Shiko Postimin Tek
Vjetėr 06-09-13, 00:28   #14
natyra
 
Anėtarėsuar: 19-01-08
Postime: 2,067
natyra e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Kryetem:Pse dhe kush e vrau Ahmet Krasniqin?

Ende pa kaluar te ambasada amerikane zbresin nga kombi tre usharakėt e brigadave tė lartėpėrmendura, qė aty pari banonin, dhe nė veturė mbesin vetėm Ahmet Krasniqi, ushtaraku i Drejtorisė Informative dhe shoferi. Vetura nė tė cilėn ishte Ahmet Krasniqi kishte marrė drejtimin e Medresesė sėbashku edhe me njė veturė tjetėr nė tė cilėn ishin ushtarakė tė Ministrisė, por policia e ndal pėr tė dytėn herė veturėn e dytė qė e shoqėronte kombin ku ishte Ahmeti Krasniqi. Kombi arrinė shumė shpejtė para Medresesė dhe pastaj lakon rrugėn djathtas pėr tė hyrė nė rrugicėn, qė e shpinte para derės sė shtėpisė sė Shyqiri Toskės. Vlen tė theksohet se rrugica ishte e pa ndriquar dhe shumė e ngushtė, sa qė kur kalon ndonjė veturė, kėmbėsori ėshtė i detyruar tė pėshtetet pėr muri, pėr tė qenė i sigurt se nuk do tė shkelet nga vetura. Vetura arrinė para dyrėve tė shtėpisė sė Shyqiri Toskės, ku ia kishin pėrgaditur banesėn Ahmet Krasniqir tradhtarėt. Zbresin nga vetura shoferi dhe ushtaraku pėr ta hapur dyert e oborrit. Pa pritmas dėgjohet zėri i prer i njė njeriu me maskė : ‘’Mos luni!’’. Kishin qenė tre persona tė maskuar dhe tė armatosur me kallashnikov dhe rovole. Njė kriminel e kishte zėnė kryqin e rrugicės qė ishte nja dhjetė metra larg shtėpisė sė Shyqiri Toskės, dhe rrinte nė gjendje gadishmerie pėr tė shtirė me kallashnikov kushdo qė do tė pengonte nė realizimin e krimit. Dy kriminel tjerė qė u paraqitėn papritmas para veturės. Ua drejtojnė revolverėt shoferit dhe ushtarakut qė mundoheshin t’i hapin dyertė e oborrit. Ahmet Krasniqi ende ishte mbrenda nė veturė. Por kur eshef kėtė skenė trishtuese, zbret me shpejtėsi pėr pėr ta mbrojtur usharin e tij, qė ishte nė lulėn e rinisė. Por kriminelėtishin pėrgaditur pėr krim, nuk kishin mėshirė ndaj askuj qė donte tua prishte planet dhe t’i pengonte nė kryerjen e detyrės. Njėri nga dy kriminelėt ia futė grykėn e kallashit nė fyt Ahmet Krasniqit, ndėrsa krimineli tjetėr bėri kontrollin e shoferit dhe ushtarakut mos kanė rastėsishtė ndonjė armė dhe i detyroi tė shtrihėn nė tokė. Krimineli tjetėr qė e mbante Ahmet Kraniqin nė thumb tė kallashit e pyste kriminelin tjetėr se ‘’a ėshtė ky ‘’( nėnkuptohet qė e pyste pėr Ahmet Krasniqin). Kur krimineli i kėthen pėrgjigje se ‘’ėshtė vet ai’’, krimineli ngreh gishtin e krimit dhe kėshtu pėrfundoi skenari i vrasjes sė Ahmet Krasniqit, i cili ishte pėrgaditur pėr njė kohė tė gjatė nga bisha-njerėz, shpirtshitur, dyftyrsha, zemėrgur dhe kriminel tė regjur tė profesionit pėr tė kryer atentate politike. Pra siē po shifet nė vrasjen e Ahmet Krasniqit kanė marrė pjesė : Qendra e krimit, ushtarakė tradhtarė qė ishin bėrė argatė tė forcave kundrainstiticionale, pjestarė tė policisė dhe SHIK-ut tė Shqipėrisė, dhe kriminelė( atentatorėt) tė paguar nga Qendra e krimit, me paratė e fondeve qė ishin mbledhur pėr ta ndihmuar ēlirimin e Kosovės. Janė bėrė shumė vrasje politike nė Shqipėri dhe nė Kosovė para luftės, gjatė luftės dhe pas luftės, por kjo vrasje dhe vrasja e Azem Hajdarit janė vrasjet mė monstroze nga tė gjitha vrasjet. Mėnyra dhe organizimi i vrasjes sė Ahmet Krasniqi, tregon se ai ka qenė i tradhtuar nga tė gjitha drejtimet, edhe nga ata qė kurrė nuk ėshtė pritur. Por mė sė shumti dhembė tradhtia qė i ėshtė bėrė nga mbrenda nga disa ushtarakė qė ishin futur nė stafiin e Ministrisė sė Mbrojtjes. Dhe nuk ėshtė rastėsi qė Ahmet Krasniqi natėn e krimit ėshtė lėnė pa kurrėfar mbrojtje. Shtrohet pyetja ku ishte organi qė ishte pėrgjegjės pėr mbrojtjen e Ministrit tė Mbrijtjes dhe Komandantit tė SHP tė FARK-ut ? Ku ishte stafi dhe bashkėuntorėt e tij tė ngushtė. Nė kėto pyetje dhe nė shumė pyetje tjera duhen tė pėrgjigjen mos sot, njė ditė jo tė largėt gjithseqysh. (10)Pas njė distance trivjeēare nga vrasja e Ahmet Krasniqit janė qartėsuar shumė detaje tė errta tė atij krimi, edhe nė bazė tė deklaratatve tė personaliteteve dhe personave publik tė jetės politike tė Kosovės dhe tė pararojes staliniste tė LPK-sė. Vlenė tė shėnohet deklarata e Zyrės sė pėrfaqėsuesit politik tė UĒK-sė zotėri Adem Demaēit, e cila mė 20 shtator tė 1998 ( njė ditė para vrasjes sė Ahmet Krasniqit) njofton opinionin e gjėrė se Adem Demaēi ‘’pėr shkak tė stėrngarkimit me punė , mjekėt kanė konstatuar se ai ka njė tendosje tė tepruar tė nervave dhe njė keqėsim tė diabetit(sėmundja e sheqerit). Pėr kėtė arsye mjekėt e kanė kėshilluar zotėri Demaēin qė tė deaktivizohet nga tė gjitha punėt e veta tė pėrditshme dhe tė pushojė sa mė gjatė . Nė njoftim, gjithashtu thuhet se tė gjitha takimet e parapara tė zotėri Demaēit me miq tė huaj dhe tė vendit si dhe takimet e caktuara me gazetarė shtyhėn pėr nje afat tė pacaktuar.’’ (Citati ėshtė marrė nga shkrimi i botuar me titull : Adem Demaēi nė pushim tė gjatė mjekėsor tė botuar nė Bota sot, mė 22 shtator 1998). Shtrohet pyetja ishte rastėsi qė pėrputhej ‘’pushimi mjekėsor’’ i Adem Demaēit me vrasjen e Ahmet Krasniqit, apo ishte njė gjestė i Adem Demaēit qė shprehu revolten dhe mospajtimin e tij me Qendrėn e krimit, qė kishte vendosur pėr ta vrarė Ahmet Kraniqin. Koha do tė tregoi se ku ėshtė e vėrteta, por nuk ka qenė normale qė Adem Demaēi tė mos e gjykonte vrasjen e Ahmet Krasniqit, sėpaku pas kalimit tė ‘’pushimit mjekėsor’’, kur dihet se ishin bashkėautorė tė Marrėveshtjes sė Osllos dhe ishin kryesues tė dy delegacioneve tė subjekteve ushtarake tė Ministrisė sė Mbrojtjes dhe tė UĒK-sė.
natyra Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė