Shiko Postimin Tek
Vjetėr 10-04-11, 10:57   #19
Shpat
Prishtinas.
 
Anėtarėsuar: 27-05-08
Vendndodhja: Shteti mė i ri.
Postime: 573
Shpat e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: "Burri i grave te kqija"

Atrujillete Jahjaga

G-2!!!!!

Nga Kastriot MYFTARAJ



A e dini se kur ka ndodhur mė parė qė njė ambasador amerikan t’ i telefonojė njė oficeri policie dhe t’ i thotė se ai ėshtė nominuar pėr t’ u zgjedhur President i Republikės? Kjo ka ndodhur nė vitin 1930, nė Republikėn Dominikane, kur njeriu me fat ishte Rafael Trujillo. Pėr ata qė nuk e dinė, Republika Dominikane ėshtė njė vend nė Karaibe, nė ishujt ndėrmjet dy kontenteve amerikane. Rafael Trujillo ishte njė oficer i xhandarmėrisė qė krijuan amerikanėt pasiqė e pushtuan Republikėn Dominikane nė vitin 1916. Arsyeja e pushtimit mund tė ngjajė e ēuditshme sot. Republika Dominikane refuzonte tė paguante borxhet qė u kishte bankave tė huaja, ndėr to edhe atyre amerikane. Mospagimi i borxheve nga shtetet atėherė shihej si njė gjė shumė mė serioze se sot, kur Greqia, bie fjala, praktikisht refuzoi qė tė vazhdonte me pagimin e borxheve vitin e kaluar dhe kryeministri Papandreu shkoi vizitė nė Washington ku pas takimit qė pati me Presidentin Obama, ky i fundit deklaroi nė konferencėn e pėrbashkėt pėr shtyp, se Greqia duhej ndihmuar financiarisht. Nejse.

Amerikanėt pas pushtimit tė Republikės Dominikane krijuan atje atė qė nė anglisht quhet Constabulary dhe qė nė pjesėn mė tė madhe tė vendeve latine quhet Xhandarmėri (Karabinieri, nė italisht). Trujillo hyri nė xhandarmėrinė dominikane dhe i ngjiti me radhė shkallėt e karrierės, qė prej asaj tė nėnoficerit, deri tek ajo e gjeneralit. Si Atifete Jahjaga, e zgjedhur sė fundi Presidente e Kosovės, e cila hyri nė polici si rreshtere dhe sot ėshtė gjeneral-majore. Nė vitin 1930, Republika Dominikane pati njė krizė tė madhe politike ashtu qė brenda pak muajve ranė dy presidentė, Horacio Vasquez dhe Rafael Estrella. Krejt si nė Kosovė, apo jo? Atėherė ambasada amerikane nxiti krijimin e njė partie tė njė lloji tė veēantė, tė quajtur Partia Dominikane, e cila nominoi si kandidat gjeneralin e xhandarmėrisė, Trujillo. Gjenerali Trujillo u nominua nė prill 1930, ēfarė koincidence, apo jo? Trujillo fitoi nė zgjedhjet e majit 1930 95% tė votave. Votuesi i parė nė kėto zgjedhje ishte ambasadori amerikan nė Republikėn Dominikane. Trujillo ishte njeriu i amerikanėve. Ai qėndroi nė pushtet 30 vjet. Kur Presidentin liberal Roosevelt, i cili qėndroi 12 vite nė pushtet paralel me Trujillon (1933-1945) e qortuan qė e lejonte Trujillon tė rrinte nė pushtet, Roosevelt pėrsėriti pėr tė fjalėt qė kishte thėnė nė vitet tridhjetė pėr Somozėn, njė tjetėr diktator bashkėkohės amerikanolatin: He may be a son of a bitch but is our son of a bitch!

Sė paku Somoza nuk kishte qenė polic. Gjithsesi kėto gjėra amerikanėt i kanė nė gjysmėn e parė tė shekullit XX, ndėrsa sot supozohet qė tė jetė njė kohė tjetėr. Studiuesve tė politikės amerikane nė ish-republikat e bananeve nė Amerikėn Qendrore u duhet qė tė lodhen disi duke kėrkuar, pėr tė gjetur prova tė plota tė ndėrhyrjes sė ambasadorėve amerikanė pėr emėrimin nė pushtet tė njerėzve si Trujillo. Se ambasadorėt amerikanė tė kohės, ruanin njėfarė diskrecioni. Nė rastin e ndėrhyrjes sė ambasadorit amerikan nė Kosovė Dell, pėr zgjedhjen presidente tė Atifete Jahjagės, studiuesit nuk ka pėrse tė lodhen. Vetė fatlumja deklaroi se ambasadori Dell i telefonoi dhe i kumtoi se ishte nominuar pėr t’ u zgjedhur Presidente e Kosovės. Ajo pohoi se u gėzua, por ata qė e njohin mirė thonė se mė shumė u gėzua kur u gradua rreshtere nė polici dikur. Nejse, hapi i parė nė karrierė pėrjetohet mė fort.

Kur nė Kosovė hynė trupat e KFOR qė e ēliruan atė, nė 1999, nėse do t’ i thoshin ndonjė shqiptari tė Kosovės, apo ēdo shqiptari, se nė 2011, njė oficere policie do tė bėhej Presidente e Kosovės, ai do tė mendonte se me siguri qė nė 2011 policia e Kosovės do tė kishte bėrė grusht shteti duke arrestuar kryetarėt e partive dhe deputetėt, e duke i detyruar qė tė zgjedhin Shotėn e Policisė si Presidente. E njerėzit do tė bėnin pyetje si: “E ēka ndodhi pastaj bre, ndėrhyri KFORI dhe e rrėzoi Presidenten-police tė Kosovės?” Ose do tė pyesnin: “E prej nga ishte kjo Presidentja-police, bre?” “E Gjakovės, Presidentja e parė femėr e Kosovės”. “Po tė jetė se qenka nga Gjakova, atėherė mund tė themi se nuk ėshtė e para, se Kosovėn gjakovarėt e kanė drejtuar nė kohėn e Titos, e ata njihen si burra me dimije. Kėshtu qė mund tė themi se kemi pasur edhe mė parė femra nė krye tė Kosovės”.

Pėrtej humorit, nuk mund tė mos pyesėsh se pėrse duhet qė Kosova e vitit 2011, tė zgjedhė njė oficere policie si Presidente, dhe madje kjo tė paraqitet si njė mrekulli e madhe, si shpėtim pėr Kosovėn e gjendur nė njė krizė politike tė ndėrlikuar? Kjo tė ngjan me atė historinė e Trujillos, i cili kur erdhi nė pushtet nė 1930, erdhi si shpėtimtar, me sloganin “Dios y Trujillo” (Zoti dhe Trujillo). Atifete Jahjaga ka dhe ngjashmėri tė tjera me Trujillon. Derisa Trujillo gjatė gjithė jetės sė tij fshehu biografinė e tij, Atifete Jahjaga, ende po mendohet pėr jetėshkrimin qė do tė publikojė nė faqen zyrtare online tė Kryetares sė Republikės sė Kosovės. Derisa po bėja kėtė shkrim, mbrėmė nė darkė, hapa faqen zyrtare online tė Presidentes sė Kosovės dhe pashė se ajo ishte pėrditėsuar, ashtu qė ishte vėnė emri i zonjės, fotot e saj si dhe tė gjitha njoftimet mbi veprimtaritė e saj tė para. Ajo qė mungonte ishte jetėshkrimi i Atifete Jahjagės. Atje gjendet jetėshkrimi i kryetarėve tė parė tė Kosovės, Rugovės dhe Sejdiut, por jo i Atifete Jahjagės. Zonja Jahjaga nuk do tė kishte vėshtirėsi pėr tė vendosur jetėshkrimin e saj, se ajo normalisht ka njė jetėshkrim zyrtar tė cilin e ka paraqitur shumė herė gjatė karrierės sė saj, siē janė procedurat administrative. Tash me sa duket Atifetja kėrkon qė tė shpikė njė jetėshkrim presidencial!

Presidentja-police e Kosovės e cila pohon se i telefonoi ambasadori amerikan pėr t’ i dhėnė lajmin e emėrimit tė saj, nuk quhet Atifete por Atrujillete, sepse ajo ėshtė “Trujillo” i Kosovės. Madje pėrshtatja me gjininė femėrore e emrit “Trujillo” nė kėtė rast shkon mirė edhe pėr faktin se, derisa Kosova nuk ėshtė vėrtet shtet, pasiqė me Pakon “Ahtisari” quhet vetėm “shoqėri”, amerikanėt me sa duket kanė menduar se Kosova nuk e meriton njė “Trujillo” mashkull, si Republika Dominikane, qė sė paku ishte shtet, por Kosovės i mjafton njė “Trujilleta”, femėr. Kur paraqitet si ngjarje e madhe qė zgjedhja e njė policeje si Presidente e Kosovės, pėr faktin se kjo ėshtė presidentja e parė femėr, kjo do tė thotė qė t’ i fyesh tė gjitha femrat, me tė gjithė respektin pėr policėt.
__________________
Luftėn e fitova , fenė e ruajta.
Shpat Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė