Shiko Postimin Tek
Vjetėr 30-01-12, 15:39   #88
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Biografia Ganxhe Bojaxhiu - Nėnė Tereza

Shenjtėreshė e gjallė, Nėna Terezė ėshtė shėmbėlltyrė e njė nėne shqiptare qė u ngrit nė figurė tė njė Nėne tė gjithė njerėzimit. Nėna Terezė pėr sė gjalli u bė mishėrim i miliona njerėzve, tė cilėt tek Ajo gjetėn dashurinė e madhe njerėzore, ndihmėn e pakursyer dhe shpresėn pėr jetė.E lindur nė qytetin e Dardanisė antike, nė Shkup, rrėnjėt e familjes sė Nėnės Terezė ishin nė Prizrenin e lashtė tė Kosovės".

1996 - Presidenti i Shqipėrisė Sali Berisha i akordoi Nėnės Terezė Urdhėrin e Artė Nderi i Kombit me kėtė arsye:"Shqiptares mė tė shquar tė tė gjitha kohėrave, shenjėtores sė gjallė Nėnės Terezė qė me mirėsinė njerėzore dhe fisnikėrinė e shpirtit shqiptar pushtoi zemrėn e mbarė njerėzimit, trimėroi mbi dhembjen e tij; gruas shqiptare, qė ėshtė simbol i amshuar dhe tokėsor i forcės hyjnore tė dashurisė sė njeriut pėr njeriun, tė dhimbshurisė, pėr atė qė vaun dhe qė ka nevojė pėr ndihmė, tė dashurisė sė Zotit pėr lirinė, nė shenjė mirėnjohjeje tė thellė qė kombi shqiptar ushqen pėr misionaren e Zotit, simbolin e mirėsisė dhe tė shpresės, tė nderit dhe tė krenarisė sė tij".

Mars 1997 - Nė marsin e vitit 1997, Nėna Terezė u shpėrblye me Ēmimin pėr shkėlqyeshmėri. Ky ēmim, i cili iu dorėzua Nėnės Terezė nga ana e presidentit tė shoqatės Indo-Amerikane, Jasu Shah, iu dha nė shenjė mirėnjohjeje pėr kontributin e saj tė pamohueshėm nė promovimin e shėrbimit humanitar.



24 prill 1997 - Me rastin e trazirave nė Shqipėri, Nėna Terezė, shqiptarja mė e famshme e botės, apeloi pėr paqe nė vendlindjen e saj. Nėna Terezė, ndėr tė tjera, tha:"Lajmet pėr rrėmujėn qė kaploi shtetin tonė mė shkaktuan dhembje. E dini sa shumė e dua Shqipėrinė. Ndjej shumė dhembje pėr jetėrat e humbura dhe pėr njerėzit e plagosur me dhunė. Kuptoj mllefin e atyre qė humbėn paratė, porse do t'i lusja tė mos i shkaktojnė njėri-tjetrit edhe mė shumė vuajtje.



20 maj 1997 - Papa Gjon Pali II priti nė audiencė private Nėnėn Terezė. Nėna Terezė qėndroi disa ditė nė Romė. Pos takimit me Atin e Shenjtė, ajo u takua edhe me kryetarin e Baskisė sė Romės, Franēesko Rutelin, tė cilit ia paraqiti njė seri kėrkesash nė favor tė aktivitetit tė saj.



9 qershor 1997 - Nėna Terezė mori Medaljen e Artė tė Kongresit Amerikan, medaljen mė tė lartė qė jep organi mė i lartė ligjdhėnės nė SHBA. Kjo medalje iu nda Nėnės Terezė nė praninė e shumė anėtarėve tė Dhomės sė Pėrfaqėsuesve tė Kongresit Amerikan. Fjalėn e hapjes e pati kongresmeni Henri Hajd, ndėrsa lutjen e mbajti kapelani i Kongresit Amerikan Lori Zogolvi. Nė kėtė tubim miqėsor kushtuar 87-vjeēares, shqiptares famėmadhe, kongresmeni Xhekson Junior, pėrfaqėsues i shtetit Ilinoi, lexoi tekstin e aktit nėpėrmjet tė cilit Kongresi Amerikan i jep Nėnės Terezė Medaljen e Artė. Nė mes tjerash u lexua: "Kongresi Amerikan vlerėson se Nėna Terezė ka ndikuar thellė mbi jetėn e personave tė ndryshėm nė tė gjitha sferat e jetės, nė ēdo kėnd tė botės. Ajo ka themeluar Rregullin Misionar tė Bamirėsisė, i cili ka mbi 3000 anėtarė nė 25 vende. Nėna Terezė, pėr mendimin e Kongresit tė SHBA-ve, ėshtė njė instrument i vullnetit tė Zotit. Dashuria e Zotit qė rrjedh nga Nėna Terezė ka ndikuar nė mėnyrė tė pashlyeshme nė historinė e njerėzimit. Nėna Terezė udhėheq nėpėrmjet shembullit personal dhe u tregon njerėzve se si tė jetojnė me dashuri pėr njerėzimin".

Mė pastaj, duke ia dhėnė njė kopje tė aktit tė Kongresit, kryetari i Dhomės sė Pėrfaqėsuesve Njut Gingriē, tha:

"Nėnė Terezė, nuk jemi ne qė tė nderojmė me kėtė akt. Jeni Ju qė na nderoni duke pranuar tė vini kėtu dhe tė ndani kohėn tuaj me ne. Pėrjetė ne jemi borxhlinj".

Pastaj, Nėna Terezė, si gjithnjė e pėrvuajtur dhe e pėrshpirtshme, i ftoi tė pranishmit nė lutje pėr punėn e Rregullit tė vet dhe shtoi:

"Jam tejet mirėnjohėse pėr dhuratėn qė mė bėtė. Do tė lutem pėr Ju, pėr bijtė dhe bijat qė bėjnė pjesė nė Rregullin Misionar tė Bamirėsisė, qė ata tė kenė sukses nė pėrpjekjet e tyre qė t'u japin tė varfėrve dashurinė dhe kujdesin qė na mėson Zoti".



Gusht 1997 - Sipas njė ankete tė cilėn e realizoi Instituti Infratest Berk nė Gjermani, Spanjė, Francė, Britani tė Madhe, Holandė dhe Suedi, Nėna Terezė u shpall personalitet i shekullit XX.



5 shtator 1997 - Nėna Terezė ndėrroi jetė. Shpirti i saj e la trupin i cili u harxhua pėr vėllaun njeri dhe kaloi nė pėrjetėsinė e Zotit, kaloi nė jetėn e Zotit e cila ėshtė gjithmonė jetė. Me kėtė rast u dhanė deklarata tė shumta, u mbajtėn ditė zie dhe pikėllimi. Lajmin pėr vdekjen e saj e dhanė pothuajse tė gjitha kanalet televizive botėrore. Ndėr mendimet qė dhanė njerėzit e politikės, eprorėt e bashkėsive fetare dhe tė pendės, po veēojmė:





Papa Gjon Pali II: "Nėna Terezė, shembull i transformimit njerėzor tė dashurisė sė Zotit";

William Bill Clinton (president amerikan): "Vigani i shekullit tonė";

Sali Berisha: "Bija mė e shquar e kombit tonė";

Chirac (kryetar i Francės): "Mė pak dashuri nė botė pas vdekjes sė Nėnės Terezė";

Tony Blair (kryeministėr britanik): "Shpirti i saj do tė rrojė si inspirim pėr tė gjithė ne";

Dr dom Shan Zefi: "Shenjtėreshė e ditėve tona";

Dr dom Lush Gjergji: "Ajo ishte dashuri nė vepėr";

Dr dom Prekė Lazri: "Njeri i shekullit qė i shtyri njerėzit tė besojnė nė Zotin";

Imzot Mark Sopi: "Do tė mbetet nė kujtim tė pėrhershėm derisa tė ekzistojė njerėzimi";

Imzot Rrok Mirdita: "Nėna Terezė ishte princeshė e dashurisė";

Akademik Mark Krasniqi: "Simbol i traditės sonė";

Bekim Fehmiu (artist): "Pas Skėnderbeut u largua edhe Nėna Terezė";

Sabri Koēi (kryetar i Komunitetit shqiptar tė besimit islam): "Vdekja e Nėnės Terezė ishte vdekja mė e rėndė pėr kombin tonė";

Ismail Kadare: "Bota dhe populli ynė mbetėn jetim pa tė".



13 shtator 1997 - U varros Nėna Terezė me nderimet mė tė larta qė organizoi qeveria indiane. Nė varrimin e saj morėn pjesė shumė burra shtetesh, njerėz me famė dhe ndikim nė botė. Mijėra zėra iu drejtuan Romės pėr ta shpallur sa mė shpejt shenjtėreshė, edhe pse tashmė bota edhe pa kėtė shpallje zyrtare e njeh si shenjtėreshė dhe e nderon si tė tillė. Nė shenjė nderimi dhe miradije ndaj Zotit qė na dha kėtė bijė dhe qė familja e saj vinte nga Prizreni, kjo famulli, nėn udhėheqjen e dr dom Prekė Lazrit, mbajti katėr ditė lutje. Meshė, lutje, takime komemorative u mbajtėn nė tė gjitha zyrat politike shqiptare.

Nėna Terezė i bėri nder tė madh kombit tė vet, por edhe kombi i saj i bėri nder dhe e pėrcolli vdekjen e saj me krenari.



Fund
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė