Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-03-07, 14:23   #22
GjIlAnAsI_cSi
Gėzuar PRESIDENT
 
Avatari i GjIlAnAsI_cSi
 
Anėtarėsuar: 04-01-04
Postime: 1,201
GjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Edhe Van Nistelroi larg Realit?


1 Mars Paqendrueshmeria qe perjetohet ne "Santiago Bernabeu" dhe sidomos rezultatet negative qe po arrin te marre skuadra e drejtuar nga Fabio Kapelo, po rrisin cdo dite e me shume merzitjen e lojtareve madrilene. Brazilianit Ronaldo iu desh kohe qe te pranonte oferten e Milanit dhe vendosi qe te largohej nga tekniku italian. Te njejten gje beri edhe anglezi Devid Bekam i cili duke filluar nga sezoni i ardhshem do te luaje per skuadren e Los Anxheles Galaksi ne kampionatin amerikan. Ndersa Emerson dhe Robinjo kane bere gati valixhet per t'u larguar ne fund te sezonit dhe per t'i dhene fund keshtu te gjitha shqetesimeve qe kane haur ne Madrid. Ndoshta nje tjeter lojtar qe mund te largohet ne fund te sezonit eshte holandezi Rud van Nistelroi, i cili gjithashtu eshte i lodhur me Realin e Madridit. Ne Angli shprehen se sulmuesi madrilen eshte i gatshem te largohet sepse ka nevoje te ndryshoj ambjent. Holandezi e kupton qe gjerat nuk po ecin ashtu sic ai shpresonte, kjo edhe pse rendimenti i tij te skuadra madrilene nuk ka qene ai qe prisnin te gjithe. Sipas Van Nistelroit rendimenti i tij jo i mire vjen si pasoje e sistemit te lojes te perdorur nga Fabio Kapelo. Van Nistelroi ndihet i zhgenjyer dhe i mashtruar sepse i jane bere shume premtime nga drejtori sportiv i madrileneve, Predrag Mijatovic, dhe sipas holandezit asnjera nga keto premtime nuk eshte mbajtur. Askush nuk mund te diskutoj golat e shenuar nga Van Nistelroi sepse edhe ai vete e ndien veten te rendesishem dhe deciziv per Realin e Madridit. Holandezi ka arritur te shenoj tete gola ne kampionat per skuadren madrilene, por sipas tij sistemi i lojes i perdoruar nga trajneri italian nuk e ndihmon aspak ate qe te jap me te miren e tij. Reali i Madridit nuk po zhvillon lojra sulmuese dhe per kete Van Nistelroi po merr shume pak topa dhe pasime ne fazen sulmuese. Per te gjitha keto arsye, Van Nistelroi po e shqyrton me shume seriozitet mundesine per t'u larguar ne fund te ketij sezoni. Qellimi i tij i pare eshte qe te rikthehet ne Angli. Eshte i vetedijshem qe i ka dyert e mbyllura te Mancester Junaited, por ai kerkon nje skuader te nivelit te pare e cila t'i garantoj atij kushtet ekonomike dhe sportive. Ne qofte se nuk i gjen keto kushte ne Premier League, atehere Van Nistelroi do te ishte i gatshem te pranonte nje oferte nga kampionati holandez, nga nje skuader e suksesshme si PSV e cila drejtohet nga Ronald Kuman. Sulmuesi holandez, sipas informacioneve te marra nga shtypi spanjoll, ndihet i pakenaqur ne Madrid dhe per kete prioriteti i tij eshte qe te largohet. Sulmuesi madrilen shprehet se te gjitha incidentet midis lojtareve dhe trajnerit apo midis trajnerit dhe tifozerise nuk po e ndihmojne aspak ate dhe Realin e Madridit per te arritur objektivat e sezonit. Ne fund te sezonit Reali i Madridit do te perballet me nje problem shume te madh. Sulmuesi 30 vjecar, u ble nga Mancester Junaited per vleren e 15 milione eurove dhe ne fund te sezonit mund te shitet me nje shifer shume me te ulet. Ne qofte se ndodh kjo, atehere humbjet ekonomike te klubit madrilen do te ishin shume te medha, duke perfshire ketu edhe largimin e Ronaldos, tashme te Milani dhe te Bekamit, i cili ka nenshkruar nje kontrate me skuadren amerikane.
__________________
24 MARS 1999 ; T'Faleminderit President RUGOVA..
GjIlAnAsI_cSi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė