Shiko Postimin Tek
Vjetėr 22-04-07, 16:22   #45
Lijanna
 
Anėtarėsuar: 12-06-06
Vendndodhja: (
Postime: 1,344
Lijanna e ka pezulluar reputacionin
Gabim

O robėrit e Allahut!
Pėrqendrimi nė namaz ka disa shkaqe, prej tė cilave mė kryesoret janė:
Pėrkujtimi i madhėshtisė sė Allahut para tė Cilit po qėndron, pėrkujtimi se Allahu ėshtė afėr robit tė Tij, e sheh dhe e dėgjon atė, di se ē’ka nė zemrėn dhe ndėrgjegjen e tij, si dhe turpėrimi nga Zoti i Tij. Shkaqe tė tjera qė ndikojnė nė pėrqendrimin nė namaz ėshtė dhe vendosja e dorės sė djathtė mbi tė majtėn dhe vendosja e tė dyjave mbi gjoks nė shenjė nėshtrimi pėrpara Allahut tė Madhėruar. Kur ėshtė pyetur Iman Ahmedi pėr kėtė veprim u pėrgjigj se kjo paraqet nėshtrimin para Krijuesit tė Madhėruar. Prej shkaqeve tė pėrqendrimit nė namaz ėshtė dhe eliminimi i lėvizjeve qė s’janė pjesė e namazit. Njė nga besimtarėt e mėparshėm kur shikonte dikė qė i lėvizte duart e tij jashtė lėvizjeve tė duhura i tha: “Sikur tė ishte e pėrqendruar zemra jote do tė ishin tė pėrqendruara dhe gjymtyrėt e tua.” Kėtė fjalė e kishte dėgjuar nga i dėrguari (alejhi selam). Ka disa njerėz qė kur falen i lėvizin sė tepėrmi kėmbėt, duart apo fėrkojnė hundėt, sa qė shqetėsojnė edhe tė tjeret, e kjo tregon pėr mospėrqendrim nė namaz. Gjithashtu, nga shkaqet e pėrqendrimit nė namaz ėshtė dhe prezantimi i zemrės nė tė dhe moszėnia e saj me ēėshtjet e dynjasė dhe problemet e saj. Pra qėndrimi pėrpara Allahut me zemėr tė frikėsuar dhe tė larguar nga diēka jasht namazit. Largimi i vėmendjes nga namazi ėshtė i ndaluar. Shpėrqėndrimi nga namazi, sipas dijetarėve ėshtė dy llojesh:
1.Shpėrqendrimi i zemrės nga Allahu duke e zėnė atė me punėt e dunjasė, duke mos e pėrqendruar atė nė Allahun e Madhėruar. Transmeton Muslimi nė librin e saktė tė tij njė hadith nga Muhamedi (alejhi selam) ku flitet pėr mirėsinė e abdesit: “... e nėse ai falet, e falenderon Allahun, e nderon dhe e madhėron Atė me atė qė Ai e meriton, pastaj e largon zemrėn e tij nga ēdo gjė tjetėr, pastrohet nga gjynahet sikurse ka qenė nė ditėn kur e ka lindur nėna.”

2. Shpėrqendrimi duke e hedhur shikimin majtas ose djathtas duke e ditur se mbajtja e shikimit nė vendin e sexhdes ndikon pėr pėrqendrimin nė namaz dhe pėr mos shkėputjen e vėmendjes tek objektet qė na rrethojnė.
Muslimi transmeton se Aishja e pyeti tė dėrguari (alejhi selam) se ē’ėshtė shpėrqendrimi nga namazi, ai iu pėrgjigj: “Shpėrqendrimi ėshtė vjedhje me tė cilėn shejtani mundohet t’ia pakėsojė sevapet njeriut.”
Ahmedi dhe Tirmidhiu transmetojnė njė hadith nga Harith el Esharij nga i dėrguar (alejhi selam) se ai ka thėnė: “Allahu e udhėzoi Jahjan, tė birin e Zekerijas me pesė fjalė qė tė punonte me to dhe tė urdhėronte beni israilėt qė tė punonin me to, pėrmendi prej tyre: Allahu ju urdhėron tė falni namazin, sepse me tė vėrtet, Allahu vazhdon ta mbajė shikimin nė fytyrėn e robit tė Tij, derisa njeriu tė mos shpėrqendrohet nga namazi, prandaj kur tė faleni mos e largoni vėmendjen prej tij.”
Ahmedi transmeton nga Ebu Dherri se i dėrguari (alejhi selam) ka thėnė: “Allahu vazhon tė qėndrojė pėrball robit tė Tij kur ėshtė nė namaz, deri sa tė mos shpėrqendrohet nga namazi, e nėse e largon vėmendjen prej tij, atėhereė edhe Allahu e largon shikimin nga robi i Tij.”

O robėr tė Allahut!

Me tė vėrtetė, namazi me tė gjithė pjesėt pėrbėrėse tė tij, si: qėndrimi nė kėmbė, nė sexhde, dhikri qė bėhet nė kėto pozicione ėshtė nėshtrim ndaj Allahut tė Madhėruar.” Nė suren Bekare ajeti 238, thuhet: “... dhe ndaj Allahut tė jeni respektues (nė namaze). Si dhe ajetin 43, po nė suren Bekare: “... dhe bini nė ruku (pėrkuluni) me ata qė e bėjnė rukunė”. Sepse me te vertete rukuja (pėrkulja) ėshtė bindje ndaj Allahut dhe nėshtrim para Tij me githė trupin. Prandaj dhe mendjemėdhnjtė refuzuan t’i pėrkulen Allahut tė Madhėruar pėr kėtė arsye iu tėrhoq vėmendja duke u thėnė: “Dhe kur u thuhej atyre: ‘Pėrkuluni!’, ata nuk pėrkuleshin. Atė ditė ėshtė mjerim pėr ata qė pėrgėnjeshtruan.” Po kėshtu dhe sexhdja ėshtė njė prezantim mė i madh i nėshtrimit qė robi i bėn Zotit tė tij. Kur njeriu vendos pjesėt e tij mė tė nderuara nė tokė, duke e nėshtruar dhe zemren e tij pėr Allahun e Lartėsuar nė shenjė modestie dhe frike ndaj krijuesit tė tij. Njė veprim i tillė e bėn besimtarin tė jetė mė afėr Zotit tė tij, siē ka thėnė dhe i dėrguari (alejhi selam): “Me tė vėrtetė, njeriu ėshtė mė afėr Zotit tė tij kur ėshtė nė sexhde.” Allahu i Lartėsuar ka thėnė tė dėrgurit (alejhi selam): “... vazhdo me sexhde dhe afrohu Zotit tėnd!”
Iblisi pasi refuzoi t’i bėnte sexhde Ademit (alejhi selam) meritoi mallkimin dhe pėrēmimin e Allahut. Politeistėt dhe politeistet refuzuan t’i bėnin sexhde Allahut nė kėtė botė, pėr kėtė arsye nuk do t’u mundėsohet rėnia nė sexhde ditėn kur do ta takojnė Zotin e tyre, siē thonė edhe ajetet 42-43 nė suren Kalem: “Ditėn kur ashpėrsohet ēėshtja deri nė kulm (nė Kiamet), e ata do tė ftohen pėr tė bėrė sexhde, po nuk munden. Shikimet e tyre janė tė pėrulura dhe ata i kaplon poshtėrimi, kur dihet se ata kanė qenė tė ftuar tė bėjnė sexhde sa ishin tė shėndoshė (e ata talleshin).” Buhariu transmeton nga Ebu Seid el Hudri se ka dėgjuar tė dėrguarin duke thėnė: “Kur shfaq Zoti ynė Kėrcirin e Kėmbės sė Tij, i bien nė sexhde tė gjithė besimtarėt dhe besimtaret, mbetet vetėm ai qė ka rėnė nė sexhde nė kėtė botė sa pėr t’u dukur dhe t’u dėgjuar, kur shkon pėr t‘i bėrė sexhde Allahut shpina e tij transformohet nė njė pjesė tė vetme (e palėvizshme). Ibn Kethiri thotė se ky ėshtė njė hadith i njohur tė cilin e transmetojnė Buhariu, Muslimi dhe tė tjerė veē tyre.
Ndėr shkaqet qė ndikojnė nė pėrqendrimin nė namaz ėshtė dhe pėrkujtimi i cilėsive tė larta tė Allahut tė Lartėsuar si, i Lartėsuari, i Madhėruar kur tė jesh nė sexhde apo ruku. Kur kujton kėto cilėsi duket sikur thua: O Allah, unė ndaj teje jam i nėshtruar dhe i bindur ndėrsa Ti je i Madhėruar i Lartėsuar, prandaj dhe duhet thėnė nė ruku “Subhane Rabi el adhijm” (larg nga tė metat ėshtė Zoti im i Madhėruar), nė sexhde tė themi “Subhane Rabi el ala” (larg nga tė metat je o Zoti im i Lartėsuar).
www.klubikulturor.com
__________________
Nė zemrėn e njeriut ka vetmi, tė cilėn nuk mund ta largosh pos duke iu drejtuar Zotit.
Lijanna Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė