Shiko Postimin Tek
Vjetėr 17-06-05, 10:53   #47
loni19
 
Anėtarėsuar: 04-11-04
Vendndodhja: Nė zemren e njerėzve...
Postime: 1,582
loni19 e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Lufta e Tebukut



Beteja e Meutes ndikoi pėr keq te romakėt dhe te forcat e tyre. Fitorja e myslimanėve nė atė kohė-vetėm 3000 veta pėrballė 200000 forcave romake-pati njė ndikim tė madh nė zemrat e fiseve arabe, qė jetonin rreth Shamit. Prandaj, ato filluan tė bėhen tė pavarura. Romakėt vendosėn qė tė bėnin luftė tė ashpėr, me tė cilėn t’i asgjėsonin myslimanėt nė vatrėn e tyre, nė Medinen e Ndritur. Pėrgatitja e myslimanėve pėr tė luftuar me romakėt

I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e mori vesh se romakėt ishin grumbulluar dhe pėrgatitur pėr luftė kundėr myslimanėve. Prandaj dha kushtrimin qė myslimanėt tė pėrgatiteshin pėr luftė dhe e shpalli luftėn tė hapur. Kėtė e bėri me qėllim qė myslimanėt tė pėrgatiteshin nė mėnyrė tė pėrsosur. Bėnte shumė vapė, rruga pėr nė Tebuk ishte e largėt dhe me shumė vėshtirėsi. Njerėzit ishin nė vėshtirėsi e skamje. Ishte edhe koha kur frutat ishin pjekur, hijet ishin tė kėndshme dhe njerėzit donin tė qėndronin nė Medine dhe tė mos shkonin nė luftė. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i nxiti pasanikėt tė kontibuonin me pasurinė e tyre dhe tė pajisnin me mjetet e luftimit ata myslimanė qė ishin nė gjendje tė vėshtirė. Kėshtu, tė pasurit dhanė ēfarė patėn nga pasuria e tyre pėr tė pajisur ushtrinė qė tė shkonte nė luftė. I pari ndėr tė pasurit qė kontribuoi ashtu, ishte Ebu Bekri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!); ai e dha tė gjithė pasurinė e tij prej 4000 dirhemėsh. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i tha atij: “A ke mbajtur gjė pėr familjen tėnde?” “Atyre u kam lėnė Allahun dhe tė Dėrguarin e Tij”,- iu pėrgjigj ai. Pastaj erdhi Omer ibn Hatabi (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!), i cili solli gjysmėn e pasurisė sė vet pėr ushtrinė islame. Pastaj kontribuoi Othman ibn Affani (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!), i cili dha shumė pasuri. Thuhet se ai ka dhėnė 10 000 dinarė, 300 deve, me tėrė mjetet qė u duheshin atyre, si dhe 50 kuaj. Nė njė version tjetėr, thuhet se Othmani (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) ka dhėnė 900 deve dhe 100 kuaj. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė pėr Othmanin (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!): “Cfarėdo qė tė bėjė Othmani pas kėsaj dite, do tė jetė nė dobi tė tij.” Pastaj erdhi Abdurr Rrahman ibn Aufi me 200 okė argjend. Shumė pasuri solli Abbasi. Po kėshtu, Talhai dhe Sa’ad ibn Ubade, Muhamed ibn Mesleme e tė tjerė. Edhe Asim ibn Adji solli 90 uiski me hurma. Kėshtu, tė gjithė myslimanėt sollėn nga pasuria e tyre, secili sipas mundėsisė qė kishte. Edhe gratė dhanė nga stolitė e veta, aq sa kishin mundėsi. Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i erdhėn sahabe qė ishin tė varfėr dhe i luteshin qė t’i pajiste pėr tė shkuar nė luftė, por ai u tha atyre: “Nuk kam me ēfarė t’ju bart. Ata u kthyen e, prej pikėllimit pse nuk kishin me ēfarė tė pėrgatiteshin, nga sytė e tyre rridhnin lotė.” (Kurani, 9:92) Ata i pajisėn Othmani, Abbasi dhe tė tjerė (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!). Dyfytyrakėt (munafikėt) folėn e shpifėn lloj-lloj gjėrash. Ata bėnin me sy pėr myslimanėt qė dhanė shumė pasuri e thoshin se kishin dhėnė pėr servilizėm e pėr dyfytyrėsi. Pėr ata qė kishin dhėnė pak, thanė fjalė fyese. Ata u tallėn dhe pėrēmuan edhe tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!): “Si ka guxim ai tė takohet me romakėt dhe tė luftojė kundėr tyre! E kur u pyetėn pėrse talleshin me myslimanėt (e sinqertė), ata thanė: “Ne jemi mahnitur e dėfryer (kemi bėrė shaka).” Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i shkuan disa hipokritė dhe bedeuinė, tė cilėt, duke i paraqitur lloj-lloj shfajėsimesh tė gėnjeshtėrta, kėrkonin t’u jepte leje dhe tė mos shkonin nė luftė. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u dha leje pėr tė mos shkuar nė luftė. Ushtria islame nė Tebuk

I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) la Muhamed ibn Meslemen, zėvendės nė Medine. Ali ibn Talibin e la te familja e vet, sepse Fatimja ishte sėmurė. Flamurin kryesor ia dha Ebu Bekr Siddikut. Flamujt e tjerė ua dha disa burrave: Zubejrit i dha flamurin e emigrantit, Usejd ibn Hudajrit i dha flamurin e fisit Eus, Habbab ibn Mundhirit i dha flamurin e fisit Hazrexh. Ditėn e enjte, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) me 30 000 luftėtarė lėvizi nga Mednia nė Tebuk. Nuk kishin as ushqim tė mjaftueshėm dhe as kafshė pėr tė udhėtuar. 18 burra kishin njė deve. Njerėzit kanė ngrėnė gjethe pemėsh e kanė ecur, aq sa u janė enjtur kėmbėt. Janė detyruar tė therin deve dhe kanė pirė ujin qė ajo kishte nė zorrėt e saj. Nė marshim e sipėr pėr nė Tebuk, mbėrriti Ali ibn Ebu Talibi. Kur dėgjoi fjalėt tallėse e fyese tė dyfytyrakėve pėr myslimanėt, nuk duroi dot dhe erdhi pėr tė marrė pjesė nė luftė, megjithėse Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i kishte dhėnė leje pėr tė mos shkuar nė luftė, sepse kishte arsye familjare. Por, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e ktheu: “Shko nė Medine dhe kujdesu pėr familjen tėnde! A nuk kėnaqesh tė jesh pėr mua si Haruni pėr Musanė, vetėm se pas meje nuk ka tjetėr profet.” Luftėtarėt bashkė me tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) qėndruan pėr tė pushuar nė tokėn e Themudit, Hixhr. Morėn ujė nga pusi qė gjendej nė atė vend dhe me tė gatuan bukėn, por i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i urdhėroi ata qė ta derdhnin atė ujė qė kishin mbushur nga ai pus dhe brumin qė kishin gatuar nė atė ujė t’ua jepnin deveve si ushqim. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i urdhėroi ata qė tė mbushin ujė te pusi, ku kishte pas pirė ndonjėherė deveja e Profetit Salih (paqja qoftė mbi tė!). Kur Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) kaloi me ushtrinė e vet pranė ish-vendbanimeve tė Themudit, u tha myslimanėve: “Mos hyni nėpėr ish-vendbanimet e atyre, qė i bėnė padrejtėsi vetes, pėrveēse duke qarė e duke pasur frikė nga Allahu qė tė mos ju godasė ju ajo, qė i ka goditur ata.” Pastaj, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e mbuloi kokėn me shami dhe nxitoi gjatė ecjes, derisa e kaloi luginėn. Gjatė rrugės, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e bashkonte nė njė kohė namazin e drekės me atė tė pasdrekės (xhem’u tekdim), duke i falur tė dy nė kohėn e drekės dhe namazin e mbrėmjes me atė tė pasmbrėmjes, duke i falur tė dy nė kohėn e namazit tė pasmbrėmjes (xhem’u te’hir). Kur Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) me ushtrinė e vet mbėrriti nė Tebuk, shkoi aty edhe Ebu Hajthimja, i cili ishte njė besimtar i ēiltėr, por pa ndonjė arsye, nuk u nis pėr nė luftė me myslimanėt e tjerė. Mirėpo, pasi ishin nisur ata, ai hyri nė kopshtin e vet. Ishte njė ditė e vapėt dhe dy gratė e tij kishin ngritur tendat dhe i kishin pėrgatitur ushqim dhe ujė tė ftohtė. Ai u mendua pak dhe tha: “I Dėrguari i Allahut ndodhet nė pikun e vapės, ndėrsa Ebu Hajthimja ėshtė kėtu nė hije tė freskėt, pranė ujit dhe pranė gruas sė vet tė bukur. Kjo nuk ėshtė e drejtė. Uallahi, unė nuk do tė hyj nė tendė (o, gratė e mia), derisa tė shkoj tė takohem me tė Dėrguarin e Allahut. Prandaj, mė pėrgatisni ushqimin sa mė shpejt, qė tė nisem.” Ato i pėrgatitėn ca ushqim etj. dhe ai mori shpatėn e heshtėn, hipi nė deve dhe u nis dhe e takoi tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nė Tebuk. Njėzet ditė nė Tebuk

Romakėt e morėn vesh se i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ndodhej me ushtrinė e vet nė Tebuk. Prandaj, u thyen moralisht dhe nuk guxonin tė takoheshin me tė. Pėr kėtė arsye, ata u shpėrndanė nė brendėsi tė vendeve tė tyre. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) qėndroi njėzet ditė aty nė Tebuk me gjithė ushtrinė e vet, duke pritur delegatėt. Aty i erdhi Juhinai ibn Rauba, sundimtari i Eljes. Atė e shoqėronin njerėzit e Xhirbasė, Edhrerit dhe tė Minasė, tė cilėt ranė nė njė mendje me Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), qė tė paguanin xhizjen dhe tė mos bėheshin myslimanė. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i shkroi letėr Juhinait, ku garantonte se nuk do tė sulmoheshin ai dhe njerėzit e Ejles. U jepte garanci edhe pėr anijet e mjetet e tyre tė udhėtimit nė dete dhe nė tokė. Nė letėr i thoshte se ishin tė lirė pėr tė shkuar nga njė vend nė tjetrin dhe pėr tė qėndruar ku tė donin. Po t’i cenonte dikush, dėnohej me vdekje. Edhe njerėzve tė Xhirbasė e tė Edhrehit u shkroi letėr, ku u jepte garanci qė tė jetonin tė qetė, por tė paguanin nė ēdo muaj tė Rexhepit xhizjen 100 dinarė. Ndėrsa njerėzit e Minasė e vendosėn paqen me tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), me kusht qė tė paguanin si xhizje njė tė katėrtėn e frutave tė vendit. Kapja rob e Ekider Dume Xhundulit

I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dėrgoi Halid ibn Uelidin me 420 kalorės tek Ekider Dume Xhunduli. I tha Uelidit: “Ti do ta gjesh atė duke gjuajtur lopė.” Halili mbėrriti atje. Qė nga kulla e tij, Ekideri pa qė doli njė lopė dhe filloi tė kruante brirėt nė derėn e kullės. Atėherė doli Ekidiri qė ta gjuante. Halidi e arriti me kalin e vet dhe e solli tek i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) urdhėroi qė tė mos vritej. Vendosi paqe me tė, me kusht qė ai tė jepte 2000 deve, 800 helmeta, 400 mburoja dhe 400 heshta. Ekdiri pranoi, gjithashtu se do tė jepte xhizjen edhe pėr Ejlėn dhe Minanė. Kthimi nė Medine

Pas njėzet ditėsh, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) lėvizi me ushtrinė e vet pėr nė Medine. Koha vajtje–ardhje qe 30 ditė. Ndėrsa e tėrė koha qė Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nuk qe nė Medine, ishte pesėdhjetė ditė. Gjatė rrugės ushtria kaloi nė Akabe. Njerėzit ecėn fushės, kurse Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) kaloi nė qafėn e Akabesė. Me tė ishin Amari, qė mbante kapistrėn e devesė dhe Hudhejfe ibn Eljemeni qė e ngiste devenė nga prapa. Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) iu vunė prapa 12 dyfytyrakė, tė cilėt donin ta vrisnin. Ishin tė maskuar dhe iu afruan shumė. Mirėpo, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dėrgoi tek ata Hudhejfen, qė t’i godiste nė kokė devetė e tyre me njė shkop qė kishte me vete. Ai i goditi ato dhe Allahu i frikėsoi dyfytyrakėt. Ata ikėn me nxitim, derisa u bashkuan me njerėzit e tjerė. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ia tregoi Hudhejfes emrat e tyre dhe se ēfarė kishin dashur tė bėnin ata. Prandaj, Hudhejfja ėshtė quajtur “I zoti i sekretit tė tė Dėrguarit tė Allahut”. Shembja e Xhamisė Darar

Idhujtarėt ndėrtuan njė xhami nė Kuba pėr tė sjellė kufr dhe pėrēarje midis myslimanėve, si dhe pėr tė pritur cilindo qė e kishte luftuar tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) mė parė dhe i kėrkuan tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) qė tė shkonte e tė falte namazin bashkė me ta. Ishte koha kur Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) po pėrgatitej pėr tė shkuar nė luftėn e Tebukut, prandaj u tha: “Tani unė tani jam pėr udhėtim, por nė dashtė Allahu, kur tė kthehem, do tė vij atje.” E kur po kthehej nga Tebuku, qėndroi pėr tė pushuar nė Dhi Euanė, qė ishte njė ditė larg Medines. Erdhi engjėlli Xhibril dhe e njoftoi pėr punėn e xhamisė. Prandaj i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dėrgoi njerėz, qė ta digjnin. Dhe ata e dogjėn. Pritja e tė Dėrguarit tė Allahut nga populli i Medines Kur i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) filloi tė dallonte Medinen, tha: “Kjo ėshtė Tabeja, ky ėshtė mali Uhud, i cili na do ne e edhe ne e duam atė.” Njerėzit e Medines e dėgjuan se po vinte i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), prandaj i dolėn pėrpara burra, gra e fėmijė. Tė gjithė kėndonin: “Hėna e plotė nga Thenijatil Uedai na doli; Allahun duhet tė falenderojmė, pėrderisa ka njerėz qė e lutin Atė.” Kėshtu, me shumė dashuri e respekt e pritėn ata tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), derisa ai hyri nė xhami dhe fali dy rekatė namaz. Pastaj u ul dhe priti njerėzit e bisedoi me ta. Ata qė mbetėn pa shkuar nė luftė

Ata dyfytyrakė qė nuk kishin shkuar nė luftė, erdhėn tek i Dėguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) duke u shfajėsuar dhe duke u betuar se gjoja kishin pasur arsye tė mos shkonin nė luftė. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ua pranoi shfajėsimin, ndėrsa tė vėrtetėn ia la Allahut. Tek i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) erdhėn edhe tre besimtarė tė ēiltėr, qė nuk patėn shkuar nė luftė. Aa ishin Ka’ab ibn Maliku, Merare ibn Rebia dhe Helal ibn Umeja. Ata treguan tė vėrtetėn dhe nuk u shfajėsuan me gėnjeshtra. Prandaj, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i urdhėroi ata, qė tė prisnin, derisa tė gjykonte Allahu pėr ēėshtjen e tyre. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i urdhėroi myslimanėt qė tė mos u flisnin fare atyre. Ata u mėrzitėn shumė; nė sytė e tyre toka u ndryshua dhe bota u errėsua; u bėheshin njerėzit sikur ishin tė tjerė. Pasi u plotėsuan 40 ditė, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i urdhėroi ata qė as tė mos flinin me gratė e veta. Kur u mbushėn pesėdhjetė ditė, Allahu i Madhėruar zbriti njė ajet, ku i falte tre sahabet. U gėzuan myslimanėt. U gėzuan shumė edhe ata qė nuk kishin shkuar nė luftė, kur dėgjuan ajetin dhe meqė Allahu ua fali fajin, ata dhanė lėmoshė e kotribuan shumė pėr Islamin. Kėshtu, zbritėn ajete qė i demaskuan dyfytyrakėt, u zbuluan sekretet gėnjeshtarėve dhe pėrgėzuan besimtarėt e vėrtetė. Falenderuar qoftė Allahu, Zoti i botėve! Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ėshtė kthyer nga lufta e Tebukut nė muajin Rexhep, nė vitin e nėntė tė Hixhretit. Po nė atė muaj vdiq edhe Nexhashi As’hame ibn Ebxhiri, mbreti i Habeshesė. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ia ka falur namazin e Xhenazes nė mungesė, nė Medine. Mė pas, nė muajin Shaban, nė vitin e nėntė Hixhri vdiq edhe bija e Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), Umu Kulthumi (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!). Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i fali namazin e xhenazes dhe e varrosi nė Bekia, nė varrezat e Medines. Ai u pikėllua pėr tė. Ai i tha Othman ibn Affanit (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!): “Sikur tė kisha edhe njė vajzė tė tretė, do tė ta jepja ty pėr grua.” Nė muajin Dhul Ka’ade, nė vitin e nėntė tė Hixhretit, vdiq kreu i dyfytyrakėve-Abdullah ibn Ubej ibn Suleh. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i kėrkoi falje Allahut pėr tė dhe i fali namazin e xhenazes. Omeri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) u pėrpoq shumė ta ndalonte Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), por Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nuk pranoi. Pastaj, zbriti ajeti i Kuranit qė ndalon faljen e namazit pėr xhenazet e dyfytyrakėve. Njė pėrmbledhje pėr luftėrat

Nė kohėn e Padijes (para Islamit) fjala “luftė” kishte kuptimin “vrasje, shkatėrrim, djegie, rrėnim, grabitje, shkelje e nderit, korrupsion, prishje e tė mbjellave dhe dėmtim i bagėtive pa mėshirė, vetėm e vetėm pėr tė plotėsuar epshet dhe pėr tė sunduar mbi tė tjerėt pa tė drejtė.” Por, kur erdhi Islami, ndryshoi krejtėsisht ky kuptim. Lufta u bė rruga pėr tė ndihmuar ata, qė u ishte bėrė padrejtėsi dhe pėr tė bėrė zap mizorėt. Lufta u bė mjet pėr sigurimin e qetėsisė dhe tė paqes. Ajo u bė faktor pėr vendosjen e drejtėsisė e shpėtimin e tė pafuqishmėve nga kthetrat e tė fortėve, pėr t’i larguar njerėzit nga adhurimi e nėnshtrimi i njerėzve tė tjerė e pėr t’i ēuar tek adhurimi i Allahut, pėr t’i larguar njerėzit nga padrejtėsitė e feve tė tjera te drejtėsia e Islamit. Arabėt nuk e kishin zakon tė nėnshtroheshin, sado qė tė zgjaste lufta dhe sado shtrenjtė qė tė kushtonte ajo. Prandaj, lufta e Besusit midis fisit Bekr dhe Tagleb ka vazhduar 40 vjet; tė vrarėt e saj qenė 70000 luftėtarė; megjithatė asnjė fis nuk iu nėnshtrua tjetrit. Po kėshtu, luftėrat midis fiseve Eus dhe Hazrexh kanė vazhduar mė shumė se 100 vjet dhe asnjėri fis nuk i lėshoi pč fisit tjetėr. Kėshtu e kishin zakon arabėt para se tė pėrhapej Islami; vazhdonin pandėrprerė luftėrat. Erdhi Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Por, arabėt e pritėn atė me tė njėjtat zakone. Ata e tėrhoqėn Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nė sheshin e betejės, por ai i pėrballoi me njė mėnyrė tjetėr, tė urtė, derisa u hapėn zemrat e tyre, para se tė ēliroheshin vendet e tyre. Tė bėsh krahasim midis pėsojave tė luftėrave tė tij dhe rezultateve tė tyre me rezultatet e luftrave tė Padijes, do tė habitesh. Gjithsej, ata qė janė vrarė nga myslimanėt, idhujtarėt, jehudinjtė dhe tė krishterėt gjatė tėrė luftėrave dhe betejave qė ka bėrė Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), nuk janė mė shumė se 1000 veta dhe e tėrė koha e luftėrave nuk ėshtė mė shumė se tetė vjet. Mirėpo, ajo periudhė e vogėl me gjakderdhje kaq tė paktė, nėnshtroi afėrsisht tėrė Gadishullin Arabik dhe pėrhapi sigurinė e paqen deri nė skajet mė tė largėta dhe mė tė thella tė tij. Por, o lexues i nderuar, a mendon ti se fitoret u arritėn me forcėn e shpatės? Jo, nuk qe forca e shpatės ajo qė e sillte fitoret; qenė mirėsia e Allahut tė Madhėruar, mėshira e Allahut, mesazhi i Allahut dhe Urtėsia e Tij; qe profetėsia; qenė ftesa, qė Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u bėri njerėzve tė atij dhe mrekullia e Allahut. Haxhi i Ebu Bekrit

Arabėt mėtonin (pretendonin) se ishin nė fenė e Ibahimit dhe se Haxhi qė bėnin te Shtėpia e Shenjtė (Qabe) ishte njė nga ritet e kėsaj feje. Prandaj, arabėt shkonin nė Haxh ēdo vit dhe kujdeseshin shumė pėr tė. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e ēliroi Mekėn nė vitin e tetė tė Hixhretit dhe caktoi Atab ibn Usejidin pėrgjegjės pėr Qaben. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) shkoi nė Haxh e bashkė me tė shkuan edhe myslimanėt, edhe idhujtarėt. Ata e kryen Haxhin, ashtu siē e kryenin nė Kohėn e Padijes, pa ndryshuar asgjė nga sajesat e mėparshme. Ndėrsa, nė vitin e ardhshėm, qė ishte viti i nėntė i Hixhretit, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dėrgoi Ebu Bekrin (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) udhėheqės pėr Haxhin. Ebu Bekri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) u nis nė fund tė muajit Dhul Ka’ade, nė vitin e nėntė tė Hixhretit, me 300 veta nga banorėt e Medines. Ai mori me vete edhe 20 deve pėr tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe pesė pėr vete. Pasi u nis Ebu Bekri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!), Profetit Muhamed i zbriti nga Allahu njė pjesė e fillimit tė “Et Teube” qė njoftonte pėr prerjen e marrėveshjeve me tė gjithė idhujtarėt, qė nuk i kishin zbatuar ato. Idhujtarėve iu dha njė afat prej katėr muajsh, qė tė qarkullonin nė vend, si tė donin ata, derisa ta kuptonin se ata nuk mund tė tregoheshin mė tė fortė se Allahu dhe se Allahu i mposht mohuesit. Ndėrsa, me idhujtarėt qė nuk i kishin thyer marrėveshjet me myslimanėt dhe nuk kishin luftuar kundėr tyre, as vetė, as duke nxitur ndonjėrin, Allahu urdhėroi qė tė ruheshin marrėveshjet. Prandaj, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dėrgoi Ali ibn Ebi Talibin qė dispozitat e kėsaj Sureje t’ua kumtonte njerėzve Ditėn e Haxhit. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) tha: “Nė emrin tim flasin vetėm njerėzit e mi.” Aliu u nis. Me Ebu Bekrin (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) u takua nė Dhaxhnane (thuhet edhe nė Arexh). Ebu Bekri i tha: “Ke ardhur pėr tė udhėhequr apo si i urdhėruar?” Aliu iu pėrgjigj: “Unė kam ardhur kėtu si i urdhėruar.” Dhe vėrtet, gjatė kohės sė Haxhit Aliu (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) falej gjithmonė pas Ebu Bekrit (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!). Kėshtu, Ebu Bekri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) udhėhoqi Haxhin. Ditėn e Nahrit (ditėn e nėntė tė Dul Hixhes) Aliu (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) qėndroi te Xhemreja dhe u kėndoi njerėzve ajetet e fillimit tė Sures “Et Teube” ku, siē u tha mė lart, flitej pėr prishjen e marrėveshjes. Ebu Bekri dėrgoi njė burrė qė tė thėrriste se nuk do tė kishte mė “Haxh” pėr idhujtarėt dhe se askush nuk do ta bėnte mė tauafin lakuriq.
__________________
\"Vitet kalojnė...ne si shqiptarė shpresojmė dhe vetėm shpresojmė...Zemrat rrahin mė fuqishėm, dėshira ėshtė e flaktė, nje fjalė e pėrmendim edhe ne gjumė:PAVARĖSIA..
PRESIM PAVARĖSINĖ TĖ SHĖROJĖ ZEMRAT TONA\"----
LONI19....
loni19 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė