Shiko Postimin Tek
Vjetėr 29-12-04, 00:36   #1
MemphiSx
ZoT DhE KrenaR
 
Avatari i MemphiSx
 
Anėtarėsuar: 11-12-03
Vendndodhja: StAteS Of GjAkOvA
Postime: 12,338
MemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek MemphiSx
Gabim Bill Klinton: "My Life" (Jeta Ime)

[b]Jam duke e lexuar Librin e Bill Klintonit, Ish Presidentit te SHBA-ve dhe ndokush nga ju deshiron qe t'lexoj diqka nga jeta e Klintonit

Kur unė isha djalė i ri tashmė nė shkollėn pėr jurist dhe i etur tė hyj nė jetė, nė njė trill tė beftė, unė lash mėnjanė parapėlqimet e mia pėr letėrsinė artistike e historinė dhe bleva njė libėr udhėzues: Si ta kesh nėn kontroll kohėn tėnde dhe jetėn tėnde?, tė autorit Alen Lakein. Tema kryesore e librit ishte nevoja e renditjes sė qėllimeve afatshkurtera,afatmesme dhe afatgjate te jetės, pastaj grupimi i tyre sipas rėndėsis, ku nė grupin A do tė pėrfshiheshin mė tė rėndesishmet, ne grupin B tė tjerat dhe nė C mė pak tė rėndesishmet, pastaj nėn secilin prej qėllimeve tė veqanta tė jetės tė renditeshin veprimet qė duheshin kryer pėr t'i arritur kėto qellime.
Unė tani e kam prapė atė libėr, tashmė pothuaj prej tridhjetė vjetėsh. Dhe jam i sigurt se e kam prapė atė listė tė dikurshme diku tė strukur nė letrat e mia, ndonėse nuk mund ta gjej dot atė. Sidoqoftė, e mbaj mend mirė listėn A. Unė dėshiroj tė bėhesha njė njeri i mirė, tė kem njė martesė tė mirė, e fėmijė, tė kem miq tė mirė, tė arrij njė njė jetė tė sukseshme politike dhe tė shkruaj nė libėr tė madh.
Nėse jam njė njeri i mirė, natyrisht, i takon Zotit ta gjykojė, Unė e di se nuk jam aq i mirė sa shumė nga pėrkrahėsit e mi mendojnė ose sa besoj unė te bėhem i tillė, nuk e di as nėse jam aq i keq sa thonė kritikėt e mi mė tė ashpėr. Unė kam qenė i nderuar tej mase me Hillarin dhe me Qelsean. Si jetėt e tė gjitha familjeve, as jetėt tona nuk janė tė pėrkryera, por familja ime ka qenė e mrekullueshme. Tė metat e saj, sikurse tė gjithė e dinė, janė kryesisht tė miat dhe shpresat e saj n♪7 vazhdim i kanė themelet nė dashurinė e tyre. Askush, e di, nuk ka pasur miq mė tė shumė apo mė tė mirė. Ndėrkaq, pra dihet mirfėfilli se unė u ngjita deri nė presidencė mbi shpatullat e miqve tė mi personalė, tashmė FOB-sėt legjendarė. Jeta ime nė politikė ishte njė gėzim. Unė i adhurova fushatat dhe e adhurova qeverisjen. Unė gjithmonė provova t'i bėj gjėrat tė lėvizin nė drejtimin e duhur, t'iu japė mė shumė njerėzve dhe t'i bashkoj ata. Kjo ėshtė mėnyra sesi unė i bėra njerėzit pėr vete. Sa pėr librin e madh, kushedi a ia arrita ta shkruaj?
Sigurisht ėshtė i mirė.
Herėt nė mėngjesin e 19 gushtit 1946, linda unė nėn njė qiell tė kthjellėt pas njė stuhie tė tėrbuar vere, bir i njė nėne vejushė, nė Julia Chester Hospital nė Hope, njė qytet rreth gjashtė mijė milje nė jugperėndim tė Arkanzasit, tridhjetė e tri milje nė lindje tė kufirit tė Teksasit nė Teksarkana. Nėna ime mė dha emrin William Jefferson Blythe III sipas emrit tė babait tim, William Jefferson Blythe Jr, njėrit prej nėntė fėmijve tė njė bujku tė varfėr nė Sherman, Teksas, i cili vdiq kur babai im ishte shtat♪7mbėdhjetė vjeq. Sipas motrave tė tij, babai im gjithnjė pėrpiqej tė kujdesej pėr to dhe, kur u rrit , ai ishte njė burrė i hijshėm, punėtor i palodhur dhe shumė i dashur. Ai u njoj me nėnėn time nėTri-State Hospital nė Shreveport, Luiziana, mė 1943 kur ajo po b♪7nte praktikė pė infermiere.
Shumė herė, kur unė u rrita, e pyesja Nėnėn q♪7 tė ma tregonte historinė e njohjes sė tyre, tė dashurisė dhe tė martesės sė tyre. Ai ia solli asaj njė dhuratė, bashkė me disa mjete te ndihmės sė shpejtė mjekėsore nė pavijonin ku punonte ajo, dhe ata folėn e bėnė dashuri ndėrkohė qė ajo kujdesej pėr gratė e shtruara aty. Kur po largohej, ai preku gishtin ku ajo mbante unazėn e tė saj tė atėhershėm dhe e pyeti nėse ajo ishte e martuar. Ajo, duke iu mbajtur goja, tha "jo" ajo ishte beqare. Tė nesėrmen ai ia dėrgoi gruas tjetėr njė tufė me lule dhe zemra e saj sa nuk pushoi. Pastaj ai e thirri Nėnėn nė takim, ku ia shpjegoi se ai gjithmonė qonte lule kur iu jepte fund marrėdhėnieve me njė femėr.
Tre muaj mė vonė ata ishin martuar dhe ai shkoi nė luftė. Ai shėrbeu nė njė repart mekanik nė pushtimin e Italisė, duke riparuar xhipsat dhe tanket. Pas luftės, ai erdhi nė Hope tek Nėna dhe ata shkuan e u vendosėn nė Qikago, ku ai iu rikthye punės sė tijė tė vjetėr si shitės nė Manbee Equipment Company. Aty blenė njė shtėpi tė vogėl nė rrethinėn e Forest Park, por nja dy muaj nuk mundėn tė shkojnė tė banojnė atje dhe, ngaqė Nėna mė kishte mua nė bark, ata vendosė qė ajo mė mirė tė shkonte e tė rrinte nė shtėpi nė Hope derisa ata tė mund tė fillojnė tė banojnė nė shtėpinė e re....

VAZHDON


__________________
Ndjehem krenar me ty Z.PRESIDENT....
MemphiSx Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante