Shiko Postimin Tek
Vjetėr 10-01-08, 00:50   #33
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Raca Shqiptare

Ky ndikim nuk qe i barabartė nė tė gjitha viset ; diku u ndie shumė mė tepėr e diku shumė mė pak. Drejtimet e tij pėrputhen me ato q'u ndoqėn nga legjionet ushtarake. Ndjekin pra rrugėt e detit e ato tė tokės qė topografikisht nuk pengojnė kalimin. Nė vija tė pėrgjithėshme presioni romak u ndie mė tepėr nė bregdetin dalmatin, rreth e rrotull rrugės Egnatia qė shkonte nga Apollonia e Durrsi deri nė Salonik dhe nė luginėn e Danubit. Nė kėtė tė funtmen, sidomos, presjoni ka qėnė shumė m'i fortė, pse legjionet e Romės kishin zėnė vėnt me shumicė jo aq pėr tė siguruar arterjet mė tė rėndėsishme tė lėvizjes sė tyre nga sulmet e vendėsvet, se sa pėr tė penguar, nė njė vark fortifikimesh, — q'u shtuan shumė mė tepėr nė kohėn e Justinianit e tė perandorvet tė tjerė tė Bizancit — ēdo mėsymje tė papritur tė popujve nomadė e gjysėm t'egjėr qė vinin prej veriut e prej veri-lindjes. Kemi pra disa pjesė tė tokės ilire shumė tė ndikuara e disa tė tjera, posaēėrisht viset malore ose tė varfra ekonomikisht ose ato q'u ndodhėn lark kėtyre rrugėve jetike pėr Romėn, gati tė paprekura.

Qytetrimi i Romės la gjurmė tė pashlyershme nė ēdo sektor tė jetės. Gjuha pėsoi mė fortė se tė gjitha. Nė shumė vise ilirishtja nuk u fol mė dhe vėndin e sajė e zuri latinishtja. «Sikur tė zgjaste edhe ca kohė ky zhvillim, thot Stadtmüller-i, atėherė gjuha e herėshme shqipe mbrėnda njė ose dy shekujve do t'i ishte shtrue krejtėsisht romanizimit dhe Shqiptarėt e sotshėm do tė flitshin nji dialekt romak qi do t'ishte shumė i afėrm me gjuhėn rumune 4).»

Por, ndėrsa qytetrimi e gjuha e ushtarvet tė Romės u pėrhap ku mė shumė e ku mė pak nė tė gjithė Ilirin, asnjė historjan nuk flet pėr depėrtim gjaku latin. Studimet anthropologjike, nga ana tjetėr, e provojnė, siē do tė shohim, kėtė pastėrti. Legjionet e Romės nuk patėn kontakte tė shumta me popullsin vėndėse. Nga viset e Ballkanit, vetėm nė Dacje 5), e pra shumė lark prej tokės shqiptare, thot historija, u themelua njė koloni romane e shumtė nė numėr, por edhe kjo duhet tė jetė larguar q'andej mė 271 pas Krishtit, nė kohėn e Aureljanit, atėherė kur kėrcėnimi i Gotvet e kishte bėrė tė vėshtirė qėndrimin e sajė.


_____________
4) STADTMUELLER : «Op. Cit.», nė Hylli i Dritės 1942, faqe 150.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė