Shiko Postimin Tek
Vjetėr 21-04-07, 23:39   #6
valiii
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 3,777
valiii e ka pezulluar reputacionin
Gabim A ėshtė Jezusi Zot ?bibla Thotė “jo”



A ĖSHTĖ JEZUSI ZOT ?


BIBLA THOTĖ “JO”

Senad Maku



Njė ndėr problemet mė kontradiktore nė historinė njerėzore ėshtė ēėshtja e Isait (Jezusit) a.s.. A ishte ai krejtėsisht hyjnor apo krejtėsisht njeri?
Polemika rreth personalitetit tė Jezu Krishtit ėshtė ndryshimi mė i madh ndėrmjet Islamit dhe Krishterimit. Ky ndryshim i mban tė veēuar pasuesit e kėtyre dy besimeve. Muslimanėt shohin tek Jezu Krishti njė profet tė madh tė Zotit, e duan dhe e rrespektojnė aq sa duan dhe rrespektojnė Abrahamin (Ibrahimin), Moisiun (Musain) dhe Muhamedin, si dhe tė tjerėt para tyre (paqa e Zotit qoftė mbi ta).
Tė krishterėt nga ana tjetėr e quajnė Jezusin Zot ose bir i Zotit, dhe e adhurojnė si tė tillė, njė koncept ky qė muslimanėt nuk mund ta pranojnė.
Bibla, edhe pse me shtesa e ndryshime tė shumta e tregon qartė se Jezusi nuk ėshtė Zot por njeri dhe i dėrguar i Zotit xh.sh.
Pa humbur kohė do tė theksojmė argumentet nga vet Bibla tė cilat tregojnė dhe aludojnė qartazi qė Jezusi nuk ėshtė Zot. Nga filimi deri nė fund, Ungjijtė tregojnė qartė se Jezusi ėshtė krejt ndryshe nga natyra hyjnore e Zotit.
Le tė bėjmė njė krahasim nė mes Zotit dhe Jezusit:

1. Zoti ėshtė i pavdekshėm.
Bibla tregon njė nga cilėsit e Zotit, e cila ėshtė pafillimėsia dhe pavdekshmėria ku thotė: “ai qė i vetmi e ka pavdekėsinė dhe rri nė dritė tė paafrueshme, tė cilėn asnjė njeri nuk e ka parė kurrė dhe as mund ta shohė; atij i qoftė nderi dhe pushteti i pėrjetshėm”. (1 Timoteu 6:16) “Para se tė kishin lindur malet dhe para se ti tė kishe formuar tokėn dhe botėn, madje nga mot dhe pėrjetė ti je Perėndia”. (Psalmi 90:2) “Por ti je gjithnjė po ai dhe vitet e tua nuk do tė kenė kurrė fund”. (Psalmi 102:27)

Kurse Jezusi vdiq.
Bibla thotė: “Dhe Jezusi bėrtiti me zė tė lartė dhe tha: ''O Atė, nė duart e tua po e dorėzoj frymėn tim!''. Dhe, si tha kėto, dha fryma”. (Luka 23:46) “por, kur erdhėn te Jezusi, dhe si panė se ai tashmė kishte vdekur...”. (Gjoni 19:33) “Por Jezusi, si lėshoi njė britmė tė madhe, dha frymėn”. (Marku 15:37)

2. Zoti ėshtė i Gjithdijshėm.
Bibla thotė: “Mos u bėni, pra, si ata, sepse Ati juaj i di gjėrat pėr tė cilat keni nevojė, para se ju t'i kėrkoni”. (Mateu 6:8) “Unė jam Zoti, ky ėshtė emri im; nuk do t'i jap lavdinė time asnjė tjetri, as lavdėrimet e mia shėmbėlltyrave tė gdhendura. Ja, gjėrat e mėparshme kanė ndodhur, dhe tani po ju njoftoj gjėra tė reja; unė jua bėj tė njohura para se tė mbijnė”. (Isaia 42:8-9)

Kurse Jezusi nuk ishte i Gjithdijshėm.
Jezusin kur e pyėtėn pėr ditėn e fundit ai u pėrgjigjė: ''Sa pėr atė ditė dhe atė orė, askush nuk e di, as engjėjt nė qiell, as Biri, por vetėm Ati”. (Marku 13:32 poashtu shih: Mateu 24:36) Poashtu padituria e tij ceket edhe nė kėtė citat tjetėr biblik ku tregon se: “Dhe, duke parė nga larg njė fik qė kishte gjethe, shkoi pėr tė parė nė se mund tė gjente diēka atje; por, kur iu afrua, s'gjeti asgjė pėrveē gjetheve, sepse nuk ishte koha e fiqve”. (Marku 11:13)

3. Zoti ėshtė i Plotfuqishėm.
Bibla e tregon Zotin si Zot tė Plotfuqishėm: “Unė jam Perėndia i plotfuqishėm…”. (Zanafilla 17:1) “… Perėndi i plotfuqishėm”. (Ekzodi 6:3)

Jezusi ishte i pafuqishėm.
Por Jezusi tregohet i pafuqishėm: “Unė s'mund tė bėj asgjė nga vetja ime”. (Gjoni 5:30) “Atėherė e pėshtynė nė fytyrė, e goditėn me shuplaka; dhe disa tė tjerė i ranė me grushta, duke thėnė: “O Krisht, profetizo! Kush tė ra?”. (Mateu 26:67-68) “Atėherė iu shfaq njė engjėll nga qielli pėr t'i dhėnė force”. (Lluka 22:43) Pėr mė tepėr , Jezusi nuk u ringjall vetė nga tė vdekurit, por ishte Perėndia ai qė e ringjalli, citoj: “Kėtė Jezus, Perėndia e ka ringjallur; dhe pėr kėtė tė gjithė ne jemi dėshmitarė!” (Veprat e Apostujve 2:32). Kėtu tregohet se kush ėshtė Perėndia i vėrtetė. po tė ishte Jezusi Zot, a nuk ka mundur qė ta ringjall vehten??!! .

4. Zoti nuk lodhet dhe nuk flen.
Bibla thotė: “Nuk e di ti, vallė, nuk e ke dėgjuar? Perėndia i pėrjetėsisė, Zoti, krijuesi i kufijve tė tokės, nuk mundohet dhe nuk lodhet, zgjuarėsia e tij ėshtė e panjohshme”. (Isaia 40:28) “Ja, ai qė mbron Izraelin nuk dremit dhe nuk fle“. (Psalmi 121:4)

Por Jezusi ishte lodhur, por edhe ka fjetur sikur edhe ne.
Bibla thotė: „Dhe Jezusi, i lodhur nga udhėtimi, u ul pranė posit“. (Gjoni 4:6) “Dhe ja, qė u ngrit nė det njė stuhi aq e madhe, sa valėt po e mbulonin barkėn, por ai flinte”. (Mateu 8:24) “Ai ndėrkaq po flinte nė kiē mbi njė jastėk”. (Marku 4:38)

5. Zoti nuk mund tė shihet.
Bibla aludon qartė se Zoti nuk mund tė shihet dhe qė kėrkush nuk e ka parė: “Dhe tha akoma: "Ti nuk mund tė shikosh fytyrėn time, sepse asnjė njeri nuk mund tė mė shikojė dhe tė jetojė". (Ekzodi 33:20) “Dhe Ati, qė mė dėrgoi, ai vetė ka dėshmuar pėr mua; ju nuk e keni dėgjuar kurrė zėrin e tij dhe as nuk e keni parė fytyrėn e tij…”. (Gjoni 5:37) “Askush s'e pa Perėndinė kurrė…”. (Gjoni 1:18) “Askush s'e ka parė ndonjėherė Perėndinė”. (1 Gjonit 4:12)

Jezusi jetoj nė mesin e njerėzve
Kurse Jezusin e kanė parė dhe ka qendruar nė mesin e njerėzve, ka pas familje, ka qen i dėrguar i Zotit, etj., ku bibla vetė tregon pėr kėtė: “A nuk ėshtė ky i biri i marangozit? Nuk quhet nėna e tij Mari, dhe vėllezėrit e tij Jakob, Iose, Simon dhe Juda?”. (Mateu 13:55) “Atėherė njerėzit, kur panė shenjėn qė bėri Jezusi, thanė: Me tė vėrtetė ky ėshtė profeti, qė duhet tė vijė nė botė”. (Gjoni 6:14) “Ata i thanė: ''Ēėshtjen e Jezusit nga Nazareti, qė ishte njė profet i fuqishėm nė vepra dhe nė fjalė pėrpara Perėndisė dhe pėrpara gjithė popullit”. (Luka 24:19) Kurse te 1 Gjoni 1:1 thekson qė njerėzit e panė Jezusin dhe e prekėn atė.


valiii Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė