Shiko Postimin Tek
Vjetėr 10-01-08, 00:57   #39
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Raca Shqiptare

Kur Sllavėt shkelėn ndėr viset ilire, gjetėn atje kėto popullsira: nė veri tė Danubit, Gjermanė; nė disa koloni bregdetase, Grekė; nė tė gjithė pjesėn veriore tė Ballkanit, prej Adriatikut gjer nė kufi tė Dakjes, Ilirė tė romanizuar e disa Romakė; ndėr disa vise malore e tė varfra qė nuk pėrshkoheshin prej rrugėsh tė rėndėsishme, llirė tė pastėr nga gjaku qė vetėm nė gjuhė e nė qytetrim kishin ndjerė pak a shumė ndikimin latin. Ordhit e reja barbare e detyrojnė popullsin e vjetėr tė romanizuar e tė greqizuar tė viseve tė mbrėndėshme tė Ballkanit qė t'ikij e tė vėndoset nė qytetet e bregut t'Adriatikut e nėpėr ishujt e detit ku qėndroi nėn mbrojtjen e flotės bizantine 15). Njė numėr i vogėl shkoi nė male ku pjesėrisht u shqiptarizua, pjesėrisht u sllavizua. Njė pjesė tjetėr — dhe kjo duhet tė jetė m'e madhja — pranoi tė bashkėjetojė me pushtonjsit e tė ndjekė lėvizjet e tyre ushtarake dhe dal' e ngadalė e humbi gjuhėn e vetė. Eksistenca e Morlakvet si njėsi ethnike e dalluar mirė deri nė shekullin e XVII-tė, tregon se disa nga Ilirėt e romanizuar kaluan ndėr male 16).

Nė kėtė mėnyrė krahinat e gjėra qė dikur banoheshin prej Ilirėsh, qė nga Danubi e gjer nė rrėzė t'Alpeve Shqiptare dhe qė nga bregdeti dalmatin e gjer nė viset mė tė skajėshme tė lindjes, sllavizohen tė gjitha. Ka midis kėtyreve ishuj qė e kanė mbajtur tė pastėr gjakun shqiptar dhe tė paprekur gjuhėn gjer nė shekullin e XIV-tė 17); por edhe kėta ishuj me kohė asimilohen.

Studimet anthropologjike vėrtetojnė qartas se nė trajtimin racor tė popullit sllav tė jugės ka shumė gjak ilir 18). Bilé, munt tė thuhet se e gjithė pjesa perndimore e Gadishullit ilirik qė pėrmbleth Kroatėt, Dalmatinėt, Bosnjakėt, Malazezėt, Shqiptarėt dhe gjysmėn e Grekvet ėsht e popullzuar prej fisesh qė kanė tė gjitha tiparet e racės ilirike e prandaj pėrbėjnė sė bashku njė unitet ethnik tė ēquar mirė. Kartat e botuara prej Pittard-it nė Les Peuples des Balkans flasin qartas pėr kėtė tė vėrtetė.

_____________
15) STADTMUELLER : «Op. Cit.», faqe 151.
16) SUFFLAY : «Op. Cit.», faqe 107 e 117. Gjika BOBICH : «I discendenti degli Illiri, i Morlacchi», Difesa della Bazza. Anno III, 5 - 20 Shtator 1940, Nr. 21 - 22
17) «Pėr rranzė tė detit, Shqiptarėt nė kohėn e mesme mrrijshin nė veri ma larg se sot. Degėt e trupit shqiptar tė premuna nga kolonizimi sloven i zhupanvet tė vjetėr ndėrmjet Ulqinit, Budues e liqenit tė Shkodrės, shiheshin nė tė 13-tin e tė 14-tin qindvjet pėr qark tė Raguzės e tė Kotorrit...» SUFFLAY: «Op. Cit.», faqe 109.
18) Pittard-it, q'ėsht njė nga njohsit mė tė mirė tė kushteve anthropologjike tė Balkanit, i ėsht mbushur mėndja se pjesa m'e madhe e popullsive balkanike me gjuhė sllavishte nuk i pėrket trungut tė vjetėr sllav, por ėsht e sllavizuar. Jugosllavėt shkruan ai, pėrbėjnė njė shėmbull interesant tė gabimeve qė shkaktohen nga konceptet gjuhėsore. Shif B. BATTAGLIA : «Op. Cit.», faqe 763.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė