Titulli: Deputetėt i thonė JOMėsimbesimit nė shkolla
BIK kėrkon edukatė fetare nė shkolla, shoqėria civile kundėrshton
Prishtinė, 17.08.2013
Bashkėsia Islame e Kosovės dhe grupe tė ndryshme fetare ka kohė qė po kėrkojnė futjen e edukatės fetare nėpėr shkolla. Mirėpo, kjo kėrkesė shihet si e rrezikshme pėr shoqėrinė kosovare, transmeton KTV.
Kėshilli pėr Mbrojtjen e tė Drejtave dhe Lirive tė Njeriut ėshtė kundėr kėsaj iniciative. Sipas kryetarit tė KMDLNJ-sė, Behxhet Shala, shoqėrisė kosovare nuk do ti bėnte mirė futja e lėndėve fetare nėpėr shkolla. Shala vlerėson se edhe po tė ndėrmerrej njė hap i tillė, Kosova nuk ka kuadro tė fushės.
Me kėtė ēėshtje ėshtė duke u marrė edhe Komisioni Kėshillėdhėnės pėr Liritė Fetare, i formuar nga kryeministri Hashim Thaēi. Anėtari i kėtij komisioni, Petrit Selimi, konsideron se nė shkollat kosovare ligjėrimi pėr fetė bėhet nė mėnyrė tė gabuar. Ndėrkohė, Ministria e Arsimit nuk ka bėrė ndonjė hulumtim se a ka kuadro tė mjaftueshme pėr tė ligjėruar kėto lėndė.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
|