Tema: Hartim!
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 26-12-07, 09:18   #31
Kronisti
 
Anėtarėsuar: 24-12-05
Vendndodhja: Kosovė
Postime: 68
Kronisti e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Hartim!

[FONT='Times New Roman','serif']FJALIA E THJESHTĖ ME NJĖ PASAKTĖSI TĖ QĖLLIMSHME

Njė fjali e thjeshtė, krejt e thjeshtė, ia rrotulloi disponimin skajshmėrisht dhe e shndėrroi nė njė qenie tė dėshpėruar. E mbajti veten. Duhej tė priste pak kohė qė t’ia thoshte krejt nga afėr mllefin e ardhur si rrufe nga fjalia krejt e thjesht njoftuese, qė ishte e pa saktė. Mungesa e mundėsisė pėr ballafaqim tė menjėhershėm i shkaktoi trazim shqetėsues. Shpirtit iu ngushtua frymėmarrja, ndėrsa koka po i fryhej nga zemėrimi. Ndjehej tmerrėsisht keq. Gjatė gjithė kohės pėrsėriste nė vete fjalėt qė ia tha, duke e pėrjetuar zhgėnjimin tronditės, tė cilin do tė ia thoshte gjithsesi, shumė shpejt, por pėr ēastin ishte e pamundur, prandaj ia thoshte vetes si ngushėllim. Besimi i madh (njė thes kripė i ngrėnė bashkė), u derdh vetėm nga njė fjali e thjeshtė njoftuese, nga njė gėnjeshtėr, qė u vu nė funksion tė mbulimit tė sė vėrtetės. Nuk i interesonte e vėrteta. Cilado qė tė jetė ajo do ta pranonte. Gėnjeshtrėn jo. Veē njė fjali e thjeshtė njoftuese me pasaktėsitė ndihmėse pėr ta mbuluar tė vėrtetėn e lėndoi, e theu nė shpirt. Ia theu shpirtin pėrbrenda ndėrsa skajshmėrisht ia vrau besimin, tė cilėn po bėhej gati ta varros krejtėsisht pa asnjė nderim. I humbi vullneti pėr gjithēka. E vetmja gjė qė dėshironte, ishte qė tė ia thoshte nė sy, prandaj rrugės dytėsore u nis pėr nė vendin ku do tė zbardhej pasaktėsia e fjalisė sė thjeshtė njoftuese. E tmerrshme. Kujtonte gjithė ēastet e bukura, por krejt spontanisht i kujtoheshin edhe ēastet e vėshtira tė krijimit tė besimit.
Gjithēka u rrėnua nga njė fjali e thjeshtė me njė pasaktėsi tė vogėl por qėllimshėm tė vėnė nė fjalinė njoftuese.
Kur u qetėsua, i kaloi pėrskaj dhe iu ndal pėrball sikur u habit, nga ndodhja nė njė vend tė kundėrt me atė tė fjalisė njoftuese.
“Pėrshėndetje” i tha me zė pak mė tė lartė se zakonisht dhe tė shoqėruar me lėvizjen domethėnėse tė kokės. Nė anėn tjetėr ndodhi zverdhje tmerrėsisht e sikletshme, dhe ulja e kokės si shenjė pranimit tė varrosjes sė besimit tė krijuar me shumė mund e sakrifica ndėrsa tė zhbėrė vetėm nga njė fjali njoftuese me njė pasaktėsi tė vogėl, por tė qėllimshme.
Shpirti iu lirua nga frymė zėnia qė iu shkaktua nga trazimi, ndėrsa koka i dukej se do t’i plaste si nja balon i fryrė mė shumė se qė mund tė duronte...[/FONT]
Kronisti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante