Shiko Postimin Tek
Vjetėr 10-01-08, 00:53   #37
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Raca Shqiptare

Rėndėsi mė tė madhe nga Sėrbėt pėr Shqipėrin e pa-romanizuar tė shekujvet XI, XII, XIII kanė Bullgarėt. Kėta, kur shkelėn pėr tė parėn herė nė Ballkan t'udhėhequr nga Asparuchi dhe u vėndosėn nė Dobruxhėn e sotėshme, ishin tė pakėt nė numėr, por luftarė tė zotė e prandaj shumė tė rrezikshėm pėr Perandorin e Bizancit. Nga kontakti qė patėn me Sllavėt, tė cilėt n'atė kohė ishin pėrhapur nė jugė tė Danubit, u sllavizuan e u shtuan tepėr, pse nė rreshtat e tyre hyri edhe shumė element sėrb. Muarėn pra gjuhėn e tyre, fén kristjane dhe, sidomos, gjakun sllav. Nxunė, gjithashtu, mjeshtrinė kryesore tė Sėrbvet, bujqėsin.

Nė takimet qė kėta Bullgarė tė sllavizuar patėn me Shqiptarėt, prej shekullit tė shtatė deri nė shekullin e dhjetė, jetuan nė paq 12). Nė tre shekujt e pastajshėm kemi periudhėn perandorake bullgare. Tė prirė prej Perandorit tė tyre Simeon i Math, kėta luftojnė kundėr Bizancit, e thyejnė nė shumė anė ; i u shpallin luftė Sėrbvet, i mposhtin edhe kėta. Mė 917 Shqipėrija e jugės, Epiri me kryeqytetin e tij Nikopolis, dhe njė pjes' e Shqipėris sė mesme bjenė nė duart e tyre.

Qėndrimi i Bullgarėvet nė Shqipėri ka lėnė shumė fjalė nė gjuhė e, sidomos, shumė emra nė toponomastikė. Munt tė linte edhe shumė gjak e munt t'i sllavizonte krejtė krahinat jugore sikur Perandorija bizantine tė mos ishte fuqizuar pas njė shekulli nėn skeptrin e perandorvet maqedhonas. Nga kėta, Vasili i dytė, Bullgaroktoni, e sulmoi Carin Samuel disa herė, shkaktrroi ushtrin e tij tė fortė dhe, mė 1018, i dha pėrkohėsisht funt fuqis sė madhe qė pat krijuar Simeoni. Mbretrija bullgare, kaq e rrezikėshme pėr racėn t'onė, u bė copė e thėrrime dhe vėndin e sajė e zuri Perandorija bizantine, sundimi i sė cilės kishte mė tepėr karakter administrativ. Pėr administrimin e visevet shqiptare u krijua thema e Dyrracchium-it, me Durrsin si kryevėnt.

Por disa familje bullgare duhet tė kenė mbetur nė Shqipėri edhe pas shkatrrimit t'organizatės sė fortė politiko-ushtarake. Ndikesa e kėtyre elementeve tė mbetura, e mbajtur gjallė prej Patriarkatit t'Ohrit qė ndodhej mu nė zėmėr tė Shqipėris, u pėrtėrit edhe njė herė me rilindjen e Perandoris bullgare nėn Ivan Asenin e parė. Pėr fat kjo pėriudhė perandorake e dytė nuk zgjati pėr shumė kohė, pse, me vdekjen e Asenit tė dytė (1241), fuqija e tij, qė munt tė krahasohej me atė tė Carit tė parė, u ēduk me njė herė nga luftrat e mbėndėshme dhe, bashkė me tė, edhe ndikesa bullgare nė Shqipėri mori funt.



_____________
12) STADTMUELLER : «Op. Cit», Hylli i Dritės, 1942, faqe 158.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė