meritave tė trashėguara pėr fisnikėrinė dhe pėr shekuj me radhė ka qenė nėn kapacitetin e tij qė megjithė influencėn tirane dhe degraduese i mban prap kryet lart. Nuk i ka humbė shpresat e veta dhe gjithnjė thotė se jam shqiptar, qoftė edhe nė mes tė zjarrit e pėr kėtė ky meriton tė gradohet me njė listė tė gjatė virtytesh tė pastra dhe shembullore. San Guiliano thotė se shqiptarėt janė egoistė tė radhės sė parė. Sigurisht qė ata janė njė racė qė shtrohen dhe kėrusen nga frika. Trimėria e tyre nuk ka kufi; ata e pėrballojnė vdekjen dhe fatkeqėsinė e tyre pa u trembur. Fjala e Besės pėr ta ėshtė shumė mė e shtrenjtė se sa bėmat e mėdha tė popujve tė civilizuar. Hospitaliteti i tyre vijon deri sa mos t'u mbetet kurgjė. Virtytet e grave tė tyre, janė tradicionale, dhe vdekja ėshtė dėnimi i zakonshėm dhe i shpejtė nė raste tradhėtie dhe imoraliteti. Sensiviteti nė ēnderime dhe fyerje ėshtė shumė mė i madh se sa nė gėnjeshtra e shpifje, dhe kėshtu rastet mbarojnė me gjakmarrje; nė asnjė vend tjetėr tė botės nuk ėshtė mė e sigurtė gruaja nga ofendimet se sa nė Shqipėri. Ai qė vret njė grua bie nga vlefta dhe e humb nderin dhe famėn. Bajroni e nderon nė kėtė mėnyrė besnikėrinė e shqiptarėve nga eksperinca personale qė pati pranė tyre;

Tė rreptė bijt e Shqipes! Po vetitė
Nuk u mungojnė; veē tė ishin mė tė arrira;
Armiku ua pa kurrizin ndonjėherė?
Kush e duron si ata mundimin e luftės?
Shkėmbinjt' e tyre s'janė mė tė patundur
Nga ata nė ēast rreziku dhe nevoje;
Ē'armiq pėr vdekje, por sa miq besnik!
Kur vendi a nderi i thėrret tė derdhin gjakun,
Si trima turren ku t'i ēojė i pari i tyre.

Kaq tepėr e admironte Bajroni kėtė popull sa qė Shelleys e thirri kėtė me emrin pėrkėdhelės: "ALBI".

Malėsori dallohet nga qytetari. Veshja pėrgjithėsisht ėshtė si veshja kombėtare e Greqisė. Fustanella, njė fustan i bardhė qė mbrin deri te gjuri, ēorape tė bardha mbulojnė pulpat e kėmbėve, kėpucė me maja tė kthyera dhe me tufa mbi to, rripi i mezit (silahu) i mbushur me armė, xhamadani me mėngė tė lėshuara, mbrapa dhe qeleshe.

Ky popull jeton nė formėn patrike (partriarkale); plaku i shtėpisė nderohet dhe shquhet pėrmbi tė tjerėt dhe tė gjithė e dėgjojnė. Vajzat nderojnė dhe dėgjojnė nėnėn. U mbarohet mė parė ēdo dėshirė prindėrve dhe pastaj tė tjerėve.

Te ky popull nderimi pėr moshėn ėshtė njė karakteristikė e veēantė; janė shumė zemėrmirė pėr njėri tjetrin, ndihmojnė shoqi-shoqin nė rast rreziku dhe nevoje, kanė respekt pėr eprorėt e tyre dhe e mbajnė besėn me drejtėsi dhe ndėrgjegje tė pastėr. Nė mes tė tyre flasin njė gjuhė dekorative, pėrdorin terma tė pastra dhe tė prishurit e gojės shpėrblehet pa vonesė dhe ndonjėherė shumė rėndė. As me shaka nuk pėrdoret gjuhė abuzive.

Hospitaliteti ėshtė nė kulmin e tij nė Shqipėri. Njė atakim po t'i bėhet mikut nė ēdo mėnyrė qoftė, ėshtė njė ēnderim i madh pėr tė zotin e shtėpisė e pėr gjithė fisin e tij. Ai qė grabit ose vjedh mikun, simbas zakonit tė vendit dėnohet shumė rėndė ose me vdekje ose nxirret jashtė fisit.
Burrat janė tė gjatė, Gegėt, nė Veri janė mė tė gjatė se toskėt nė Jug; gjithashtu mė tė fortė e mė tė rreptė. Njė shkrimtar e pėrshkruan lėvizjen e malėsorėve tė Veriut si dhitė e egra qė ngjiten majave e shkėmbinjve mė tė mprehtė dhe zbresin pa pikė frike nga kėto vende, qė kur i sheh thua se asgjė e gjallė nuk mund tė shpėtojė nga ato.

"BESA" ėshtė tradita mė e shenjtė; kur njeri ka besėn e njė personi tė mirė tė njerit fis, ēnderimi mė i madh e pret fyesin e saj prej ēdo personi tė atij fisi. Besa e shqiptarit jo vetėm qė mbahet dhe mbrohet me vullnetin mė tė mirė, por shqiptari po tė jetė nevoja jep edhe jetėn pėr tė mbajtur besėn. Njė udhėtar nėn fjalėn e besės ėshtė nėn mbrojtje tė shenjtė.

Zakone - gjakmarrje

Gjakmarrja ėshtė njė traditė e shqiptarėve, por e rregulluar mbas ca ligjeve dhe zakoneve tė vendit qė caktojnė kur, kush dhe si ėshtė e drejtė njė gjakmarrje. Nė kėto raste as qė pėrzihet qeveria edhe nė qoftė se ndėrhyn, do tė ndjekė zakonin e vendit mė tepėr se ligjin. Kjo "lex talioni" rregull qė i jep tė drejtė qė tė shpaguhet njė dėm reciprok ose si i thonė njė sy pėr njė sy, e kokė pėr kokė, jo vetėm qė hyri nėpėr ligje gjatė shekujve, por edhe nėpėr besime. Konsiderohej se shpirti i tė vrarit nuk ka qetėsi deri sa tė vritet gjaksori.

Nė Shqipėri familjes ose trashėgimtarėve nuk u mbetet gjakmarrja vetėm pėr vrasje, por edhe pėr ēėshtje nderi grash.

Gjaqet shpesh herė shtrihen deri nė bajraqe, fise, dhe shpėrblime gjaqesh shumė herė kanė kapėrxyer katunde e krahina.

Ligjet turke nė kėtė vend nuk japin ndonjė farė drejtėsie, i inkurajonin kėto zakone mbasi kėta shkaktonin pėrēarje, grindje dhe armiqėsira tė brendshme nė mes tė shqiptarėve, gjėra qė i lehtėsonin barrėn e Turqisė pėr tė imponuar mė tepėr tiraninė dhe robėrinė.

Me ardhjen nė fuqi tė ligjti tė "krimeve" ky zakon ndoshta do tė zhduket me kohė sikurse nė rastin e Malit tė Zi.

Gratė shqiptare

Ndėrsa, si edhe nė shtetet e tjera tė Ballkanit gruaja bėn tė gjitha punėt si nė fushė edhe nė shtėpi, ajo shikohet me respekt dhe zė njė pozitė mė tė lartė se gruaja e Orientit. Njė grua mund tė shėtitė prej njė ane tė Shqipėrisė nė tjetrėn pa farė dyshimi, bile edhe njė burrė qė mund tė ndodhet me tė, nga shkaku i gruas ėshtė i sigurt. Nėqoftė se njė vajzė e fejuar lė tė fejuarin e vet, ajo e ngarkon familjen e saj me njė gjak, tė cilin e ka tė drejtė i fejuari i saj. Pėrveē atyre tė qytetit nusja nuk merr pjesė nga i ati i saj, pėrkundrazi dhėndri i paguan njė shumė tė hollash atit tė vajzės; pėr gratė e veja paguhet gjysėm.

Nė gratė shqiptare dashuria dhe bukuria nuk luajnė njė rol me rėndėsi; ēka ia shton rėndėsinė gruas pranė burrit, ėshtė tė lindurit e fėmijėve; duke iu shtuar fėmijėt i shtohet edhe pozita; nuk egzistojnė kėrkund gra mė tė virtytshme se nė Shqipėri.

Brez i fuqishėm

Gjaku i shqiptarėve ėshtė gjak burnie nė (virile). Shqipėria i ka dhėnė Turqisė gjeneralėt dhe vezirėt mė tė mirė. Vėllezėrit e tyre nė Itali, Toskanėt, vunė themelet e vėrtetė tė madhėshtisė sė Romės, pesė imperatorė tė Romės qenė bij malsorėsh ilirianė, nė grykat dhe nė malet e Aticas gjuha shqipe ėshtė nė pėrdorim edhe sot; nė luftėn e Greqisė pėr lirinė e saj shqiptarėt lanė emra fame; ata bashkohen me tė tjerėt, por nė trazirė nuk bashkohen, d.m.th. nuk i pėrziejnė gjakun dhe zakonet e tyre. Tė ruajturit e gjuhės dhe tė zakoneve tė veta nė thembrėn dhe tiraninė e shekujve tregon posibilitet dhe njė racė tė fortė e tė pamundshme.

Do tė shohim se si Europa e pėrdori kėtė ēelės tė ballkanasve pėr tė mbajtur mbyllur dyert e mėshirės e tė dritės mbi njė popull, i cili tani po lutet pėr njė indipendencė e liri.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė