15-09-11, 22:54
|
#27
|
Administratorėt
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
|
Titulli: Dita e tmerrit
Celula mė e rrezikshme e Al-Qaedas
Celula e Al-Qaedas nė Gadishullin e Arabisė, me seli nė Jemen, po del tė jetė dega mė e rrezikshme e kėtij grupi ekstremist, deklaroi shefi i ri i CIAs, David Petraeus.
Nga Express mė 15 shtator 2011 nė ora 09:40
Dhjetė vjet pas sulmeve tė 11 shtatorit, SHBA vazhdojnė tė mbeten tė shqetėsuara me kėrcėnimet qė po arrijnė nga bėrthama e dobėsuar e Al-Qaedas, theksoi Petraeus gjatė adresimit tė tij para Kongresit.
"Al-Qaeda nė Gadishullin e Arabisė, gjegjėsisht AKAP, del tė jetė nyja mė e rrezikshme rajonale e xhihadit global, tha Petraeus gjatė adresimit tė tij tė parė para Kongresit amerikan qė nga emėrimi i tij si shef i ri i CIAs.
AKAP ėshtė pėrgjegjėse pėr planifikimin e aktivizimit tė bombės nė aeroplanin amerikan tė udhėtarėve afėr Detroitit, nė dhjetor tė vitit 2009, dhe pėr tentimin e dėrgimit tė bombave brenda printerėve kompjuterikė pėrmes dy aeroplanėve tė mallrave, nė vitin 2010, theksoi Petraeus.
Trazirat politike nė Jemen i ndihmuan AKAPit nė realizimin e bashkėpunimit me fiset lokale dhe nė zgjerimin e ndikimit tė vet atje, shtoi drejtori i CIAs.
"Pėrkundėr gjithė kėsaj, bashkėpunimi me Jemenin kundėr terrorizmit ėshtė pėrmirėsuar gjatė disa muajve tė fundit, nėnvizoi tutje ai.
"Edhe pse kėto degė terroriste janė tė lidhura me Al-Qaedan, ato posedojnė edhe struktura tė veta komanduese, por edhe resurse dhe plane operative, kėshtu qė kryesisht veprojnė si tė pavarura, tha Petraeus.
Ai sqaroi se pjesa jugore e Somalisė tani ėshtė shndėrruar nė njė prej strehimeve mė tė mėdha tė terroristėve, dhe se dega e Al-Qaedas nė ato zonė ėshtė goxha e madhe dhe e financuar mirė, de se, si rrjedhojė, atje janė stėrvitur qindra luftėtarė tė ardhur nga jashtė, pėrfshirė kėtu edhe disa shtetas amerikanė.
Vrasja nė maj tė kėtij viti e liderit tė Al-Qaedas, Osama bin Laden, ishte njė goditje e tmerrshme pėr kėtė grup, sepse konsiderohet se pasardhėsi i tij, Ayman al-Zawahiri, nuk ka autoritet aq tė madh, andaj edhe do tė ketė probleme qė tė ruaj kohezionin dhe motivacionin kolektiv tė kėsaj organizate.
Derisa po e shėnonte 10-vjetorin e sulmeve terroriste nė SHBA, Al-Qaeda publikoi njė video-xhirim, nė tė cilin Zawahiri pėrshėndet revolucionet e pranverės arabe. Po ashtu, video-xhirimi pėrmban edhe porosi tė Bin Ladenit tė vrarė drejtuar popullit amerikan.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
|
|
|