Tema: Nenes time
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 04-07-11, 15:28   #29
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Nenes time

“Nėno moj tė ra dėshmor” (Fan Noli)


Tridhjetė e gjashtė shkronja tė Kongresit tė Manastirit janė pak pėr tė pėrshkruar nėnėn dhe dashurinė e saj pėr jetėn. Njė alfabet krejt unik do tė duhej pėr sakrificėn e saj. Fėmijėt nė gėzim e dhimbje fjalėn e parė e kanė; nėno moj.

Njė shėnim pėr nėnat nuk mjafton kurrė. Njė roman pėr nėnėn sa e sa herė ėshtė shkruar, dhe kurrė nuk ka mjaftuar Fjala e parė nė jetė ka qenė nėnė dhe nėno ka mbet. Asaj, pjesė jete i mbeti ballafaqimi me vdekjen, nė ēdo orė e nė ēdo ditė.

Edhe nė luftėn e fundit nė Kosovė, nėnės i mbeti barra mė e rėndė, ajo e jetės dhe e vdekjes. “Kur lind vajzė, gėzohet gjithė natyra, ndėrsa kur lind djalė vetėm kulmi i shtėpisė”, thotė njė kėngė popullore.

Nėna e kėtij shėnimi mund tė jetė nga cilido fshat a krahinė, nga cila do pjesė e Kosovės.
Atėherė kur luftohej ēdo ditė pėr jetėn, edhe atėherė kur nuk i dinte shkronjat, ajo mbajti gjallė fijet e jetės. Ajo kurrė nuk e bėri hesap mortin. Edhe atėherė kur vdekja ia mori zemrėn pjesė-pjesė, nuk njohu fjalėn dėshpėrim. Lotin e konsideronte dobėsi. “Vetėm kur mėsohesh me punue, ti din me jetue”, thoshte nėna.

Ajo mundė tė kishte veē njė emėr; nėna e jetės

Shėnimi pėr jetėn mund tė fillonte me emrin e saj. Nė ēdo mėngjes ėshtė zgjuar me njė tė vetmin qellim; si tė mbajė gjallė fėmijėt deri sa tė perėndojė dielli. Ajo diti ta ruaj zjarrin. Ajo duke lidhur agimet me zjarr mbajti gjallė farėn e jetės.

Pastaj, nėn saē, pritej tė piqej buka qė shumė herė nuk kishte mė ēka tė gatuhej. Shumė herė edhe pėrralla shėrbeu si ushqim. Gjumi jo rrallė shėrbeu si shpėtim nga vuajtjet. Kaloi edhe njė ditė.

Pak hithra apo lakra ishin tė mjaftueshėm edhe pėr njė ditė jete mė tutje. Peta nėse nuk ėshtė djegur, lakror do tė ketė edhe njė ditė. Kėshtu errej e zgjohej njė nėnė , diku nė njė pjesė tė Kosovės. Nuk ka rėndėsi as emri e as fshati i saj.

Nėna mbeti e para nė frontin e luftės pėr jetė. Nėna e kėtij shėnimi, betejėn e jetės e zhvillonte pėrditė, nė ēdo orė, nė ēdo minutė. Edhe atėherė kur njeriu ynė e ka pritur tė huajin, si mė tė dashurin, si mbinjeri, pa menduar kurrė kush ėshtė,pse ėshtė,ēka fshihet nė fshehtėsi, ēka mundet nė pamundėsi, nėna ruajti fijet e jetės, pa u trembur.

Tre vjet thatėsi

Shumė kush nuk ka idenė, pse nėna e kėtij rrėfimi, derisa e tradhtuan kėmbėt, nuk mund tė largohej nga shtėpia pa njė copė bukė. Tri vjet, thonė nuk kishte rėnė shi. Timat, atje shumė herė i ka djegur dielli. Nėse vonohej shiu edhe hėna dėmton tė mbjellat, thoshin vendasit si pėr mahi. Jeta ishte aty. Fėmijėt ishin aty. Edhe vdekja ishte po aty. Lufta pėr mbijetesė zhvillohej pėrditė aty.

Pak mill, qoftė edhe hua , pėr tė bėrė njė petė. Petėn me duar e saj e vendoste nė fund tė tepsisė. Mbi te lakrat apo hithrat. Fėmijėt duhet tė hanė aty, por peta duhet tė mbetet, mendonte deri nė pafundėsi. Ashtu edhe mbetej peta derisa digjej, dhe atė nuk mund ta hante mė asnjeri.

Ditėt e netėt e tilla zgjasnin. Thatėsia sikur nuk po mbaronte kurrė. Fėmijėt ishin mėsuar se peta nuk hahet, megjithėse ishin tė uritur. Njė fėmijė, njė ditė nuk u zgjua nga gjumi. Kish vdekur loēka e nėnės. Cili ka mbetur pa ngrenė? As kjo nuk ka rėndėsi. Dita tjetėr agon pa fėmijėn tjetėr. Kishte vdekur edhe njė copė zemre e nėnės.

Nėna e jetės pėrditė i caktonte vetės detyrė pėr tė mbajtur nė jetė fėmijėt. Kishte vdekur edhe fėmija i tretė njė ditė. Nuk ka rėndėsi a vdiq ai para agimit apo pasi filloi tė ngryset.
Nėna e jetės varroste fėmijėt e vetė, njė nga njė. Dorėzimi, pėr te ishte fjalė e pa njohur.
I vdiqėn tri pjesė zemre, tri pjesė jete. Nėna e jetės, para syve kishte edhe tre fėmijė tė tjerė. Dy vajza e njė djalė ia kishin dal tė mbijetoni pa ngrėnė petėn e lakrorit. Nėna e jetės kishte ngadhėnjyer mbi vdekjen.

Nė vitin e katėrt, bora ia behu para shiu. Nė vjeshtėn e vonė apo nė pranverėn e hershme pak kush pati ndonjė kokėrr fare pėr ta hedhur nė arė. Mbolli dikush, tha nėna e jetės, e cila do tė priste farėn vetėm nga teprica e mundshme nė vitin tjetėr. Ajo kurrė nuk shihte ėndrra nė pik tė ditės. U martua dhe djali. Nusja lindi dy vajza e gjashtė djem. Nėna e jetės martoi edhe dy vajzat.

Rapsodėt, Salih e Feriz Krasniqi kanė kėnduar nė tė gjashtė dasmat e nipėrve tė nėnės. Nėna priti tė martojė edhe djalin e djalit tė djalit!

Dy javė para Shėn Gjergjit ditėlindjen

Nėna e jetės nuk ishte sėmur kurrė.
Edhe pasi martoi gjashtė djemtė e djalit nuk e pa askush tė mos punonte. Njė copė buke mbante tė lidhur nė shami pėr brezi. Nipėrit e thėrrisnin “nėna e bukės”. Kushdo qė ta ketė takuar, lirisht ka mund tė kėrkojė bukė prej saj. Jo rrallė, ajo u ka shtruar bukė edhe atyre shtegtarėve tė panjohur qė kanė rastisur andej.

Edhe kur apoteoza e misrit u harrua, nėna nuk dilte asnjėherė nga shtėpia, pa njė copė bukė tė mbėshtjellė nė shami. Pėr askėnd qė e ka njohur, nuk ka qenė befasi, kur nėna e kėtij rrėfimi ofronte njė copė bukė. Hajde, hajde, tash duhet ushqyer fėmija.

Ajo nuk kishte kohė pėr fjalė. Ajo u bė sinonim i jetės. Ajo nuk ka ditur kurrė pėr datėlindje. Dy javė para Shėn Gjergjit.. Nuk ka as datė tė vdekjes. Dy javė pas Shėn Mitrit.

Kur dimri mbėrthente natyrėn, ngrohtėsia e zjarrit tė nėnės bėhej mė e fortė se acari.
Edhe si vajzė kur po thurte me dorė gjithė veshėn e trupit, nga tė mbathurat e deri te qilimat, kish pandeh se pėr tė rritur fėmijėt do t’i duhen. Ajo kishte deshifruar kodin e jetės.

As nė skamje, as nė thatėsi, as me pushtuesin e vjetėr e as me tė riun, ajo nuk njohu ligėshti. Thellė nė shpirtin e saj ngrohtėsia nuk shtirrej kurrė. Tjerrja dhe thurja e rrobave pėr tė lidhur pranverėn me pranverė zėvendėsonin diellin nė dimėr, kur vetėm pisha nėnėn shoqėronte.

Agimet e reja shumė u pėrplasen me ritmin e vekut tė nėnės qė nuk kish fjetur. Ēejzi i saj lidhi penjtė e jetės. Ajo fitoi luftėn kundėr mortit, do tė thoshte Kadare.

Njeriu duket ndonjėherė i egėr e ndonjėherė i butė. Besimi dhe mos besimi janė krijuar nga vetė njeriu. Brenda njeriut gjithmonė jetojnė dy botė, plotėsisht tė kundėrta; edhe njeriu edhe djalli vetė.

Urtėsia dhe egėrsia pėrherė jetojnė bashkė. Njeriut i mbetet vetėm tė zgjedhė.
Nėna kishte zgjedhur dhe ia kishte dalė. Rrėfimi pėr “nėnėn e bukės”, atje diku nė Kosovė, jeton edhe sot.

P. S.
Janė kėto vetėm pak shkronja nderimi nė letėr, pėr nėnat tona,tė cilat ia dolėn edhe nė luftėn e fundit. Askush tė mos mashtrohet, se nuk ka fjalė qė mund ta pėrshkruaj sakrificėn e nėnės pėr fėmijėn.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė