Saki: Ne Madrid s'kishte barazi!
1 Mars Arrigo Saki, ish-drejtori teknik i Realit te Madridit, foli per disa probleme qe ka pasur skuadra madrilene kur italiani ka qene drejtues ne kete klub. Saki mendon se jo te gjithe lojtaret jane trajtuar njelloj. "Ronaldo kishte pak disipline dhe pasion ne Madrid. Ka nje talent te madh, por kjo nuk mjafton ne futbollin e sotem. Pa sjelljen dhe disiplinen e duhur eshte shume e veshtire qe te ecesh perpara. I kerkova presidentit qe te vendoste rregulla te hekurta dhe me tha qe do ta bente nje gje te tille, por jo per Zidanin, Bekamin dhe Ronaldon", tha ish trajneri i kombetares italiane. Arrigo Saki gjithashtu foli edhe per brazilianin Adriano: "Zoti i ka dhene shume gjera te mira, por ai nuk do qe te perfitoj ne menyre korrekte. Kur luante per Parmen ishte me pak i pasur dhe i famshem, dhe per kete ishte me e lehte ta drejtoje". Ne fund italiani foli per futbollin ne vend e tij: "Futbolli italian ka bere nje hap prapa. Nuk e di se cfare do te bejne drejtuesit per ta ndertuar perseri. Kemi humbur respektin dhe mirenjohjen e vendeve te tjera", perfundoi Arrigo Saki.
__________________
24 MARS 1999 ; T'Faleminderit President RUGOVA..
|