Shiko Postimin Tek
Vjetėr 10-01-08, 00:51   #34
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Raca Shqiptare

Nga ana tjetėr, sundimi romak ka qėnė shumė i butė me popujt e nėnshtruar qė nuk i qitnin ngatrresa. Ja ē'shkruan Patsch-i pėr tė: «Romanėt nė luftė qenė t'egjėr, e shtrojshin pa farė dhimbe ēdo kryengritje. Por pėrkundrazi, kur sipėranija e tyne njihej e nderohej, atėherė i u jipshin tė nėnshtruemvet nji liri shumė tė gjanė. Ata nuk u pėrkitshin nė kombėsin (mendo racėn) e tyne, as nė besim, as nė kulturėn qi kishin; edhe n'administratė i lijshin tė lirė, pėr sa u jipshin leje interesat e Mbretnia, Ata nuk kėrkojshin prej tė nėnshtruemve qi tė shkriheshin e t’asimiloheshin me ta; por asht e dijtun se pushtimi prej nji populli tė fortė, tė dijtun e tė pėrparuem, linte me doemos gjurmėt e veta nė popullin e mundun. Prej kėsaj pune kuptohet lehtazi, qi tė nėnshtruemit, porsa shihnin se rifitimi i vetqeverimit tė tyne nuk ishte i mundun, i shtroheshin gjėndjes sė re, pėrparojshin, por tue ruejtė vetit kombtare 5)... »

Dhe duhet t'ishte pikėrisht kėshtu. Ndryshe nuk ka si tė spjegohet fakti qė gati dy qint vjetė pas pushtimit nga Roma, fiset ilire e kishin akoma tė ndezur ndjenjėn e liris dhe, shumė ndėr to, tė prira nga Desetiatėt e tė komanduara nga Bato-ja, nisėn kundėr Romakve luftėn pėr shkundjen e robėris, luftė kjo qė zgjati plot tre vjetė (deri mė 9 pas Krishtit) dhe pati episoda tė shkėlqyershėm trimėrije 6)

***

Gjatė sundimit tė Perandoris bizantine, popuj tė shumtė racash tė ndryshme i turren tokėvet tė pasura tė Gadishullit, i drejtohen shumė herė Kostantinopolit dhe e ndryshojnė kryekėput kartėn ethnike tė visevet ku shkelin. Shumė nga kėta kalojnė nėpėr krahinat ilire, por kalim meteorėsh: vrasin, plaēkitin, pa lėnė asnjė trragė tjetėr. Kėshtu ndoth me Gotėt, me Hunėt, me Antėt, me Hungarėt, me Avarėt 7).

Tė huaj qenė edhe Venecjanėt, Amalfitanėt e Raguzanėt qė mbajtėn shumė koloni nė bregun e Adriatikut, por as pėrpjekjet me kėta popuj nuk kanė ndonjė rėndėsi, pse krijuan vetėm marėdhėnje tregtare e jo lidhje gjaku. Nga kėta, Venecjanėt kanė pasur edhe njė farė sipėranije politike ndėr disa krahina afėr detit. Mė vonė Normanėt e Angjevinėt krijuan mbretrira qė mbetėn mė kėmbė pėr shumė vjetė; por kemi tė bėjmė gjithnjė me sundime politike e ushtarake e jo me migracjone popujsh tė tėrė qė munt tė ndryshojnė gjakun e vėndasvet me tė cilėt pėrzihen.


_____________
5) Karl PATSCH : «Ilirėt», faqe 41 - 42.
6) PATSCH : «Ilirėt», faqe 36, 37, 38.
7) PITTARD : nė veprėn e cituar «Lee Races et l'Histoire» faqe 15 pėrmėnt rasjen e Vizigotve qė mbrėnda tridhjet e nėnt vjetėsh bėjnė qindra lėvizje nė Ballkan, n'Itali e nė Spanjė. Ėsht e natyrėshme pyetja : Ē'farė ndikese racore munt tė kenė pasur ata ndėr viset qė shkelėn?
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė