Shiko Postimin Tek
Vjetėr 04-04-07, 17:05   #36
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

NAMAZI I PAKUJDESSHĖM

E kujton gjyshėn dhe vėrejtjet e saja qė namazin e tij ta kryen me kohė: »Djali im, nuk duhet lėnė namzin deri nė momentin e fundit!« Gjyshja e tij ishte shtatėdhjet vjeēare, por, sa herė qė e dėgjonte ezanin, menjėherė ngrihej dhe i pėrgjigjej thirrjes sė myezinit.
Ai, pėrkundrazi, kurrė nuk mundi ta mposhtė egon e tij, tė ngritet menjėherė e tė falet. Ēfarėdo pune tė bėnte, namazi ishte nė rend tė fundit dhe ēdo herė e kryente me shpejtėsi tė madhe qė tė arrijė me kohė. Duke menduar pėr kėtė, u ngrit dhe e kuptoi se i kishin mbetur vetėm pesėmbėdhjetė minuta deri nė ezanin e jacisė. Shpejtė morri abdest dhe filloi tė falė namazin e akshamit.
Derisa bėnte tesbih, sėrish e kujtoi gjyshėn e tij dhe filloi t’i vie turp nga lutjet e veta. Ajo u falte me aq pėrulėsi dhe qetėsi. Filloi me duanė e tij, pastaj e lėshoi kokėn nė sexhde dhe pėr njė kohė qėndroi nė atė pozitė. Kishte qenė tėrė ditėn nė shkollė dhe ishte shumė i lodhur…
Papritmas, e zgjoi njė zė i ēuditshėm, zhurmė dhe bėrtimė. Filluan ta kaplojnė djersėt e ftohta. Shikoi rreth vetes, nė secilėn anė qė shikonte – shihte shumė njerėz. Turmė e madhe. Disa qėndronin tė ngrirė, duke shikuar rreth vetit, disa vraponin herė djathtas e herė majtas, krejtėsisht tė humbur, pėrderisa disa prej tyre ishin gjunjėzuar me duar tė mbledhura, vetėm duke pritur… E kaploi njė frikė e madhe dhe panikė kur e kuptoi se ku gjendet. Kjo ishte Dita e Gjykimit!!!
Derisa ishte gjallė kishte ndėgjuar pėr dhėnjen e llogarisė nė Ditėn e Gjykimit, por kjo i dukej shumė largė! A thua kjo mund tė jetė fryt i imagjinatės sė tij, diēka ēka mendja e tij kishte trilluar?! Jo, pritja dhe frika ishin aq tė mėdha – ėshtė e pamundshme qė kjo tė jetė e pavėrtetė. Hulumtimet ende vazhdonin. I dėshpruar filloi tė vrapojė herė tek njeri e herė tek tjetri duke pyetur se a e kishin thirrur emrin e tij. Askush nuk kishte mundėsi t’i pėrgjigjet.
Papritmas, ndėgjoi njė zė duke thirrur emrin e tij, turma e njerėzve filloi tė ndahej duke i bėrė rrugė pėr tė kaluar. Dy veta e kapėn pėr dore dhe e tėrhiqnin pėrpara. Kaloi nė mes tė turmės duke mos shikuar fare. Melekėt e sollėn deri nė qendėr dhe aty e lanė. Derisa koka e tij ishte e pėrulur, e gjithė jeta e tij i kalonte para syve, si tė jetė ndonjė film.
E shikontė babain e tij duke vrapuar nga ligjerata nė ligjeratė, duke hargjaur shėndetin e tij nė rrugėn e islamit. E shikonte nėnėn e tij duke ftuar mysafir nė shtėpinė e tyre, duke shtruar sofrėn e mbushur me tė gjitha tė mirat. Filloi tė mbrohet: »Edhe unė gjithnjė isha nė atė rrugė. I kam ndihmuar tė tjerėt, e kam pėrhapur fjalėn e Zotit, namazin e kam kryer, kam agjėruar Ramazanin. Tė gjitha obligimet e All-llaht i kam kryer, ndėrsa ato qė i ka ndaluar, nuk i kam bėrė« Filloi tė ēajė dhe tė mendojė pėr atė sa e ka dashur All-llahun. E dinte se tė gjitha qė i bėri nė jetė nuk ishin aq sa e meriton All-llahu. E dinte se All-llahu ėshtė Mbrojtėsi i vetėm i tij…
Djersitej dhe dridhej sa asnjėherė nė jetėn e tij. Sytė e tij ishin tė ngulitur nė peshojėn e veprave, duke pritur vendimin. Mė nė fund, vendimi ėshtė marrė. Dy melekė, duke mbajtur fletėt nė duart e tyre, u kthyen nė drejtim tė turmės. Kėmbėt i kishte para kolapsit. I mbylli sytė posa filluan tė lexojnė emrat e atyre tė cilėt shkojnė pėr nė Xhehennem. Emri i tij ishte i pari. U gjunjėzua dhe filloi tė bėrtasė me zė tė lartė »Si mund tė jamė unė pėr nė Xhehennem? Tėrė jetėn time i kam shėrbyer tė tjerėt, e kam pėrhapur fjalėn e All-llahut nė mesin e njerėzve tė tjerė…«
I humbi shikimi, filloi tė dridhej nė tėrė trupin. Ata dy melekė e kapėn pėr duar. Pėrderisa kėmbėt i zvarriteshin, ata e tėrhiqnin nėpėr turmė nė drejtim tė humnerės sė Xhehennemit. Bėrtiste, dhe i dėshpruar mendonte se a ka ndokush prej njerėzve qė mund t’i ndihmojė… I thėrriste tė gjitha veprat e mira tė cilat i kishte bėrė: ndihmėn tė cilėn ia kishte bėrė babait tė tij, agjėrimin e tij, namazet e tij, Kur’anin tė cilin e kishte lexuar, pyeste se amund t’i ndihmojė ndonjėra vepėr tė cilėn e kishte kryer!? Por, melekėt edhe mė tej e tėrhiqnin nė drejtim tė Xhehennemit.
Iu afruan zjarrit. Shikimi i tij i fundit pas vete… A nuk kishte thėnė Resulullahi s.a.v.s., i pastėr ėshtė ai person i cili pastrohet nė lumė pesė herė nė ditė, ashtu edhe namazi i kryer pesė herė nė ditė pastron nga gjynahet?! Filloi tė bėrtasė: »Namazi im? Namazi im? «
Melekėt nuk u ndalėn dhe arritėn buzė grėminės sė Xhehennemit. Filloi ta ndien nxehtėsinė e zjarrit nė fytyrėn e tij. Shpresat e fundit ishin humbur, ėshtė dėnuar nė zjarr tė pėrhershėm…Njėri nga melekėt e shtyri nė zjarr dhe ai filloi tė bie, duke shikuar fundin i cili afrohej sa mė shumė … Papritmas, njė dorė e fortė e kapi dhe e tėrhoqi prapa. E fshiu pluhurin nga fytyra dhe para veti pa njė plak me mjekėrr tė gjatė dhe tė bardhė. E pyeti: » Kush je ti?« Plaku u pėrgjigj: »Unė jam namazi yt«
»Po ku ishe deri tani? Mė shpėtove nė momentin e fundit! edhe pak dhe do tė pėrfondoja nė fund tė Xhehennemit!«
Plaku buzėqeshi dhe tha: » Po, edhe ti mua mė ke kryer gjithmonė nė momentin e fundit, a ke harruar?!«
Nė atė moment i hapi sytė dhe e ngriti kokėn nga sexhdeja. Ishte tėrėsisht i djersitur. Ndėgjonte zėrat tė cilat vinin nga jashtė dhe ndėgjoi ezanin e jacisė. Menjėhėrė u ngrit dhe shkoi tė marrė abdest.
“Pra shkatėrrim ėshtė pėr ata qė falen, Tė cilėt ndaj namazit tė tyre janė tė pakujdesshėm”. (El Ma’un, 4,5)

E pėrkthyer nga boshjnakishtja

Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė